Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Itaka e zemërs së Niko Kacalidhës
E shtune, 27.07.2024, 07:55 PM
ITAKA E ZEMRËS SË NIKO KACALIDHËS
Nga
Timo Mërkuri
Gjatë
leximit të krijimtarisë poetike të Niko Kacalidhës të bie në sy fakti se ai u
referohet shpesh miteve homerike, veçanërisht Odiseut dhe Itakës, për disa
arsye të thella artistike dhe filozofike që përfshijnë vlerën universale të
miteve, lidhjen e tij personale me ato dhe përdorimin e tyre si mjete për të
shprehur tema bashkëkohore e të përjetshme. Mitet homerike përmbajnë tema
universale që janë relevante për çdo kohë dhe kulture, psh temat si udhëtimi,
kërkimi për identitet, kthimi në shtëpi dhe përballja me sfidat janë të përjetshme
dhe i flasin çdo njeriu, sigurisht veç temave të luftës e dashurisë. Kështu figura
si Odiseu dhe Itaka janë të ngarkuara me një simbolizëm të fuqishëm, ku Odiseu
përfaqë-son udhëtarin, njeriun që përballet me sfida dhe kërkon kuptimin e
jetës, ndërsa Itaka simbolizon destinacionin e dëshiruar, shtëpinë, dhe paqen e
brendshme.
Veç
aspektit të përgjithshëm filozofik kemi treguar se Kacalidha është rritur me
tregimet homerike të cilat ja recitonte gjyshja dhe babai i tij, duke ndikuar
thellë në formimin e tij shpirtëror dhe artistik, duke krijuar lidhje të fortë e
personale me mitet. Heronjtë homerikë ishin “miqtë” e tij të parë në fëmini (“Eja të flesh në vatrën tonë,mbështetur në /
një trung ulliri. Pa eja dhe harroje Odiseun”,” Ti e di mirë se jam nga raca e
Odiseut” shkruan poeti në “Lutje Poseidonit” f 309). të cilët nuk e braktisën
asnjëherë atë. Sigurisht që përdorimi i miteve homerike lidhet edhe me
kontekstin kulturor dhe historik të jetës së Kacalidhës. Në një periudhë të
trazuar nga ndryshimet politike dhe shoqërore, rikthimi te këto mite mund të
ketë shërbyer si një mënyrë për të eksploruar dhe shprehur çështje komplekse të
identitetit dhe kulturës.
Duhët
të pranojmë se rikthimi i tij te mitet dhe përdorimi i tyre prej tij bëhet në mënyrën më moderniste, duke i
risjellë dhe ri-interpretuar ato për të shprehur tema bashkëkohore. Kjo i lejon
atij të eksplorojë çështje si izolimi, kërkimi për kuptim dhe përballja me
sfidat moderne, duke përdorur një gjuhë dhe strukturë që janë të njohura për
lexuesit. Në krijimtarinë e tij, Kacalidha përdor mitet për të pasqyruar
gjendjen njerëzore dhe përjetimet e përbashkëta.
I-E
parë në këtë këndvështrim , fraza "Itaka e zemrës" është një metaforë
që përmban kuptim të thellë dhe simbolik, duke vendosur Itakën – destinacionin
përfundimtar të udhëtimit të gjatë të Odiseut brenda zemrës së njeriut, në vend që ta
trajtojë atë thjesht si një vend fizik. Kjo metaforë në vetvete shpreh disa ide
dhe ndjenja të rëndësishme që shfaqin:
1.
Destinacionin emocional dhe hhpirtëror, pasi Itaka nuk trajtohet në poezi si një
ishull në detin Jon, por si një destinacion emocional dhe shpirtëror. Itaka është
vendi ku individi gjen paqe, dashuri, dhe përmbushje dhe jo vendi ku do mbrijë
përfundimisht individi. Metafora sugjeron se vendi i vërtetë i kthimit është
brenda zemrës së njeriut, ku ai ndjen ngrohtësi dhe siguri. Kështu duhet lexuar
vargu:"Tymi i magjishëm i oxhakut të
shtëpisë, bie erë Itake,", ngrohtësia dhe paqja që ofron Itaka ndihen
thellësisht në zemër.
