E enjte, 08.05.2025, 08:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (8)

E shtune, 22.06.2024, 06:57 PM


MOHIMI I HISTORISË SË PËRBASHKËT FQINJËSORE SHQIPTARO- SERBOMALAZEZE, FOBI E PRAVOSLLAVES SERBE (8)

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, GJENDJA PAS KONGRESIT TË BERLINIT

5. KONFRONTIMI I LIDHJES ME PRESIONE TE KOMBINUARA TURKO/FUQI TË MËDHA DHE SHUARJA E SAJ

PAS NDESHJEVE TË PËRGJAKSHME ME FORCAT TURKE

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Meqë Mali i Zi nuk mundi me pushtue me forca veta ushtarake, pari Plavë e Guci, e pastaj as Hot e Grudë, kryesisht terrene malore, Fuqitë e Mëdha vendosen Malit të Zi me i falë tokë shqiptare më të përshtatshnme, ku mund të intervenohej më lehtë ndërkombëtarisht dhe tashti me propozimin e Anglisë dhe Austrohungarisë u vendos Malit Zi me ia dhënë Ulqinin me rrethinë deri rrjedhën e lumit Buna. Mali i Zi, 28 qershor 1880 këtë zgjidhje e pranoi me kënaqësi, së bashku me Rusinë, e cila me këtë e fitonte një port të rëndësishëm në Adriatik në emër aleat-satelitit vet besnik, siç ishte Mali i Zi. Ndërkaq Turqia ngurroi, por kësaj radhe Fuqitë e Mëdha arsyetimin nga Porta e Lartë se vendasit do ta kundërshtonin, nuk e përfillen fare. Madje aq më keq, jo vetëm nuk e përfillen, por duke e kursyer Malin e Zi nga përpjekja e saj ushtarake, me note kolektive e obliguan Turqinë që ajo vetë t’i largonte pengestarët dhe patjetër Ulqinin me rrethinë, pa zvarritje t’ia dorëzojë Malit të Zi, përndryshe iu kërrcënuan se do t’ia bllokonin Stambollin dhe do t’ia merrnin Izmirin.

Porta e Lartë e kuptoi seriozitein e çështjes dhe siç do të mësojmë, mori masat për zgjidhjen e kësaj çështjeje githsesi në kurriz të miletin arnaut, çështje kjo që nuk do të jetë e lehtë dhe pa pasoja shumë rënda për Lidhjen e vetë Turqinë. Ne, këtë kompleks çështjesh në këtë pjesë punimi lëndën e kemi shtjelluar në këta pesë nënkrerë:

Presioni i koordinuar turko/fuqi mëdha kundër Lidhjes.

Dy konceptet rreth kompetencës politiko-ushtarake Lidhjes, Leje–porosia e Sulltanit dhe Platforma vetjake.

Tatëpjeta e Lidhjes: Kuvendi i Dibrës, Fuqitë e Mëdha e Dërvish Pasha, Ndeshja turko-Lidhje dhe Dorëzimi i Ulqinit.

Padrejtësia e Fuqive Mëdha dhe ofensiva Dërvish e Pashës për shuarjen e Lidhjes, vetëvrasje për vetë Portën dhe

Platforma e Lidhjes, amanet për brezat e ardhshëm shqiptarisë. Po i trajtojmë shkurtimisht sipas radhës.

I) FORCAT E LIDHJES NËN PRESIONIN E KOORDINUAR: TURKO /FUQI TË MËDHA, RIZA PASHA E DEMOSTRIMET NAVALE

Për me kuptue lehtë lëndën pe e shtjelllojmë disa pika:

E para, me marrë lajmin për këtë manipulim, ulqinakët me krye kren-luftëtarët:

Haxhi Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Os Bilalli e tjerë, reaguan kundër dhe paten përkrahje nga Shkodra si qendër vilajeti e ne veçanti u përkrahen nga Roja Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit -Dega Shkodër. Pa humbur kohë nëpërmjet Komitetit Ndërkrahinor të kryesuar nga krenë e luftëtarë zë, ndë cilët po përmendim dy sokolat: Hodo Beg Sokoli, i shkodran dhe Isuf Agë Sokoli, edhe ky i shkodran, por që mbahej si ulqinak, bënë mobilizimin ushtarak për mbrojtjen e Ulqinit, rrinin në gatishmeri, kur forcat turke të largohen ata me i zënë ato pozita. Gjithsesi ishin të gatshëm me luftue me Malin e Zi e kushdo qoftë, që Ulqini me rrethinë mos me u nda nga tërësia e botës shqiptare.

E dyta, Fuqitë e Madha, ishin në dijeni për këtë rezistencë dhe per këtë e mbiforcuan presionin ndaj Portës së Lartë, më 3 gusht 1880, i dërguan notë tjetër kolektive Sulltanit me kërkesë menjanonin pengestarët dhe Ulqinin me rrethinë t’ia dorëzonin pa zvarritje Malit të Zi.

E treta, Porta e Lartë u detyrua për këtë qëllim me dërgue Riza Pashën nga Stambolli me 3000 ushtarë aziatikë si përforcim të atyre zyrtarë që ndodheshin në Ulqin, në kazermat e Shkodrës e Tuzit e gjithandej. Dhe vërtet si arriti Shkodër 19 gusht, Riza Pasha, pari u përpoq të merrej vesh me Komitetin Ndërkrahinor të Lidhjes, por nuk pati sukses. Më 22 gusht mori masa administrative: Shpalli shtetrrethim, dhe u përpoq të ndalonte veprimtarinë e Komitetit, përsëri nuk pati sukses. Pasi nuk mund të zbatonte masat pa gjakderdhje, andaj u detyrua mos me u ngutë.

E katërta, megjithatë, Riza Pasha 24 gusht 1880 me urdhër qeverie, kishte nisur ushtrinë nga Shkodra drejt Ulqinit që atje ta zgjidhte situatën, por posa iu afrua Ulqinit, forcat e shumta Rojës Kombëtare Lidhjes drejtuara nga Myhtar Agë Reçi e detyrojnë kthehej. E pesta, 1-4 shtatot 1880, gjashtë Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Italia, Austrohungaria, Gjermania, e Rusia), të pandara, bënë demontrime navale të flotave të tyre në tentim friksim-pushtimi Ulqinit, aktivizuan 20 karrocata, dhe disa anije vogla lufte. Forcat e Lidhjes si reaksion morën kontrollën në qytet dhe zunë pozicionet edhe kundër tyre, ashtu si edhe kundër forcave Riza Pashës dhe kuptohet qëndronin pritë parapërgatitur kundrejt atyre malazeze.

E gjashta, Fuqitë e Mëdha vazhdonin presionin, në dy fronte me manovrime- demonstrime navale, por edhe kundër Portës së Lartë, madje më 4 shtator caktuan 3 ditë afat për doredhe ëzimin e Ulqinit, përndryshe priteshin sulmet nga flotat. Forcat vullnetare të Lidhjes, të përkrahura nga qytetarët edhe tani qëndronin të patundura që thuhet se numronin mbi 6000 vetë.

E shtata, 7-8 shtator 1880 Riza Pasha me 17 batalione ushtarë u nis nga Shkodra për Ulqin. Disa mija forca të Isuf Sokolit e ndalin të Kodra e Kuqe dhe e detyrojnë me u kthye.

E teta, më 20 shtator Flotat e Fuqive të Mëdha levizën trupa të tjerë drejt Ujrave të Ulqinit, bënin presion po nuk sulmuan, ndërkaq edhe tashti mbrojtja i Ulqinit nuk u tund.

E nënta, kur, më 29 shtator Riza Pasha me urdhër nga Baza (Sulltania) shpërndau Komitetin Ndërkrahinor dhe filloi ndonjë arrestim, nesërmen, 30 shtator, Dega e Lidhjes i dha përgjigje-ultmatum se nuk e njeh atë dhe nëse nuk vepron harmoni me Komitetin Ndërkrahinor –Shkodër, mund ta largojë së andejmi atë dhe ushtrinë e tij. Kjo ishte mosnjohje totale, shpallje armiqësie. Por në të vërtetë, njëherazi kishim të bënim me luftë kompetencash (në kuadër njëjtit shtet) normalisht duhej verifikim nga Perandori si shef i shtetit, i cili sërbente edhe si arbitrtazh. Momentalisht forcat e Komitetit Ndërkrahinor kishin përparësi edhe numerike edhe morale, dhe ishin të organizuara në atë mënyrë që mund të përdornin forcën edhe kundër ushtrisë zyrtare të Portës së Lartë.

E dhjeta, duke parë këtë gjendje tejet acaruar, kur një kushtrim i Lidhjes mund sillte mija e mija vullnetarë nga katër vilajetet, Fuqitë e Mëdha, ndërruan taktikë, filluan bisedonin drejtpërdrejtë edhe me krenë e ushtarakë të Lidhjes. Për këtë u angazhuan konsujt e akredituar në Shkodër, të cilët për qetësimin e situatës përdornin demagogji. Gjithsesi mbanin anën e Qeverisë turke. Tashti njëherazi u shtrua edhe çështja verifikim-sqarimit të kompetencave të këtyre dy forcave ushtarake ekzistuese brenda Shqiprisë së Turqisë, ajo e Riza Pashës, përfaqësuese e shtetit të njohur botërisht dhe forca e Lidhjes, e cila, qysh para mbajtjes së Kungresit të Berlinit, ishte formuar me lejen e Sulltanit, dhe nuk kishte kërkuar verifikim, por ishte përformëzuar me hartimin e Platformës vetjake dhe mbahej nën hijen e Komitetit Shqiptar të Stambollit, dhe tashti afro tri vjet kishte organet e veta me të cilat vepronte me sukses.

E njëmbëdhjeta, kështu kishim bënim me dy forca legale brenda shtetit turrk, secila gjykonte sipas të drejtës së vet. Po cilat ishin ato të drejta formale e të vërteta e që i bashkonin dhe i dallonin, këto dy forca? Përkatësisht tërë çështja, pritej të sqarohej në një kuvend të përgjithshëm Lidhjes, me delegatë dy rrymave: përkrahës vijes shtetërore dhe vijes së Lidhjes që mbronte tërësinë shtetërore të tokës shqiptare që përkrahej nga populli. Sidoqoftë, kuvendi i Lidhjes u caktua të mbahej në Dibër.

II. RRETH DY KONCEPTEVE PËR KOMPETENCËN POLITIKO - USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Është e vërtetë se nga gjysma e parë e shekullit 19 te shqiptarët pa dallim feje, fillojnë me depërtue dhe me u përqafue si reflese: ide Rilindjes kombëtare, por njëherazi ishte një fazë periudhe që një pjesë jo e vogël e popullit vazhdonte të rrëshqiste përfundimisht drejt shkombëtarizimit që joshej në mënyrë të organizuar nga autoqefalitë ortodokse, qoftë nga sllavët, qoftë nga grekët, por njëherazi ishte aktive propaganda sunite për turqizimin e muslimanëve shqiptarë në turq-osmalli. Por për fat, jo vetëm për arsye të rrezeve të Rilindjes, por edhe për arsye të traditës jetësore përafruese fisnore kanunore, katolikë e muslimanë nga veriu, po edhe ortodokse muslimane nga e mesmja e jugu i përbashkoi gjuha shqipe, gjuhë kjo që ishte gjuhë ligjërimore e popullit shumcë në Ballkan, por josakrale dhe si e tillë rrezikohej, kur rrezikoheshin edhe elemente shtetit turk nga shtetet e reja ortodokse. Atëherë Sulltani për interesa shtetërore lejoi formimn e Komitetit Shqiptar të Stambollit, me kompetenca, si me thënë, të një shoqate kulturo-politike të një natyre të veçantë.

Sidoqë të ketë qenë, me këtë njoftojmë lexuesin se këtu qëndron ajo leje-njohja fillestare formale e kombit shqiptarnga Sulltani që u shfrytëzua nga rilindësit tanë. Mirëpo ndërkohë pas debaklit që pësoi Turqia në Luftë me Rusinë, kur sulltan Abdyl Hamiti II, u detyrua nga halli të nënshkruante Traktatin e Shën Stefanit, atij iu kujtua Komiteti Shqiptar i Stambollit, nëpërmjet tij inicojë formimin e një organi të veçntë politiko-ushtarak, nga i cili këtkonte protestonte kundër atij Traktati, ngase nga ai Traktat këshin pësuar kryesisht tokat shqiptare, por e dhe rrezikoheshin ende të tjera nga pushtimi sipas tij pikërisht tokat e populluara me shqiptarë, prandaj ftoi disa intelektualë shqiptarë si: Muderriz Ymer Prizrenin, Iliaz Pashë Dibrën, Abdyl Frashërin , Ahmet Koronicën e tjerë dhe ua kumtoi nismën që u kuptua si një Leje-porosi për formimin e një organt poilitiko-ushtarak, i cili u pranua me entuziazëm nga intelektualët tanë ky Ittifak u shqipërua Lidhje (Lidhje Shqiptare), e cila 20 qershor 1878 do të shpallet si organ politioko ushtarak zyrtarisht i lejueshëm, e quajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, apo jo?!

