E marte, 15.10.2024, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (9)

E premte, 19.07.2024, 07:58 PM


MOHIMI I HISTORISË SË PËRBASHKËT FQINJËSORE SHQIPTARO- SERBOMALAZEZE, FOBI E PRAVOSLLAVES SERBE (9)

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, GJENDJA PAS KONGRESIT TË BERLINIT

IV. PADREJTËSIA E FUQIVE TË MËDHA DHE OFENSIVA E DËRVISH PASHËS PËR SHUARJEN E LIDHJES, V ETVRASJE POLITIKE

E SHTETËRORE E VETË PORTËS SË LARTË

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Është e vërtetë që dy vjet e gjysmë Fuqitë e Mëdha nuk e kishin zbatuar kërkesë- vendimin e Kongresit të Bërlinit që Malit të Zi t’i jepnin tokë shqiptare (nga shteti turko- osman!), për shkak kundërshtimit Lidhjes shqiptare, andaj ishte meritë e Dërvish Pashës, i cili, pas një propagandimi me presion të organizuar nga shtatë Fuqitë e Mëdha të kohës, arriti, ta zbatonte atë detyrë kundër shqiptare, por jo edhe pa një luftë me 700 viktima, por për fat jo të përmasave aq të mëdha shkatërruese siç paramendohej. Gjithsesi, në bazë të vëzhgimit tonë po del qartë se avancimet bërë Dërvish Pashës, si ushtarak nga pashë (gjeneral) Vezir i Madh (marshall) dhe nga aktivist i panjohur në shtetar i lartë: Sundimtar e Rumelisë, nuk ishin ndonjë pasmeritë e ndonjë vepre heroike kryer për Turqinë, por ishin vepër-obligimi duhet t’i kryente kundër shqiptare që kishte të bënte me amputime të tokës turke(!), alias shqiptare. Gjithsesi, suksesi i Dervishit u korr nën uniformën e Turqisë osmane, por me armën e me mësim-veprimet e pansllavizmit rusopravosllav, konkretisht të carit të Rusisë, por mjerisht edhe me miratimin e Fuqive të Mëdha europiane. Së këndejmi, në këtë nënpjesë të punimit do të trajtohen këto tri tema:

Padrejtësia e Fuqive Mëdha kundër shqiptarëve (në Turqinë Osmane) me zbatimin e një vendimi të padrejtë të Kongresit të Bërlinit.

Ofensiva e Dërvish Pashës për shuarjen e Lidhjes Shqiptare, shërbim armikut të përbashkët shqiptaro-turk, vetëvrasje politike e shtetërore e vetë Portës së Lartë.

Në vend të përmbylljes: Platforma e Lidhjes, amanet-detyrë e të ardhmes për brezat e shqiptarisë.

PADREJTËSIA E FUQIVE MËDHA KUNDREJT SHQIPTARËVE ME ZBATIMIN E NJË VENDIMI TË PADREJTË

Për të arsyetuar konstatimin tonë nga titulli Padrejtësia e Fuqive të Mëdha kundër Turqisë Osmane, alias kundër shqiptarëve, lidhur me zbatimin e një vendimi të padrejtë, kemi të drejtë apo jo, le ta vlerësojnë lexuesit, kurse ne me disa përsqarime po i paraqitim vijim në disa pika, po përpiqemi me i ndihmue gjithë ata duan me gjykue jonjëanshëm, andaj le të gjykojnë sa më drejt.

E para, a di kush, ku qëndronte arsyeja dhe interesi i Fuqive Mëdha (europiane),


Kongresin e Bërlinit, aprovuan propozimin e Rusisë cariste ose e hatruan atë që Malit të Zi, përveç njohjes si shtet i pavarur, t‘i njihej plus zgjerimi përveç vendbanimeve: Tivar, Podgoricë, Zhablak e Shpuzë e gjithandej, por edhe me krahinën Plavë e Guci, të banuar krejtësish me shqiptarë (muslimanë)? E dinin këtë sherr-arsye shtetet perëndimore apo nuk e dinin, sepse kjo patjetër ishte jo në interes të popujve europianë, as të paqes rajonale, as ballkanase, po ishte vetëm në interes të ekspansionizmit të shteteve sllavo-ortodokse: Serbi-Mali i Zi- Rusi. Pra arsyeja ishte se nga kjo krahinë, Plavë e Guci, strategjikisht u afroheshin dy rrafsheve bukanike me histori të njohur: Rrafshit të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit (Metohisë) ishte synim i pansllavizmit i planifikuar më herët.

E dyta, për ky vendim shtesë i Kongresit (Plavë- Gucia) ishte shumë pa vend, u tregue se edhe pas 3 luftave të pëgjakshme frontale, zbatimi i tij për dy vjet e gjysmë ishte i pa zbatueshëm, prandaj u zëvendësua nga ambasadorët me krahinën tjetër Hot e Grudë.

E treta, Fuqitë e Mëdha mendonin që pasi krahina Hot e Gudë, ishte e populluar dukshëm me katolikë, vendimi do të ishte më i lehtëzbatueshëm, mirëpo edhe këtu gabuan në cilësimin rreth nocionit: popull-komb- shqiptar, sepse te shqiptarët kombi nuk identifikohej me vijë fetare, andaj u detyruan heqin dorë edhe nga kjo zgjidhje-propozim, Për këtë u bindën pasi popullata shumicë katolike shqiptare e kësaj krahine argumentoi se më me dëshë dh e natyrshëm do të vazhdonte të bashkëjetonte me sivëllezërit shqiptarë muslimanë se me ortodoksët malazezë, me të cilët, katolikë e muslimanë ishin në armiqësi edhe fetare edhe kombëtare dhe për këtë fajtor ishte autoqefalizmi pravosllav serb. Dhe kjo u vërtetua me luftën te Ura e Rrzhanicës, apo jo?!

E katërta, Fuqitë e Mëdha europiane nuk dimë pse nuk deshën me kuptue vërtetën që kishin gabuar pse nuk e paten përfillur ekzistimim e popull-kombit shqiptar, në kuadër të Turqisë Osmane, siç ishte e vërteta. Dhe ky lëshim nuk ndodhi vetëm gjatë mbajtjes së Kongresit të Bërlinit, por edhe ndërkohë nga sllavorusët e turqit osmanli, kur kjo popullsi gjithnjë e bindshëm po identifikohej si komb jo vetëm mbi bazë historike e gjeografike edhe gjuhësore, po edhe si një force potenciale reale ushtarake, e cila po i kundërvihej me sukses pansllavizmit gllabërues, mjerisht i përkrahuredhe nga Fuqitë e Mëdha europiane.

Fuqitë e Mëdha me ambasasdorët e tyre, bën një gabim-mëkat edhe më të madh ndaj shqiptarëve, kur vendosën Ulqinin shqiptar me rrethinë, t’ia jepnin Malit Zi, pa përfillur interesin jo vetëm të Shkodrës e të Shqipnisë veriore, por edhe interesin e botës perëndimore (Romë-Itali, Francë, Spanjë), apo jo?!

E gjashta, shtrohet pyetja, vallë, pse kjo alergji e shfaqur kundër shqiptarëve nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha europianë, ishte shkak vetëm ndikim-insistimi i Rusisë, apo edhe nga sedra e vrarë, si ves megaloman primitiv, sepse, vërtet 2 vjet e gjysmë nuk munden me zbatue vendimin e padrejtë Kongresit, prandaj zgjodhën Ulqinin, pse ky terren u jepte më tepër lehtësi e mundësi intervenimi nga deti në krahasim me dy rast-krahinat e mëparshme që ishin vise thellësisht malore.

E shtata, ndërlidhur me pikën e mëspërme, e kam fjalën për Fuqitë perëndimore, përkatësisht për disa qarqe politike miope të asaj kohe, të cilat në parim ishin kundër shtrirjes së ndikimit të rusopansllavizmit në Ballkan që ishte arritur me Traktatin e Shën Stefanit e, në anën tjetër rritnin atë ndikim, duke e luftuar e mospërfillur Lidhjen, e cila ishte e vetmja forcë që sinqerisht i kundërvihej dhe e kundërshtonte ekspansionizmn rusopravosllav, apo jo?!

E teta, po rispikasim qëllimsht, lufta kundër Lidhjes faktikisht ishte ajo mund quhet silajthitje e atyre fuqive. E kemi fjalën për demonstrimet navale, pikërisht te rasti Ulqini”, ku

18 anijet e pesë flotave mëdha europiane (Angli, Francë, Itali, Gjarmani, Itrali,


Astrohungari) me demonstrimet tyre kundër forcave mbrojtëse ulqinake të përkrahura nga Lidhja, faktikisht i bënin shërbim jo vetvetes po flotës ruse prej 2 anijesh, sepse krejt kjo shkonte në interesin e Rusisë, përkatësisht, satelitit më besnik të saj, siç ishte Mali i të Zi, apo jo?!

E nënta, ndërlidhur me pikën e mëparshme, shtrohet pyetja pse Fuqitë e Mëdha të Perëndimit druheshin nga forca në lindje e sipër e Lidhjes shqiptare, e cila ravijezoi konturat e shtetit shqiptar do përfshinte katër vilajetet me 17 sanxhaqe reformuara nga Porta e Lartë 1861 sipas nismë-sugjerimeve obligative nga perëndimorët, andaj për mendimin tonë perëndimorët, pasi kjo trevë nuk ishte në ndkimininteresin e tyre, po të Rusisië duhet të përkrahnin ndihmesën që jepte Lidhja në përplotësimin e atij propozim-sugjerimii, sepse përbashkimi i katër vilajeteve (shqiptare) në një vilajet, siç kërkonte dhe filloi ta zbatonte Lidhja, vërtet ishte risim në frymën e reformës, siç kërkonte atëbotë vetë qytetërimi europian, apo jo?!

E dhjeta, po të pranonte propozim–veprimin e Lidhjes shqiptare Europa, ku në një vilajet shtet do të përfshihej tërë Shqipëria etnike, pra të gjitha trevat ku atëherë, po edhe sot, me ndonjë ndryshim minimal, jeton popullsi unike shqiptare: si: Shqipëria, Kosova, një pjesë e Malit Zi, një pjesë e Serbisë, Maqedonia Perëndimore, po edhe një pjesë e madhe Greqisë, në emër të së cilës mbrohej atëherë Ulqini, përkatësisht mbrohej Europa nga ndikimi agresiv rusoortodoksopansllavist, së këndejmi themi që edhe sot ka logjikë një përbashkim i tillë i tokave shqiptare në paqe-demokraci dhe kjo shkon në intertes të paqes ballkanike, europiane e botrërore, po është në të mirë të konsolidimit edhe të shteteve sllave ortodokse, po edhe të vetë Greqisë, apo jo?!

E njëmbëdhjeta, po përsërisim që nga miopia politike e disa qarqeve europiane, përkatësisht nga vendimi i papjekur i ambasadorëve, ndodhi ajo më e keqja që sot ndjehen rrjedhojat. Ishte dhe është mëkat fakti, pse nuk u njoh e u përkrah e drejta e shqiptarëve për formimin e shtetit të tyre në atë kohë, kur vërtet e meritonin dhe kishin forca largpamëse udhëheqëse e ushtarake properëndimore që e drejtonin Lidhjen, apo jo?!

E dymbëdhjeta, thuhet se pas disa dekadash e me insistimin e Autrohungarisë e Italisë më në fund pas katastrofave që edhe me fajin e Perëndimit pësoi shqiptaria, u formua shteti shqiptar. Ç’është e vërteta, për mendimin tone u emnua një pjesë territori ku vërtet do tentohet të formohet shteti shqiptar, por që atë ditë e sot ai shtet mbeti i brishtë dhe nuk mund të quhej shteti unik i popullit shqiptar. Nuk ka nevojë të rrëfehemi për këtë që thamë, sepse dihen teritorett, ku shtrihej dhe ende shtrihet komb-populli shqiptar. Dihet gjithashtu pse u tkurr shteti i shqiptarëve jo aq me fajin e tyre, por kryesisht për gabime e mospërkrahje të atëhershme të Fuqive Mëdha europiane, e lane fatin enjë shunmice shqiptarëve autoktonë nën mëshirën e ekpansionizmit pansllavoortodoks, apo jo?!

E trembëëdhjeta, po e cek një taktikë me vend e përdorën Fuqitë e Mëdha europiane ndaj rastit “Ulqini”, cilat edhe pasi morën nën dispozicion 38 batalione (ordi) forcave tokësore nga Dërvish Pasha, menjëherë nuk tentuan me marrë Ulqinin. Nuk u nguten, përdoren bisedime deri sa ndodhi plasaritje e pëçarje struktuirat e Lidhjes. Kjo taktikë, për popullsinë shqiptare e sidomos për ulqinakët, mund quhet fat fatkeqësi, ngase po sulmonin menjëhjeri ato shtete do të ndodhte vërtetë një plojë e madhe pa shpesë fitore, e me viktima marramandëse, por në anën tjetër këto Fuqi nuk bënë aspak mirë që nuk e mbajtën fjalën që do të ndikonin te Sulltani që edhe shqiptarëve t’u njihte autononomi politike, përkatësisht nuk ndikuan te Dërvish marshalli mos poshtronte aq keqasshkodranët dhe Lidhjen e apo jo?! E katërmbëdhjeta, në fund po përsërisim që Fuqitë e Mëdha europiane duke përkrahur spiunmisionarin rusosllav Dervish Marshallin dëmtuan shqiptarët, mëkatuan edhe më shumë,


kur lejuan skalperizim amputimet e territoreve botës shqiptare, dhe aq keq u pajtuan me shuarjen e Lidhjes dhe kështu shkelen moralisht e faktikisht aspiratat e popullit shqiptar për bashkim kombëtar e kulturë shtetërore perëndimore, apo jo?!

Së këndejmi përfundojmë që Fuqitë e Mëdha europiane nuk i bënë asnjë shërbim të mbarë vetvetes, kur nuk u përpoqën me frenue sadopak shqiptartofobin Dervish marshallin turk kur ndërmori ofensiven për ta shuarë Lidhjen shqiptare dhe kështu ndihmuan zgjerimin e hegjemonizmit rusopansllavist mbi kurrizin e popullit shqiptar edhe më keq zhytën dhe përmbytën me zvarritje, duke e mbajtur të prangosur shpresën e popullit shqiptar për liri, autonomi e përbashkim të natyrshëm kombëtar.

OFENSIVA E DERVISH PASHËS PËR SHUARJEN E LIDHJES SHQIPTARE NË SHËRBIM TË ARMIKUT TË PËRBASHKËT TURKO- SHQIPTAR,

VETVRASJE POLITIKE E SHTETËRORE E PORTËS LARTË

Si hyrje

Ne, Dervish Pashën, me shpifurit e tij arenën ushtarake-politike, nënpjesën mëparshme të punimit, e quajtëm personazh misterioz, sepse për të parën herë u imponua me këto tri të veçanta: 1) u caktua në vend të Riza Pashës në të njëjtën detyrë: për zbatimin e vendimit që me çdo kusht: Ulqini t’i jepet Malit Zi”, 2) menjëhershmërisht u avancua me gradë ushtarake nga gjeneral (pashë) marshall (Vezir i Madh) dhe 3) njëherazi u naltua në karrierë burrështeti: kryesundimtar i Rumelisë (i Turqisë Europiane). Krejt kjo ndodhi si në çast, si diçka e jashtëzakonshme, pa qenë i njohur ky njeri më parë për ndonjë meritë personale mirë të Turqisë, andaj pseja lidhur me këtë për mua mbeti mister, po mister i përkohshëm. Themi i përkohshëm, sepse, kur kemi parasysh situatën, caktimi dhe avancimet e tij kuptohen qartë se kishin të bënin rreth ngjarjeve që zhvilloheshin në raporte lufte kundër Lidhjes e shqiptarëve, konkretisht qëllimi ishte mposhtjame çdo kusht e luftë-kundërshtimit që bënin shqiptarët me Lidhjen e tyre kundër zbatimit të vendimit të Kongresit të Bërlinit, për ta zmadhuar Malin e Zi me tokë shqiptare, fundi me Ulqinin si tokë (turke!), vendim ky, për të të cilin Turqia kishte dhënë pëlqim-obligimin, gjë nuk e mohonte dot, por tani arsyetohej se ishin vendasit (shqiptarë) ata, edhe pse shtetas turq, që po refuzonin, të cilët nuk po dëgjonin as pashallarët që po i caktonte Sulltani me dhunë ta zbatonin vendimin. këtejmi, Fuqitë e Mëdha pasi nuk ua kishin besën pashallarëve caktonte Sulltani dhe vetë Sulltanit, si duket në konsultim e sipër, me gjasë me shërbimin sekret Carit Rusisë, zbuluan, mes tjerësh, një pashë besnik për ta, dhe ai quhej Dervish Pasha, i cili si konstatuam pjesën punimit parë thuhet sr ishte me prejardhje bullgare, madje bir i një popi, të cilin, pra, e motivuan me avancime, i siguruan mbrojtje imuniteti dhe kashtu ia imponuan Sulltanit ta merrte si me thënë, obligim të vullnetshëm nën mandat-paprekshmërie dhe ta dekretonte të plotpushtetshëm për avancimet e cekura, apo jo?!

Si ishte implikuar Dervish Pasha, që nga fillimi si subashë dhe si e paska konvertuar emrin Islam dhe si paska arritur gradën pashë (gjeneral), nuk kemi dhëna. Po sido që të ketë qenë, siç u vërtetua në “Rastin Ulqini”, Dërvishi në krye të ushtrisë turke prej afro 40 bataljonesh, i futur nën nën patronazhin e Fuqive të Mëdha, dctyrën e kreu me sukses të plotë: dorëzoi Ulqinin dhe po me atë ushtri u kthye në Shkodër ku vazhdon të qeveriste në emër të qeverisë turke, por në interes të Malit të Zi, satelitit më besnik të Rusissë cariste, i marrë nën patronazh të Fuqive të Mëdha, apo jo?!

Pikërisht rreth qeverisjes Dervish Pashës në detyrë-postet e avancuara pas zgjidhjes


së rastit Ulqin, i u bëmë kurioz të dinim më shumë, andaj periudhën vijuese të tij e vëzhguam në e nga 5 punkte veprimi të tij, soditje këto, që po i paraqitin po në pesë pika në vijim si shtjellim i temës me trtull “Ofensiva e Dervish Pashës për shuarjen e Lidhjes Shqiptare, në shërbim të armikut të përbashkët turko- shqiptar, vetvrasje politike e shtetërore e Portës së Lartë”.

Sqarim paraprak rreth qëndrimit arrogant Dervish Pashës

Kuptohet, për me pasë gjykim të drejtë para shtjellimit të temës, ne konsultuam materialin përkatës kishin dispozicion e veçanti shfrytëzuam”Kujtimet e Sharles Hecqurad, djali konsullit frances në Shkodër (botim i vitit 1902), i cili e paraqet mjaft objektivisht figurën zyrtare: ushtarake politike e shtetërore të Dervish Pashës, këtij marshalli e shtetari të ri, të Ushtrisë e Qeverisë turke. Me fjalë të tjera, ne si pikë të parë po vëzhgojme qëndrimin e Dërvishit kundrejt shqiptarëvet dhe Lidhjes në Shkodër e në vijim, duke kërkuar përgjigje: Cili ishte misioni i Dervish Pashës si pashë-marshall e shtetar turk, ishte vetëm dorëzimi i Ulqinit, apo diçka tjetër dhe, kujt i shërbente detyrë-misioni i tij? Gjithsesi, sipas vezhgimeve tona, del shumnë qartë se ai nuk punonte në të mirë të shqiptarëve, por si duket as për interesa të Turqisë Osmane, apo jo?!! Themi kështu se Dervish Pasha me të rikthyerit në Shkodër, në vend që të paraqitej si politikan e shtetar tolerant, ngase paqetimi i nevojitej popullit turk e shqiptar, por dhe njëherazi edhe Portës së Lartë si shtet. Dervishi kishte mundësi të përfitonte të gjitha shtresat shoqërore, deri neutralizonte pa maltretim edhe anëtarët aktivë Lidhjes të Degës Shkodër që kishin marrë pjesë në luftë për mosdorëzimin e Ukqinit që tani ishin të kapluar nga kriza e humbjes, por jo, ky Pashë u soll me arrogance. Si duket këtë sjellje ia kërkonte politikla rusosllave, misioni i tij (i dirigjuar nga baza) ishte për rrëmujë, jo paqe e mirëkuptim mes popullit shqiptar e turkoosman. Kjo ishte arsyeja që ai shfrytëzoi situaten u mbështet forcën ushtarake e politike posedonte. Shpërndau Lidhjen, burgosi jo vetëm të pabindurit, por edhe udhëheqësit lojalë ndaj çështjes, maltretoi burrat shkodranë si, Hodo Sokoli, e PrenkBib Doda dhe mbarë parinë e Shkodrës deri edhe urtin Daut Boriçi. Me fjalë të tjera këtij i interesonte shkelja e krenarisë burrnore tradicionale shkodrane, nëpërkëmbja e dinjitetiit njerëzor muslimanëve e katolikëve. I kishte besës ortodoksët e miqtë e Malit të Zi, me të cilët bashkëpunonte. Gjithsesi, donte dobësimin organizativ të shqiptarëve, dhe këtë e bënte duke i hequr popullit parinë, siç e thotë e vet në një tubim, “kopenë ta linte pa çoban”. Të kuptohemi kjo sjellje-kërkesë nuk ishte kërkesë në harmoni me konsultimin me Sulltanitn e organet e rregullta të Portës së Lartë, por ishte veprim vetjak i tij në frymën e politikës pansllaviste largpamëse hegjemoniste ruse dhe satelitëve saj ortodoksë ballkanas, politikë kjo e përqafuar nga Dërvish Pasha, të cilën, siç do të shohim, edhe do t’ia imponojë Sulltanit e Qeverisë së tij. Kjo politikë e Dervisht nënkuptohet se ishte mbi bazi të insistimit rus, por eu ropiane e avancuar parimisht edhe me pëlqimin e Fuqive të Mëdha, apo jo?! Kjo që thamë do vijë duke u qartësuar ndërkohë dhe për këtë do na ndihmojnë veprimet e vetë Dervishit, i cili me represaljet, sugjynosjet, burgosjet e pa provokueshme të aktivistëve të hershëm e rinj shqiptarël duke përdorur edhe represalje, fuste panik popullin e Shkodres e gjithandej dhe do të ia arrijë atë që ishte qëllimi i tijo të zgjojë reaksion në masën e tgjerë dhe pastaj të ketë shkas për me veprue me arsye për disiplinimin e saj, me metoda ushtarake, apo jo?!

Reaksioni i Lidhjes, arsyeja e kthimit Stamboll i Dervishit


dhe përgatitja e ofensivës

Sugurisht vepimet arrogante të Dervish Pashës në Shkodër zgjuan reaksion te Qendra, Qeveria e Lidhjes, përkatësisht Dega e Lidhjes në Prizren, andaj Sulejman Vokshi komandant me mësimin e Ymer Prizrenit, (kryetar) ku ende mbaheshin të paprekur nga pushtimi ushtarak verifikoi gjendjen në territorin e vet e përgjithësisht. Ripërtëriu udhëheqësinë e Lidhjes në qytete të caktuara si Shkupi e të tjerë. Ky ishte veprim dinjiteti, nga detyra, madje politikisht pati jehonë pozitive në qarqe intelektuale nga Toskëria e gjithandej nga qarqe shoqërore e qeveritare ku ende ndihej ndikimi i Shoqatës Shqiptare e Stambollit. Kështu pa marrë parash plagët që kishte marrë Lidhja nga tatëpjeta në e pas Kuvendit të Dibrës dhe sidonmos tashti në Shkodër nga Dervish Pasha, kërkesat nga Platforma e Lidhjes drejtuar për miratim Sulltanit, siç ishte përbashkimi i katër vilajeteve në një, administrata vendëse e shkolla shqipe etj., ishin në fuqi, qarkulllonin, debatoheshin. Gjithsesi në qarqe të caktuara arsyetohej edhe interesi i Turqisë që shqiptarët të kenë më shumë të drejta, ta jetësonin atë atonomi që kishin filluar ta gëzonin para afro tre vitesh, po pritej fjalë-mendimi i Sulltanit, por ai Sulltan-Ziu, si duket, priste ta konsultonte ngadhnjimtarin Dervish Pasha, nga dora e të cilit, vërtet: “u dha Ulqini, po këndej shpëtoi Turqia: Stambolli e Izmiri!, aq tepër i shpëtoi nga presioni i Fuqive të mëdha vetë Jilldizi,posti i Padishahut!” Aq në hall të madh si duket paska qenë Sulltani nga presionet e Fuiqive të Mëdha për rastin “Ulqini”, sepse ato fuqi, pasi e zunë në fragrancë mashtrimi Sulltanin, se gjoja reagimi i vendasve kundër vendimeve të Kongresit ishte krejtësisht spontan, kurse realitet funksionimi i Lidhjes kishte paraprakisht një leje-miratimi nga vetë Sulltani. Andaj ndodhi rasti “Dërvish Pasha”, si ndihmë ruse, pa interes (!), apo jo?! Kjo ndihmë pa interes që sapo e thamë do të shihet haptazi, posa të kthehej Dervishi në Stamboll, i cili, para se të largohej, në Shkodër la mbi 20 mijë forca ushtarake, gjoja garancë për verifikim-mbrojtje të kufirit të Malit të Zi., që assesi mos të ringjalleshin idetë e Lidhjes. Nuk lind sa imponohet pyetja: Në interesin e kujt ishte mbrojtja e kufirit të Malit të Zi me ngulfatjen e shqiptarëve nga ushtria eTurqisë!

Së këndejmi, Dervishi, me një pjesë elite të ushtrisë, në rrugë për Stamboll bëri një sisprovë survejimi në kapërcim e sipër nga Dibra e Toskëria, ku nuk pa ndonjë rrezik rebelimi dhe me të arritur në Stamboll tregoi arrogancë-forcën e vet. Ndërpreu debatin rreth kërkesave lehtësuese për shqiptarët, edhe pse ishte e vërtetë se gjatë këtyre tre viteve shteti qendror i Turqisë kurrnjë të keqe nuk kishte pasur nga elementet e autonomisë që filluan të gëzonin shqiptarët e Lidhja. Përkundrazi kishte lehtësi çdo pikëpamje. Ne e quajtëm drejtë politike e Lidhjes që mundësoi shqiptarët të ndihmonin trimat e Plavë-Gucisë të derdhnin gjak, të vdisnin bashkë, ngase kjo ishte vdekje për atdhe, ishte vdekje e lavdishme. Shqiptarët, edhe ashtu vdisnin lufta për huajt, përkatësishst për Perandporinë Turko-Osmane, e cila nuk qe e zonja mbrohej për vete as për tokat shqiptare nga invazioni i Rusisë cariste dhe satelitëve të saj ballkanas.

Kështu Dervishi, duke shfrytëzuar mandat-imunitet nga avancimet e grantuara nga Ppatrinët, qoftë si marshall, apo si udhëheqës suprem i Turqisë ballkanike e përgjithësisht, qëndrimin status quo të sulltanit për lehtësim shqiptarëve do ta përmbyste pa keqardhje. Sipas gjasave dhe të dhënave që na jep z. Sharles Hecqurad, siç e kuptojmë ne, Dërvishi do t‘ia kujtojë Sulltanit kushtet e mbetjes tij postin e padishahut, ndoshta kumtuara nga goja e Carit rus me r astin e Traktatit të Shën Stefanit dhe të miratuara edhe nga epranët e Fuqive të Mëdha europiane, ndaj të cilave Sulltani kishte zotim që duhej përmbajtur rigorozisht, si:

Shqiptarëve nuk u njihej kombësia Kongresin e Bërlinit, atyre edhe tej


nuk duhet t’u njihet.

Mos të lejohet assesi përbashkimi i katër vilajeteve në një, sepse hapej rrugë jo vetëm për njoihje kombësie, por edhe si komb-shtet shqiptar.

Turqia si shtet kishte obligim që nga sulmet rebele shqiptare të ruajë kufijtë e shteteve fqinje ortodokse të vendosur nga Komisioni i ambasadorëve dhe të Turqisë si palë.

Ndërkaq, detyrë veçantë gjoja nga Fuqitë e Mëdha e Rusia, mirë shtetit, Porta e Lartë duhet të shuajë Lidhjen si organ politiko-ushtarak dhe gjithsesi të zhdukë apo të zhbëjë idenë e nocionit komb shqiptar.

Ldhur me pikën e katërt Dervish Marshalli, për çka, si duket, paraprfakisht me avancimeve, kishte marrë autorizim, andaj tash merr mbi vete përgjegjësinë për ta shuar pushtetin e Lidhjes ende e kishte si symbol Dega Qendrore Prizren - Malësi. Mos me zgjatë, politika zyrtare turke tashmë e prirë nga Dervishi Lidhjen e shpalli më tepër se ishte armike, andaj i hodhi poshtë të gjitha kërkesat autonomiste rreth saj.

Sulltani edhe pse e dinte Lidhja, pse kërkonte autonomi, nuk ishte armike, madje ajo dha prova se ishte aleatja më e besnike kundër armikut të përbashkët: ekspansionizmit pansllavist, përkatësisht ishte për mbrojtjen e Turqisë Basllkanit dhe gjerë dhe assesi nuk ishte në interes të Turqisë shuarja apo represaljet kundër shqiptare, nuk guxoi me kundërshtue vendimin e Dervishit për ofensivën, por luti që t’i falte ata që do të shprehnin lojalitet ndaj Padishahut. Kështu, Dervishi, pa humbur kohë, mori përgjegjësinë mbi vete si marshall për ofensivë kundër Lidhjes.

Marshimi i ushtrisë drejt frontit, fjalimi pragmatik i Dervishit Shkup

Në këtë vazhdë Dervishi si kryekomandant pasi bëri përgatitje të duhur për ofensivë kundër shqiptarëve, ushtrinë përbërë, prej 450 taboresh (batalionesh) komanduar nga 7 gjeneralë të përbërë prej tri njësive: këmbësori, kavaleri dhe artileri do ta dislokojë në Selanik, prej nga të nis drejt frontit, atmosferë kjo, që përshkruhet kështu në një këngë popullore:

Dervish Pasha me shumë taborre Si me kanë asqerë moskove.

N’Selanik i ka vargue

Plot me armë, topa ngarkue, Drejt Shkupit ia ka mësy

Do me shkelë atë copë Shqipni. Do me i shkelë trimat shqiptarë Mos me lanë asnja për farë.

Kështu nga Selaniku pa kurrfarë kundërshtimi rrugës pashallarët e tij zbarkojnë Shkup, më 25 mars 1880. Me të arritur, pa kurrfarë nevoje, pasha përgjegjës, sipasa mësimeve të kryekomandantit, edhe pse pa kurrfarë provokimi, shpall shtetrrethim dhe aplikon regjim ushtarak. vërtetë, siç u përmend, shqiptarët nuk kundërshtuan me armë. Ata me drejtë kishin bërë kërkesat e veta për autonomi, për lehtësim bashkëqeverisjeje vendi si popujt e tjerë. Pritnin negociata ose përgjigje nga Sulltani. Me turqit kishin shtetin e përbashkëët por kërkonin liri veprimi e organizimi si aleatë mund të luftonin kundër armiqve përbashkët, kundër qeverive agresive sllavo-ortodokse që i rrezikonin dy popujt, por pashai turk sipas urdhërit të Marshall Dervishit ftoi në takim parinë e Lidhjes në Shkup. Fatgkeqësishst i preu në besë. I ndaloi dhe i mbajti nën izolim dyjavësh, derë 7 prill 1880, kur vjen Shkup vetë


kryekomandant Dervish marshalli. Dervishi tregoi edhe më shumë pa burrni. Parinë e izoluar të Lidhjes në vend që t’i falenderonte për pritje paqetore dhe t’i mirëkuptonte për kërkesat e Lidhjes aleate, ky para popullit i poshtnoi dhe diskriminoi. Ua vazhdoi izolimin disa edhe i dënoi me syrgjynosje.

Sido ketë qenë, është karakteristik fjalim i tij programatik, nesërmen, 8 prill 1880, para popullit të Shkupit, nga i cili përveç arrogancës na bëri përshtypje:

E para, nuk përshëndcti fillimisht në emër të Sulltanit, dhe kërkoi bindje ndaj tij si autoritar apo si përfaqësues i autorizuar i Sulltanit.

E dyta, kërkoi t’i bionden forces. Ky si marshall (Vali i Madh) kishte nën komade 7 gjeneralë dhe tregoi se i printe ushtrisë prej 450 batalionesh (300 batalione në prani dhe edhe 150, priste t’i vinin). Për këtë force uhtaraka, krekosej dhe kërkonte paralajmëroheshin edhe ata tjerët, ata andej nga Prizreni e Malësia dhe përmend kushtet, poqëse dorëzohen do ketë mëshirë e dhimbsuri për ta e familjet e tyre, për ndryshe, për ata nuk e njohin si qeveritar, të cilët mashtrojnë popullin se kanë në dispozicion 300 mijë luftëtarë, me të cilët mendojnë të bashkojnë tokat e veta në një shtet e të ndahen nga shteti turko-osman, kundër tyre nuk do të ketë mëshirë e dhimbsuri dhe i mëshon kërrcënimit: Shpi e fshatra do t’ua bëj rrafsh me tokë, gra e fëmijë do t’ua lë në mjerim…

(Lexue i nderuar apel-kërrcënim me përmbajtje ngjashme si Dervishi, u ësht drejtuar shqiptarëve gjuhën e tyre, 32 vjet vonë nga Kral Petri i Serbisë 1912, gjatë pushtimit të viseve shqiptare: Kosovë, Maqedoni dhe një pjesë të Shqipnisë, kur edhe bëri dalje në det, në portin e Durrësit, me një ndryshim përfundimi tekst se familjet e padëgjueshmëve sipas tij: “të g jithë mashkujt mbi 13 vjeç do t’ua there me bajoneta”. vërtetë, Ushtria pushtuese sllavo serbo-ruse më 1912 pati marshuar, pothuaj, pa hasur në rezistencë nga ushtriia turko- osmane, sepse, Dërvish Pasha me zhdukjen e Lidhjes, para 30 vitesh ia pati përgaitur terrenin që e pasuan edhe misionarë pashallarë tjerë renegatë kamufluar. Sido ketë qenë lidhur me tekstin e fjalimit të Dërvishit i kemi dy vërejtje medituese:

E para, shifra përmend Dervishi me ironi, 300 mijë luftëtarë Lidhjes”, mesa

kam lexuar, ishte sajuar nga shtypi serbo-rus pansllavist në kohën kur Lidhj atëkohë në ekstazë entuziazmi lufte për Plavë e Guci, kundër forcës ushtarake malazeze- serbo- ruse, i pati fituar 3 lufta frontale, ndërkaq Dërvishi e përmend cinikisht si propagandë,, ngase e di se momentalisht kishn ndxryshuar raportet, po me këtë tregon vërtetën që ai atë kohë paska qenë i regrutuar si spiun ordiner i kaufluar me mision caktiuar në Armatën turkoosmane, në kuadër cilës me avancimet i ka arritur majat, andaj sot po e komandon për interesa pansllavisë, gjithsesi jo dobi Turqisë, apo jo?!

E dyta, vetë forca prej 450 bataljonesh (taborre) që siguroi Dervish Pasha, për me e shtypë atë copë Shqipni”- Lidhjen, na shkon mendja te vetë forca që paska pasë poseduar dhe poseduaka Armata Turke, ishte shumë forte, e cila po kishte pasur një organizim të tillë siç bëri tani Dervish Pasha, nuk do të kishte pësuar debakël në luftë me ruso- sllavët, përkatësisht po t’i shkonte mendja momentalisht Marshall Dërvishit me bë diçka për lavdinë e Turqisë e Sulltanin, atëherë me këtë forcë mund ta çlironte tërë Shqipninë e Vjetër dhe do t’i kthente muhaxherinë ne vendet e veta, atëherë vërtet do të kishte pasur ndihmë jo vetëm 300 mijë luftëtarë përmenden Lidhjes nga 4 vilajetet shqiptare, por edhe më shumë, po fatkeqësishst ky marshall shqiptarofob që punonte haptas kundër interesave edhe të Turqisë, ishte i disponuar të shuajë me zjarr e hekur forcën politike e ushtarake të Lidhjes, aleaten më besnike të Turqisë-Osmane.

këndejmi, Dervishi, vërtet, do ta shuajë jo vetëm Lidhjen, po do ta përgatis terrenin për


shuarjen me rrënjë apo dëbimin e Turqisë nga Ballkani 1912.

Beteja frontale shpatijat e Sharrakut Ferizaj–Shtimje

Më përpara, por edhe pas apel-kërrcënimit të Dervish Marshallit në Shkup, komandantë- përgjegjësit e Lidhjes, Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Ali Ibra, kuptohet gjithsesi Ymer Prizreni e të tjerë, organizuan mbrojtje të përbashkët. Meqë, ushtrtria e Lidhjes (Roja Kombtare) me forcën e saj nuk mundi me i bë ballë rrebeshtn ushtarak turko-osman në Grykën e Kaçanikut, përgatiten front mbrojtës në shpatijet e vargmaleve të Sharrakut Jezercë–Carralevë-Drenicë e Epërme. Kjo ishte një përgatitje luftë sidinjiteti nga ana e Lidhjes, në krahasim me ushtrinë shumëtaborrëshe Dervishit ishte një armatë e tërë, e rregullt shtetërore me përparësi numri e armatimi, të komanduar nga një marshall që kishte nën komandë gjeneralë profesionistë me përvojë.

Edhe dalja e ushtrisë turke Ferizaj mjaf mirë përshkruhet këto vargje një kënge popullore:

Tym të zi po qet pampori Tym të zi ma zi se korbi, Dervish Pashën prej Stambolli N’ Tasjan t’Rrafshit sapo doli Njikshtu pveti, njikshtu foli:

Ku i ka stroflkat Mic Sokoli Ku i ka strofkat, parinë ku ka

M’ ka çue Mbreti m’ia shpërnda Me i shpërnda, n’mend me i pru, Ja me hater, ja me dru!

Vërtet, Dervishit sapo doli në Ferizaj (Tasjan) nuk u ngut. Thirri në takim lojalistët, gjinen e hatrit dhe nuk i dalin pak të tillë. Pasi u informua se shpinën nga Veriu e deri andej kah Peja e kishte pothuaj të lirë, u përqendrua rreth pritave që kishin zënë luftëtarët e Lidhjes që kishin kapur po thuaj mbarë shpatijat e Sharrakut, por si qendra të rezistencës ishin dy fshatrat nga mesi i rrugës Ferizaj –Shtimje: Slivova e Kosharja. Dihet epilogu i luftimeve. Ushtria e Dërvishit, pra kishte epërsi si për nga numri i këmbësaorëve dhe nga kavaleria, por kjo epërsi për shkak njohje terreni nuk trandi luftëtarëve të Lidhjes me bindje e morali të lartë, por ishte artileria e rëndë moderne si tillë për parën e aplikohej nga ushtria turke. Ajo bënte kërdi në llogore-istikamet e mbrojtësve. këndejmi Marshallit pas shumë viktimave bëri depërtimet e para. Edhe ana e ushtrisë vullnetae, pati shumë viktima, ranë në luftë edhe e komandantët Mic Sokoli e Sefë Kosharja, Pasi rezistenca u dsobësua e filloi tërheqja, Ushtria e Pashës depërtoi përtej fshatrave të Sharrakut në Rafshin e Rrethbjeshkës Suharekë-Prizren, dhe së andejmi pa kundërshtim hyn në qytetin e Prizrenit. Ra edhe Gjakova e nuk mbeti më Kështu fuqi e organizuar as nga Malësia. Dërvishi ushtarakisht korri fitore të plotë.

Masat shqiptarofobe Dervish Marshallit pas shuarjes Lidhjes, në shërbim të armikut të përbashkët shqiptaro-turk

Sidoqoftë, Dërvish Pasha.pasi e fitoi luftë-betejen Shpat-Sharrakun Ferizaj –Shtimje. Dhe së andejmi depërtoi Rrafshin e RrethBjeshkës Suharekë Priren. Prizrenin e mori pa luftë ashtu


disi edhe Gjakovën, ftoi në takim krenët e vendit me ata që dorëzoheshin sillej më mirë se në Shkodër e Shkup, mrëpo tani përdorte një mënyrë finoke. Paraqitej si përfaqësues i Sulltanit si padishah edhe si resul-ulema. Së pari, i qortonte se kishin gabuar shumë kishin rënë nën ndikimin e LIdhjes, andaj duhet spastrohen shpirtnisht. Këshill -masa ngjashme janë dhënë edhe pas kryengrtitjes së vitit 1910, si:

Kush mohon turkvatanin, Ka mohuar dinin e imanin. Kush asht turkelhamdulilah Ka nji vatan nji Padishah

E për dinsëza arnautë Për kaçakë e për harbutë Që nuk sillen urt e butë

kanë n’vend buke veç barut!


Andaj


Bini n’sezhde gjynahqarë Lutjuni Zotit me ju falë


Kështu për me shpëtue nga ushqimi me barut ata duhet të dorëzohen për me tregue lojalitet kishin dy kushte:

e para me pohue me shpirt e me gojë se kishin gabuar pse ishin pajtuar me kërkesën e Lidhjes për përbashkimin e katër vilajeteve në një, dhe

e dyta, me i pranue kufijt që ka nënshkruar Turqia me shtete fqinje sllave. Me tentue me luftue për tokat e pushtuara ishte si me luftue kundër Turqisë!

Këto dy kushte ishin denim i rëndë se burgosja e syrgjynosja, sepse kërkohej zhgulja nga kujtesa qenies dhe e bashkimit kombëtar si dhe zhgulja nga kujtesa historike se shqiptarët si popull (jo si turk milet) kishin pasur shtrirje mëdha gjeografike, cilat i janë pushtuar. Ishte kushtëzimi i tillë ishte veprim i përbashkët me Sulltanin apo ishte nismë-kërkesë e vet Dervishit mund të diskutohet, por sipas z. Sharles Hecqurad, më forte ishte vetëinisiativë e Dërvishit, ngase ai në shtypin perëndimor mohonte se ka pasur Lidhje shqiptare e luftë për zhbërjen e saj. Në shtypin perëndimor Lidhja paraqitej si vepër sajesë e vetë Sulltanit, dhe ka pasur vetëm njëfarë rebelimi të disa fiseve maloke të egra barbare të cilat tani janë qetësuar fetarisaht si tzurkoosmanli, Prfoblemi shqiptar (Albanese) as ka ekzistuar dhe as ekziston. Këtë çështje do ta prekim më poshtë, po gjithnjë mbajmë pezull pyetje-përgjigjen kujt i shërbente fitorja apo zhdukja dhe në intetesin e kujt parësorisht i shëbenin serb e në vendet e okupuara.

C. VEND PËRMBYLLJES: PLATFORMA E LIDHJES, AMANET- DETYRË

E ARDHMES PËR BREZAT E SHQIPTARISË

Me të shuarët e Lidhjes si ogan politiko-ushtarak, pas ekzodit të Ymer Prizrenit dhe gjykimit Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit e tjerëve Platforma e Lidhjes Prizrenit mbeti amanet, detyrë e të ardhmes për brezat e Shqiptarisë, breza këta që idejisht u përtërinë e do të përtrihen, por realisht nuk paten he e pale a do kenë fat për afërmi ta realizojnë plotëninë e gjerësinë e përmbajtjes së Platformës së Lidhjes të viteve 1878-1881, sepse kanë ndryshuar raportet pikëpamje gjeografike e shoqërore-historike e politike  brendapërbrenda botës


shqiptare, por edhe në raport me botën ndërkombëtare. Të kujtojmë këto ndryshime në disa pika:

E para, Qeveria e Lidhjes mbi bazë të së drejtës së natyrshme universale, pa pyetur sundimtarët (Sulltanin dhe Fuqitë e Mëdha), ngase nuk i njihnin shqiptarët si komb e Shqipninë me autonomi si shtet, edhe pse gjatë gjallimit të saj pothuaj trevjeçare 1878-1881, Lidhja si përfaqësuese e kombit sendërtoi vetveten e identtetin kombëtar në program-Platformën e veprimtarisë së saj. Respektoi gjerësinë gjeografike të shtrirjes shqiptare në një Atdhe, në një shtet-komb autonom siimagjinar me kryeqytet Prizrenin. Madje këtij atdhe-shteti iu skicuan në parim konturat e një shteti autonom modern për kohën me organe rregullta shtetërore. Kishte parlament me kryetar zgjedhur. Kishte kryetar Qeverie dhe tri komisione siministri: për punë të jashtme, për punë brendshme, për buxhet e administratë dhe një Shtab Komandues forcës së Rojës Kombëtare, e cila përbehej nga ushtri e rregullt dhe vullnetare. Ministrat kishin zëvendësit dhe grupetpunuese. Qeveri kjo që doli e zonja që në parim të zgjidhte çështjen e gjuhës “shqipe të përzier” të shkollës dhe të administratës, madje e kishte të zgjidhur edhe çështjen kulturo-fetare pa qenë e varur nga asnjë qendër e huaj. Pastaj, çka ishte me shumë rëndësi jo vetëm kishte polici e ushtri të organizuar që udhëhiqej nga Kryetari i shtetit dhe shtabet e Degëve dhe të Komiteteve Ndërkrahinore që bashkëpunonin disiplinisht, pothuaj si një shtet normal, ndonëse funsiononte sipas rasteve, sepse jeta frymonte në kuadër të një perandorie të cilësuar si fuqi europiane, edhepse jo fort mirë ishte nga shëndeti shtetëror.

E dyta, jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht Lidhja u tregua e zonja e vetvetes, për çka dha sprova kur konfrontim me tetë shtete (edhe luftë armatosur me Malin e Zi) për 2 vjet e gjysmë, përjetoi me sukses 4 lufta frontale në mbrojtje të tërësisë tokësore të atdhe- shtetit të vet të ravijëzuar. Konkretisht mbrojti një herë Plavë e Guci, që Kongresi Bërlinit ia kishte ndarë Malit të Zi, pastaj mbrojti edhe Hot e Gudë që 6 fuqitë e Mëdha me Protokoll e kishin vendosur si kompensim në vend të Plavë e Gucisë.

E treta, këtejmi Lidhja dha gjithçka edhe për mbrojtjen e Ulqinit, por në konfrontim me 7 Fuqitë e Mëdha, pas një lufte jo të barabartë me forcat e Dërvish Pashës, i cili me forca turke u vu dispozicion Fuqive Mëdha me luftë i mundi mbrojtësit e Ulqinit krye Isuf Sokolin, duke lënë mbi 400 luftëtarë të vrarë.

E katërta, megjithatë Lidhja, jo vetëm Ulqinin por edhe për të gjitha tokat e tjera shqiptare pushtuara përpara Kongresit Berlinit nga Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi, si Tivari e Podgorica, Kurshumlia, Nishi, Vraja e githandej, i konsideronte si çështje hapura duhej çliruar. Andaj, për këto raste, nuk e pranonte paqen e lidhur nga Tiurqia me shtetet okupuese, së këndejmi, ishte e betuar që kur të bëhet shtet normal, së pari të kërkojë nga shtetet e tilla t’i kthejnë ato toka me të mirë, përndryshe Lidhja do ta shihte mundësinë që ato herdokurë t’i çlirojë e t’i kthejë në gjirin e saj, qoftë me diplomaci, qoftë edhe me grykën e pushkës.

E pesta, është e vërtet të të gjtha Lëvizjet atdhetare, partitë politike apo qeveritë e derisotme të shtetit shqiptar në program-platformat e tyre nuk kanë mundur të përkapnin gjerësinë territoriale që kishte Lidhja në Platformën e saj, sepse kanë ndryshuar realitetet.

E gjashta, pas shuarjes së Lidhjes rikthim-përulje e Shqipërisë nën pushtetin formal e Babës Mbret, Sulltan Abdyl Hamit II, po në, realitet të pushtetit të Dervish Pashës la pasoja të riparueshme në dëm të popullitt shqiptar. Kjo ndodhi si rezultat i miopisë së politike ose nga pamundësi e qeverisjeje Sulltanit si sundimtar absolut, ngase ishte bërë rob i Fuqive Mëdha që patjetër i duhej të vepronte sipas porosive që i jepnin këshilltarët e emnuar konkretisht prej Carit Rusisë apo ndonjë gllabpashe ang lez, sepse e kishte pru punën Sulltani-ziu vetëm në atë mënyrë mund t’i zgjaste jetën Perandorisë dhe sundimit të tij, apo jo?!


E shtata, në këtë kontekst rreth Shuarjes së Lidhjes, cili ishte epran në raportin: Sulltan Hamit / Marshall Dërvish, shuarje kjo, që në të vërtetë, ishte në dobi të armikut të përbaskët shqiptaro-turk njëherazi perspektivë ishte vetëvrasje politike e shtetërore e vetë Portës së Lartë, andaj le të gjykohet kjo e vërtetë mbi bazë faktesh:

pari, me rastin e Dorëzimi i Ulqinit, edhe pse ishte kundërshtim me Platformën e Lidhjes dhe interesit të Turqisë, ndoshta mund të asyetohej qëndrimi Sulltanit që ishte lejuar nën presion marramendës nga Fuqitë e Mëdha, por shuarja e Lidhjes me zjarr e hekur si forcë brendapërbrenda vetë Turqisë, ishte miopi politike, apo paaftësi e veprimit të tij personal si sovran. Prandaj themi leja apo pajtimi i Sulltanit për shuarjen e Lidhjes shqiptare nga Dërvish pasha, gjithsesi ishte mëkat fatal i Sulltani, edhe pse i shkaktuar, qoftë miopi politike e tij apo ishte dorëzim nga halli, ngase ky renegat i avancuar në kabinetin apo edhe në vetë shtabin ushtarak tij fort vepronte sipas urdhërave epranëve shteteve armike Portës Lartë, përkatësishst të Carit rus apo jo?!

dyti, e kemi cekur përpara se është i njohur fakti traditën e raporteve turko- sllave, pëkatësisht turko-serbe që nga Kralevic Marko, raportet serbo-turke ishin të shkëlqyeshme, e sidomos nga Vidovdani e këndej, ngase si nipa sllavësh (serbësh e rusësh), së paku te ne, sulltanët dajkove (serbë) u krijonin lehtësime në kurriz të shqiptarëve. Pa e përmendur Mehmet Pashë Sokoloviqin rolin për serbopravosllavizëm me Patrikanën e Pejës, si dhe me lehtësitë e bëra serbëve të karakterit autonomi shtetërore pravosllave për formimin e Pashallëkut Beogradit dhe sidomos, duke i lejuar lehtësime ndaj kryengritjeve serbe fillim të shek 19. Kujtojmë sjelljet e serbofilit Haxhi Mustafa Pasha, të cilin serbët pravosllavë të Pashallëkut e quanin spska majka (nënë serbe) dhe aq tepër Vezirin e Madh gazali Mirashli Ali Pasha, si një si Gllab Pashë, ky me prejradhje bullgare, i cili Millosh Obrenoviqit pa ndonjë insistim të veçantë i dha autonominë politike e ushtarake dhe në fuind ia përgëzoi shtetin dhe me këtë butësi i hapi rrugë vrazhdësisë ruse qe nëpërmjet Serbisë me depërtue në shkatrrimin e Turqisë, apo jo?!

Së treti, pa u ndalur rreth ngjyarjeve para Trakttit të Shën Stefani dhe Kungresit të Berlinit dhe rrjedhojat sollën arenë D ervis Pashën, po spikasim mënyrë veçantë dy masa egra i riforcoi Dervish Pasha, pas shuarjes Lidhjes dhe vendosjes qetësisë në Zonën Prizren-Malësi. Ai pasi tërë zonën e futi nën regjim ushtarak, fton në takim njerëzit e dalluar popullit i qorton duke u tërhequr vërejtjen, siç u cek sipër, për dy gabimet tejet mëdha:

e para pse kishin pranuar ose ishin pajtuara me propozim-veprimin nga Platforma e Lidhjes pa leje Sulltanit, fill-jetësojnin përbashkimin e vilajeteve shqiptare një: dhe kështu të skiconin një shtete shqiptar mbi bazë gjuhe e tradite e jo feje dhe

e dyta, pse atë Platformë ishte paraparë shqiptarët ta këndellin kujtesën historike, mos të pranojnë fakt të kryer pushtimet e këtyre viteve nga shtetet fqinje sllavo-ortodokse me të cilat Turqia kishte nënshkruar paqe, andaj Shqiptarët sipas Platformës e lënë të hapur përpjnekjen për me i kthye në gjirin e territorit e përbasshkët të gjitha tokat shqiptare të okupuara.

E teta, ndërkaq si shembull se si Turqia pas shuarjes Lidhjes vepronte rreth zhdukje- zhbërjes së idesë rreth formimit të një shteti shqiptare sidmos kundër ëndërrimit të kthimit e muhaxherëve në Shqipninë e vjetër, përkatësisht si përkujdesej ruajtjen e kuf iri dhe konsolidimin e shoqërisë së brishtë serbe, po sjellim tekstin e një këngë popullore e kam mësuar e kënduar nga fëminia nga vitet e ‘30 kohës Kralvonës Jugosllave, andan Ju lusim ta lexojmë bashkë me vemendje zgjuar dhe po ashtu kërkojmë ta komentojmë


bashku:

Kanga e Shaqir Igrishtës

Shaqir Grisha nji trim llapjan//Rrok martnën del n’ atë anë Del n’at anë po i thonë Serbi/ Ikshin shkijet n’ Kushumli

N’Kushumli, shkojshin te Kisha Po na faron thojshin Shaqir Grisha. Po na ndjek po na trishton Drumn’ e mbretit po e zapon

Velikdan s’po len me luue Karakollen s’ po len me rue

…Kështu daven ia kanë marue N’Prishitnë Pashës ia kanë çue Sa fort pasha ish idhnueÇaushllarët i kish tubue:

“,Kush prej jush do n’ LLap me shkue, Shaqir Grishen me rrethue/ Gjallë a t’ dekun këtu e due!” Kurrkush kryet nalt s’e ka çue.

Osman Breca, si azganli -Due me veti ’izet zapti…

o shkon Breca tuj u livdue:A s’ ka mbreti çaush si mue?!

…Knojst e parë kur po k’ndojnë [Shaqir Grishen p’e rrethojnë Nana e Shaqes i ka hetue /Çou mor bir jemi rrethue.

-Nan lum nana qysh po thue/A me u lidh a me luftue..!

-Qysh me u lidh, Shaqir po thue/Gjakun tonë me na marrue.

-Nanë afroma qat martinë:Dhez oxhakun, kishe s’dimë, Vloje ujt, kafe po pimë,

Po n’ frangji katër anë:Me i marrë n’ thumb, zapti sa janë…

-O Shaqë, n dash me t’marrë m’nor/Qite pushkën për prezore!

-Nuk jam djalë e jep pushkën /N‘katër anë pa e ndez luften, N’katër anë pa e kuq fushën…

Vëllai Shaqirit djal i ri/Holl po qet me atë kapakli

Sa herë qet ka nja p’e vret, Për Shaqirin hiq mos vet:

Me ni t’qitne dy po i vret /Osman Breca u rrxu n’ hendek…

- Oj martinë, moj gjeverdare/ Çaush t’mbretit qite fare:

Dy Llap, nja n‘Dibër t’ Madhe.

-Gjeni shpejt kerre me trina? T’i ngarkoni kto stervina Çoja Pashes, në Prishtinë/Boll liftove or për shkieninë… Dulen kerret n’udha t bardha /fmijna shehrit dolën përpara Lum na t’lumt kerret me dadha

Nuk janë dardha more fmi/po janë kerret me zapti Shaqiri Grisha i ka gri

I ka gri e i ka coptue /se janë zanë shkaut tuj ndihmue…

Kënga ndeshet në shumë variante po unë zgjodha këtë. Meriton analizë të gjithanshme dhe të hollësishme, ndërsa këtu po mjkaftohem vetëm me këto sqarime:


Së pari, sipas mbiemrit Shaqiri osefamilja e tij, ishte nga fshati Igrishtë. Igrishta sipas MiIlojeviçit, shënuar 10 vjet para Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 150 fshatra të tjerë dhe me vet qytetin e Kushumlisë ishin të banuara vetëm me shqiptarë muslimanë, pa asnjë a turk e ortodoks shqiptar apo pravosllav serb. Ky ishte fati i familjes apo mbase edhe i fëmijnisë së Shaqirit, prej nga me dhumë qenka shpërngulur në Llap, me shpresë se do të ktheheshin në fshatin e tyre mbeti me pëlqimin e Turqisë brenda kufinit Serbisë pushtuese. Po rikujtojmë që Lidhja sipas Platformës nuk pranonte paqe, as vendosje kufirësh pa i rikthyer pronat e pushtuara, qoftë me hir, qoftë me pahir, kurse Turtqia, qysh po shihet nga shembulli i Shaqirit, jo vetëm kishte pranuar caktimin e kufirit, por edhe ishte obliguar që të mbrojë serbët brenda Serbisë që mos t’i shqetësonin muhaxherët shqiptarë të dëbuar së andejmi. Pra, kuptohet lehtë se Turqia shteti i Turqisë luftonte e vriste shtetasit e vet për Serbinë dhe njëherazi vepronte që muhaxherëve t’ua zhgulte nga mendja idenë për çlirim të trojeve të të parëve të tyre në Shqipninë e Vjetër.