2.Itaka
përfaqëson qëllimet, ëndrrat dhe dëshirat më të thella të individit, është
vendi ku realizohen këto synime dhe ku individi ndjen përmbushje të plotë.
Metafora thekson se këto synime dhe dëshira janë të rrënjosura thellë në zemrën
e njeriut, dhe kjo duket te vargjet:"Thuaju
të të shtrëngojnë shumë me ballamar, rreth direkut detarëve, vështro në sy
sirenat," që simbolizojnë sfidat që duhet të përballohen për të
arritur këto synime të brendshme.
3.
Metafora sugjeron se udhëtimi për të arritur Itakën është një udhëtim i
brendshëm, emocional dhe shpirtëror. Përballimi i sfidave të jashtme është një
reflektim i sfidave të brendshme që individi duhet të kapërcejë për të arritur
paqen dhe përmbushjen e tij të brendshme gjë që duket hapur te vargjet: "Mposhte panikun. Stivat e eshtrave
atje mbi lëndinë prej shtegtarësh janë," të cilat flasin për
përballimin e frikës dhe sfidave të brendshme për të arritur vendin e dëshiruar
të paqes.
4.
Duhet të kuptojmë se fraza“ Itaka në zemër” është gjithashtu një metaforë për
përjetësinë e kujtimeve dhe dëshirave të individit. Është një vend që nuk mund
të shkatërrohet ose të humbasë, sepse ekziston në një nivel emocional dhe
shpirtëror, thellësisht të rrënjosur brenda zemrës së njeriut. Vargjet: Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë bie
erë Itake” tregon se ngrohtësia dhe paqja që ofron Itaka ndihen në zemër
dhe janë të përjetëshme se: edhe kur udhëtimi i tij fizik është në përfundim,
lidhja emocionale dhe shpirtërore me Itakën mbetet e fortë dhe e pandryshuar.
5.
Metafora gjithashtu thekson se arritja e Itakës kërkon sakrifica të mëdha për
përballimin e vështirësive dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë, që shprehet te
vargjet: “ Deti është i jargavantë dhe ti
ecë përtej detit”. Eh ky det i jargavantë sa dhimbje të sjell në shpirt,
por ja që duhet kaluar.
E
parë në këtë kontekst mendojmë se vendosja te
titulli “Itaka në zemër” të frazës
“zemër” është bërë me synim që lexuesi të orientohet për te zemra për të gjetur
Itakën dhe jo te hartat gjeografike të ishujve jonianë. Ajo shërben si drejtues
për vëmëndjen gjatë leximit, si orientues.
II-"Itaka e
zemrës" e Kacalidhës mund të interpretohet si një poezi që përshkru-an
Itakën jo vetëm si një vend të paqes dhe realizimit të ëndrrave, por edhe si
një plagë e thellë dhe e dhimbshme në zemër. Vërtet Itaka është një dhimbje dhe
mua më vetëtiu në mendje thënia e Dostojevskit: “Më jepni një dhimbje t'ju jap
një kryevepër”. Po ta lexosh me vëmëndje këtë poezi ndjen se dhimbja pikon në
çdo zanore të saj, dhimbje që buron shpirti i poetit për pengesat dhe sfidat që
Odiseu (dhe njeriu) përballon për të arritur në Itakën e tij. Në vargun "Mposhte panikun. Stivat e eshtrave atje mbi
lëndinë prej shtegtarësh janë," Kacalidha thekson humbjet dhe
sakrificat në këtë udhëtim, pasi Itaka nuk është një destinacion i lehtë për
t'u arritur; ajo është një vend që arrihet vetëm pas shumë vuajtjeve dhe
sfidave. Këtu, lëndina e mbushur me eshtra simbolizon të gjitha sfidat dhe
pengesat që duhet të përballohen për të arritur te Itaka, duke treguar se kjo
është një rrugë e mbushur me vuajtje dhe dhimbje.
Simbolika
e Skilës dhe Haribdës gjithashtu thekson këtë aspekt të dhimbjes dhe vuajtjes.
Vargjet :
“Nuk e dëgjon që leh me
dymbëdhjetë gjymtyrë,
tetë qafa të frikshme
dhe tetë koka të tmerrshme.
E me dhëmbë të
llahtarshëm, nxjerr kokën prej
shpellash të peshkojë
peshkaqenë dhe njerëz”.
paraqesin
rreziqet e tmerrshme që duhet të përba-llohen. Skila dhe Haribda janë metafora
për rreziqet dhe vështirësitë që njeriu duhet të kapërcejë, duke treguar se
udhëtimi drejt Itakës është plot me dhimbje dhe sfida.
Në
vargun "Tymi i magjishëm i oxhakut
të shtëpisë, bie erë Itake," ka një ndjenjë nostalgjie dhe dëshire plot
dhimbje për kthimin në shtëpi. Kjo dëshirë është aq e fuqishme dhe e thellë sa
bëhet plagë në zemër. Odiseu ndjen dhimbje për shkak të largësisë nga shtëpia
dhe familja e tij, dhimbje që është pjesë e përhershme e udhëtimit të tij.
Poezia
përmban një ndjenjë të fuqishme të sfidës dhe triumfit mbi vështirësitë, por
edhe një ndjenjë të dhimbjes dhe sakrificës. Vargu "Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë
ngushticat" tregon se edhe pse sfidat janë të mëdha, ka një besim të
patundur në aftësinë për të përballuar dhe kapërcyer çdo pengesë. Kjo dhimbje
dhe sfidë është e lidhur ngushtë me Itakën, duke treguar se arritja e këtij
vendi shpirtëror kërkon përballimin e shumë vuajtjeve dhe dhimbjeve.
Pra
te poezia, "Itaka e zemrës"
Kacalidha e përshkruan Itakën si
një plagë që dhemb në zemër, dukuri që nuk është vënë në dukje nga kritika jonë,
dhimbje që është rezultat i sfidave dhe pengesave që duhet të përballohen për
të arritur këtë vend të dëshiruar.
III-Kacalidha te poezia"Itaka
e zemrës" përdor referenca mitologjike për të sjellë një pasqyrim të
udhëtimit shpirtëror dhe sfidave të heroit. Përmes një stili modernist të mbushur
me simbolizëm, ai krijon një paralelizëm midis udhëtimit të Odisesë dhe
përpjekjeve të njeriut për të gjetur paqen shpirtërore në jetën e tij. Në qoftë se do kërkojmë veçoritë
artistike të kësaj poezie, do të hënonim:
1.
Poezia përmend personazhe dhe ngjarje të njohura nga mitologjia, si Çirçja, sirenat, Skila dhe Haribda. Këto figura
përbëjnë sfidat dhe rreziqet që duhet të përballojë Odisea në kthimin e tij në
Itakë, të cilat simbolizojnë pengesat dhe tundimet që njeriu has në jetën e
tij.Kjo duket te vargjet:
"Mos i beso Circes,
Odise, le të thotë për sirena
magjepse. Mposhte
panikun. Stivat e eshtrave
atje mbi lëndinë prej
shtegtarësh janë."
2.
Kacalidha përdor simbolizmin për të
shprehur idenë e udhëtimit të jetës dhe të sfidave të tij. Sirenat përfaqësojnë
tundimet dhe iluzionet, ndërsa Skila dhe Haribda janë metafora për rreziqet dhe
vështirësitë që duhen përballuar. Itaka, në fund, simbolizon qëllimin
përfundimtar ose vendin e paqes, ku realizohen ëndrrat e tij, gjë që shfaqet te
vargjet:
"Thuaju të të
shtrëngojnë shumë me ballamar,
rreth direkut detarëve,
vështro në sy sirenat.
Deti është i jargavantë
dhe ti ec përtej detit."
3.
Poezia ka një ndjenjë të fuqishme sfide
dhe triumfi mbi vështirësitë,pse pavarësisht rreziqeve dhe vështirësive të
paraqitura nga Skila dhe Haribda, ajo mbart një optimizëm që gjithë këto
pengesa tejkalohen, kjo shprehur te vargjet:
"Mposhte panikun
Odise se edhe pa dyllë veshëve
do t’i kalojmë
ngushticat."
4.
Kjo poezi është e mbushur me polisemantizëm dhe qasje komplekse moderni-ste ndaj ndjenjave dhe
përjetimeve njerëzore, pse poeti, veç figurave mitologji-ke, përdor një gjuhë
të figurshme dhe imagjinare për të krijuar lidhje midis përvojave mitologjike
dhe atyre njerëzore. Kjo është e dukëshsme te vargu: "Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake."
5.
- Poezia "Itaka e zemrës" është e ndërtuar me vargje të lira, që i
japin një ndjenjë rrjedhshmërie dhe natyrshmërie. Struktura e saj reflekton
paqartësinë dhe kompleksitetin e udhëtimit shpirtëror të individit, gjë që
shfaqet te vargjet:
"Thuaju të të
shtrëngojnë shumë me ballamar,
rreth direkut detarëve,
vështro në sy sirenat.
Deti është i jargavantë
dhe ti ec përtej detit."
Kështu,
Niko Kacalidha, duke përdorur referenca mitologjike, simbolizëm të fuqishëm dhe
qasje moderniste, trajton tema universale të udhëtimit në jetë dhe sfidave të
saj, duke krijuar lidhje midis përvojave mitologjike dhe njerëzore. Ai përdor
një strukturë të lirë dhe gjuhë të figurshme për të shprehur ndjenjat dhe
përjetimet e individit në kërkimin e tij për paqe.
IV-"Itaka" është
një motiv i fuqishëm e simbolik në letërsi, që ka interpretime të ndryshme nga
poetë në epoka të ndryshme. Le të shohim kuptimin e Itakës disa shkrimtarë e poetë duke mbritur te Kacalidha.
1.
Itaka e Homerit, trajtuar te poema epike "Odisea", është shtëpia e
Odisesë dhe simbolizon vendin e tij të përhershëm dhe qëllimin përfundimtar të
udhëtimit të tij të gjatë dhe të vështirë, por Itaka për Homerin është më shumë
se një vend fizik; është përfaqësimi i
stabilitetit, paqes, dhe përhershmërisë. Sipas Homerit, Odisea duke u kthyer në
Itakë arrin kthimi në normalitet, në jetën e zakonshme pas një periudhe të
gjatë lufte dhe vështirësitë.
2.
Poetë të tjerë botërorë psh. Kavafi e përdor Itakën si një metaforë për
qëllimet dhe aspiratat jetësore. Ai thekson rëndësinë e udhëtimit dhe mësimeve
të marra gjatë rrugës, më shumë sesa arritjen e destinacionit përfundimtar. Kjo
është e dukëshme kur shkruan: "Mbaje gjithmonë Itakën në mendjen
tënde. / Arritja atje është ajo për të cilën je i destinuar. / Por mos e nxito
udhëtimin fare."
Seamus
Heaney e trajton Itakën si simbol të kujtimeve të humbura dhe kohës së ikur,
kur përmes imazheve, ai sjell ndjenjën e përjetimeve të humbura të vendit që
nuk mund të rikthehet, shprehur me vargjet:"Sapo mblodhëm dru të shpërndarë, elshë, ferra, / Dhe ndezëm zjarrin
tonë aty dhe atëherë", ndërkohë që Derek Ëalcott (poezia
"Plangprishësi") e përdor Itakën si një simbol të vetë-reflektimit dhe
të kthimit në veten e tij, ku trajton ndjenjën e mërgimit dhe gjetjes së paqes
shpirtërore përmes kthimit në vendin e tij: "Ku mëson përsëri se je mërgimtari / i vetvetes."
3.
Përkundër këtyre, në poezinë "Itaka e zemrës," Niko Kacalidha trajton
Itakën si një simbol të udhëtimit dhe të sfidave shpirtërore. Itaka për Kacalidha
është një vend “në zemër”,”në shpirt” që përfaqëson paqen shpirtërore,
realizimin e saj pas përballjes me tundimet dhe rreziqet. Ai përdor figura
mitologjike që simbolizo-në sfidat, për të krijuar një atmosferë dramatike dhe
të fuqishme shprehur me vargje po aq të fuqishme artistikisht: "Tymi i magjishëm i oxhakut të
shtëpisë, bie erë Itake." Kacalidha përqendrohet në triumfin mbi
frikën dhe vështirësitë, dhe në kthimin në gjendje paqeje dhe stabilitetit të brendshëm
shpirtëror shprehur përmes vargjeve : "Mposhte
panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat."
Pra,
ndërsa Itaka për Homerin është një destinacion fizik dhe simbol i paqes dhe
qëndrueshmërisë; për poetët e tjerë botërorë, ajo merr kuptime të ndryshme si
udhëtimi i jetës, kujtimet e humbura dhe vetë-reflektimi; ndërsa për Niko
Kacalidhën, Itaka është vetë simboli i udhëtimit shpirtëror, realizimi i
aspiratave të tij shpirtërore pas përballjes me sfidat dhe tundimet e jetës.
V-Niko Kacalidha jo vetëm
që ka marrë simbolin e Itakës nga Homeri, por e ka transformuar dhe pasuruar
atë me një interpretim modernist, përdor simbolin e Itakës për të eksploruar
tema universale dhe të ndërlikuara si udhëtimi shpirtë-ror , përballja me
tundimet dhe sfidat e brendshme. Ky interpretim modernist e bën poezinë e tij
të veçantë dhe unike në krahasim me trajtimet e mëparshme të Itakës.Le ta
shohim krahasimisht me mitologjinë homerike.
1.Te
Homeri, Itaka është një vend konkret dhe qëllimi përfundimtar i udhëtimit epik dhe të gjatë të Odisesë, ajo përfaqëson
shtëpinë, stabilitetin dhe paqen pas një periudhe të gjatë lufte dhe
aventurash. Për Kacalidhën, Itaka është shumë më tepër se një vend fizik, ajo
është simbol i paqes shpirtërore që arrihet pas përballjes me sfidat shpirtërore
e të jashtme. Poezia e zhvendos fokusin nga një udhëtim i jashtëm në një
udhëtim të shpirtëror, duke e bërë Itakën një metaforë për udhëtimin personal e
shpirtëror të çdo individi. Pra, ai e shpirtëron vendin fizik të Homerit.
2.
Kacalidha e modernizon Itakën pse e lidh atë me sfidat dhe tundimet e jetës
moderne. Përmes përdorimit të figurave mitologjike si Circa, sirenat, Skila dhe
Haribda, ai krijon paralelizëm midis
sfidave të Odisesë dhe sfidave shpirtërore të njeriut modern. Ai thekson
rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë për të kapërcyer këto sfida, temë që është
shumë e rëndësishme në kontekstin modernist ku individi shpesh përballet me
dilema të brendshme dhe presione të jashtme. Vargu: "Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë
ngushticat." flet një gjuhë artistike moderniste, pse kjo ndjenjë e
triumfit mbi frikën dhe vështirësitë është një reflektim i optimizmit dhe
shpresës për një të ardhme më të mirë.
3.Kacalidha
pasuron simbolikën e Itakës duke e lidhur me elemente të natyrës dhe peizazhit, që
përfaqësojnë elemente të ndryshme të përvojave dhe sfidave njerëzore, psh.,
vargu: "Tymi i magjishëm i oxhakut
të shtëpisë, bie erë Itake."tregon se Itaka është një vend shpirtëror,
një ndjenjë ngrohtësie e sigurie që
njeriu kërkon në jetën e tij, krahas vlerave artistike të tij.
Pra
Kacalidha jo vetëm që ka marrë simbolin e Itakës nga Homeri , por e ka modernizuar
dhe transformuar në një simbol të
fuqishëm udhëtimi shpirtëror. Përmes një
qasjeje moderniste e ka bërë Itakën të rëndësishme dhe të lidhshme për lexuesin
modern, duke e pasuruar me një kuptim të thellë dhe kompleks.
VI-Qasja moderniste e Kacalidhës
në poezinë "Itaka e zemrës" shfaqet përmes transformimit të simbolit të Itakës dhe përdorimit të elementeve
moderniste në strukturë, gjuhë dhe tematikë. Le ta shohim shkurtimisht këtë
dukuri:
1.Në
poezinë e tij, Kacalidha e përdor Itakën jo si një vend fizik, por si destinaci
- on shpirtëror dhe emocional. Ndryshe nga interpretimi i Homerit, ku Itaka është
shtëpia dhe fundi i udhëtimit fizik të Odisesë, Kacalidha e shndërron Itakën në
një simbol të arritjes të paqes shpirtërore dhe ku figurat mitologjike si
Circa, sirenat, Skila dhe Haribda përdoren për të krijuar një paralelizëm midis
sfidave të Odisesë dhe sfidave të njeriut modern. Kjo ndihmon në theksimin e
temave moderniste të ndërlikimit të përjetimeve njerëzore dhe të brishtësisë së
ekzistencës: "Mos i beso Circes,
Odise, le të thotë për sirena magjepse. Mposhte panikun"
2.
