E shtune, 03.05.2025, 09:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Varri i mbretit

E shtune, 03.08.2024, 02:05 PM


Mihal Gjergji

VARRI  I  MBRETIT

Persia kish një mbret kavak

Më shumë i çarë se trupbashkuar

Ndërtonte tempuj rretheqark

Me natën ëndrrat kish arnuar

Se ishte mbret, por jo njeri

Ju mblodh urrejtja si litar

Dhe nuk mendoi ky fatzi

Se vdekja fshihej në një varr

Ja treti koha pa mëshirë

Kurorë e fron, gjithçka iu shëmb

Nuk dihet vendi ku është shtrirë

As emri nuk i mbahet mënd!

Tiranë, Gusht 2017



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx