| E shtune, 22.06.2024, 06:50 PM |
Legjendat e Qafave të Shënpremtes
Nga
Shyqyri Fejzo
Ky
stadium natyror, me male rrethuar
Të
mrekullon verës e dimrit me borë
Valamare-Lenie
–Sogorë, bukur ngujuar
Komjani
si kon, i përshëndet me dorë.
Majat
e maleve atje kanë prekur retë,
Zhurmojnë
ujrat që vendin përshkojnë
Pamjet
magjepse aty si parajsa vetë
Pemët
mezhdat arat livadhet jeshilojnë
Qafat
e fshatit tim, me mistere jane veshur
Prej
andej gjithnjë ka hyrë e keqja dhe e mira.
Kalojnë
kufij, mesazhe ngado parreshtur
Hynë
e dalin miq, shprehen e këmbehen dëshira
Që
prej kohësh aty gëlon jeta njerzore e gjallë
Qafat
shërbyer e shërbejnë rryp transmesioni
Për
traditat, leksikun, këngën, vallen apo hallë
Numuruar
karvanë e krushq, me nuse sa të doni
Nga
tri krahina,Gora, Mokra, miq nga Opari
Nga
Devolli, Voskopoja miq të tillë priste
Jo
rrallë konaku me miq sqimatarë skrapari
Sofra
shtruar, oxhaku nga zjarri kërciste
Asnjë
nga ata se linin të bjerë fjala përdhe
Pritësit
në mirëseardhje e kishin gojën ajkë
Nuk
u mërzit e bezdis kurrë asnjë atje
Ardhësit
i vinin jastëk fjalës, e goja mjaltë
Me
lëvizje e vizita vaditej pema e jetës
U
ngritën miqësi dhe krushqi nga shoqëria
Jetës
i japin jetë, për hir të vërtetës
Miqësi
dhe krushqi bekuar nga perëndia
Ja,
qafa e Grabovës, më tej Varri i Plakës
Ky
emër mban mbuluar legjendat e tija
T’i
shpëtoje armikut prej zjarrit e flakës
Nuk
mjaftonte forca, po duhej zgjuarsia
Ndërroi
jetë plaka, lajmi fals mori dhenë
Me
pasuri me teçele të sejcilt arkivoli plot
Futën flori, argjend ku qene e nuk qenë
Sa
arkivolin dhjet burra se ngrenë dot
Ditën
e tretë sipas zakonit u kthyen aty
Me
pasurinë e varrosur mushkat ngarkuan
Shikonin
njëri tjetrin të qeshur drejt në sy
Pastaj
të arrinin njerzit e tyre nxituan
Nga
Moçalet e Grabovës prej së largu shikoj
Me
sytë e mendjes, sa i madh e i bukur ai qytet
Dërstila,
tabanë, karvanë zile këngë dëgjoj
Gëlon
pazari, sheshi me njerëz krahinash det
Nga
Voskopoja vinë shumë karvanë ngarkuar
Për
Manastir e Llëngë shikon të nisen të tjerë
Gëzojnë
një ditë feste kristiane e shënuar
Ndaj
në çdo kishë kambanat fillojnë të bjerë
Nisin
kambanat e 26 kishat e Voskopojës
Tingujt
shpërndahen e anë e mbanë venë
Përgjigjen
menjëherë kambanat e Grabovës
Ushtojnë
tingujt në manastir në Shënmërenë
Grabova
fsheh brenda plot ngjarje të rënda
Kumbarët
e fesë tjetër e shpetuan prej flakës
Gojdhëna
dhe tregime thesarë mbajnë brenda
Në
urat, kishat çezmat deri te varri i
Plakës
Histori
të trishtë mban qafa e Dushkut
Nga
ajo qafë ato ditë të nxehta Qershori
Nuk
erdhën shokë apo miq të krushkut
Por
falanga vrasëse rreçat lufte e terrori
Plaçkitën,
vranë e dogjën dhjetra shtëpi
Dhe
pastaj ja mbathën siç bëjnë kusarët
Duke
lënë mbrapa urrejtje trishtim dhe zi
Te
ura e Moglicës e paguan “të mbarët”
Qafa
e Shënepremtes1916 pret miq të rrallë
Themistoklinë,
me shokë e luftëtarët arritën
Ata
lanë gjurmë kudo që shkuan e vanë
Për
shkollën vendosën, komunën ngritën
Gjatë
dy luftrave qafat përcollën ushtri
Plasdarm
lufte interesant Shënepremtja vet Asnjëherë njerzit e saj s’u zunë në befasi
Luftuan,
vigjëluan qëndruan si u ka lezet
Nga
qafat në vazhdimësi kaluar gëzimi
Me
karvanë e korierë veç lajme të mira
Po
rrallë aty ka kaluar dhe trishtimi
Ndërruar
jetë njerëz e trupa të ngrira
Njerzia
kujton Bajramin e Ibrahimin e mirë
Në
qafën e Sheënepremtes ndrruan jetën
Suferina
e bora nisën atë ditë pa gëdhirë
Të
dy nuk dihet se kujt ja lanë amanetin
Qafa
e Shënepremtes është dëshmitare
Të
përcjëllë Enverin dalë nga rrethimi
E
bënë në besë pa ju trembur syri fare
Në
këto raste njihet besniku dhe trimi
Në
këtë natyrë magjepse plot histori
Ka
një legjendë çdo mal, fushë a liqen
Mes
natyrës egër ky vend i shenjtë flori
Gjithëçka
origjinale e bio na pëlqen
Nuk
harrohet mendimi i të mençurit Gëte
E
ka thënë për ne, nuk e ka pasur për vete
“Shkoni
në vendet e huaja ashtu siç jini
Dhe
aty me siguri do të arrini të njihni
“Gjërat
e mira që i ke
Në
të shenjtin Atdhe”
Rinia
jashtë u dyndën, punuan, bënë dhe gafa
Njohën
gjithë punët gjuhën dhe gjërat atje
I vlerësojnë mirë sot ato të bukura qafa
Kuptojnë
sa i pasur qënka i shtrenjti Atdhe.
Shyqyri Fejzo Hamburg-Gjermani- Qershor 2024