Kulturë
Tahir Bezhani: Në varret e fshatit tim
E shtune, 29.06.2024, 07:23 PM
Tahir Bezhani, dy poezi
Në
varret e fshatit tim...
Kur
trazohet malli dejeve të zemrës
E era fryn me aromë blini
Më
kaplon papritur mallëngjimi
Ndalem
ku pushon zemra e shpirti
Mbi
varrin e nanës e të babës
Sytë shpërlahen në pellg lotësh
Shoh
portretin e babës në kohë
Me
buzëqeshjen e djegur të syve
I
shtangur qëndroj n’ kujtime
Si
i humburi në mes dallgësh
Si
t’i ndal kujtimet e çmendura
E
lotin që rrëshqet në barin e tharë
Si
pëshpërimë zëra nga nëntoka
Një
vaj si në kullë dikur
Kur
nana tinëz qante
E
digjej nga malli në shkrumb
Për
Zogajt të Malësisë zgavër shpirti
Ku
kumbon trishtueshëm malli...
Në
mermer lulet e babës
Kris
shpirti në ofshamë
Dëgjoj
hapat e tij të ngadaltë
E gishtat e dorës n ‘dru të fyellit
Kur
formojnë melodi të rralla
Mbytur
në vals dhimbje...
Sytë
më janë ngrirë në kujtime
Në
fytyra të banorëve të ikur
Dhimbjeve
të përmotshme
Rri
në heshtje , guri n ‘errësirë
Në
vetminë e ngujuar buzët flasin
Me
portretin e tij ballë meje
Ai
ngrihet një çast në thellësinë time
Dua
përqafime, dua puthjen tënde
Oh
sa mallë kam në zemër, sa zjarr
Gacave
të mallit që lënë pas aromë...
Në
varret e fshatit tim, gjaku im
U
përulem të gjithëve me radhë
Në
zemër i mbaj gjithmonë
Të
mbështjellë në kujtime
Si
medaljon...
Vapë brenda....
Shpirt
i lodhur nga trysni vape
Brenda
lëkure dridhet jeta
Rri
strehuar skutave të errëta
Mushkëritë
frymojnë rëndë
E
zemra pulson fort
Hapat
e galaktikës tallen n ‘lojën e marrë
Frika
lahet shtratit të qullur
Krevati
këndon këngë stine përvëluese
Kori
xhinkallave heq valle n ‘brekushe
Pinë
uji në pellgje djersësh
Lodhja
përgjon dihatjet
Këndeve
të lidhura nyje
Në
heshtjen e djegur shpresash
Udhëtojnë
mendimet pandalë
Deri
te dimrat e mëdhenj rrugëtojnë
Duke
menduar akujt e gjatë dikur
Strehëve
të kullave zvarrë
Një
e rrëqethur trupin përshkoi
Sa mërdhijë në mes kësaj vape
Vetëm
ata dimri kur i kujtoj......
Qershor,2024