| E enjte, 08.08.2024, 07:49 PM |
Në
vend të poezisë
Vladimir Shyti
Ligësia
është zgjuar
Shkreptima
në horizont,
Largojnë
zogjtë,
Ata
që mbetën
Të
lagur nga shiu rrëmbyer,
Varën
pendët,
Poshtë
gjetheve të vyshkur,
Nën
buzë,
U
mbeti melodia Qyqes.
Në
kuvend u çorrë Cakalli,
Në
njerin krah,vendoseshin ligjet,
Në
tjetrin ulëritje midis kaosit,
Fjalën
e ka Dashi e,mbështet Cjapi,
Ja
zë bilbili me të qarë,
Sa
hushtojë i gjithë pylli,
Por
askush s’i dëgjojë,
Në
ankand bagëtia e shpërndarë.
Ligësia
u zgjua,
Dielli
mundohet të përze retë,
Por,s’ja
del dot’
Godxilla
nga maja tempullit,
Gjoksin
rreh papushim,
-Kjo
është Demokracia!
Pa,na
u ngrit Toskëria,
Taksidar
dhe qehallarë,
Shqyen
sytë vegjëlia,
Për
një hu në gardhë,
Të
mjerët mbeten të vrarë.
Dalin
dekrete e ligje,
Që
askush s’i kuptoji
Hyri
shejtani,dreqi mallkuar,
Bagëtia
pa kumborë,
Humbet
dhe çobani,
Larguar
është në Evropë,
Ligësia
zgjatë mestazat,
Kryet
menjëanë,fytyra mavi,
Ka
humbur buzëqeshja,
Vetëm
pëllitje dhe hingëllime,
Grushta
dhe armë ngritur lartë,
Seir,Godxilla
nëpër sallone.
Humbën
rregullat e sjelljes,
Virtyti
përballë vdekjes,
Martirë,që
zhduken pa një qëllim,
Me
modele të doktrinës,
Mendimtarët
përkrahë të godxillës.
Dhe
ligësia qesh,
S,ka
më bashkbisedime,
Veç
urrejtje e mashtrime,
Larot
udhëheqin turmat e bagëtive,
Individët
kapërxejnë ligjet,
Dhe,kaosi
kapardiset.