Kulturë
Shyqyri Fejzo: Koha dhe mosha e tretë
E merkure, 17.07.2024, 06:50 PM
Shyqyri Fejzo
Koha
dhe mosha e tretë
Në
odën plot miq, bubulonte oxhaku
Fëmijë
ishim ne kur këngët dëgjonim
Nga
këngët oshëtinte tërë konaku
Shumë
fjalë atëhere nuk i kuptonim
Na
shtruan rakinë, rakia s’më pihet
Një
“merak i shkretë” nga mendja s’më hiqet..”
“U
shtrova në sofër, buka nuk më hahet
Ky
“merak i shkretë” nga zemra s’më ndahet
Në
klasën e parë alfabetin mësuam
Vetëm
kur ne i mbushëm njëzet vjet
“Merakun
e shkretë” mirë e kuptuam
Miqve
këngëtarë ju dhamë të drejt
“…Ç’
kini gjunjë që u pretë?
Sëmurë jini a bëni vetë..”
E
kuptuam mirë kur mbushëm tetëdhjet
Kur
na u bë shkopi si një këmbë e tret.
Shumë
meraqe i sjell koha moshës së tretë.
Disa
studjojnë për bashkëkohor ore aman
“Kur
isha në moshën tënde” thonë të tjerë
Sikur
të mësohen kuajt në pleqëri për revan
Lerini
këshillat, hatërmbetjet, koha apelon
Koha
dinake ecën shumë shpejt përpara
Pa
ankim për shëndetin,fqinjin,qeveri, pension
Për
lajmet e të rejat për ju sot nuk ka gara
Më
pak fjalët “jam më i vjetër”, “e di mirë”
Meraku
për lajmet,të rejat hatri mos u mbeti
Ju
i kini bërë me nder detyrat për shoqërinë
Le
tu humbasë telefoni, tespiet po jo dinjiteti
Mos
pretendo të bësh sot rolin “e trimit”
Koha
apelon “ligjin e mohimit të mohimit.”