Kulturë
Feti Tunuzliu: Nata mbi liqe
E premte, 16.08.2024, 06:47 PM
Feti Tunuzliu
NATA
MBI LIQE
Asgjë
nuk pipëtinë. Asgjë ! Errësira derdhet sipër liqenit butësisht.
Mbulon
qetë, si lehonë, pellgun akumulues të Ibrit lehtësisht.
Hëna
e kthjellët ndriçon me dritën marrë nga rrezet diellore.
Yjet
me lojë xixëllimesh e përpushjesh, stolisin kupën qiellore.
O,
natën vonë vizitorët ia kthejnë shpinën veprës madhore.
Ylli
polar ndrit e shembëllen me spektër dritash vezullore.
Patat
heqin lodhjen n’breg liqeni, ku dhe barkat ankorojnë.
Peshqit
harlisen që peshkatarët peshkimin ditor mbarojnë.
Terri
gjunjëzohet i tëri para akuariumi – fryt djerse njerëzore.
Prej
që nis t’erret e deri n’agim jehun liqenor zgjuar përgjon.
Si
vëzhgues symprehtë i netëve shtegtarë me kureshtje vështron.
Heshtjen
e thellë të natës memece trazon vetëm uji gurgullues.
Po,
po ! Mbërthyer thikë teposhtë digës së ujëvares krenare.
Pranë
urës pa këmbë - për harkun gjigand katrithur fare.