| E shtune, 22.06.2024, 06:57 PM |
MOHIMI I HISTORISË SË PËRBASHKËT FQINJËSORE SHQIPTARO- SERBOMALAZEZE, FOBI E PRAVOSLLAVES SERBE (8)
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, GJENDJA PAS
KONGRESIT TË BERLINIT
5. KONFRONTIMI I LIDHJES ME PRESIONE TE
KOMBINUARA TURKO/FUQI TË MËDHA DHE SHUARJA E SAJ
PAS NDESHJEVE TË PËRGJAKSHME ME FORCAT TURKE
NGA DR.
NUHI VESELAJ
Hyrje
Meqë Mali i Zi nuk mundi me pushtue
me forca të veta ushtarake, së pari Plavë e Guci, e pastaj as Hot e Grudë, kryesisht terrene
malore, Fuqitë e Mëdha
vendosen që Malit të Zi me i falë tokë shqiptare më të përshtatshnme, ku mund të
intervenohej më lehtë ndërkombëtarisht dhe tashti me propozimin e Anglisë dhe të Austrohungarisë u vendos që Malit të Zi me ia dhënë Ulqinin
me rrethinë deri në rrjedhën
e lumit Buna. Mali i Zi, më 28
qershor 1880 këtë zgjidhje e
pranoi me kënaqësi, së bashku me Rusinë,
e cila me këtë e fitonte një port të
rëndësishëm në Adriatik në emër të aleat-satelitit të vet më besnik, siç ishte Mali i Zi. Ndërkaq Turqia ngurroi, por kësaj radhe Fuqitë e
Mëdha arsyetimin nga Porta e Lartë se vendasit do ta kundërshtonin, nuk e
përfillen fare. Madje aq më keq, jo vetëm nuk e përfillen, por duke e kursyer
Malin e Zi nga përpjekja e saj ushtarake, me note kolektive e obliguan Turqinë
që ajo vetë t’i largonte pengestarët dhe patjetër Ulqinin me rrethinë, pa
zvarritje t’ia dorëzojë Malit të Zi, përndryshe iu kërrcënuan se do t’ia
bllokonin Stambollin dhe do t’ia
merrnin Izmirin.
Porta
e Lartë e kuptoi seriozitein e çështjes dhe siç do të mësojmë, mori masat për
zgjidhjen e kësaj çështjeje githsesi në kurriz të miletin arnaut, çështje
kjo që nuk do të jetë e lehtë dhe pa pasoja shumë të rënda për Lidhjen
e vetë Turqinë. Ne, në këtë
kompleks çështjesh në këtë pjesë
punimi lëndën e kemi shtjelluar në këta pesë nënkrerë:
Presioni i koordinuar turko/fuqi të mëdha kundër Lidhjes.
Dy konceptet
rreth kompetencës politiko-ushtarake të Lidhjes, Leje–porosia e Sulltanit dhe Platforma vetjake.
Tatëpjeta
e Lidhjes: Kuvendi i Dibrës, Fuqitë e Mëdha e Dërvish Pasha, Ndeshja turko-Lidhje
dhe Dorëzimi i Ulqinit.
Padrejtësia e Fuqive të Mëdha dhe ofensiva Dërvish
e Pashës për shuarjen e Lidhjes,
vetëvrasje për vetë Portën dhe
Platforma e Lidhjes, amanet për brezat e ardhshëm të shqiptarisë. Po i trajtojmë shkurtimisht sipas radhës.
I) FORCAT
E LIDHJES NËN PRESIONIN E KOORDINUAR: TURKO
/FUQI TË MËDHA, RIZA PASHA E
DEMOSTRIMET NAVALE
Për me kuptue më lehtë lëndën
pe e shtjelllojmë në disa pika:
E para, me të marrë lajmin për këtë manipulim, ulqinakët
me në krye kren-luftëtarët:
Haxhi Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Os Bilalli e të tjerë, reaguan kundër dhe paten përkrahje nga Shkodra si qendër vilajeti e ne veçanti u përkrahen nga Roja Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit -Dega Shkodër. Pa humbur kohë nëpërmjet Komitetit Ndërkrahinor të kryesuar nga krenë e luftëtarë në zë, ndë të cilët po përmendim dy sokolat: Hodo Beg Sokoli, i shkodran dhe Isuf Agë Sokoli, edhe ky i shkodran, por që mbahej si ulqinak, bënë mobilizimin ushtarak për mbrojtjen e Ulqinit, rrinin në gatishmeri, kur forcat turke të largohen ata me i zënë ato pozita. Gjithsesi ishin të gatshëm me luftue me Malin e Zi e kushdo qoftë, që Ulqini me rrethinë mos me u nda nga tërësia e botës shqiptare.
E
dyta, Fuqitë e Madha, ishin në dijeni për këtë rezistencë dhe per këtë e
mbiforcuan presionin ndaj Portës së Lartë, më 3 gusht 1880, i dërguan notë
tjetër kolektive Sulltanit me kërkesë që të menjanonin pengestarët dhe Ulqinin me rrethinë t’ia dorëzonin pa zvarritje Malit të Zi.
E treta, Porta e Lartë u detyrua që për këtë qëllim me dërgue Riza Pashën nga Stambolli
me 3000 ushtarë aziatikë si përforcim të atyre zyrtarë që ndodheshin në Ulqin,
në kazermat e Shkodrës e të Tuzit e gjithandej. Dhe vërtet si arriti në Shkodër më 19 gusht, Riza Pasha, së pari u përpoq të merrej vesh me Komitetin
Ndërkrahinor të Lidhjes, por nuk pati sukses. Më 22 gusht mori masa
administrative: Shpalli shtetrrethim, dhe u përpoq të ndalonte veprimtarinë e
Komitetit, përsëri nuk pati sukses. Pasi nuk mund të zbatonte masat pa
gjakderdhje, andaj u detyrua mos me u ngutë.
E katërta, megjithatë, Riza Pasha më 24 gusht 1880 me urdhër qeverie, kishte nisur ushtrinë nga Shkodra drejt Ulqinit që atje ta zgjidhte situatën, por posa iu afrua Ulqinit, forcat e shumta të Rojës Kombëtare të Lidhjes të drejtuara nga Myhtar Agë Reçi e detyrojnë të kthehej. E pesta, më 1-4 shtatot 1880, të gjashtë Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Italia, Austrohungaria, Gjermania, e Rusia), të pandara, bënë demontrime navale të flotave të tyre në tentim friksim-pushtimi të Ulqinit, aktivizuan 20 karrocata, dhe disa anije të vogla lufte. Forcat e Lidhjes si reaksion morën kontrollën në qytet dhe zunë pozicionet edhe kundër tyre, ashtu si edhe kundër forcave të Riza Pashës dhe kuptohet qëndronin në pritë të parapërgatitur kundrejt atyre malazeze.
E
gjashta, Fuqitë e Mëdha vazhdonin presionin, në dy fronte me manovrime-
demonstrime navale, por edhe kundër Portës së Lartë, madje më 4 shtator caktuan
3 ditë afat për doredhe ëzimin e Ulqinit, përndryshe
priteshin sulmet nga flotat. Forcat vullnetare të Lidhjes, të përkrahura nga
qytetarët edhe tani qëndronin të patundura që thuhet se numronin mbi 6000 vetë.
E shtata,
më 7-8 shtator 1880 Riza Pasha me 17 batalione
ushtarë u nis nga Shkodra
për Ulqin. Disa mija forca të Isuf Sokolit e ndalin të Kodra e Kuqe dhe
e detyrojnë me u kthye.
E
teta, më 20 shtator Flotat e Fuqive të Mëdha levizën trupa të tjerë drejt
Ujrave të Ulqinit, bënin presion po nuk sulmuan, ndërkaq edhe tashti mbrojtja i Ulqinit nuk u tund.
E
nënta, kur, më 29 shtator Riza Pasha me urdhër nga Baza (Sulltania) shpërndau Komitetin Ndërkrahinor dhe filloi ndonjë
arrestim, të nesërmen, më 30 shtator, Dega e Lidhjes i dha përgjigje-ultmatum se nuk e njeh atë dhe nëse nuk vepron
në harmoni me Komitetin
Ndërkrahinor –Shkodër, mund ta largojë së andejmi atë dhe ushtrinë e tij.
Kjo ishte mosnjohje totale, shpallje armiqësie. Por në të vërtetë, njëherazi
kishim të bënim me luftë kompetencash (në kuadër
të të njëjtit shtet) që normalisht duhej
verifikim nga Perandori si shef i shtetit,
i cili sërbente edhe si arbitrtazh. Momentalisht forcat e Komitetit Ndërkrahinor kishin përparësi edhe numerike edhe
morale, dhe ishin të organizuara në atë mënyrë që mund të përdornin forcën edhe
kundër ushtrisë zyrtare të Portës së Lartë.
E dhjeta, duke parë këtë gjendje tejet të acaruar, kur një kushtrim i Lidhjes mund të sillte mija e mija vullnetarë nga katër vilajetet, Fuqitë e Mëdha, ndërruan taktikë, filluan të bisedonin drejtpërdrejtë edhe me krenë e ushtarakë të Lidhjes. Për këtë u angazhuan konsujt e akredituar në Shkodër, të cilët për qetësimin e situatës përdornin demagogji. Gjithsesi mbanin anën e Qeverisë turke. Tashti njëherazi u shtrua edhe çështja verifikim-sqarimit të kompetencave të këtyre dy forcave ushtarake ekzistuese brenda Shqiprisë së Turqisë, ajo e Riza Pashës, përfaqësuese e shtetit të njohur botërisht dhe forca e Lidhjes, e cila, qysh para mbajtjes së Kungresit të Berlinit, ishte formuar me lejen e Sulltanit, dhe nuk kishte kërkuar verifikim, por ishte përformëzuar me hartimin e Platformës vetjake dhe mbahej nën hijen e Komitetit Shqiptar të Stambollit, dhe tashti afro tri vjet kishte organet e veta me të cilat vepronte me sukses.
E njëmbëdhjeta, kështu kishim të bënim me dy forca legale brenda shtetit turrk, që secila gjykonte sipas të drejtës së vet. Po cilat ishin ato të drejta formale e të vërteta e që i bashkonin dhe i dallonin, këto dy forca? Përkatësisht tërë çështja, pritej të sqarohej në një kuvend të përgjithshëm të Lidhjes, me delegatë të të dy rrymave: përkrahës të vijes shtetërore dhe vijes së Lidhjes që mbronte tërësinë shtetërore të tokës shqiptare që përkrahej nga populli. Sidoqoftë, kuvendi i Lidhjes u caktua të mbahej në Dibër.
II. RRETH DY KONCEPTEVE PËR KOMPETENCËN POLITIKO
- USHTARAKE TË LIDHJES
SHQIPTARE TË PRIZRENIT
Është
e vërtetë se nga gjysma e parë e shekullit 19 te shqiptarët pa dallim feje,
fillojnë me depërtue dhe me u përqafue si reflese: ide të Rilindjes
kombëtare, por që njëherazi ishte një
fazë periudhe që një pjesë jo e vogël e popullit vazhdonte të rrëshqiste
përfundimisht drejt shkombëtarizimit që joshej në mënyrë të organizuar nga
autoqefalitë ortodokse, qoftë nga sllavët, qoftë nga grekët, por njëherazi
ishte aktive propaganda sunite për turqizimin e muslimanëve shqiptarë në
turq-osmalli. Por për fat, jo vetëm për arsye të rrezeve të Rilindjes, por edhe
për arsye të traditës jetësore përafruese fisnore kanunore, katolikë e
muslimanë nga veriu, po edhe ortodokse
muslimane nga e mesmja e jugu i përbashkoi gjuha shqipe, gjuhë kjo
që ishte gjuhë ligjërimore e popullit shumcë
në Ballkan, por josakrale dhe si e tillë rrezikohej, kur rrezikoheshin edhe elemente të shtetit turk nga shtetet
e reja ortodokse. Atëherë Sulltani
për interesa shtetërore lejoi formimn e Komitetit Shqiptar të Stambollit, me kompetenca, si me thënë, të
një shoqate kulturo-politike të një natyre të veçantë.
Sidoqë
të ketë qenë, me këtë njoftojmë lexuesin se këtu qëndron ajo leje-njohja fillestare formale e kombit
shqiptarnga Sulltani që u shfrytëzua nga rilindësit tanë. Mirëpo ndërkohë pas
debaklit që pësoi Turqia në Luftë me Rusinë, kur sulltan Abdyl Hamiti II, u
detyrua nga halli të nënshkruante Traktatin e Shën Stefanit, atij iu kujtua Komiteti Shqiptar i Stambollit, që nëpërmjet tij të inicojë
formimin e një organi
të veçntë politiko-ushtarak, nga i
cili këtkonte të protestonte kundër atij Traktati, ngase nga ai Traktat
këshin pësuar kryesisht tokat shqiptare, por e dhe
rrezikoheshin ende të tjera nga pushtimi sipas tij pikërisht tokat e populluara me shqiptarë, prandaj
ftoi disa intelektualë shqiptarë si: Muderriz Ymer Prizrenin,
Iliaz Pashë Dibrën, Abdyl Frashërin
, Ahmet Koronicën e të tjerë dhe ua kumtoi nismën që
u kuptua si një Leje-porosi për
formimin e një organt poilitiko-ushtarak,
i cili u pranua me entuziazëm nga intelektualët tanë ky Ittifak që u shqipërua
Lidhje (Lidhje Shqiptare), e cila
20 qershor 1878 do të shpallet si
organ politioko ushtarak zyrtarisht i
lejueshëm, e quajtur Lidhja Shqiptare e
Prizrenit, apo jo?!
Këtu, pra lexues i nderuar, del në dukje dhe zë fill çështja e dy opsioneve apo e dy koncepteve: Leje-porosia e Sulltanitme gojë e me shkrim dhe në anën tjetër Mendimi i themeluesve.
Së këtejmi,
në vijim, po përpiqemi të sqarojmë këto dy koncepte:
së pari, LejePorosinë që e quajmë edhe si Kërkesë-porosi nga Sulltani
që del e formuluar mjaf me sherr dhe
së dyti, Platformë-programin e hartuar dhe të realizuar guximtarisht nga themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kërkesë-porosia e Sulltanit dhe të përcaktuarit e saj në klauzulë
të Kararnames - si projekt-program
Sulltani
e dinte cilët janë, cilës kombësi i takonin dhe tokat e kujt ishin pushtuar apo
edhe atakoheshin, por detyrë-porosinë me shkrim ua dha me sherr: Të formonin organin politiko-ushtarak dhe të protestonin, jo si shqiptar (ngase nuk njiheshin nga ndërekombëtarët), por si si popull musliman, siç ishin
edhe edhe boshnjakët e sanxhaklijtë,
qqë edhe tokat e tyre kishin pësuar. Por sipas Leje-porosisë me gojë kryesisht, gjë që është me rëndësi të dihet,
themeluesit e organit politiko-ushtarak, fillimisht ishin të lire të protestonin dhe të shprehnin pakënaqësi
në njëfarë mënyre edhe kunder Sulltanisë
e vetë Sulltanit dhe Qeverisë turko- osmane pse kishte nënshkruar humbjen e
tokave të tyre. Sulltani madje lidhur me këtë kishte porositur pushtetarët e komandantët e ushtrisë së rregullt, në trevat e caktuara Kosovë,
Shkoder e gjithandej që mos të pengonin veprimtarinë dhe demontrimet e themelues-organizuesve të
këtij organipolitiko-ushtarak, që prej nesh në këtë punim quhet vetëm Lidhje. Mirëpo, siç e kemi cekur, sipas
pikë-neneve të Kararnames qëllimi
ishte të demonstrohetj për zhbërjen apo anulimin e plotë të atij
Traktati dhe gjendja të kthehej siç kishte qenë para asaj katastrofe (!!!), ku nënkuptonte kthimi
i gjendjes para pushtimit
edhe të tokave shqiptare (muslimane) nga Serbia, Mali i Zi e Bullgaria!, por njëherazi po në
Kararname theksohet se nëse nuk kthehen tokat e pushtuara, duhet me i çlirue me
grykën e pushkës. Njëherazi, themeluesit e Lidhjes zotoheshin se do t’i jenë
lojal
për jetë Sulltanit, andaj nuk njihnin
qeveri tjetër pos atë të Padishahut. E bollduam me qëllim, këtë kundërthnë paraduks, sepse në të vërtetë në këtë zotim
si dokument do të gjejnë arsyetim delegatët e moderuar në
Kuvendin e Dibrës për të vepruar
sipas urdhër-kërkesës së Sulltanit.
Ne
nuk dimë se çfarë ka biseduar individualisht Sulltani me personalitetet: Ymer
Prizreni, Iljaz Pashë Dibra, Ahmet Korronica, Abdyl Frashëri, që ishte në krye
Komiteti Shqiptar të Stambollit e të tjerë, kur u dha kërkesë-porosinë për formimin e Lidhjes si organ
poitiko-ushtarak para mbajtjes së Kungresit të Berlinit, por e dime atë që
ishte cekur nga themeluesit se “Po formojnë
këtë organ politiko-ushtarak të pavarur nga ai shtetëror, dhe kërkohet që asnjnëri
të mos përzihet në punët
e njeri tjetrit”, por dime gfikthashtu çka ishte shkruar në pike-nenet e para të
Kararnames (projekt programit) si
dhe për shtojcë- përplotësimet që iu bënë ndërkohë nga themeluesit.
Sidoqoftë, Platformën e Lidhjes së Prizrenit që po paraqitim në vjim, lusim lexuesit e nderuar ta lexojnë me vemendje të zgjuar.
Platforma guximtarishte e themeluesve të
Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit
Së këtejmi, po themi me plotgojë që themeluesit e Lidhjes sa kishin fuqi ditunore atdhetarie, mjerisht nuk kishin fuqi pushtetore, por sido që të ketë qenë ata shfrytëzuan atë leje-porosi nga sovrani si një organi politiko-ushtarak, në emër të të cilit i dëshmojnë këta tre dokumenta: Petecionin drejtuarQeverisë së Portës së Lartë dhe Kongresit të Berlinit, pastaj Kararnamen (programin e punës) dhe njëherazi miratuan të drejtën e Talimatit, të shkruarit e urdhëresave për shërbime të të caktuara. Mirëpo në kuvend-vazhdimin e radhës më 21 dhe 22 qershor 1878. ku marrin pjesë edhe delegatët e Shkodrës, riformuluan dhe shtuan vetë nene me përmbajtje në interes të shqiptarisë. Kështu Platforma i spastrohet nga mjegullia turkofetare e polikoshtetërore e Portës së Lartë, ku program-platforma e Lidhjes merr orienim-veprimi të qartë me n jyrim kombëtarie dhe këtë na tregon më së miri Sami Fashëri më 27 shtator 1878, përmes gazetës së tij turqisht, që nënkuptohet se pos tjerash Platforma e Lidhjes në përbërjen e saj kishte përfshirë edhe këto pesë pika si kërkesa kyçe të përdëshirueshmes shqiptari:
Bashkimi i tokave shqiptare, nga katër vilajete
në një vilajet të përbashkuar.
Admanistrata të mbahet me nëpunës që dinë shqipen.
Parashihet të mbahet, dy here në vit, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare.
Gjuha e shkollës parësorisht të jetë shqipja,
por edhe turqishtja
si gjuhë shtetërore
dhe
Të krijohej
një milici (ushtri) shqiptare për tërë territorin e Vilajetit të
përbashkuar, forcë kjo dikush e
quajti Rojë Kombëtare (ushtri) që si
term, edhe në qoftë i përdëshbiruar, e quajmë të qëlluar për me përdorë në
kontekst.
Së
këtejmi, lexues i nderuar, nuk ishin
vetë këto pika në përmbajtje të Platformës, po edhe ky fakt flet mjaft që para
afro 150 (146) vitesh Lidhja, përkatësisht komunitetit shqiptar kishte arritur
me ravijëzue shtet-atdhe,një gjuhë
administrative e shkollore, një kryeqytet, një legjislacion, një ushtri, dhe gjë është me shumë rëndëssi që ato ishin hartuar
nga vetë themeluesit shqiptarë të Lidhjes, por pakashumë për një përdëshirim të tillë ishte
në dijeni edhe Sulltania, kabineti i tij i ngushtë,
të informuar nga miq e armiq. Zakonisht me sherr e informonin
dhe dezinformonin qarqet e shteteve ortodokse fqinje, apo jo?!
Sidoqoftë, Platforma
si kararname, në versionin
e parë, u paraqit dhe u miratua
tri ditë pa filluar punën
Kongresi i Bërlinit, por u përplotësua pas atij Kongresi, jo formalisht sipas
respektimit të organeve të legjislacionit përkatës, të asaj kohe, ku respektohej:
Sulltani si personalitet, me pushtet absolut
e me Sulltaninë, kabinetin e tij.
Feja islame (Din e Imani), si ideologji fetare, por i shërbente Sulltanisë ashtu
si edhe organet e feve të tjera.
Vatani (Atdheu), vatan konsiderohej mbarë territori i Perandorisë Osmane,
ku njihej pushteti i
sulltanit dhe paguheshin taksa nga popullatat.
Devleti (Shteti e pushteti). ku Parlamenti, Ushtria,
Qeveria, ishin nën urdhërin a pushtetit absolut të Sulltanit, sipas motos: Zoti
në qiell Sulltani në tokë!
Të shohim tani, si u reflektuan, u kuptuan dhe u realizuan këto katër rregull- parime nga Lidhja që ishin karateristikave të përgjithhme të Perandoroisë Osmane që në këtë kontekst e përgjithshmja e prekur ashtu quhet edge nga Lidhja, por që ka të veçantat e veta, apo jo?!
Rreth karkateristikave të përgjithshme të Platformës së Lidhjes
E para, grupi
hartues-plotësues i Platformës së Lidhjes nuk preku fare në kompetencat e
Sulltanit, por kërkohej leje prej tij me pranue një autonomi politike nën
sisuveritetin e tij, siç e paten pranuar
Serbia Mali i Zi, mbase edhe Greqia,
Rumania e Bullgaria. Për këtë Lidhja ishite në
pritje.
E dyta, ideofetarisht për Lidhjen ishte e përqafueshme dhe e pranueshme shprehja: Feja e shqiptarit asht Shqiptaria, që nënkuptohet, se Lidhja e populli shqiptar nuk ishte i pa fe, por Zoti i Shqiptarisë bashkonte e nuk i ndante urrejtësish besimet e besimtarët, siç ndodhte në vende e popuj të tjerë, sidomos te shtetet fqinje ortodokse. Së këndejmi koncepti i Zotit te shqiptarët (qoftë musliman, katolik apo ortodoks) del në funksion përbashkues, gërshetuar kombëtarisht me gjuhën shqipe, njerëzishmërinë e traditën e përbashkët, sipas motos: Fe që Zotynë e bekon, Shqiptaria feja jonë, por që nuk e mohon asnjë besim, madje te secili besimtar i cilësdo fe, fjala shqipe Zot del si fjalë-koncept bazë për secilin, apo jo?!
E treta, sa i përket Vatanit (Atdheut) Lidhja atdhe të vetin
nuk e konsideronte tërë territorin e Prandorisë Osmane, po vetëm tokat
shqiptare, të katër vilaljetet që i knceptonte të shkrira në NJË - të vetëm të përbashkuar, andaj kërkonte nga Sulltani ta
zyrtarizonte këtë.
E katërta, në një pike të Platformë
shënohet qartë kur ishte fjala te Devleti
(shteti e pushteti) Lidhja merr mbi vete formimin e një
shteti
shqiptar nga bashhkimi i katër vilajeteve, dhe Sanxhbakun e Pazarit
të Ri, kufijt e të cilit zotohet
t’i mbrojë, por njëherazi pranonte
njëfar sisuveniteti të Sulltanit të shtrirë mbi të, por jo Qeverinë e
Portës së Larte për gjithçka.
Rreth disa karateristikave të veçanta
Përveç katër
pikave të përgjithshme tashti po i cekim edhe disa nga të veçantat
e Lidhjes të përfshira
guximtarisht në Platformën e saj:
E para, koncepti i përkufizimit
të territorrit sidomos i trevave anësore të pushtuara si nga veriu(Nishi), si
nga jugu (Arta)që nga Lidhja , si atdhe-vatan përkufizohen qartë. Sa për i ilustrim po marr dy shenbuj të njohur nga historia jonë:
N’Kushumli, Nish der’ n’ Pirot
Kemi derdhë shumë gjak e lot;
Që vendi t’parëve mos me u harrue Familjet emnat n’ballë i kanë shkrue! Sot vlojnë shumë kujtime truqe-truqe, Jo, mos t’ harrohet as Mell-Molla Kuqe!
Përkatësisht:
Qysh prej Tivari, n’Artë e n’Prevezë, Gjthkund lëshon Dielli vap e rrez’, Asht toka jonë, prind‘t na kanë lanë Kush mos t’na preki se desin t’tanë! …
E dyta, përkufizohet shteti i Lidhjes
ndaj shtetit të Perandorisë, sepse Lidhja zotohej
të mbrojë vetëmn tërësinë toksore të të katër vilateve të shkrira në një
atdhe-vatan Shqipninë etnike dhe njëherazi të luftojë për çlirimin vetëm të
tokave shqiptare të pushtuara.
E treta, grupi punues që në
mbledhjet e para si organ politiko-ushtarak i Lidhjes i dha konturat e shtetit:
Kuvendi i përgjithsëm zgjodhi kryetarin, zgjodhi katër siministri ose tri
komisione a komitete: për punë të jashme, për punë brendshme qytetare dhe
Komitetin për buxhet e përkukjdesje për ushtrinë. Për mbarëvajtje e
konsolidimikn të tërë kësaj pune, veç zëvendësve, përkatësisht grupeve
punonjëse, e mbikëqyrte e përkujdesej qeveria me kryetarin Ymer Prizreni.
E katërta, ndëkohë u caktuan edhe komisionet për propagandë e gjuhë të shkollës e të administratës. U dalluan në këtë drejtim Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto, Vaso Pasha e të tjerë. Në këtë drejtim u bënë përpjekje nga intelektualët, përtej së papriturës që për atë kohë, sollën rezultate, si: alfabeti, abetarja, gramatika, fletushka e gazetae, deri edhe libra shqip që, edhe pse të ndaluara, nuk do të kenë të ndalur, qoftë në diasporë, qoftë në vend.
E pesta, kishte rëndësi
administrative politike e pushtetore sidomos caktimi i shtabeve të
milicisë dhe atyre ushtarake, ndarja e komandaturave nga naltë poshtë.
Funksiononte Komiteti Qendror i Rojës kombëtare dhe Komitetet Ndërkrahinore U
bë edhe caktimi i komandantëve professionalë dhe popullorë, pastaj u emnuan
komandues-përgjegjës të lokaliteteve, fiseve, bajraktarllëqeve, grupeve. Ndërkaq,
të gjitha këto veprimtari, në funksion shteti, mbikqyreshin nga Muderriz Ymer Prizrenin, i cili faktikisht ishte kryetar qeverie
në detyrë, i cili më vonë edhe do të zbulohet. Do të shpallet botërisht si Kryetar i qeverise së
Lidhjes, kur pushtetin e Sulltanit keqpërdorej nga uzurpuesusi shqiptarofob
Dërvish Pasha.
E gjashta, nuk dimë me kë ishte konsultuar, por mesa lexova,
faktikisht Ymer Prizreni përveç që kujdesej përkonsolidim-koordinimin e të gjitha këtyre punëve të komiteteve, ai ishte kujdesur në
mënyrë të veçantë për armatimin e Rojës
Kombëtare të të gjitha niveleve, andaj cakton tatimim, jo veç për
adminitratë, por edhe për ushtri e milici. Së këtejmi, ishte meritë e tij që
armatimi i Rojës Kombtare të bëhej, me hir e me pahir, nga depot e ushtrisë
shtetërore, madje shikohet mundësia që për depot ushtarake të veçanta,
përkujdesjen ta merrte për sipër vetë ushtria e Lidhjes.
E shtata, quaj veprim të rëndësishëm
ndërlidhje e Toskërisë me Gegninë, ku veç vëllezërve Frashëri lindi dhe vazhdoi traditën
një brez i tërë gegë-toskësh e toskë-gegësh të një
ideali. Është interesant që në asnjë rast nuk paraqiste problem çështja e dailektit,
apo e besimit fetar. Për këtë rol të pazëvendësueshëm patën luajtur
edhe klerikël e lartë me kujlturë: muslimanë, katolikë, ortodoksë dhe ajo
engjëllore, qoftë nga diaspora, qoftë të të katër vilajeteve.
E teta, po e spikasim pikën e
solidarizimint, përkatësiht të edukim-flijimit, për çdo pëllamb toke shqiptare.
Ishte i mahnitshëm tubimi me shpjetësi i vullnetarëve në çdo thirrje-
kushtrimi, per derisa u gëlltit fara e përçarjes nga armiqtë.
E nënta, për mendimin tonë është
me inters të ripërmendet e vërteta që Lidhja sipas Platformës parashihte që
viset e okupuara nga Serbia, Mali i Zi, nënkupto edhe nga Greqia e Bullgaria, të çlirohen me forcat e veta. Kjo ishte arsyeja
pse Lidhja nuk e njihte paqen të lidhujr
nga Turqia, gjë që sipas
saj mbetej çështje
të hapur që kërkohej ridiskutim mes palësh. Me thënë
të drejtën këtë risdiskutim si atëherë si sot e pengonte e vërteta
seautoqefalitë ortodokse përkatëse serbe e greke me naciocionalizmat e tyre
kishin arritur që disa klerikëve të lartë ortodoks shqiptarë t’ua shuanin
kujtesën etniko-historike shqiptare, apo jo?!
Të
gjitha këto pika të Platformës ishin punë mendjeje të aktivistëve intelektualë
të Lidhjes të sendërtuiara në praktikë, Kjo tregojnë ngritje
të intelengjies kombëtare
të shqiptarëve si popull i
arrirë kombëtarishst, ql ngha mesi i shek 19,
por mjerisht nuk pati përkrahje nga asnjë fuqi e madhe e kohës.
Pikërisht për këto veprime të guximshme që pati marrë Lidhja në të mirë të çështjes shqiptare po që nuk ishin në koordinim e harmoni me legjislacionin e Qeverisë së Portë së Lartë dhe për shkak të mohimit apo paqartësisë së Sulltanit do të shfrytëzohen nga forcat destruktive për përçarjen e unitetit të forcës së Lidhjes, pikërisht gjatë e pas Kuvendit të Dibrës.
III. KUVENDI
I DIBRËS, E TATËPJETA E LIDHJES
Këtu do të shtjellohen dy tema:
Kuvendi i Dibrës, fillimi i tatëpjetës së Lidhjes,
Dalja në skenë e Dërvish Pashës, mister-personazh, dhe veprimet antiLidhje të tij.
Kuvendi i Dibrës fillimi
i tatëpjetës së Lidhjes
Pas
30 shtatorit 1880 , kur Riza Pasha,
mori përgjigje ultimative nga Dega e
Lidhjes - Shkodër se nëse nuk vepron në harmoni me Komitetin Ndërkrahinor, si
rrjedhojë do ta ketë mosnjohjen si pushtet dhe si i tillë mund të dëbohet
jashtë ai dhe ushtria e tij. Në këtë situate tejet të tensionuar, si ndërmjetës
për qetësimin e saj intervenuan konsujt e Fuqive
të Mëdha të akredituar në Shkodër,
por në arsyetim mbanin anën e Pashës. Për një kohë vetvetiu zgjidhja
u pezullua, por demonstrimet navale të flotave
vazhdonin.Tashti doli sheshazi
çështja e të drejtës
së kompetencave. Në të vërtetë me rastin e formimit të Lidhjes në si organ
politiko-ushtarak, siç e kemi cekur, ishte kusht që qeveria e shtetit mos të përzihet
në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët organeve të shtetit (!!!). Mentelë të tjera arbitrazhin do ta ndajë Padishahu, Sulltania. Nuk dimë
Sulltani a e kishte miratuar kushtin e Lidhjes apo jo, por dihet se deri te ky
rast, ushtria e shtetit nuk ka interevenuar kundër ushtrise së Lidhjes.
Gjithnonë gjente ndonjë arsyetim. Ishte kjo politikë dhelpnake e Sulltanit, apo
jo, nuk dime në hollësi, por diçka dinin ndërkombëtarët që i shtonin
trysni deri kanosje
Portës. Në anën tjetër Lidhja
asnjëherë nuk e ka
mohuar epraninë e Sulltanit, prandaj
për rastin, cili do të jetë veprimi
Sulltanit po e marrim me mend, varet nga pushtetshmëria e tij.
Mesa dukej Sulltani, pushteti i tij varej nga Fuqitë e Mëdha, ndër të cilat për
Rastin e Ulqinit fjalën kryesore e
kishte Rusia, ngase tërë ky proces, ishte vërtetvetëm në interesin saj, të
satelitit të saj
Sidoqoftë,pas sorollatjes dyjavore, më 20 tetor 1880 u mbajt
Kuvendi i Lidhjes
në Dibër, më 23-24 tetor 1880, i kryesuar
nga Iliaz Pashë Dibra. Mbase është menduar
për ndonjë sukses në
të mirë të Lidhjes, siç konstatohet pa të drejtë
nga studiuesit në ndonjë shkrim
historiografik Ndërkaq sa i përket temës
rreth mbrojtjes së kompetencës së Lidhjes nga ky Kuvend
nuk do të dale asnjë e mirë. Uniteti rreth veprimeve të guximshme të
Lidhjes sipas Platformës u vu në luhajë. Dhe ky degradim shihet që nga të
shtruarit amator të pikave të shqyrtimit që ne po i shënojmë ashtu pak edhe më
të bastardhuara, me pikëpyetëse e çuditëse në fund:
1 A të mbrohet
me armë Ulqini,
si tokë shqiptare, apo jo?!
Të lutet Sulltani të
lejojë që katër Vilajetet të përbashohen në një të vetëm, e ai të pagëzohet, si
Atdhe i shqiptarëve, apo jo?!
Të pyetet
Padishahu a ka nevojë të formohet qeveri
e re për Lidhjen shqiptare apo jo,
kur Fuqitë e Mëdha dhe vetë Porta e kishin në shënjeshtër, apo jo?!
Për
medimin tone, kur kemi parasysh faktin se Lidhja vërtet ishte formuar me leje-
kërkesën e Sulltanit, por gjatë veprimtarisë së saj të gjallë mbi dy vjet
e gjysmë kishte vepruar kryenvete, sipas Platformës së saj të paverifikuar nga Sulltani, andaj për të pasur njëfarë
logjike jetëgjatësie dhe
ruajtjes së unitetit nga delagtët e Lidhjes,
pikat e shqyrtimit është dashur të shtrohen, jo si pyetje-diskutimi, por
si njoftim-pranimi, si fakteve tëkryera, ashtu edhe siç edhe
kishte ndodhur në të vërtetë mbase edhe me leje të heshtur të Sulltanit.
E para, delegatët e këtij
Kuvendi dhe Sulltania vetëm është dashur të marrin në dijeni se Lidhja mbi bazë të Platformës së vet themeluar
me pëlqimin e Sulltanit (!), pas miratimiot të Kararnamës së plotësuar,
tash mbi 2 vjet e gjysmë ka mbrojtur tërë teritorin shqiptar, së pari Plavë e Guci, së dyti, Hot e Grudë, dhe tani është e gatshme tananimisht ë mbrojë edhe Ulqinin
me rrethinë si tokë shqiptare.
E dyta, Kuvendi dhe Sulltania bëhen me dije se për interes të përgjithshëm të Perandorisë dhe në veçanti të popullit shqipar të perandorisë !, Lidhja, tash 2 vjet e gjysmë, me pëlqimin krenëve të popullit i ka përbashkuar të katër vilajetet e Rumelisë në një vilajet popullor dhe tani si fakt i kryer nën drejtimin e Lidhjes po funksionon me sukses.
E treta, Qeveria e Lidhjes me
seli në Prizren, përfaqësuese e Vilajetit të përbashkuar nga me organet
përkatëse më vitale shtetërore po funksionon në tërë Vilajetin e përbashkuar,
por ka nevojnë për konsolidim, përforcim e përplotësim kuadri. Lidhja,
udhëheqësia saj do të pajtohet të negociojë
edhe për ndonjë
reformim të aryeshëm
si është edhe rishikimi i selisë nga Prizreni m[ Ohër, Elbasan apo
ndonjë qendër tjetër.Natyrisht mund të bisedohet edhe për çështje të tjera.
Po përsërisim, ç’është e drejta,
ato tri pikat e
shqyrtimit në kuvendi, vërtet
ishin shtruar keq. Ishin
vetëm pyetje, e kur dihej presioni i Fuqive të Mëdha kundër Sulltanit, andaj
prej tij nuk pritej asnjë mbrojtje për veprimet e Lidhjes. Përçarje priteshin
edhe nga delegatët e moderuar. Si duket këtë e kishin parashikuar themeltarët e përkrahësit e Qeverisë dhe të Shtabit Suprem të Rojës Kombëtare, si Ymer
Prizreni, Mehmet Vokshi, Mic Sokoli, Binak Alia, Ahmet Korenica, Haxhi Zeka,
etj., të cilët as që kishin marrë pjesë në atë Kuvend.
Ndërsa, në anën tjetër Sulltania apo Qeveria e Portës së Lartë në marrëveshje me Fuqitë e Mëdha ende pa përfunduar Kuvendi i Dibres që ishte kurdisur të dështonte, kishte nisur për Ulqin, Dërvish Pashën me 21 batalione këmbësorie, forca shtesë këmbësorie këto ndihmë për Fuqitë e Mëdha, të cilat ende nuk ishin tërhequr nga demonstrimet navale në kanosje ndaj Ulqinit. Në të vërtetë, Dërvish Pasha, që del në skenë për këtë rast si një personazh misterioz me të gjitha ato forca u vu në dispozocion të Fuqive të Mëdha.
2. Dalja në skenë
e Dërvish Pashës,
si personazh misterioz dhe veprimet antiLIdhje e
shqiptarofobe të ëtij
Dalja në skenë e Dërvish Pashës, i cili disi u shpif
si një personazh misterioz enigmatik na shtoi kërshërinë të dinim -, jo vetëm
pse u ngarkua me detyrë
për zgjidhjen e Rastit “Ulqini”,
por pse menjëhershmërisht u avanciua në dy
pozitë-karriera tejet të rëndësishme e me përgjegjnësi:
Së pari, ushtarako-politikisht nga pashë (gjeneral)
u avancua në Vezir i Madh
(marshall) dhe
Së dyti,
nga ushtarak i panjohur në të njëjtën
kohë u ngrit shtetarisht në një rang të lartë:
Kryesundimtar i Rumelisë (i
Ballkanit të Turqisë, ku vendin kryesor e zinin katër vilajetet shqiptare.
Vetëvetiu
ky zbulim-shfaqjeje e këtij
personazhi për angazhim-detyrën e ngarkuar për dorëzimin Ulqinit Malit të Zi
dhe dy meritë-avancimet që kanë në vetvete përshkallëzim obligimi: dobësimin apo
futjen nën kontrollë të Lidhjes na
bën të pyesim kush ishte ky pashë turk,
kishte ndonjë parameritë
apo si çastmeritë,
kishte rastin e Ulqinit e së andejmi
pritej edhe ndonjë pasmeritë, apo
jo?! Në këtë kontekst Dërvish
Pasha ishte përzgjedhur nga Sulltani, për raportet me Lidhjen, apo i
ishte imponuar, metet dilemë.
Është e vërtetë se për një veprim të tillë për ligshtimin e shqiptarëve apo futjen nën kontrollë apo edhe sh uarjen e zgjimit kombëtar ty tyre ishin të interesuar jo aq drejtpërdrejt të pesa Fuqitë e Mëdha europiane, sa dy fuqitë që kishin shtrirje edhe në Azi: Turqia dh e Rusia. Turqia për forcimin e islamo-turqizimit me shqiptarët muslimanë, ndërsa Rusia për shuarjen e ndjenjës kombëtare shqiptare ngase e kishte në plan zgjerim-përforcimin e ortodokso- pansllavizimin e pjesës ortodokse shqiptare dhe depërtimin e sëëavëve në Adriatik e Detin Jon, andaj Rusia ndihmonte nacionalizmin osmanlli-turk në këtë përforcim fetar që ishte në fillet e saj. Ndëkaq nacionalitmi ortodoksopansllavist ishte në stadet më të larta të zhvillim- agresivitetit. Kjo ishte fatkeqësi e shqiptarërëve që mjmrerishst edhe disa qarqe perëndimore e ndihmonin shtrirjen e sforcimin e pansllavizmin ortodoks, duke mos përfillur kombësinë shqiptare që ishte në zgjim e sipër dhe pritej të masivizohej.
-Po çfarë ka të bëjë kjo punë me personin Dërvish Pasha me anzazhimin dhe avancimet e tij?
-Ka të bëjë që ç’ke me të, andaj këtë fakt pak ose aspak të sqaruar në historiografinëtonë po fillojmë me prekë e sqarue në pjesëpunimin vijues.
a. Bashkëveprimi i Dërvish Pashës
me Fuqitë e Mëdha
në dobësimin e përçarjen e Lidhjes
Dërvish Pasha,
kishte e preardhje bullgare, djalë popi, cili ishte
misoni i tij që nga fillim-
konvertimi apo mision-shkollimi i tij me emër musliman si turk, nuk e dimë, nuk
e dime kihte fare merite, apo jo dhe sa ishte involvimi i tij, kur forcat ruse depërtuan fshehtas
nëpër Bullgari dhe si me thënë
i zunë frymën befasisht Sulltanit, madje nuk dime ky pashë sa pati dorë në
ndërmjetsim të shpëtojë shpirt in apo t’i lehtësojë punë Sulltanit, me rastin e
hartimit të Traktatitit të Shën Stefanit?! Nuk dimeshumë [ gjera, por s’do mend se dime që avancimi
në tittull marshall, dhe në pozitë kryevezir, kryesundimtar
i qeverisës i Rumelisë nuk vjen pa ndonjë meritë qëllim të lartë, apo jo?! Madsje e dime që të tri këto obligim-besime të Dërvish
Pashës kishin të bënin me manipulimin
me zbutjen apo zdapjen e shqiptarëve të
pabindur, por edhe për më keq tjetrësimin a zhdukjen e tyre. Po kush ishte më i interesuar për këtë zdapje ,apo
kush e zgjodhi pikërishjt këtë person për këtë detyrë-mision, ishte vetëm Sulltani,
sipas detyrës, apo kishte dorë drejtpërdrejt Cari i Rusisë, i cili si duket pas Traktatlt të Shën Stefanit
kishte forcë ta disiplinote edhe vetë Sulltanin, apo jo?!
Sido
që të ketë qenë, ishte ende pa i përfunduar punimet Kuvendi përçarës i Dibrës,
Dërvish Pasha, i paracaktuar dhe sapo i avancuar, më 25 tetor 1880, nga
Stambolli me anije arrin në Ujrat e Ulqinit. Dhe në marrëveshje me forcat
ushtarake të Fuqive të Mëdha me 21 tabore (batalione) zbarkoi në Shkodër.
Largoi Riza Pashën dhe kështu me 38 taborre fuqi ushtarake (21 ishin forca të reja
që solli me vete dhe 17 ishin të Riza Pashës
që edhe ai i slli së Andejmi,
ngase nuk u besonin forcave të mëparshme ekzistuese turke), Dërvisahi u vu në
dispozicion se koordinimi me flotat e Fuqive të Mëdha.
Kështu Dërvish Pasha për mepasë nën kontrollë situatën e kishte më lehtë se Riza Pasha. E kishte më lehtë, jo pse kishte më shumë forca ushtarake, por pse Lidhja kishte fillue me u dobësue propagandisht edhe në vetë Kuvnedin e Dibrës, qoftë nga vendimet e panënshkruara edhe ashtu degraduese nga shunmica e delegatëve të atij Kuvendi, qoftë nga mëdyshja, duhej apo jo respektuar urdhëri i Padishahut që tashti ishte nën kompetenca të Fuqive të Mëdha nën survejimin e Dërvish Pashës. Madje, ndodhi edhe nga ndikimi i konsujve të Fuqive të Mëdha, të cilët demagogjikisht e deri edhe me premtime se nëse pranojnë qetësisht dorëzimin e Ulqinit, Fuqitë e Mëdha do të ndikojnë që vetë Sulltani do t’ua dhurojë Autonominë(!) e kërkuar shqiptarëve. Dhe kështu doli që tashmë dikush prej anëtarëve të Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes dhe ta ndëërojë mendjen ndër ta ishte edhe komandantit Hodo Beg Sokoli. Lidhur me këtë edhe Dërvish Pasha, praktikontte një demagogji të tillë. Ky dinte me manipilue sidomos me masën e thjeshtë, madje edhe me përloshje sysh dhe për këtë thuhet se mbështjellë në faculetë mbante (!) në xhep thelba qepe, andaj madje edhe me ndonjë të përloshur sysh arrnte ndikimin e dëshiruar, si:
Baba mbret me lot në sy/ Çon
selam evladve t’ tij:
Rrini
sus pa ba betere Kam Stambollin Muhasere Për Stamoll e për Izmirin
Nuk kam qare pa dhanë Ulqinin.
Kështu sigurisht nga demagogjia turko dërvisholle e konsulato-europiane, arriti të përçajë dsa anëtarë e Komitetetit Ndërkrahinor të Lidhjes – Dega Shkodër dhe si rezultat kësaj përçarje ndodhi që dikush nga kryesia do të njoftojë telegrfisht Dibrën më 17 nëntor 1880 që nuk ka nevojë Dibra me dërgue forca vullnetare, pasi Ulqini po dorëzohet paqësisht. Mirëpo, posa u mësua për këtë pabesi, u themelue Komiteti i ri me udhëheqës të rinj i kryesuar nga Selim Çoba, Fetah Dragusha, Filip Çeka e Isuf Sokoli, të cilët bënë riorganizimin, por kur ende nuk e kishin marrë veten, Dërvish Pasha do ta shfryëtzojë këtë situate do ta nis ushtrinë drejt Ulqinit.
Epërsia e forcave turke në ndeshjen
te Kodra e Kuqe
dhe dorëzimi i Ulqinit me rrethinë
Kështu Dërvish Pasha, më 22 nëntor 1880 që kishte nën komandë 38 batalione ushtri të rregullt me njhë pjesë të saj në disa drejtime u nis për Ulqain, mirëpo në marshim e sipër, pa hy në qytet te Kodra e Kuqe e ndalon pararoja e Rojës Kombëtare të Lidhjes e komanduar r nga Isuf Sokoli. Meqë Dërvish Pasha nuk ndalon fillon përleshja mes forcash. Ndeshja zgjati dy ditë më 22 dhe 23 nëntor. Mirëpo pasi Dërvish Pashës i arrtiten repartee të reja, ndërsa Lidhjes jo, Pasha e fitoi luftën. Në këtë luftë-betejë pati të vrarë nga të dyja palët, 300 nga Forcat e Dervish Pashës, ndërsa 400 nga ana e Lidhjes, ku mbeti i plagosur për vdekje edhe vetë komandanti Isuf Sokoli.
Dorëzimi i Ulqinit
Së
këndejmi, Dërvish Pasha, fitues i betejës, me Ushtri të madhe hyn në Ulqin më
23 nëntor 1880. Qytetarëve iu kumtua zotimi se Ushtria e Malit të Zi
nuk do t’i dëbojë me dhunë
popullsinë lojale shqiptare (muslimane e katolike) popullsia e Ulqinit nuk bëri rezistencë,
por, megjithatë pati shpërngulje familjesh të aktivistëve të dalluar të
Lidhjes e të e rezistencës, siç ishte edhe familja e Haxhi Mehmet Becit e të
tjerë.
Ne kemi shënuar disa vargje mjaft
prekëse kur një luftëtar-qytetar i kamur detyrohet
me u shpërngulë, i cili quhej Os Bilalli, i cili nga Ulqini e shtëpia
ndahet me këto fjalë:
Os
Bilalli, maje kalit Lamturë po i thotë pazarit, Lamturmië more Ulqin Ndoshta prap te ti do t‘vimë.
Shpreson se do të kthehet edhe pse nuk është i sigurt, prandaj
i lë fjalë-amanet fqinjit ortodoks:
Kështu po i thotë kojshi Ilisë Amanet t’la dyert e shpisë Amanet
ty po t’i la
Zoti e di a shihmi ma.
Të gjitha këto kanë logjikën e vet. Si po shihet kjo shpërngulje dallon nga ajo që pati ndodhur nga Serbia. Këtui nuk ndodhi shfarosje masive kundër ulqinakëve madje për lojalët pati qëndrim të pothuaj normal. Sido që të ketë qenë, Dërvish Pasha ia dorëzoi në mënyrë të qetë Malit të Zi Ulqinin e rrethinën. Këtë e monitoruan flotat e Fuqive të Medhe, të cilat vazhduan pranimin gjithandej. Pushuan manovrimet rreth Ulqinit dhe u tërhoqën vetëm 10 ditë më pas. Nuk dime pse ishte kaq mw rëndësi kjo fitore për atë fuqi, që u arrit me luftën e Dërvish Pashbës, apço jo?!
ç. Kthimi
i Dërvish Pashës
në Shkodër dhe shpartallimi i Lidhjes - Dega Shkodër
Sido që të ketë qenë pas tri ditë përgatitjesh, më 26 nëntor
1880 Dërvish Pasha
ia dorëzoi Ulqinin me
rrethinë Malit të Zi dhe me ushtri kthehet në Shkodër. Me t’u kthyer shpërndan
egërsisht Degën e Lidhjes, madje burgosi dhe intertenoi në Turqi komandantët e Lidhjes Hodo Sokolin e Prenk Bibë Dodën. Burgosi
edhe ushtarake aktivistët që nuk munden me u largua, andej nga Malësia, nga Retë e Bardha, ku ende vepronte Lidhja,
po e dëmtuar rëndë me rastin e
dorëzimit Ulqinit e të Shkodrës. Janë mjaft indiative vargjet me të cilat
përshkruhet se si Dërvish Pasha, njofton Sulltanin për fitoren:
Merr
selam nur Padishah Bashbozukve u theva ‘i krah Hodo Begu m’dha teslimin
Shtrova Shkodrën, dhashë Ulqinin.
E për me dale te Retë e Bardha
ku i ka kullat Binak Aga, Binak
Aga, Mic Sokoli,
Do
t’u çojmë çorbë prej Stambolli, Këta tuckaçakë mbahen azgana … Do t’jav prejmë
kthizat me tagana …
Ndërsa Mici, në një këngë i përgjigjet
N’ dasht zoti, frik e frik
Ke me m’ njoftë
në Kaçanik.
Ke me m’ njoft e me m’ dhanë hak, Kur ta laj Lepencin n’gjak!
Dhe vërtet pasi kreu detyrat rreth mposhtjes së shqiptarëve me sukses Dërvish Pasha pasi la një organizëm të forte ushtaraknë Shkodër, u kthye në Stamboll, ku gjeti mendime të arsyeshme se tani pasi u dha Ulqini, ndaj shqipotrëve munmd të ketë tjetër qasje, më të zbutura nda shqiptarëvee Lidhjes, madje deri kishte mendime që duhet njohur përbashkimi i katër vilajeteve në një. Dërvish Pasha e tregon fytyrën e vërtetë të një shqiptarofob itë urryer apo një agjenti të rafinuar të pansllavizmit ruso-ortodoks, por për këtë në vijim në nënpjesën tjetër të punimit.