Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Feti Tunuzliu: Nata mbi liqe

| E premte, 16.08.2024, 06:47 PM |


Feti Tunuzliu

NATA MBI LIQE

Asgjë nuk pipëtinë. Asgjë ! Errësira derdhet sipër liqenit butësisht.

Mbulon qetë, si lehonë, pellgun akumulues të Ibrit lehtësisht.

Hëna e kthjellët ndriçon me dritën marrë nga rrezet diellore.

Yjet me lojë xixëllimesh e përpushjesh, stolisin kupën qiellore.

O, natën vonë vizitorët ia kthejnë shpinën veprës madhore.

Ylli polar ndrit e shembëllen me spektër dritash vezullore.

Patat heqin lodhjen n’breg liqeni, ku dhe barkat ankorojnë.

Peshqit harlisen që peshkatarët peshkimin ditor mbarojnë.

Terri gjunjëzohet i tëri para akuariumi – fryt djerse njerëzore.

Prej që nis t’erret e deri n’agim jehun liqenor zgjuar përgjon.

Si vëzhgues symprehtë i netëve shtegtarë me kureshtje vështron.

Heshtjen e thellë të natës memece trazon vetëm uji gurgullues.

Po, po ! Mbërthyer thikë teposhtë digës së ujëvares krenare.

Pranë urës pa këmbë - për harkun gjigand katrithur fare.