Përdorimi i elementeve moderniste si: a)- Fragamentarizimi ku poezia përdor një
strukturë fragmentare, duke kaluar nga një imazh në tjetrin pa ndonjë lidhje të
qartë lineare, teknikë e cila është një shenjë e stilit modernist, që reflekton
natyrën komplekse dhe të ndarë të përvojës modern si te vargjet: "Te shkëmbi tjetër Haribda thith detin
ulërimash. / Tre herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit. b)- Përdorimi i një gjuhë të figurshme dhe
simbolike, për të krijuar imazhe të fuqishme dhe për të shprehur ndjenja komplekse,
duke e bërë poezinë të fuqishme dhe evokative,
duke i dhënë lexuesit një përjetim estetik dhe emocional si psh: "Deti është i jargavantë dhe ti ec përtej
detit. / Dije këtu nuk kalon as zogu, as pëllumbi i egër." c)-Poezia
përshkohet nga një ndjenjë e fortë ankthi dhe pasigurie, që është një temë
qendrore në letërsinë moderniste. Kështu, përballja me sirenat, Skilën dhe
Haribdën simbolizon sfidat e rreziqet e jetës moderne, dhe nevojën për të
mposhtur frikën dhe ankthin për të arritur plotësimin shpirtëror, psh:"E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën
prej shpellash të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz." Kjo ndjeshmëri e
bën poezinë të fuqishme e të rëndësishme për lexuesin modern, duke lidhur
përvojat e lashta me ndjenjat dhe sfidat e jetës bashkëkohore.
VII-Poezia "Itaka e
zemrës" shfaq qasje ndaj disa rrymave kryesore moderniste, si simbolizmin,
imazhizmin dhe ekzistencializmin, qasje që lidhet me secilën prej këtyre
rrymave:
1.
Në qasjen me simbolizmin modernist shohim se poezia e Kacalidha është e pasur
me simbole, veçanërisht në përdorimin e figurave mitologjike si Circa, sirenat,
Skila dhe Haribda. Simbolizmi është një rrymë moderniste që kërkon të shprehë
realitetet shpirtëror dhe ndjenjat përmes simboleve dhe imazheve të ndërlikuara
dhe simbolet e mësipërme përfaqësojnë sfidat dhe tundimet që njeriu duhet të
përballojë në jetën e tij, psh:"Mos
i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena magjepse. Mposhte panikun."
Apo:"Tymi i magjishëm i oxhakut të
shtëpisë, bie erë Itake."
2.
Në qasjen me imazhizmin modernist, poezia përdor imazhe të forta dhe të qarta
për të krijuar efekt të gjallë dhe emocional. Dimë se imazhizmi është një lëvizje moderniste që
theksonte rëndësinë e përdorimit të gjuhës së saktë dhe imazheve të qarta, elemente
të dukshme në stilin e Kacalidhës, psh: "E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej shpellash të peshkojë
peshkaqenë dhe njerëz."
3.Ekzistencializmi
përqendrohet në përvojën individuale, lirinë dhe ankthin e ekzistencës
njerëzore, ku poezia e Kacalidha shpreh këto tema përmes përballjes së Odisesë
me rreziqet dhe tundimet, dhe triumfin mbi frikën dhe pasigurinë. Vargu:"Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë
veshëve do t’i kalojmë ngushticat."ka vlerën e një thirrjeje
inkurajuese dhe mobilizuese. Poezia
pasqy-ron një udhëtim shpirtëror dhe introspektiv, thelbësor për
ekzistencializmin, duke theksuar përpjekjet e individit për të gjetur kuptimin
dhe përmbushjen e brendshme.
4.
Është befasues përballja te kjo poezi me rrymën e modernizmit të lartë, i cili karakterizohet
nga struktura komplekse, temat e ndërlikuara dhe shpesh eksperimentale. Poezia
e Kacalidha përmban këto elemente përmes ndarjes së tekstit në fragmente dhe
kalimit të papritur midis imazheve dhe temave. Kjo duket te vargjet:"Te shkëmbi tjetër Haribda thith detin
ulërimash. / Tre herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit."
sepse këtu gjejmë karakteristikat kryesore të modernizmit të lartë si: përqëndrimi
më ndjenja dhe përjetime individuale, fragmentarizmi dhe përdorimi i njëhershmë
i simbolizmit dhe mitologjisë.
Ndërlidhja
e rrymave e bën poezinë të rezonojë me shumë aspekte të moderni-zmit, duke e
bërë atë një vepër të pasur dhe të larmishme në kontekstin e poezisë
bashkëkohore.
VIII-"Itaka
e zemrës" e Kacalidhës është një kontribut i rëndësishëm në poezinë
bashkëkohore shqiptare, që pasqyron ndikimin e traditave klasike e moderni-ste
. Përmes kësaj poezie, poeti ruan një lidhje të fuqishme me mitologjinë dhe
historinë, të cilat i modernizon dhe i pasuron me ndjeshmëri dhe perspektiva të
reja.
Në
veprën e tij, gjejmë një qasje të thellë shpirtërore dhe filozofike, që e bën
atë një zë të veçantë dhe të rëndësishëm në letërsinë shqipe, pse ai përdor
mitet homerike jo vetëm si referenca historike, por edhe si mjete për të
eksploruar dhe shprehur përvojat dhe ndjenjat njerëzore. Përmes vargjeve të
tij, ai krijon një dialog midis së kaluarës dhe së tashmes, duke sjellë një
kuptim të ri dhe të freskët për lexuesit e sotëm.
Në
krahasim me poezinë europiane, Kacalidha përdor një qasje që është njëkohësisht
unike dhe e njohur. Si shumë poetë modernistë europianë, ai shfrytëzon simbolet
dhe mitet për të eksploruar thellësitë e përvojës njerëzore, duke sjellë një
perspektivë unike shqiptare që pasuron dhe zgjeron traditën poetike të
kontinentit. Poezia e tij harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer me rrjedhat
bashkëkohore të poezisë europiane, duke ndihmuar në krijimin e një dialogu
kulturor që tejkalon kufijtë kombëtarë.
"Itaka
e zemrës" dhe gjithë veprat e Kacalidhës janë dëshmi e fuqisë së poezisë
për të lidhur të kaluarën me të tashmen dhe për të eksploruar ndjenjat dhe
përjetimet njerëzore në mënyrë universale dhe të përjetshme. Aftësia e tij për
të përzier mitologjinë me ndjeshmërinë moderne e bën atë një poet të rëndësi-shëm
jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për traditën më të gjerë europi-ane.
Kacalidha është një urë lidhëse mes epokave dhe kulturave, duke sjellë një thellësi
dhe një pasuri unike në poezinë bashkëkohore.
Sarandë, korrik 2024
Itaka e zemrës
Hija e Homerit
Mos
i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena
magjepse.
Mposhte panikun. Stivat e eshtrave
atje
mbi lëndinë prej shtegtarësh janë. Po tani,
mbylli
veshët me dyllë.
Thuaju
të të shtrëngojnë shumë me ballamar,
rreth
direkut detarëve, vështro në sy sirenat.
Deti
është i jargavantë dhe ti ec përtej detit.
Dije
këtu nuk kalon as zogu, as pëllumbi i egër,
dhe
në kaloftë, është më tej terri i Skiles.
Nuk
e dëgjon që leh me dymbëdhjetë gjymtyrë,
tetë
qafa të frikshme dhe tetë koka të tmerrshme.
E
me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej
shpellash
të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz.
Te
shkëmbi tjetër Haribda thith detin ulërimash.
Tre
herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit
i
zymtësisë e trazirave poshtë funddeteve boshe
me
zemberek të prishur.
Me
anije të mbytura nën serinë e bardhë majuce
të
dhëmbëve të Skiles dhe të Haribdes.
Mposhte
panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve
do
t’i kalojmë ngushticat.
Tymi
i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake.
N. Kacalidha Heraldiket e borës, Onufri Tiranë 2023. f, 141