Kulturë
Shyqyri Fejzo: Thërrime nga sofrat e dikurshme
E hene, 22.07.2024, 07:00 PM
Thërrime
nga sofrat e dikurshme
Nga
Shyqyri Fejzo
1.Shenjat e pikësimit
Të
vogla në trup, në role të mëdha
Të
dhjeta një për një s’i përmenda
Sjellin
gëzime, por bëjnë dhe hata
Për
ato ka tregime dhe legjenda
Jeta
flet për mashkull apo për femër
Përvoja
na thotë të veprosh pa frikë
Mos
lerë kurrë një presje në zemër
Aty
ku je i sigurtë se duhet pikë.
2.Dialog bashkëkohor me
nipin
Gjysh,
do merremi vesh ne të dy?
Shpesh
më rreh mua me pambuk
Kyçe
derën e banjës kur je aty
Se
do të nxjerr foto në facebook
3.Kënga dhe koka
Në
kotec zhurmë e madhe
S’kishte
ardhur gjeli iri
U
pyetën pulat me rradhë
Nuk
e kish parë asnjeri
Bashkë
ishim deri dje
Po sa bukur që këndonte
Nuk
e kuptojmë përse
Gjith
lagjen me qejf zgjonte
Gjelkokoshi
po sqaron
Heshtni,bëjeni
mendjen okë
Para
kohe kush këndon
Mund
të mbetet dhe pa kokë.
4.Drejtëssia
Zihej
rakia, kërciste oxhaku
Mes
ortakëve valonte dajaku
Varda,
njëri-tjetrit ja mbanin
Donin
të ndanin kazanin
Rrefenja
thotë, te kadiu shkuan
Për
ndarjen e re drejtësi kërkuan
Kadiu
që e mban “drejt sherjanë”
Me
të shpejt e hapi davanë
Flet
kadiu; “erdhët te unë?
Njëri
merr kapak e tjetri fundë
Ti
që bëre davanë
Merr
në prapanicë dhe llullanë”
Kohët
shkojnë e kohët ngjajnë
Gjykatat
gjithnjë një turi kanë
Miqt
e mi sa herë bëjnë dvanë
Sot,kanë
marrë vetëm llullanë
5. Fotoja bardh e zi
Vetëm
kur thinjemi e kuptojmë
Se
vlente si flori ai floku i zi
Me
shumë dhimbje i kujtojmë
Vitet
e rinisë plot nostalgji
Kujtime
në ballë të mbira
Që
koha brazda e rrudha i la
Tani
ato duken si çudira
Nga
erdhën, e di ai që i ka
Një
foto e sotme plot ngjyra
Nuk
e krahasoj me bardh e zi
Të
sotmen e zbukuron natyra
E
hershmja mban aromë rini
6.Loti
Në
gëzim a hidhërim
Ilaçi
për ngushullim
Iku
dhe se shohim më
Sa
floriri vlente që moti
Asnjë
nuk e di ç’u bë
Loti,
more shokë, loti
7.Kthim i virgjërisë
-Doktoreshë.Te
vendi ai pak e ka ngjyer
Kthehet prap virgjëria, si mendon ti?
-Aq
sa mund të ngjitet pasqyra e thyer
Përmori
një lepur,apo më pas një mi
Kyç
portë. Tu bë kopshti plot kakardhi
8. Në një PUB nate
(Sipas nje barcelete)
Taksixhi,
ndalo klubit përballë
Vetëm
“jo” mos më thuaj
Ti
nuk e di se si e kam hallë
Sa
të duash do të paguaj
Shiko
atë gruan me të kuqe që kërcen?
Mbërtheje,
po s’dëgjoi futi hu
Shih
si hargaliset me ata djem
Dhe
zvarrë ma sill mua këtu
Jo
or xhan, jo, nuk është skandal
Është
gruaja ime “qejfmadhe”
Më
gënjeu, kur tha “do dal”
Shih
se si përdridhet tani në valle
Taksixhi,
qënke me huqe
Ç’është
mor jahu, me ty kështu?
Unë
të thashë atë me të kuqe
Ti
më sjell gruan me blu.
Taksixhiu:
Falemnderit
ore zotni
Drejt
verejtjen ti më hoqe
Kjo
me blu, që thua ti
Është
e gjitha ime shoqe
Sa
të ngjesh këtë në makinë
Ma
ruaj e mos ja hiq sytë
Do
shkoj të kryej porosinë
Dhe
të fillojmë turnin e dytë.”
9.Kontrolli puntor në
blegtori.(Delet e kooperativës.)
Folë,
si matuf mos rri
Fjalë
e fundit të zejë vend
Si
mendon kryebari?
Duhet
thënë me pak mend.
„Ju
lutem mbani shënim
Që
të mos ketë asnjë ankim
Njëra
polli, tjetra shtiu
Një
mbet shterpë vetvetiu.“
10.U ndërrua zakoni
E
pyetën një dit duhanin
Pse
s’të shohim në tavolinë?
Si
ja gjete dot dermanin
Mos
je zënë me rakinë?
Bshkë
gjithnjë ju shikonim
Siç
rri nipi me një teze
Njerzit
me ju bisedonin
Përpara
tavëll e meze
“Kur
ligjet u shtërnguan
Ne
të dy shkuam të flemë
Njerzit
zakonin e ndërruan
Tani kanë xhan kafenë.”