E enjte, 08.05.2025, 06:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Shuhet Agimi!

E enjte, 27.06.2024, 07:50 PM


Sevdail Hyseni:

Mortore

SHUHET AGIMI!

(Në kujtim të poetit Agim Doçi)

Kur ne luteshim

Të jetojë Agimi,

Si rrufe nga qielli

Na erdhi trishtimi!

E humbëm poetin

Mjeshtrin artistik,

Që na lumturonte

Si me shkop magjik.

Me tekste këngësh

E humor të lehtë,

Na bënte të qeshim

Kur ishim n’siklet.

Nga vjershat e tij

Mësonim çdo ditë,

Si të qeshnim me lot

Si të qanim me shpirt.

Në ndeja miqësore

E kishte me merak,

Një shaka të hollë

Te qeshnim me bark.

Edhe vet pat thënë

Sa na ishte gjallë

“Kur të vdes mbi varr

Mos veni shumë fjalë”.

“Ngase më vije turp

Madje më peshon,

Shkruante mirditori

Me një stil shkodran.

Agimi nuk shuhet

Më sa shuhet dielli,

Ndrit si Ylli Polar

Atje lart nga qielli.

Në kujtimet tona

Do të rrojë përherë,

Bashkë me At Fishtën

E shkrimtarë të tjerë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx