Kulturë
Hysen Ibrahimi: Në nderim të veprës së Prof. Dr. Mehmet Rukiqin
E merkure, 26.06.2024, 06:49 PM
Hysen Ibrahimi – fjalim në mbledhjen komemorative në nderim të veprës së Prof. Dr. Mehmet Rukiqin,
Instituti
Albanologjik i Kosovës – Prishtinë 25 qershor
2024
E
nderuara familje e Prof. Dr. Mehmet Rukiqit,
I
nderuari Drejtues i Institutit Albanologjik të Kosovës Prof. Dr. Lulzim Lajqi
dhe ju të pranishëm tjerë,
Sot
në këtë mbledhje komemerative në nderim të veprës së Prof. Dr. Mehmet Rukiqit,
me rastin e ndërrimit jetë të tij, bashkëndjejm dhimbje të madhe me shkuarjen e
profesorit tonë shumë të dashur nga kjo botë. Shkuarja e tij ka lënë një
zbrazëtirë të madhe si në familjen e tij, pastaj në Dardani dhe te ne në
mërgatën shqiptare.
Mund
të them lirisht, se tërë krijimtaria e tij me dhjetra vepra të botuara dhe ende
shumë të tjera që kanë mbetur pa u botuar, kanë një rëndësi të madhe me të
cilat Prof. Dr. Mehmet Rukiqi është dëshmuar se ka pasur një frymë patriotike.
Veprat dhe idetë e tija kanë arritur nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare e
po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në Evropë, Shtete të Bashkuara
të Amerikës dhe në veçanti te ne në Suedi, ku e kishim me nderin më të
madh Anëtar Nderi të Shoqatës së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” Suedi si një
brum me ide dhe pikëpamje atdhetare.
Hyson
Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Kërkesat
e prof. Mehmetit për ne mërgatën shqiptare ishin të fuqishme sepse ai kërkonte
me ngulm që ne të shkruajmë për gjuhëh shqipe, ishin kërkesa të tij prej një
vizionari mbi trashigiminë kulturore të gjuhës shqipe, kërkesa për ruajtjen dhe
shvillimin e saj nga mërgimtarët shqiptarë.
Hysen
Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Prof.
Mehmetei çdo herë thoshte se duhet ruajtur në mërgim dhe duhet të kujdeset me
çdo çmim për fatet e saj si gjuhë shqipe ndër shekuj, duke filluar lashtësia.
Misionari i madh Prof. Mehmet Rukiqi, i njhur për shkrimet e tija, për gjuhën
shqipe, thoshte se kjo gjuhë shqipe i ka rrnjët thellë, diku thellë në at
trungun me mija vjetë të vjetër, si një thesar kaq i madh i popullit shqiptar.
Në kët mënyrë prof. Dr. Mehmet Rukiqi na drejtohej neve, bijave dhe bijve të
popullit shqiptar në mërgim, si një amanet që duhet mbajtur.
Hysen
Ibrahimi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
Ai,
ishte dhe mbeti njeriu më i dashur i yni, këshilltari im personal për
rrugëtimin e krijuesve tanë dhe të Shoqatës, shoqatë kjo e cila ka ndjekur
rrugën e Rilindasve tonë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Emri dhe veprat e
tij, do të mbeten brezave të ardhshëm, se si duhet punuar dhe krijuar për
kombin shqiptar. Ishte dhe mbeti model i veçantë, për komunikimin, për afrimin
e të gjithëve pa dallim. Shkoi nga kjo jetë anëtari i fundit i Këshillit për
Pajtimin e Gjaqeve me në krye të madhin Anton Çeta.
Prof.
Dr. Lulzim Lajqi, në foltore, Prishtinë, 25.06.2024
I
dashur Prof. Mehmet Rukiqi,
Të
siguroj se do të mbetesh njëra ndër figurat më të dashur të popullit shqiptar,
si shkrimtar, intelektual, anekdotist dhe këngëtar. Kurse në zemrën time do të
mbetesh përjetësisht deri sa të jam gjallë. Të jam mirnjohës për gjithçka që ke
bër për ne dhe për kombin shqiptar.
Mëshira
dhe bekimi i zotit qofshin me shpirtinj tuaj Prof. Mehmet.
Zoti i bekoft veprat e tua.