Kulturë
Agron Tufa: Vdekja e qytetit
E enjte, 08.08.2024, 07:08 PM
Agron Tufa
VDEKJA
E QYTETIT
Pasditeve
dielli rrëmihte një shteg të fshehtë…
Visore
t’padukshme natën rrisnin shtatzaninë:
e
nesërmja hovte e tradhtohej në pandehmë…
Pluskonin
të prapmet e sendeve. Me zjarrminë
dhe
uji, dhe limfa zvetënoheshin në djersë.
Shkarja,
shkarrëzimi i madh, shkagonin kujtesë:
praptonin
zogjtë: një nga një binin, piqeshin si qiqra
në
të kundërt të perspektivës. Bulevardi
i
mysët e kruspull si shpinë krokodili në hithra -
a
si lundër e kalbur përmbys – tash nga inati
i
zhdukjes së afërt i hante, i mbante për vete:
dhe
zhurmën e takave, patkonjve dhe kërkëllimën e qerreve.
Prej
gjithkah një pjesë mblidhet të ikë nga një pjesë
që
nuk ngutet të vdesë. Përmidis, tejendanë – mërira –
kërpudha
pikëlore helmkuqe. E me gjuhë nëpërke të zezë
ajri
gulçon mes pllakash betoni, barrela, fuçira.
Një
vozë cit me yje u vetëvra e gjaku pëlciti, i errët e i trashë
mbrëmëherë,
në një qoshe ku kriheshin melekët
që
digjeshin zjarrmie n’ekstazë, mullarëve me kashtë
kumtri.
Kurmi. Kumti. Kusuri...
Ne
bjerrur i kishim dhe gjestin, dhe fjalën, dhe rëndë si buaj
përtypnim
dhe ndillnim pandehma të egra tamburi
nën
ritmin e çartur, nën jehun epsharak të çizmes së huaj.
Qenë
pjekur gështenjat. Dhe binin si gëzhoja përtokë
mbi
kalldrëme gjerkur, një ditë, edhe boçet mbetën
gojëshqyera,
pa dhëmbë, si vezme të zbrazëta e, tok
me
to, duarlart, spaletat e gjetheve ndër erëra shkapetën.
Dielli
përvidhej – e thamë – një shtegu të murrmë:
ne
prisnim. Ditënatë. Gjuhëjashtë. Agsholesh me brymë.
Çalltisën
rrebeshet dhe dhëmbët i thyen në shkumë.
Atëherë
kurrizi i krokodilit lëvizi: pluskoi n’lundrim.
Si
lundër e kalbur bulevardi kalamendej i dehur
dhe
shiu i shkrehu epshet e errëta gjer në mëngjes,
dhe
pirgjet me ëndrra dheu e gurësh të pjekur
u
shuan të gjitha në gëlqere harrese: as kërma, as shpesë,
as
engjëj krahëthatë s’denjuan të jenë, për besë,
së
paku, cezurë efemere e kohës së vdekur.
Nga "Avangardë engjëjsh", Ideart 2005