Kulturë
Hamza Halabaku: S'dua të më takosh në vend të huaj
E enjte, 27.06.2024, 07:50 PM
Hamza Halabaku
S’DUA
TË MË TAKOSH NË VEND TË HUAJ
Për
ty nuk flasin
Fjalë
të mira
Edhe
pse herë-herë
E
bën punën me vend.
Kanë thënë se je tinëzare
Se
ty nuk të dihet
nuk
i fal askujt
asnjë
çast
kur
i vjen koha.
Këtu
ku jam
kurrë
s´dua të më takosh
Se
jam në vend të huaj.
Sa
herë e bën punën për ngut
Dije
që koritesh
Gjyshin
e lë
e
nipin e merr
e
lë të sëmurin
e
merr të shëndoshin.
Për
mua, kur të vijë koha,
Bëje
punën tënde,
ama,
të lutem, pritmë
derisa
të jem në vendin tim
se
s´bëhet nami.
Kur
të mbërrij në tokën time
të
pres burrërisht.
Gjithandej
sillesha
Kohët
e fundit
Nuk
e di pse
Nuk
ta kisha drojën fare.
Vit
për vit të prita
Pa
asnjë dozë frike
Të
prita si burrë
e
të prita si djalë
se
e di
ti
askënd s´e fal.
Me
katër vargje doja të tregoja tërë
dashurinë
që kisha për ty, Dardani
E
vargjet s’i zinin fjalët që doja t’i shkruaja
Tani
e kuptova sa e madhe është kjo dashuri!