Këtu, pra lexues i nderuar, del në dukje dhe zë fill çështja e dy opsioneve apo e dy koncepteve: Leje-porosia e Sulltanitme gojë e me shkrim dhe anën tjetër Mendimi i themeluesve.

këtejmi, vijim, po përpiqemi sqarojmë këto dy koncepte:

pari, LejePorosinë e quajmë edhe si Kërkesë-porosi nga Sulltani del e formuluar mjaf me sherr dhe

së dyti, Platformë-programin e hartuar dhe të realizuar guximtarisht nga themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kërkesë-porosia e Sulltanit dhe përcaktuarit e saj klauzulë të Kararnames - si projekt-program

Sulltani e dinte cilët janë, cilës kombësi i takonin dhe tokat e kujt ishin pushtuar apo edhe atakoheshin, por detyrë-porosinë me shkrim ua dha me sherr: Të formonin organin politiko-ushtarak dhe protestonin, jo si shqiptar (ngase nuk njiheshin nga ndërekombëtarët), por si si popull musliman, siç ishin edhe edhe boshnjakët e sanxhaklijtë, qqë edhe tokat e tyre kishin pësuar. Por sipas Leje-porosisë me gojë kryesisht, gjë që është me rëndësi të dihet, themeluesit e organit politiko-ushtarak, fillimisht ishin të lire të protestonin dhe të shprehnin pakënaqësi në njëfarë mënyre edhe kunder Sulltanisë e vetë Sulltanit dhe Qeverisë turko- osmane pse kishte nënshkruar humbjen e tokave të tyre. Sulltani madje lidhur me këtë kishte porositur pushtetarët e komandantët e ushtrisë rregullt, trevat e caktuara Kosovë, Shkoder e gjithandej që mos të pengonin veprimtarinë dhe demontrimet e themelues-organizuesve të këtij organipolitiko-ushtarak, që prej nesh në këtë punim quhet vetëm Lidhje. Mirëpo, siç e kemi cekur, sipas pikë-neneve të Kararnames qëllimi ishte të demonstrohetj për zhbërjen apo anulimin e plotë të atij Traktati dhe gjendja kthehej siç kishte qenë para asaj katastrofe (!!!), ku nënkuptonte kthimi i gjendjes para pushtimit edhe tokave shqiptare (muslimane) nga Serbia, Mali i Zi e Bullgaria!, por njëherazi po në Kararname theksohet se nëse nuk kthehen tokat e pushtuara, duhet me i çlirue me grykën e pushkës. Njëherazi, themeluesit e Lidhjes zotoheshin se do t’i jenë lojal për jetë Sulltanit, andaj nuk njihnin qeveri tjetër pos atë të Padishahut. E bollduam me qëllim, këtë kundërthnë paraduks, sepse vërtetë këtë zotim si dokument do të gjejnë arsyetim delegatët e moderuar Kuvendin e Dibrës për vepruar sipas urdhër-kërkesës së Sulltanit.

Ne nuk dimë se çfarë ka biseduar individualisht Sulltani me personalitetet: Ymer Prizreni, Iljaz Pashë Dibra, Ahmet Korronica, Abdyl Frashëri, që ishte në krye Komiteti Shqiptar të Stambollit e të tjerë, kur u dha kërkesë-porosinë për formimin e Lidhjes si organ poitiko-ushtarak para mbajtjes së Kungresit të Berlinit, por e dime atë që ishte cekur nga themeluesit se “Po formojnë këtë organ politiko-ushtarak pavarur nga ai shtetëror, dhe kërkohet asnjnëri mos përzihet punët e njeri tjetrit”, por dime gfikthashtu çka ishte shkruar në pike-nenet e para të Kararnames (projekt programit) si dhe për shtojcë- përplotësimet që iu bënë ndërkohë nga themeluesit.

Sidoqoftë, Platformën e Lidhjes së Prizrenit që po paraqitim në vjim, lusim lexuesit e nderuar ta lexojnë me vemendje të zgjuar.

Platforma guximtarishte e themeluesve të Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit

Së këtejmi, po themi me plotgojë që themeluesit e Lidhjes sa kishin fuqi ditunore atdhetarie, mjerisht nuk kishin fuqi pushtetore, por sido ketë qenë ata shfrytëzuan atë leje-porosi nga sovrani si një organi politiko-ushtarak, në emër të të cilit i dëshmojnë këta tre dokumenta: Petecionin drejtuarQeverisë së Portës së Lartë dhe Kongresit të Berlinit, pastaj Kararnamen (programin e punës) dhe njëherazi miratuan drejtën e Talimatit, shkruarit e urdhëresave për shërbime të të caktuara. Mirëpo në kuvend-vazhdimin e radhës më 21 dhe 22 qershor 1878. ku marrin pjesë edhe delegatët e Shkodrës, riformuluan dhe shtuan vetë nene me përmbajtje në interes të shqiptarisë. Kështu Platforma i spastrohet nga mjegullia turkofetare e polikoshtetërore e Portës së Lartë, ku program-platforma e Lidhjes merr orienim-veprimi të qartë me n jyrim kombëtarie dhe këtë na tregon më së miri Sami Fashëri më 27 shtator 1878, përmes gazetës tij turqisht, nënkuptohet se pos tjerash Platforma e Lidhjes përbërjen e saj kishte përfshirë edhe këto pesë pika si kërkesa kyçe të përdëshirueshmes shqiptari:

Bashkimi i tokave shqiptare, nga katër vilajete një vilajet përbashkuar.

Admanistrata mbahet me nëpunës dinë shqipen.

Parashihet mbahet, dy here vit, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare.

Gjuha e shkollës parësorisht jetë shqipja, por edhe turqishtja si gjuhë shtetërore

dhe

krijohej një milici (ushtri) shqiptare për tërë territorin e Vilajetit

përbashkuar, forcë kjo dikush e quajti Rojë Kombëtare (ushtri) që si term, edhe në qoftë i përdëshbiruar, e quajmë të qëlluar për me përdorë në kontekst.

Së këtejmi, lexues i nderuar, nuk ishin vetë këto pika në përmbajtje të Platformës, po edhe ky fakt flet mjaft që para afro 150 (146) vitesh Lidhja, përkatësisht komunitetit shqiptar kishte arritur me ravijëzue shtet-atdhe,një gjuhë administrative e shkollore, një kryeqytet, një legjislacion, një ushtri, dhe gjë është me shumë rëndëssi që ato ishin hartuar nga vetë themeluesit shqiptarë Lidhjes, por pakashumë për një përdëshirim tillë ishte dijeni edhe Sulltania, kabineti i tij i ngushtë, informuar nga miq e armiq. Zakonisht me sherr e informonin dhe dezinformonin qarqet e shteteve ortodokse fqinje, apo jo?!

Sidoqoftë, Platforma si kararname, versionin e parë, u paraqit dhe u miratua tri ditë pa filluar punën Kongresi i Bërlinit, por u përplotësua pas atij Kongresi, jo formalisht sipas respektimit të organeve të legjislacionit përkatës, të asaj kohe, ku respektohej:

Sulltani si personalitet, me pushtet absolut e me Sulltaninë, kabinetin e tij.

Feja islame (Din e Imani), si ideologji fetare, por i shërbente Sulltanisë ashtu si edhe organet e feve të tjera.

Vatani (Atdheu), vatan konsiderohej mbarë territori i Perandorisë Osmane, ku njihej pushteti i sulltanit dhe paguheshin taksa nga popullatat.

Devleti (Shteti e pushteti). ku Parlamenti, Ushtria, Qeveria, ishin nën urdhërin a pushtetit absolut të Sulltanit, sipas motos: Zoti në qiell Sulltani në tokë!

shohim tani, si u reflektuan, u kuptuan dhe u realizuan këto katër rregull- parime nga Lidhja që ishin karateristikave të përgjithhme të Perandoroisë Osmane që në këtë kontekst e përgjithshmja e prekur ashtu quhet edge nga Lidhja, por që ka të veçantat e veta, apo jo?!

Rreth karkateristikave përgjithshme Platformës Lidhjes

E para, grupi hartues-plotësues i Platformës së Lidhjes nuk preku fare në kompetencat e Sulltanit, por kërkohej leje prej tij me pranue një autonomi politike nën sisuveritetin e tij, siç e paten pranuar Serbia Mali i Zi, mbase edhe Greqia, Rumania e Bullgaria. Për këtë Lidhja ishite në pritje.

E dyta, ideofetarisht për Lidhjen ishte e përqafueshme dhe e pranueshme shprehja: Feja e shqiptarit asht Shqiptaria, nënkuptohet, se Lidhja e populli shqiptar nuk ishte i pa fe, por Zoti i Shqiptarisë bashkonte e nuk i ndante urrejtësish besimet e besimtarët, siç ndodhte në vende e popuj të tjerë, sidomos te shtetet fqinje ortodokse. Së këndejmi koncepti i Zotit te shqiptarët (qoftë musliman, katolik apo ortodoks) del në funksion përbashkues, gërshetuar kombëtarisht me gjuhën shqipe, njerëzishmërinë e traditën e përbashkët, sipas motos: Fe që Zotynë e bekon, Shqiptaria feja jonë, por që nuk e mohon asnjë besim, madje te secili besimtar i cilësdo fe, fjala shqipe Zot del si fjalë-koncept bazë për secilin, apo jo?!

E treta, sa i përket Vatanit (Atdheut) Lidhja atdhe të vetin nuk e konsideronte tërë territorin e Prandorisë Osmane, po vetëm tokat shqiptare, të katër vilaljetet që i knceptonte të shkrira në NJË - të vetëm të përbashkuar, andaj kërkonte nga Sulltani ta zyrtarizonte këtë.

E katërta, në një pike të Platformë shënohet qartë kur ishte fjala te Devleti (shteti e pushteti) Lidhja merr mbi vete formimin e një shteti shqiptar nga bashhkimi i katër vilajeteve, dhe Sanxhbakun e Pazarit Ri, kufijt e cilit zotohet t’i mbrojë, por njëherazi pranonte njëfar sisuveniteti të Sulltanit të shtrirë mbi të, por jo Qeverinë e Portës së Larte për gjithçka.

Rreth disa karateristikave veçanta

Përveç katër pikave përgjithshme tashti po i cekim edhe disa nga veçantat e Lidhjes të përfshira guximtarisht në Platformën e saj:

E para, koncepti i përkufizimit të territorrit sidomos i trevave anësore të pushtuara si nga veriu(Nishi), si nga jugu (Arta)që nga Lidhja , si atdhe-vatan përkufizohen qartë. Sa për i ilustrim po marr dy shenbuj të njohur nga historia jonë:

N’Kushumli, Nish der’ n’ Pirot Kemi derdhë shumë gjak e lot;

Që vendi t’parëve mos me u harrue Familjet emnat n’ballë i kanë shkrue! Sot vlojnë shumë kujtime truqe-truqe, Jo, mos t’ harrohet as Mell-Molla Kuqe!

Përkatësisht:

Qysh prej Tivari, n’Artë e n’Prevezë, Gjthkund lëshon Dielli vap e rrez’, Asht toka jonë, prind‘t na kanë lanë Kush mos t’na preki se desin t’tanë!

E dyta, përkufizohet shteti i Lidhjes ndaj shtetit Perandorisë, sepse Lidhja zotohej të mbrojë vetëmn tërësinë toksore të të katër vilateve të shkrira në një atdhe-vatan Shqipninë etnike dhe njëherazi të luftojë për çlirimin vetëm të tokave shqiptare të pushtuara.

E treta, grupi punues që në mbledhjet e para si organ politiko-ushtarak i Lidhjes i dha konturat e shtetit: Kuvendi i përgjithsëm zgjodhi kryetarin, zgjodhi katër siministri ose tri komisione a komitete: për punë të jashme, për punë brendshme qytetare dhe Komitetin për buxhet e përkukjdesje për ushtrinë. Për mbarëvajtje e konsolidimikn të tërë kësaj pune, veç zëvendësve, përkatësisht grupeve punonjëse, e mbikëqyrte e përkujdesej qeveria me kryetarin Ymer Prizreni.

E katërta, ndëkohë u caktuan edhe komisionet për propagandë e gjuhë të shkollës e të administratës. U dalluan në këtë drejtim Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto, Vaso Pasha e të tjerë. Në këtë drejtim u bënë përpjekje nga intelektualët, përtej së papriturës që për atë kohë, sollën rezultate, si: alfabeti, abetarja, gramatika, fletushka e gazetae, deri edhe libra shqip , edhe pse ndaluara, nuk do kenë ndalur, qoftë diasporë, qoftë vend.

E pesta, kishte rëndësi administrative politike e pushtetore sidomos caktimi i shtabeve të milicisë dhe atyre ushtarake, ndarja e komandaturave nga naltë poshtë. Funksiononte Komiteti Qendror i Rojës kombëtare dhe Komitetet Ndërkrahinore U bë edhe caktimi i komandantëve professionalë dhe popullorë, pastaj u emnuan komandues-përgjegjës të lokaliteteve, fiseve, bajraktarllëqeve, grupeve. Ndërkaq, të gjitha këto veprimtari, funksion shteti, mbikqyreshin nga Muderriz Ymer Prizrenin, i cili faktikisht ishte kryetar qeverie në detyrë, i cili më vonë edhe do të zbulohet. Do të shpallet botërisht si Kryetar i qeverise së Lidhjes, kur pushtetin e Sulltanit keqpërdorej nga uzurpuesusi shqiptarofob Dërvish Pasha.

E gjashta, nuk dimë me ishte konsultuar, por mesa lexova, faktikisht Ymer Prizreni përveç kujdesej përkonsolidim-koordinimin e gjitha këtyre punëve komiteteve, ai ishte kujdesur në mënyrë të veçantë për armatimin e Rojës Kombëtare të të gjitha niveleve, andaj cakton tatimim, jo veç për adminitratë, por edhe për ushtri e milici. Së këtejmi, ishte meritë e tij që armatimi i Rojës Kombtare të bëhej, me hir e me pahir, nga depot e ushtrisë shtetërore, madje shikohet mundësia që për depot ushtarake të veçanta, përkujdesjen ta merrte për sipër vetë ushtria e Lidhjes.

E shtata, quaj veprim të rëndësishëm ndërlidhje e Toskërisë me Gegninë, ku veç vëllezërve Frashëri lindi dhe vazhdoi traditën një brez i tërë gegë-toskësh e toskë-gegësh një ideali. Është interesant asnjë rast nuk paraqiste problem çështja e dailektit, apo e besimit fetar. Për këtë rol të pazëvendësueshëm patën luajtur edhe klerikël e lartë me kujlturë: muslimanë, katolikë, ortodoksë dhe ajo engjëllore, qoftë nga diaspora, qoftë të të katër vilajeteve.

E teta, po e spikasim pikën e solidarizimint, përkatësiht të edukim-flijimit, për çdo pëllamb toke shqiptare. Ishte i mahnitshëm tubimi me shpjetësi i vullnetarëve në çdo thirrje- kushtrimi, per derisa u gëlltit fara e përçarjes nga armiqtë.

E nënta, për mendimin tonë është me inters të ripërmendet e vërteta që Lidhja sipas Platformës parashihte që viset e okupuara nga Serbia, Mali i Zi, nënkupto edhe nga Greqia e Bullgaria, çlirohen me forcat e veta. Kjo ishte arsyeja pse Lidhja nuk e njihte paqen lidhujr nga Turqia, gjë sipas saj mbetej çështje hapur kërkohej ridiskutim mes palësh. Me thënë të drejtën këtë risdiskutim si atëherë si sot e pengonte e vërteta seautoqefalitë ortodokse përkatëse serbe e greke me naciocionalizmat e tyre kishin arritur që disa klerikëve të lartë ortodoks shqiptarë t’ua shuanin kujtesën etniko-historike shqiptare, apo jo?!

Të gjitha këto pika të Platformës ishin punë mendjeje të aktivistëve intelektualë të Lidhjes sendërtuiara praktikë, Kjo tregojnë ngritje intelengjies kombëtare shqiptarëve si popull i arrirë kombëtarishst, ql ngha mesi i shek 19, por mjerisht nuk pati përkrahje nga asnjë fuqi e madhe e kohës.

Pikërisht për këto veprime të guximshme që pati marrë Lidhja në të mirë të çështjes shqiptare po nuk ishin koordinim e harmoni me legjislacionin e Qeverisë Portë Lartë dhe për shkak mohimit apo paqartësisë Sulltanit do shfrytëzohen nga forcat destruktive për përçarjen e unitetit të forcës së Lidhjes, pikërisht gjatë e pas Kuvendit të Dibrës.

III. KUVENDI I DIBRËS, E TATËPJETA E LIDHJES

Këtu do shtjellohen dy tema:

Kuvendi i Dibrës, fillimi i tatëpjetës Lidhjes,

Dalja skenë e Dërvish Pashës, mister-personazh, dhe veprimet antiLidhje tij.

Kuvendi i Dibrës fillimi i tatëpjetës Lidhjes

Pas 30 shtatorit 1880 , kur Riza Pasha, mori përgjigje ultimative nga Dega e Lidhjes - Shkodër se nëse nuk vepron në harmoni me Komitetin Ndërkrahinor, si rrjedhojë do ta ketë mosnjohjen si pushtet dhe si i tillë mund të dëbohet jashtë ai dhe ushtria e tij. Në këtë situate tejet të tensionuar, si ndërmjetës për qetësimin e saj intervenuan konsujt e Fuqive të Mëdha të akredituar Shkodër, por arsyetim mbanin anën e Pashës. Për një kohë vetvetiu zgjidhja u pezullua, por demonstrimet navale flotave vazhdonin.Tashti doli sheshazi çështja e drejtës së kompetencave. Në të vërtetë me rastin e formimit të Lidhjes në si organ politiko-ushtarak, siç e kemi cekur, ishte kusht qeveria e shtetit mos përzihet punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët organeve të shtetit (!!!). Mentelë të tjera arbitrazhin do ta ndajë Padishahu, Sulltania. Nuk dimë Sulltani a e kishte miratuar kushtin e Lidhjes apo jo, por dihet se deri te ky rast, ushtria e shtetit nuk ka interevenuar kundër ushtrise së Lidhjes. Gjithnonë gjente ndonjë arsyetim. Ishte kjo politikë dhelpnake e Sulltanit, apo jo, nuk dime në hollësi, por diçka dinin ndërkombëtarët i shtonin trysni deri kanosje Portës. anën tjetër Lidhja asnjëherë nuk e ka mohuar epraninë e Sulltanit, prandaj për rastin, cili do jetë veprimi Sulltanit po e marrim me mend, varet nga pushtetshmëria e tij. Mesa dukej Sulltani, pushteti i tij varej nga Fuqitë e Mëdha, ndër të cilat për Rastin e Ulqinit fjalën kryesore e kishte Rusia, ngase tërë ky proces, ishte vërtetvetëm në interesin saj, të satelitit të saj

Sidoqoftë,pas sorollatjes dyjavore, 20 tetor 1880 u mbajt Kuvendi i Lidhjes Dibër, më 23-24 tetor 1880, i kryesuar nga Iliaz Pashë Dibra. Mbase është menduar për ndonjë sukses në mirë Lidhjes, siç konstatohet pa drejtë nga studiuesit ndonjë shkrim historiografik Ndërkaq sa i përket temës rreth mbrojtjes kompetencës së Lidhjes nga ky Kuvend nuk do të dale asnjë e mirë. Uniteti rreth veprimeve të guximshme të Lidhjes sipas Platformës u vu në luhajë. Dhe ky degradim shihet që nga të shtruarit amator të pikave të shqyrtimit që ne po i shënojmë ashtu pak edhe më të bastardhuara, me pikëpyetëse e çuditëse në fund:

1 A mbrohet me armë Ulqini, si tokë shqiptare, apo jo?!

Të lutet Sulltani të lejojë që katër Vilajetet të përbashohen në një të vetëm, e ai të pagëzohet, si Atdhe i shqiptarëve, apo jo?!

pyetet Padishahu a ka nevojë formohet qeveri e re për Lidhjen shqiptare apo jo,

kur Fuqitë e Mëdha dhe vetë Porta e kishin shënjeshtër, apo jo?!

Për medimin tone, kur kemi parasysh faktin se Lidhja vërtet ishte formuar me leje- kërkesën e Sulltanit, por gjatë veprimtarisë së saj të gjallë mbi dy vjet e gjysmë kishte vepruar kryenvete, sipas Platformës saj paverifikuar nga Sulltani, andaj për pasur njëfarë logjike jetëgjatësie dhe ruajtjes së unitetit nga delagtët e Lidhjes, pikat e shqyrtimit është dashur të shtrohen, jo si pyetje-diskutimi, por si njoftim-pranimi, si fakteve tëkryera, ashtu edhe siç edhe kishte ndodhur në të vërtetë mbase edhe me leje të heshtur të Sulltanit.

E para, delegatët e këtij Kuvendi dhe Sulltania vetëm është dashur të marrin në dijeni se Lidhja mbi bazë Platformës vet themeluar me pëlqimin e Sulltanit (!), pas miratimiot Kararnamës së plotësuar, tash mbi 2 vjet e gjysmë ka mbrojtur tërë teritorin shqiptar, së pari Plavë e Guci, dyti, Hot e Grudë, dhe tani është e gatshme tananimisht ë mbrojë edhe Ulqinin me rrethinë si tokë shqiptare.

E dyta, Kuvendi dhe Sulltania bëhen me dije se për interes të përgjithshëm të Perandorisë dhe veçanti popullit shqipar perandorisë !, Lidhja, tash 2 vjet e gjysmë, me pëlqimin krenëve të popullit i ka përbashkuar të katër vilajetet e Rumelisë në një vilajet popullor dhe tani si fakt i kryer nën drejtimin e Lidhjes po funksionon me sukses.

E treta, Qeveria e Lidhjes me seli në Prizren, përfaqësuese e Vilajetit të përbashkuar nga me organet përkatëse më vitale shtetërore po funksionon në tërë Vilajetin e përbashkuar, por ka nevojnë për konsolidim, përforcim e përplotësim kuadri. Lidhja, udhëheqësia saj do të pajtohet negociojë edhe për ndonjë reformim aryeshëm si është edhe rishikimi i selisë nga Prizreni m[ Ohër, Elbasan apo ndonjë qendër tjetër.Natyrisht mund të bisedohet edhe për çështje të tjera.

Po përsërisim, ç’është e drejta, ato tri pikat e shqyrtimit në kuvendi, vërtet ishin shtruar keq. Ishin vetëm pyetje, e kur dihej presioni i Fuqive të Mëdha kundër Sulltanit, andaj prej tij nuk pritej asnjë mbrojtje për veprimet e Lidhjes. Përçarje priteshin edhe nga delegatët e moderuar. Si duket këtë e kishin parashikuar themeltarët e përkrahësit e Qeverisë dhe Shtabit Suprem të Rojës Kombëtare, si Ymer Prizreni, Mehmet Vokshi, Mic Sokoli, Binak Alia, Ahmet Korenica, Haxhi Zeka, etj., të cilët as që kishin marrë pjesë në atë Kuvend.

Ndërsa, anën tjetër Sulltania apo Qeveria e Portës Lartë marrëveshje me Fuqitë e Mëdha ende pa përfunduar Kuvendi i Dibres që ishte kurdisur të dështonte, kishte nisur për Ulqin, Dërvish Pashën me 21 batalione këmbësorie, forca shtesë këmbësorie këto ndihmë për Fuqitë e Mëdha, të cilat ende nuk ishin tërhequr nga demonstrimet navale në kanosje ndaj Ulqinit. Në të vërtetë, Dërvish Pasha, që del në skenë për këtë rast si një personazh misterioz me të gjitha ato forca u vu në dispozocion të Fuqive të Mëdha.

2. Dalja skenë e Dërvish Pashës, si personazh misterioz dhe veprimet antiLIdhje e shqiptarofobe të ëtij

Dalja skenë e Dërvish Pashës, i cili disi u shpif si një personazh misterioz enigmatik na shtoi kërshërinë dinim -, jo vetëm pse u ngarkua me detyrë për zgjidhjen e Rastit “Ulqini”, por pse menjëhershmërisht u avanciua në dy pozitë-karriera tejet të rëndësishme e me përgjegjnësi:

pari, ushtarako-politikisht nga pashë (gjeneral) u avancua Vezir i Madh

(marshall) dhe

dyti, nga ushtarak i panjohur njëjtën kohë u ngrit shtetarisht një rang lartë: Kryesundimtar i Rumelisë (i Ballkanit të Turqisë, ku vendin kryesor e zinin katër vilajetet shqiptare.

Vetëvetiu ky zbulim-shfaqjeje e këtij personazhi për angazhim-detyrën e ngarkuar për dorëzimin Ulqinit Malit të Zi dhe dy meritë-avancimet që kanë në vetvete përshkallëzim obligimi: dobësimin apo futjen nën kontrollë të Lidhjes na bën të pyesim kush ishte ky pashë turk, kishte ndonjë parameritë apo si çastmeritë, kishte rastin e Ulqinit e andejmi pritej edhe ndonjë pasmeritë, apo jo?! këtë kontekst Dërvish Pasha ishte përzgjedhur nga Sulltani, për raportet me Lidhjen, apo i ishte imponuar, metet dilemë.

Është e vërtetë se për një veprim të tillë për ligshtimin e shqiptarëve apo futjen nën kontrollë apo edhe sh uarjen e zgjimit kombëtar ty tyre ishin të interesuar jo aq drejtpërdrejt të pesa Fuqitë e Mëdha europiane, sa dy fuqitë që kishin shtrirje edhe në Azi: Turqia dh e Rusia. Turqia për forcimin e islamo-turqizimit me shqiptarët muslimanë, ndërsa Rusia për shuarjen e ndjenjës kombëtare shqiptare ngase e kishte në plan zgjerim-përforcimin e ortodokso- pansllavizimin e pjesës ortodokse shqiptare dhe depërtimin e sëëavëve Adriatik e Detin Jon, andaj Rusia ndihmonte nacionalizmin osmanlli-turk këtë përforcim fetar ishte fillet e saj. Ndëkaq nacionalitmi ortodoksopansllavist ishte në stadet më të larta të zhvillim- agresivitetit. Kjo ishte fatkeqësi e shqiptarërëve që mjmrerishst edhe disa qarqe perëndimore e ndihmonin shtrirjen e sforcimin e pansllavizmin ortodoks, duke mos përfillur kombësinë shqiptare që ishte në zgjim e sipër dhe pritej të masivizohej.

-Po çfarë ka bëjë kjo punë me personin Dërvish Pasha me anzazhimin dhe avancimet e tij?

-Ka bëjë ç’ke me të, andaj këtë fakt pak ose aspak sqaruar historiografinëtonë po fillojmë me prekë e sqarue pjesëpunimin vijues.

a. Bashkëveprimi i Dërvish Pashës me Fuqitë e Mëdha në dobësimin e përçarjen e Lidhjes

Dërvish Pasha, kishte e preardhje bullgare, djalë popi, cili ishte misoni i tij nga fillim- konvertimi apo mision-shkollimi i tij me emër musliman si turk, nuk e dimë, nuk e dime kihte fare merite, apo jo dhe sa ishte involvimi i tij, kur forcat ruse depërtuan fshehtas nëpër Bullgari dhe si me thënë i zunë frymën befasisht Sulltanit, madje nuk dime ky pashë sa pati dorë në ndërmjetsim të shpëtojë shpirt in apo t’i lehtësojë punë Sulltanit, me rastin e hartimit të Traktatitit Shën Stefanit?! Nuk dimeshumë [ gjera, por s’do mend se dime avancimi tittull marshall, dhe në pozitë kryevezir, kryesundimtar i qeverisës i Rumelisë nuk vjen pa ndonjë meritë qëllim të lartë, apo jo?! Madsje e dime që të tri këto obligim-besime të Dërvish Pashës kishin të bënin me manipulimin me zbutjen apo zdapjen e shqiptarëve të pabindur, por edhe për keq tjetrësimin a zhdukjen e tyre. Po kush ishte i interesuar për këtë zdapje ,apo kush e zgjodhi pikërishjt këtë person për këtë detyrë-mision, ishte vetëm Sulltani, sipas detyrës, apo kishte dorë drejtpërdrejt Cari i Rusisë, i cili si duket pas Traktatlt të Shën Stefanit kishte forcë ta disiplinote edhe vetë Sulltanin, apo jo?!

Sido që të ketë qenë, ishte ende pa i përfunduar punimet Kuvendi përçarës i Dibrës, Dërvish Pasha, i paracaktuar dhe sapo i avancuar, më 25 tetor 1880, nga Stambolli me anije arrin në Ujrat e Ulqinit. Dhe në marrëveshje me forcat ushtarake të Fuqive të Mëdha me 21 tabore (batalione) zbarkoi në Shkodër. Largoi Riza Pashën dhe kështu me 38 taborre fuqi ushtarake (21 ishin forca reja që solli me vete dhe 17 ishin të Riza Pashës që edhe ai i slli së Andejmi, ngase nuk u besonin forcave të mëparshme ekzistuese turke), Dërvisahi u vu në dispozicion se koordinimi me flotat e Fuqive të Mëdha.

Kështu Dërvish Pasha për mepasë nën kontrollë situatën e kishte lehtë se Riza Pasha. E kishte më lehtë, jo pse kishte më shumë forca ushtarake, por pse Lidhja kishte fillue me u dobësue propagandisht edhe në vetë Kuvnedin e Dibrës, qoftë nga vendimet e panënshkruara edhe ashtu degraduese nga shunmica e delegatëve të atij Kuvendi, qoftë nga mëdyshja, duhej apo jo respektuar urdhëri i Padishahut që tashti ishte nën kompetenca të Fuqive të Mëdha nën survejimin e Dërvish Pashës. Madje, ndodhi edhe nga ndikimi i konsujve Fuqive Mëdha, të cilët demagogjikisht e deri edhe me premtime se nëse pranojnë qetësisht dorëzimin e Ulqinit, Fuqitë e Mëdha do të ndikojnë që vetë Sulltani do t’ua dhurojë Autonominë(!) e kërkuar shqiptarëve. Dhe kështu doli që tashmë dikush prej anëtarëve të Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes dhe ta ndëërojë mendjen ndër ta ishte edhe komandantit Hodo Beg Sokoli. Lidhur me këtë edhe Dërvish Pasha, praktikontte një demagogji të tillë. Ky dinte me manipilue sidomos me masën e thjeshtë, madje edhe me përloshje sysh dhe për këtë thuhet se mbështjellë në faculetë mbante (!) në xhep thelba qepe, andaj madje edhe me ndonjë të përloshur sysh arrnte ndikimin e dëshiruar, si:

Baba mbret me lot sy/ Çon selam evladve t’ tij:

Rrini sus pa ba betere Kam Stambollin Muhasere Për Stamoll e për Izmirin

Nuk kam qare pa dhanë Ulqinin.

Kështu sigurisht nga demagogjia turko dërvisholle e konsulato-europiane, arriti të përçajë dsa anëtarë e Komitetetit Ndërkrahinor Lidhjes – Dega Shkodër dhe si rezultat kësaj përçarje ndodhi që dikush nga kryesia do të njoftojë telegrfisht Dibrën më 17 nëntor 1880 që nuk ka nevojë Dibra me dërgue forca vullnetare, pasi Ulqini po dorëzohet paqësisht. Mirëpo, posa u mësua për këtë pabesi, u themelue Komiteti i ri me udhëheqës të rinj i kryesuar nga Selim Çoba, Fetah Dragusha, Filip Çeka e Isuf Sokoli, të cilët bënë riorganizimin, por kur ende nuk e kishin marrë veten, Dërvish Pasha do ta shfryëtzojë këtë situate do ta nis ushtrinë drejt Ulqinit.

Epërsia e forcave turke ndeshjen te Kodra e Kuqe dhe dorëzimi i Ulqinit me rrethinë

Kështu Dërvish Pasha, 22 nëntor 1880 kishte nën komandë 38 batalione ushtri rregullt me njhë pjesë të saj në disa drejtime u nis për Ulqain, mirëpo në marshim e sipër, pa hy në qytet te Kodra e Kuqe e ndalon pararoja e Rojës Kombëtare Lidhjes e komanduar r nga Isuf Sokoli. Meqë Dërvish Pasha nuk ndalon fillon përleshja mes forcash. Ndeshja zgjati dy ditë më 22 dhe 23 nëntor. Mirëpo pasi Dërvish Pashës i arrtiten repartee reja, ndërsa Lidhjes jo, Pasha e fitoi luftën. Në këtë luftë-betejë pati të vrarë nga të dyja palët, 300 nga Forcat e Dervish Pashës, ndërsa 400 nga ana e Lidhjes, ku mbeti i plagosur për vdekje edhe vetë komandanti Isuf Sokoli.

Dorëzimi i Ulqinit

Së këndejmi, Dërvish Pasha, fitues i betejës, me Ushtri të madhe hyn në Ulqin më 23 nëntor 1880. Qytetarëve iu kumtua zotimi se Ushtria e Malit të Zi nuk do t’i dëbojë me dhunë popullsinë lojale shqiptare (muslimane e katolike) popullsia e Ulqinit nuk bëri rezistencë, por, megjithatë pati shpërngulje familjesh të aktivistëve të dalluar të Lidhjes e të e rezistencës, siç ishte edhe familja e Haxhi Mehmet Becit e të tjerë.

Ne kemi shënuar disa vargje mjaft prekëse kur një luftëtar-qytetar i kamur detyrohet me u shpërngulë, i cili quhej Os Bilalli, i cili nga Ulqini e shtëpia ndahet me këto fjalë:

Os Bilalli, maje kalit Lamturë po i thotë pazarit, Lamturmië more Ulqin Ndoshta prap te ti do t‘vimë.

Shpreson se do kthehet edhe pse nuk është i sigurt, prandaj i fjalë-amanet fqinjit ortodoks:

Kështu po i thotë kojshi Ilisë Amanet t’la dyert e shpisë Amanet ty po t’i la

Zoti e di a shihmi ma.

gjitha këto kanë logjikën e vet. Si po shihet kjo shpërngulje dallon nga ajo që pati ndodhur nga Serbia. Këtui nuk ndodhi shfarosje masive kundër ulqinakëve madje për lojalët pati qëndrim të pothuaj normal. Sido të ketë qenë, Dërvish Pasha ia dorëzoi mënyrë qetë Malit të Zi Ulqinin e rrethinën. Këtë e monitoruan flotat e Fuqive të Medhe, të cilat vazhduan pranimin gjithandej. Pushuan manovrimet rreth Ulqinit dhe u tërhoqën vetëm 10 ditë më pas. Nuk dime pse ishte kaq mw rëndësi kjo fitore për atë fuqi, që u arrit me luftën e Dërvish Pashbës, apço jo?!

ç. Kthimi i Dërvish Pashës Shkodër dhe shpartallimi i Lidhjes - Dega Shkodër

Sido ketë qenë pas tri ditë përgatitjesh, 26 nëntor 1880 Dërvish Pasha ia dorëzoi Ulqinin me rrethinë Malit të Zi dhe me ushtri kthehet në Shkodër. Me t’u kthyer shpërndan egërsisht Degën e Lidhjes, madje burgosi dhe intertenoi Turqi komandantët e Lidhjes Hodo Sokolin e Prenk Bibë Dodën. Burgosi edhe ushtarake aktivistët që nuk munden me u largua, andej nga Malësia, nga Retë e Bardha, ku ende vepronte Lidhja, po e dëmtuar rëndë me rastin e dorëzimit Ulqinit e të Shkodrës. Janë mjaft indiative vargjet me të cilat përshkruhet se si Dërvish Pasha, njofton Sulltanin për fitoren:

Merr selam nur Padishah Bashbozukve u theva ‘i krah Hodo Begu m’dha teslimin

Shtrova Shkodrën, dhashë Ulqinin.

E për me dale te Retë e Bardha ku i ka kullat Binak Aga, Binak Aga, Mic Sokoli,

Do t’u çojmë çorbë prej Stambolli, Këta tuckaçakë mbahen azgana … Do t’jav prejmë kthizat me tagana …

Ndërsa Mici, një këngë i përgjigjet

N’ dasht zoti, frik e frik

Ke me m’ njoftë Kaçanik.

Ke me m’ njoft e me m’ dhanë hak, Kur ta laj Lepencin n’gjak!

Dhe vërtet pasi kreu detyrat rreth mposhtjes shqiptarëve me sukses Dërvish Pasha pasi la një organizëm forte ushtaraknë Shkodër, u kthye Stamboll, ku gjeti mendime arsyeshme se tani pasi u dha Ulqini, ndaj shqipotrëve munmd të ketë tjetër qasje, më të zbutura nda shqiptarëvee Lidhjes, madje deri kishte mendime duhet njohur përbashkimi i katër vilajeteve në një. Dërvish Pasha e tregon fytyrën e vërtetë një shqiptarofob itë urryer apo një agjenti të rafinuar të pansllavizmit ruso-ortodoks, por për këtë në vijim në nënpjesën tjetër të punimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx