| E shtune, 03.08.2024, 02:05 PM |
Mihal Gjergji
VARRI I
MBRETIT
Persia
kish një mbret kavak
Më
shumë i çarë se trupbashkuar
Ndërtonte
tempuj rretheqark
Me
natën ëndrrat kish arnuar
Se
ishte mbret, por jo njeri
Ju
mblodh urrejtja si litar
Dhe
nuk mendoi ky fatzi
Se
vdekja fshihej në një varr
Ja
treti koha pa mëshirë
Kurorë
e fron, gjithçka iu shëmb
Nuk
dihet vendi ku është shtrirë
As
emri nuk i mbahet mënd!
Tiranë, Gusht 2017