Kulturë
Kristaq Turtulli: Tenori i madh i Kombit Shqiptar Llambi Turtulli, qëllimisht lënë në harresë
E hene, 24.06.2024, 06:54 PM
Tenori
i madh i Kombit Shqiptar LLAMBI TURTULLI, qëllimisht lënë në harresë
Nga
Kristaq Turtulli
Por
për fat të keq akoma në Korçën tonë nuk kanë zënë vendin e merituar
personalitetet e shquara të kombit Shqiptar. Çuditërisht dhe fatkeqësisht nuk
ekzistojnë as në arkiv.
(Apo
Leskovik dhe tatëpjetë siç ka qenë dhe do të jetë.
Familja
jonë TURTULLI është më e shquara në Ballkan në Bamirësi, Çdo shtet në botë
krenohet me familjet e mëdha. Por tek ne u rrafshuan familjet e mëdha. Familja
jonë TURTULLIi dha korçës fytyrë të vërtetë evropiane; Ndërtoi me paratë e vet
dhe i dhuroi Korçës: Bibliotekën, Ndërtoi me paratë e vet dhe i dhuroi korçës ,
LIceun e famshëm. Ndërtoi dhe me paratë e vet dhe dhuroi Korçës Spitalin,
kinemanë, shtëpinë e fëmijës, kishën e shumë bujari të tjera. Më e shquar në
tërë kombin për patriotizëm. Më e shquar për dije dhe dituri. Komunizmi e
luftoi me meftësi, ligësi dhe zjarr dhe hekur, vlerën më të madhe mbarë
Kombëtare, familjen TURTULLI. Përse vazhdon kjo mendjeshkurtëri dashakeqësi,
poshtërsi? Pushtetarët dhe korçarët meren me thërime dhe nuk munden, nuk duan
të përballen me malet. Në relitet duhet të jetë krenaria e Korçës dhe
Shqipërisë. Por... për fat të keq hajdutët sot janë ....)
Këtë
shkrim të studjuesit të nderuar Niko Kotherja po e hedh për shkak të bisedës me
të nderuarin mikun tim Gjergji Çikopani që çuditërisht nuk ekzistonte në
akrivin e Korçës?!!!
Llambi
Turtulli – tenori dramatik nga Konservatori i Milanos
“Tenor
– Studenti i Artit Këngës në Milano (Italie)” Xhaxhai i shkrimtarit të
mirënjohur Kristaq Turtulli
NGA
NIKO KOTHERJA
Llambi
Turtulli është një emër i shquar mes klasikëve tanë muzikorë, një zë potent jo
vetëm i skenave shqiptare, por më gjerë, në Evropë e deri në Amerikë. Lindur në
Korçë në vitin 1907, origjina familjare e tij është mbresëlënëse. Llambi mori
emrin e gjyshit të tij, Llambi Turtulli i Parë, i cili u vra në vitin 1886 në
Pisoder. Bijtë e tij Nisi, Perika dhe Petro ishin njerëz të respektuar në qytet
e më gjerë, si në aktivitetin e tyre ekonomiko - tregtar, ashtu edhe për
pjesëmarrjen në lëvizjen patriotike shqiptare. Motra e tyre, Katerina (Rinkë)
Turtulli u martua me Gaqi Pepon, martesë nga e cila u lindën patriotët e shquar
Gavril Pepo dhe Angjeli Pepo, luftëtarë dhe aktivistë të Rilindjes Kombëtare
dhe Pavarësisë; Rodhopi Gaqi Çani (Pepo), ish nxënëse e Mësonjëtores së
Vashave; Afërdita Gaqi Grameno (Pepo), bashkëshorte e rilindasit të shquar Koço
Grameno. Nga ana tjetër, Perika (Perikli), xhaxhai i tenorit tonë, krijoi
lidhje familjare e atdhetarin Andrea Katundi (motra e Katundit ishte
bashkëshorte e Perikë Turtullit), ish diplomati dhe njeriu kyç i Republikës
Shqiptare të Korçës, në periudhën e Luftës I Botërore dhe krahu i djathtë i
dëshmorit kombëtar Themistokli Gërmenji. Nisi Turtulli, babai i tenorit
dramatik, pati shoqen e jetës Evdhoksi Ananezin, një luftëtare e emancipimit të
gruas shqiptare, ndërlidhëse e çetave patriotike dhe mjeke popullore. Prej
kësaj martese erdhën në jetë Llambi, Margarita e Pavlina, ish nxënëse të
Mësonjëtores së Vashave e pas tyre Petro Turtulli, pjesëtar me armë në dorë i
çetës patriotike të Themistokli Gërmenjit. Akil Eftim, një tjetër personalitet
i Rilindjes Kombëtare, që spikati si delegat i shoqërisë patriotike të
shqiptarëve të Bullgarisë në Kongresin e Manastirit më 1908, vinte nga kjo
familje. Nëna e tij, Marga, ishte motra e Parashqevisë, bashkëshortes së Llambi
Turtullit të Parë. Pjesë e këtij trungu familjar janë edhe vëllezërit Andrea
Turtulli (tregtar në Korçë), Thoma Turtulli (patrioti dhe filantropi i shquar
shqiptar), dr. Mihal Turtulli (mjek, rilindas dhe protagonist i jetës politike
e shoqërore të Shqipërisë në fundin e shek. XIX dhe fillimshekullin XX),
Vangjel Turtulli (patriot dhe aktivist i shquar, ish senator i Korçës).
Llambi
Turtulli mësimet e para i mori në Mësonjëtoren Shqipe të Vashave nën drejtimin
e misionarëve amerikanë Phineas dhe Violet Kenedi1, pasi atë kohë brenda asaj
shkolle u =el një klasë për djem të vegjël. Nxënës të kësaj klase bashkë me të,
kanë qenë edhe Vasil Gërmenji, Riza Mançe, etj. Kjo shkollë ishte kthyer në një
vatër të rëndësishme të emancipimit shoqëror e kombëtar, që njihej si “Foleja
Kombëtare”, e cilësuar prej Mihal Gramenos.
Më
pas shkoi në Bukuresht, ku mori mësimet e para në kanto. Në një letër të tij,
Akil Eftim shkruan: “Lambi është si nzënës në Konservatorin të Rumanisë, dhe
kje të kem siguri në dot dalë gjëkafshë e shpura në Zoti Profesor Toscani, kje
edhe aju është Tenor, dhe më tha se ka një zë fort të mirë. Për këtë shkak i
dha dhe një certificate ku ia dërgoj Nisit. Tashi bëni si të dini dhe në mundni
të i preni një bursë për të bërë pagimin e Profesorit kje ta msojë iashtë
skolisë.”2 Pas
1
Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.
2
Letër nga Bukureshti e Akil Eftimit dërguar Perikë Turtullit në Korçë, më 2
janar 1928, faqe 1. Origjinal. Arkivi i autorit.
studimeve
të para në Konservatorin e Bukureshtit, Turtulli u kthye në Korçë, ku dha
koncertin e parë. Po këtë vit, më 1928, i pajisur me bursë të ministrisë së
Arsimit për tre vite, u nis në Itali. Aty u regjistrua në Konservatorin e
Milanos të cilin e përfundoi më 19363. Nga kartvizita e tij, informohemi se
adresa e Turtullit në Milano ishte “Via Lecco, 15.”4 Përveç mësimeve universitare,
Turtulli ndoqi kurse kantoje me emra të mëdhenj të interpretimit. Ai mori
mësime private nga tenori i famshëm i “La Scala”-s, maestro Katulo, nga maestro
Pikoli, nga profesori i shquar Barito San Marlo, etj. Karierën e tij në Itali,
Llambi Turtulli e nisi me interpretimin në operan “Cavaleria Rusticana” në
teatrin “Puccini” të Milanos dhe më pas vijoi aktivitetet koncertore në shumë
qytete të Italisë.
Në
vitin 1930, Turtulli iu përgjigj ftesës së Neço Mukos për t’iu bashkuar grupit
shqiptar në regjistrimet e tyre pranë kompanisë diskografike “Pathé” në Paris.
Në grupin e regjistrimeve të vitit 1930, Turtulli interpretoi dhe mori pjesë në
këto materiale: “Daveli” (bashkë me Paleologun, Çakallin, Balën dhe Mukon),
“Mban mënd”, “Ëndërat”, “Shkodra”, “Vallëtaria” (bashkë me Paleologun,
Çakallin, Balën dhe Mukon), “Hurrah! Dëfrim!” (bashkë me Çakallin, Balën dhe
Mukon). Dëshmohet se gjatë kësaj kohe ai regjistroi pranë kësaj kompanie edhe
materiale muzikore në italisht, deri më sot mbetur të panjohura për ne.
Dy
vite më vonë, më 14 shtator 1932, një grup i përbërë nga Llambi Turtulli,
Jorgjia Truja, Lola Gjoka e Thoma Bezhani, nën menaxhimin artistik të maestros
Sotir Kozmo dha në Korçë një koncert artistik, i cili ishte: “koncerti i parë
vokal – instrumental, me të cilin në Shqipëri do të startonte historiku i artit
interpretues profesional.”5 Në këtë koncert, Turtulli interpretoi pjesët e
Puçinit “Turandot” dhe “Nessun Dorma”6. Shfaqja u organizua nga Shoqata
Sportive Krahinore për ndihmë të Shoqërisë sportive “Skënderbeu”. Jehona e
koncertit shkoi deri në kryeqytet. Me interesimin e Pandeli Evangjelit,
kryeministrit të asaj kohe, ky grup përsëriti koncertin e Korçës në “Cinema
Theatër Diana” në Tiranë. Aktiviteti, organizuar nga Enti Kombëtar “Djelmnia Shqiptare”,
kësaj radhe do t’i vinte në ndihmë Kryqit të Kuq Shqiptar. Ky “Koncert Artistik
prej Shqiptarësh” u mbajt në orën 21:00, më datën 8 tetor, në kuadër të
kremtimeve të ditëlindjes së Mbretit Zog I 7. Në kujtimet e saj për këtë
koncert, Truja shprehet: “Koncerti i katërshes sonë qe mjaft i pasur dhe u prit
me shumë duartrokitje. Ai u organizua në ndihmë të Kryqit të Kuq. Koncerti u
pasua nga një banket.”8
Në
vitin 1935 Turtulli shkoi në Zvicër, ku këndoi në 12 koncerte në Lugano, me
audiencë nga personalitete të nivelit botëror. Pas diplomimit, në vitin 1937
shkoi në Budapest, ku interpretoi në operan “Lucia Di Lammemmoor”, “Tosca” dhe
“La Bohemé”9 si dhe zhvilloi një turne në
3
Gazeta “Bota”. Boston, Mass., 1 tetor 1937, faqe 1.
4
AQSH. F. 614, d. 12, fq. 66. Kartvizitë e Llambi Dh. Turtullit dërguar Petro
Martinit në Tiranë.
5
Hamide Stringa “Ëndrra dhe realitete – Jorgjia Truja (Filçe)”. Tiranë 2006,
faqe 50.
6
Të dhënat sipas programit të koncerit, faqe 2. Arkivi i autorit.
7
Të dhënat nxjerrë nga materiali promocional i shfaqjes. Arkivi i autorit.
8
Hamide Stringa, vep. e cituar, faqe 53.
9
Gazeta “Bota”, vep. e cituar.
shtetet
e Ballkanit, ku prezantoi koncerte me muzikë popullore shqiptare10. Në qershor
të atij viti, kur këndonte në Itali, pranoi propozimin e agjentit të kompanisë
“Opera San Carlos Cincinnati” për një turne amerikan11. Udhëtoi drejt Amerikës
dhe për shtatë javë rresht Turtulli këndoi në studiot e ndryshme të radiove të
Bostonit.
Njohës
i tre gjuhëve të huaja frëngjisht, greqisht dhe italisht, Turtulli me koncertet
e tij udhëtoi tre herë nëpër Evropë. Anglia dhe Gjermania ishin vendet ku nuk
dha koncerte dhe vtë vetmet shtete që nuk i vizitoi12.
Llambi
Turtulli u martua me pianisten Norma Nasy, e diplomuar në shkollën e muzikës
“Julliard” dhe në Universitetin “Columbia”. Ata mbanin një studio në Nju Jork,
te e cila shpresonin të ktheheshin pas Luftës për të vazhduar me punën
koncertale dhe mësimdhënien13. Në Amerikë, Llambi dhe bashkëshortja e tij Norma
interpretonin në valët e radios, siç dëshmon shtypi i kohës14. Aktivitetin e
vet Turtulli e vijoi me koncerte, të cilat gjithnjë përmendeshin nga gazetat e
Amerikës15.
Në
janar 1943 u përfshi në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nju
Jork. Aty formësoi dhe drejtoi një kor në një kishëz të Ushtrisë Amerikane16.
Reshtimi i tij në “US Army” ka qenë arsye vendimtare që atij t’i ndalohej hyrja
në Shqipërinë komuniste pas përfundimit të Luftës II Botërore. Sipas dëshmisë
së familjarëve të tij, rreth fundit të viteve `60, u nis nga Amerika me
shpresën se do të mund të hynte në Shqipëri nga ana e Greqisë. Mbërritur deri
në kufi, Turtullit iu ndalua hyrja në atdhe17. Pjesëtarët e familjes së tij të
mbetur në Korçë, që ai nuk arriti kurrë t’i takonte, vuajtën persekucione dhe
provuan sekuestrime të skajshme. Vëllai i tij, Petro Turtulli, veteran i
lëvizjes patriotike shqiptare, u dënua nga regjimi totalitar i kohës. I kthyer
në Amerikë, tenori vijoi aktivitetin e tij. Nga valët e “Zërit të Amerikës”
përshëndeti shqiptarët në një intervistë dhe këndoi në shqip. Ai nuk e mësoi që
përtej Atlantikut, vëllai i tij Petro - strukur në një cep të shtëpisë që
vëzhgohej vazhdimisht nga Sigurimi i Shetit - arriti që të kapte valët e radios
dhe të dëgjonte mes lotësh kumtimin e vëllait të tij artist18. Ky do të ishte
“takimi” i fundit i vëllezërve në gjallje.
Tenori
Llambi Turtulli vdiq në Kaliforni, më 10 qershor 197919.
10
Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.
11
Po aty.
12
Po aty.
13
Po aty.
14
Gazeta “The echoes”. 18 qershor 1943, faqe 5.
15Gazeta
“The Tampa Daily Times”, datë 9 tetor 1943, faqe 2; gazeta “Drew Field Echoes”,
datë 4 nëntor 1943, faqe 2.
16
Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.
17
Sipas të dhënave marrë nga e mbesa, znj. Krisanthi Petro Koçibelli (Turtulli).
Korçë, janar 2019.
18
Kristaq Turtulli “Amaneti dhe udhëtimi nën qiellin e kaltër të Kalifornisë”, në
gazeta “Rrënjët”, viti 15, nr.4, tetor 2017, faqe 20.
19
Nga biseda me mbesën e tij, znj. Krisanthi Petro Koçibelli (Turtulli). Korçë,
janar 2019
KRISTAQ TURTULLI
Toronto , Kanada.