Kulturë
Baki Ymeri: Fluturimet lirike të poeteshës rumune Camelia Radulian
E merkure, 26.06.2024, 06:49 PM
FLUTURIMET LIRIKE TË POETESHËS RUMUNE CAMELIA RADULIAN
Nga
Vullnet Mato
I
lexova me një kërshëri të madhe librat e botuara nga Baki Ymeri që ka përkthyer
mbi dyqind vëllime autoresh shqiptarë e të huaj. Më joshin poezitë e librit “Duke
fluturuar” të poeteshës së talentuar rumune Camelia Radulian. Që në
poezinë e parë, më lindi dëshira ta shoh ketë bukuroshe fluturimtare, në
fluturimin qiellor të titullit poetik. Ta shoh mes zogjve e dallëndysheve
metaforike, duke rrahur krahët e ndjesive të saj të holla lirike, me guximin e
spikatur femëror dhe aftësinë profesionale mjeshtërore, për të çarë hapësirat e
pafundme poetike.
Në
gjendjen emocionale që më kishte krijuar leximi dhe duke i mbajtur sytë gjatë gjithë kohës nga
qielli, për të ndjekur fluturimin saj imagjinar, dëgjova sesi ajo tha me zërin
drithmëtar për heroin lirik të dashurisë:
“M’i burbuqëzoi duart, m’i zalisi gërshetat dhe në të gjitha ëndrrat
m’u fanit, porsi stuhi.” Ndërkohë
ajo psherëtiu dhe i tha
vendosmërisht: “Do më duhet të fluturoj
dhe do të fluturoj duke të mashtruar, se yjet janë lart, kur ato në truall janë
fshehur”. Tha gjithashtu e bindur në sakrificën e vet: “Në krahët e tij,
si një violinë unë do të kthehesha” Edhe sikur:
Deri
në hënë, të më këndosh, e deri në ngricë të më harrosh!” Sepse unë jam
ajo që “Kafshoj mollët direkt nga molla” Dhe me këtë energji të ashpër që
zotëroj: “Në ty i lë thonjtë e mi,
brenda teje, ulërimat, derisa ta shoh veten brenda nën lëkurën dhe nën venat
tua”. Dhe këtë e bëj duke menduar
se: “Heshtja e rrugëve do të flasë dikur për ne.” E vendosur deri në vetësakrifikim, ajo i
tërhoqi vëmendjen krahasuese me fenomenin që vuri re diku më tej: “Ja,
harabelat prekin telat elektrike dhe paragjykojnë vetëvrasje!” Dhe vazhdoi
të rrëfejë bëmat e saj: “Unë i rëndoj shpirtrat me ngarkesa fjalësh të
pashprehura!”. Pastaj rrëfeu sesi e krijoi poemën që
dashurisë që atij i kishte bërë tepër përshtypje: “ E shkrova këtë poemë me
duart në litar....” Dhe më tej tregoi objektin mbi të cilin
shkruante krejt ndryshe nga poetët e tjerë: “Në damarët e një gjethi shkruaj
sot me majën e një plumbi.”
Përfundimisht mund të them, se me përvojën e ish studenteve dhe autoreve që kam redaktuar, kuptova fare mirë nivelin e lartë të fluturimit të saj poetik dhe i thirra nga poshtë: -Boll, e shquara poeteshe Camelia Radulian! Zbrit në tokë!... Se edhe me kaq sa pashë, mund të them me bindje të plotë, se ju jeni një flatruese poetike e përmasave ndërkombëtare, që më keni lënë pa fjalë. Koha e ardhmërisë do të flasë me fjalë të arta për ju. (Shkrimtar, “Personalitet i shquar” , Tiranë – Albania)
INTELIGJENTE, E BUKUR, E TALENTUAR DHE ADMIRUAR
Poetesha Camelia Radulian është një personalitet kompleks, e
admiruar dhe e talentuar, e bukur dhe inteligjente, e lindur në Mbretërinë e
Poezisë, për të cilën poezia është ëndërr dhe ëndrra është poezi. E
arrdhur nga Kështjella e Banisë, Camelia Radulian është Mbretëresha e
metaforave më subtile, më delikate dhe më komplekse. Ndërmjet vargjeve të
saj fshihen fjalë të shprehura dhe të pashprehura, të cilat konturojnë kuptime
të thella me fjalë të tjera të mbyllura ndërmjet faqeve të librit. Autorja
e këtij vëllimi dygjuhësh është laureate e një numri të konsideruar
mirënjohjesh, e pranishme në publikime të panumërta letrare, në festivale të
poezisë, në evenimente kulturore etj. Magnetizmi i veçantë, sidomos proza dhe
poezia, i kanë sjellë qindra e mijëra miq e dashamirë, realë apo virtualë,
gjithmonë duke pritur me padurim për t’ia lexuar dhe deshifruar mendimet dhe
ndjenjat.
Camelia Radulian është mbretëresha e zemrave tona dhe autore
e një lirizmi të ri, gjithmonë i mahnitshëm, gjithmonë i pasur në shprehje,
thellësi dhe nynca. “Më pëlqejnë shumë vargjet e saj. Kanë mushtin e talentit të
gjallë dhe janë një befasi të çuditshme.
Fjalët e ftojnë njëra-tjetrën në përngjitje të reja. Kjo femër ka një ndjenjë
të mrekullueshme dhe të freskët. (…) Camelia është një poete gjithmonë e
befasiueshme. Shpirti i saj ka flakën e diellit, rrezet e hënës, freskinë e
fontanës së thellë. E pranoj këtë që e them: Camelia është poetesha e këtij
çasti.". (Emil Brumaru).
Kritiku letrar, Daniel Cristea-Enache, shton se ajo ka
guximin dhe forcën për të rehabilituar lirizmin e botës rumune, tani i ndodhur
në një periudhë të mospërflljes, thuajse të përgjithësuar. Dhe e bën këtë
me shije të veçantë, me forcë dhe mjeshtëri. "E jashtëzakonshme është poetesha
Camelia Radulian, me versalitetin e saj
tematik dhe me formulat lirike, me humnerat dhe majat sentimentale të poemave
të saj, që të shpiejnë, si në një labirint, nëpër rrugët më të
paparashikueshme, për të të nxjerrë në liman, mu atëherë kur mund të kesh
humbur shpresën dhe kuptimin e kërkimit". (Andra Ticher Podia)
Gazetare, eksperte
në fushë të komunikimit, poete, prozatore, kritik letrar. Presidente e Unionit
të Shkrimtarëve të Gjuhës Rumune - Filiala Rumania; Presidente e Shoqatës
Multikulturore Transkufitare "ArteC"; Presidente e Klubitt
"ArteCarte"; Bashkëpunëtore permanente e ''Literatura de Azi”,
''Catchy'' dhe ''Bel Esprit'', nënshkruese rubrikash letrare dhe recensionesh.
Botime letrare në New York Magazine - SHBA, Sukoon Magazine - Dubai,
Albanezul/Shqiptari, Bukuresht. Prezente në antologji dhe revista të ndryshme
letrare në Rumani dhe jashtë saj. Absolvente në Fakultetin e Letërsisë –
Historisë në Krajovë dhe e Psikologjisë në Universitatea de West, Timishoara.
Specializime në Semiotikë dhe teknikat e komunikimit - Manchester - Britani e
Madhe, 2001. Debutim Letrar në Revistën Ramuri (Degët), 1984). Në adoleshencë,
frekuenton Klubin letrar "Traian Demetrescu" dhe Klubin
"Mirror" në Krajovë.
Pas një pauze të
gjatë letrare, iu kthye shkrimit në vitin 2000, me nxitjen e njeriut të
kulturës Romulus Vulpescu. Në vitin 2004, Romulus Vulpescu e bën parathënien
(pa dijen e saj) dhe ia boton librin e parë me poezi, ''Plagët e fjalëve”, në
Editurën Semne. Pasuan vëllimet me poezi: "Turrë në tetor", i
shoqëruar nga albumi muzikor i Madalin Amon-it, që përmban 14 këngë me vargjet
e Camelia Radulian. Pasojnë vëllimet “Pasqyrat
1” dhe 'Pasqyrat 2 - Qyteti ku hesht Zoti”, të shoqëruar nga albume
muzikore të nënshkruara nga Dan Panti?, që përmbajnë 26 këngë me vargjet e
poetes. Përndryshe, Camelia Radulian është një nga “poetët më të kënduar” të
kësaj kohe, vargjet e saj duke frymëzuar botimin e mbi 80 këngëve.
Në vitin 2015, vëllimi ''Pasqyra” zë vendin e tretë në konkursin Bookaholic - libri rumun më i mirë me poezi – i iniciuar nga C?rture?ti. Autorja depërton në botën e përjetësisë me dashuri hyjnore në krahët e ëndrrës. Ajo vjen para nesh duke e shijuar parfumin e fjalëve, duke flutuar nga fjala në fjalë dhe nga mendimi në mendim. Ka ardhur koha kur kësaj artisteje me shpirt delikat dhe të jashtëzakonshëm, t’i urojmë nga zemra: Mirëse errdhët në gjuhën shqipe, e dashura Camelia! (Baki Ymeri)