dyti, Turqia ishte ajo për interesa Serbisë pa dhimbje vriste njerëzit e vet kaçakë me njerëzit e vet zaptinj, shembull ky rast, ku vdiqen 21 vetë (20 zapti me çushin) supozojmë të gjithë ish shqiptarë, por me dallim, zapinjtë i paguante shteti, ndërsa kaçakët i mbante populli. Së treti, lidhur me pikën e mësipërme po sqarojmë se pas shuarjes Lidhjes, shumë luftëtar të Rojës Kombëtare, nuk u dorëzuan si invidë, apo grupe të viseve të caktuara mbanin lidhje, nëse kërkoheshin bie fjala nga shteti Llap, ai fshihej (strehohej) te shoku i tij në fshatin e afërm, apo ndonjë jatak -fshat një treve tjetër, si: Gjakovë, Dibrër, Malësi e ku ta dime dhe anasjelltas. Koçakllëku ishte një lëvizje i përberë nga disa njësi ilegale, Im at që e kishte provuar kaçakllëkun tri shtete: kohë Turqisë 1910, Serbisë 1912/13, të Bullgarisë 1916-18. Ttregonte për vëstirësitë me qenë kaçak. Na duhej me fjetë mbathun. Përherë duhej me qenë lëvizje, shumë pa ushqim se i ushqyer. Kaçaku i vërtetë kurrë nuk bën me u zënë në befasi qëndron i vetëm dhe, ngase “një si asnjë, dy bëjnë sa një ,vetëm tre bëjnë tamam kaçak”, por vetëm shokëshumët tresheve bënin f uqi”. Si duket Shaqir Grisha,

natën e rrethimit, paska qenë me grup shokësh..

Së katërti, është e vërtetë, se grupe kaçakësh shkelnin kufirin me Serbinë, dilnin, në pronat e vendlidjes e gjithadndej, ndoshta gjatonin, kryenin ndonjë akt hjakmarrës si andeh, si këndej, Vërtet, lëvizja kaçake dëmtonte po assesi nuk rrezikonte shtetin. Përgjithësisht kaçaët kish in përqafuara mendimin e mudernriz Ymer Prizrenit:

Kur asht fjala për vatan Muderrizi, kish’ pas thane:

Jo veç turkut e atij tjetrit

Por nji plumb kush ia jep mbretit Ka me shkue në lule të xhenetit Sepse shqiptari në vend të vet, Vetë asht kral e vetë ash mbret.

Ky ishte mesazhi për lëvizjet çlirimtare që përqafohej nga shqiptarët me zgjimin ndërkohë të ndjenjës për liri, bashkim në shtetësi shqiptare.

Së pesti, për mendimin tone mund të diskotohet çështja cilët ishin më të zellshëm në shuarjan e Lidhjes, ashtu si tani të grupeve të lëvizjes kaçake në viset shqiptare nën okupimin shumëvjeçar turkoosman pashallarëve sulltanollë apo e pashallarëve dervishollë filosllavë?? D ërvishollët dalin më të motivuar, apo jo?!

Së gjashti, nga dëbimi i menjërshëm i shqiptarë nga Shqipnia e Vjetër, paten kosto të lartë fitimesh okupatorët (serbë, malzezë e bullgarë) fituan jo vetëm territorialisht, por edhe


pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Studiuesi ynë. prof. Hakif Bajrami, ndër të tjera na jep edhe këtë shembull karakteristik: një bujar i fisëm, Murat Gjakja, i shpërngulur me dhunë, shpianik i kompletuar, ky si odaxhi ishte e përmend veçanti takëmin e grabitur me shumë vlerë të odës së musafirëve, pastaj përmend 360 bagëti të trasha, 36 kuaj shale e bartës etj. Nënkupto fitimet e serbëve nga odat e shtëpitë e kompletruara me takëme të familjeve 150 katundeve nga kjo trevë që i shënon Milojeviçi si dhe nga familjet të mbi 700 fshatrave nga Shqipnia e Vjetër ra nën okupim egër, ku ndë tjera ishte edhe familja e Shaqir Grishës.

shtati, lidhur me pikën sipër studuesit tanë, aq sa paten mundësi me gjurmua nga mbi 700 fshatrat e boshatisura shqiptaro-muslimane, por edhe sa nga fshatrat e përzier muslimano-ortodokse studiuesit përmendin se u kanë mbetur pasu e gatshme serbëve nuk dihet, por të evidentuara janë: 48.000 shtëpi banimi me oda të kompletuaran me takëme, 42.000 pleme, ahra e stalla bagëtish e 18.000 kosha e hambare drithi, 48.000 maxhe buke me enë almiset e nevojshme të gatimit, 50.000 qerre e mjete pune fushore e malore, pa përmendur kafshë pune e bagëti ushqimi e veshmbathjeje etj.

teti, Turqia s’qante kokën për këto humbje popullatës, qytetarë-shtetasve vet, apo jo?” Sepse nuk thuhet kot të thëna, por edhe të dhëna se Sulltani e Qeveria e tij, kishion gisht kusuritje rreth sh itjne-humbjesh këtyre territorëve, qoftë me larje borxheshqofte me marrje hollash po për këtë gjurmuesit duhet kërkojnë fakte, por vërtet, nga përkujdesja që ka treuar Turqia në konsolidimikn e aytyre shteteve në dëm të shqiptarëve dhe sidomos në zhbërjen e kujdeses për kthim në trojt e të prëv na jem me kuptue se Turqia nuk shpëton nga një mëkat i tillë.

nënti, Serbisë dhe popullit të saj nga kjo fitore e ndihmuar, pra edhe nga Turqia, me pashallarët dervishollë iu shtua oreksi për plaçkitje e pushtime reja. Dhe vërtet, jo vetëm me shuarjen e Lidhjes, por Turqia e Sulltnit nuk dime e ndihmonte me mend a pa mend armikun, duke mos përfillur këkesat e Lidhjes, të rilindësve dhe kryengritësve shqiptar, por aq më keq Turqia për vetëvrasjen e vet bashkëpunonte me shtete ortodokse sllave e greke, të cilat në mënyrë legale me njerëzit e vet bën studime të gjithanshme të këtyre viseve të ndihmuar nga qeveria vendëse turke Prandaj nuk është çudi pse serbët dhe tjerët po thuaj legalisht për mbi 30 vjet parapërgatitën plan-projekte kundër shqiptare për zgjerim-pushtimet e Serbisë drejt Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë për me sigurue daljen në det, apo jo?!

dhjeti, lidhur me pikën e mësipërme, këtë mision kërkimi e studimi gjeten njerëz me prirje antiosmanee sllave që i njihnin sherret e Serbisë, andaj nuk ishin të papritura që ata liderë nuk mund t’i blinte Serbia i vritnin me moh (në bashkëpunim Serbi eTurqi), siç ndodhi me vrasjet e Ali Pashë Gucisë dhe të Haxhi Zekës e të tjerë. Dhe kështu konstatimin tonë që masat e Dervish Pashës, gjatë dhe pas shuarjes Lidhjes ishin vetëvrasje politike e shtetërore ndaj vetë Portës së Lartë, emrit të saj në Ballkan, e dëshmon katërcipërisht fakti se pas përgatitjeve 30 vjeçare shtetet ortodokse Ballkanit sulmuan gjoja Turqinë po vërtetë ato sulmuan e pushtuan Tokat shqiptare, të cilat i pati shtruar e i la popullin si kope pa bari, më parë shqiptarofobi Dërvish Pasha, kur e shoi Lidhjen por e pasuan edhe pashallarë të tjerë renegatë.

Së njëmbëdhjeti, nuk dimë sa ka qenë ndikimi i pashallarëve dervishollë spiunë të sllavorusisë edhe tek Levizja e turqve rinj, e rrëzoi Sulltan Hamitin II nga froni 1908, 4 vjet para vitit 1912, kur do të shuhet edhe Perandoria Osmano-turke e sulltanëve, dhe nuk dime ndikimit serbo-rus a e cek sulltan Hamiti në memoariet e veta që i shkroi në ekzil, por e dime që vendimin për shkarkimin dhe largimin e tij nga Jilldizi atij sulltani, ia ka kumtuar shqiptuar Esat Pashë Toptani, shqiptari, i cili edhe atëherë, por sidomos pas pushtimit


Shqipërisë dhe shuarjes së Turqisë si Perandori Osmane pas vitit 1912 do të dale serbofil me damkë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora