E enjte, 08.05.2025, 08:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Legjendat e Qafave të Shënpremtes

E shtune, 22.06.2024, 06:50 PM


Legjendat e Qafave të Shënpremtes

Nga Shyqyri Fejzo

Ky stadium natyror, me male rrethuar

Të mrekullon verës e dimrit me borë

Valamare-Lenie –Sogorë, bukur ngujuar

Komjani si kon, i përshëndet me dorë.

Majat e maleve  atje kanë prekur retë,

Zhurmojnë ujrat që vendin përshkojnë

Pamjet magjepse aty si parajsa vetë

Pemët mezhdat arat livadhet jeshilojnë

Qafat e fshatit tim, me mistere jane veshur

Prej andej gjithnjë ka hyrë e keqja dhe e mira.

Kalojnë kufij, mesazhe ngado parreshtur

Hynë e dalin miq, shprehen e këmbehen dëshira

Që prej kohësh aty gëlon jeta njerzore e gjallë

Qafat shërbyer e shërbejnë rryp transmesioni

Për traditat, leksikun, këngën, vallen apo hallë

Numuruar karvanë e krushq, me nuse sa të doni

Nga tri krahina,Gora, Mokra, miq nga Opari

Nga Devolli, Voskopoja miq të tillë priste

Jo rrallë konaku me miq sqimatarë skrapari

Sofra shtruar, oxhaku nga zjarri kërciste

Asnjë nga ata se linin të bjerë fjala përdhe

Pritësit në mirëseardhje e kishin gojën ajkë

Nuk u mërzit e bezdis kurrë asnjë atje

Ardhësit i vinin jastëk fjalës, e goja mjaltë

Me lëvizje e vizita vaditej pema e jetës

U ngritën miqësi dhe krushqi nga shoqëria

Jetës i japin jetë, për hir të vërtetës

Miqësi dhe krushqi bekuar nga perëndia

Ja, qafa e Grabovës, më tej Varri i Plakës

Ky emër mban mbuluar legjendat e tija

T’i shpëtoje armikut prej zjarrit e flakës

Nuk mjaftonte forca, po duhej zgjuarsia

Ndërroi jetë plaka, lajmi fals mori dhenë

Me pasuri me teçele të sejcilt arkivoli plot

Futën  flori, argjend ku qene e nuk qenë

Sa arkivolin dhjet burra se ngrenë dot

Ditën e tretë sipas zakonit u kthyen aty

Me pasurinë e varrosur mushkat ngarkuan

Shikonin njëri tjetrin të qeshur drejt në sy

Pastaj të arrinin njerzit e tyre nxituan

Nga Moçalet e Grabovës prej së largu shikoj

Me sytë e mendjes, sa i madh e i bukur ai qytet

Dërstila, tabanë, karvanë zile këngë  dëgjoj

Gëlon pazari, sheshi me njerëz krahinash det

Nga Voskopoja vinë shumë karvanë ngarkuar

Për Manastir e Llëngë shikon të nisen të tjerë

Gëzojnë një ditë feste kristiane e shënuar

Ndaj në çdo kishë kambanat fillojnë të bjerë

Nisin kambanat e 26 kishat e Voskopojës

Tingujt shpërndahen e anë e mbanë venë

Përgjigjen menjëherë kambanat e Grabovës

Ushtojnë tingujt në manastir në Shënmërenë

Grabova fsheh brenda  plot ngjarje të rënda

Kumbarët e fesë tjetër e shpetuan prej flakës

Gojdhëna dhe tregime thesarë mbajnë brenda

Në urat, kishat çezmat deri te  varri i Plakës

Histori të trishtë mban qafa e Dushkut

Nga ajo qafë ato ditë të nxehta Qershori

Nuk erdhën shokë apo miq të krushkut

Por falanga vrasëse rreçat lufte e terrori

Plaçkitën, vranë e dogjën dhjetra shtëpi

Dhe pastaj ja mbathën siç bëjnë kusarët

Duke lënë mbrapa urrejtje trishtim dhe zi

Te ura e Moglicës e paguan “të mbarët”

Qafa e Shënepremtes1916 pret miq të rrallë

Themistoklinë, me shokë e luftëtarët arritën

Ata lanë gjurmë kudo që shkuan e vanë

Për shkollën vendosën, komunën ngritën

Gjatë dy luftrave qafat përcollën ushtri

Plasdarm lufte interesant Shënepremtja vet Asnjëherë njerzit e saj s’u zunë në befasi

Luftuan, vigjëluan qëndruan si u ka lezet

Nga qafat në vazhdimësi kaluar gëzimi

Me karvanë e korierë veç lajme të mira

Po rrallë aty ka kaluar dhe  trishtimi

Ndërruar jetë njerëz e trupa të ngrira

Njerzia kujton Bajramin e Ibrahimin e mirë

Në qafën e Sheënepremtes ndrruan jetën

Suferina e bora nisën atë ditë pa gëdhirë

Të dy nuk dihet se kujt ja lanë amanetin

Qafa e Shënepremtes është  dëshmitare

Të përcjëllë Enverin dalë nga rrethimi

E bënë në besë pa ju trembur syri fare

Në këto raste njihet besniku dhe trimi

Në këtë natyrë magjepse plot histori

Ka një legjendë çdo mal, fushë a liqen

Mes natyrës egër ky vend i shenjtë flori

Gjithëçka origjinale e bio na pëlqen

Nuk harrohet mendimi i të mençurit Gëte

E ka thënë për ne, nuk e ka pasur për vete

“Shkoni në vendet e huaja ashtu siç  jini

Dhe aty me siguri do të arrini të njihni

“Gjërat e mira që i ke

Në të shenjtin Atdhe”

Rinia jashtë u dyndën, punuan, bënë dhe gafa

Njohën gjithë punët gjuhën dhe gjërat atje

I  vlerësojnë mirë sot ato të bukura qafa

Kuptojnë sa i pasur qënka i shtrenjti Atdhe.

Shyqyri Fejzo Hamburg-Gjermani- Qershor 2024



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx