Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: I shtrenjtë çmimi për jetën
E shtune, 17.08.2024, 07:51 PM
Libri
doli nga botimi ditën e 59 vjetorit të martesësë së çiftit Fitim dhe Vilhelme
Haxhiraj
Doli nga Botimi Libri
“I
shtrenjtë çmimi për jetën”
Tregime dhe novela të
zgjedhura
ShB Europrint, njofton se disa ditë më parë, gjatë të të
nxehtit afrikan për ju lexues që rrini larg rrezeve përvëluese të diellit të
muajit gusht 2024, aty ku jeni rehatuar, në det, në çadër, në pyll apo dhe në
shtëpi, ju ofrohet një libër me tregime dhe novela që prekin thellë shpirtrat
njerëzor.
Ky libër i mrekullueshëm, i cili, në 418 faqe, përfshin
32 apo 33 jetë, ngjarje ose ndodhì të dashura dhe të dhembshme që kanë ngjashmëri
me qindra e mijëra jetë të të tjerëve. Leximi i tij bën të mundur të gjeni
veten në rreshtat, paragrafet, faqet dhe kapitujt e tij. Këtë kënaqësi ua jep
autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, 2012, Akademike,
Anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në
NewYork, 2018. Kurse Akademia Indiane e Shkencës dhe Artit, e ka
shpallur “Ikonë e letërsisë Botërore” për vitin 2020. Natyrisht suksesi
është i përbashkët me gjithë bashkëpunëtorët e saj, pa të cilët nuk arrihet
botimi i asnjë dorëshkrimi. Vivra shpreh mirënjohje, për redaktorët,
korrektuesin, ShB. Europrint, disenjatorin dhe menaxherin, i cili është artisti
që e zbritën nga skena pas 25 vitesh debutim në të gjithë qytetet dhe fshatrat
e vendit tonë. Ia mohuan artin e bukur të koreografisë, të aktorit dhe
kërcimtarit të talentuar se dashuroi dhe u martua me armiken e popullit, e
cila, edhe pse kishte lindur pas çlirimit. Ky është Fitim Teki Haxhiraj
të cilit ia kanë mohuar vlerat artistike, duke
e lënë në harresë por e plotësoi veten me letërsinë shumëdimensionale
dhe të suksesshmme të bashkëshortes së tij.
Autorja Vivra, ka ditur të zgjedhë për kopertinën, një
pikturë surreale e artistit shqiptar me famë botërore, Shefqet Avdush Emini,
për të cilin shpreh Nderim dhe Mirënjohje të thellë.
Për autoren kanë dhënë mendimin e tyre mbi150 autorë me
dhjetëra komentues mes 350 kritikave, analizave dhe vlerësimeve të mirëfillta
të personaliteteve të shquara të letërsisë shqiptare të Realizmit Socialist apo
të letërsisë bashkëkohore. Si Shtëpi Botuese përmendim mjaft autorë, si Prof.
Odhise Grillo, Akademik Adriatik Kallulli, Akademik Xhevahir Spahiu, Akademik
Prof.dr.Eshref Ymeri, Prof.dr.Fatmir Terziu (kritik modern bashkëkohor), Teodor
Laço dhe sa e sa të tjerë.
Po citojmë vlerësimin e Dr. Mujë Buçpapës, i cili ka qenë
ndër të parët qysh në vitin 2009 që ka spikatur vlerat e jashtëzakmonshme të
kësaj autoreje që doli vonë si krijuese:
Vlerësim i poetit,
shkrimtarit, publicistit, studiuesit, analistit të shquar dhe përkthyesit, Dr.Mujë
Buçpapa:
“Vilhelme
Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë shqipe. Ajo ka hedhur
themelet e një profili të qartë autentik si prozatore moderne, duke shëruar
shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet personazheve, të cilët
mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot.
*Shkrimtarja Vilhelme Vranari
(Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman
dhe pjesë teatrale për fëmijë.
*Si publiciste në mediat
brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori,
përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë,
Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi,
Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi , Maqedoni
etje…
*Ka përkthyer 3(tri) libra nga
gjuha italiane.
*Është e para autore femër,
brenda trojeve shqiptare, që u përkthye
në gjuhën rumune, kurse tani u përkthye
edhe në Greqi.
*Duke i dhuruar lexuesit mbi 50 vepra letrare, ese- publicistikë, studime të
reklamuara në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi,
renditet mes emrave të shquar të letërsisë shqipe.
*Asnjë shkrimtar tjetër i
ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet
njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.
Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë
shqipe:
* Së pari: prishi
hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e
oientuar politikisht.
*Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit,
frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50
vjeçare.
*Së treti: ajo
shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur
nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes
saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
“Nëse vepra
e Vilhelme Vranari (Haxhiraj)do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore
ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj
tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.
Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren
shqiptare Vranari si Herta Mülerin, e cila fitoi çmimin Nobël për
letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë
e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti
Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e
gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe
artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm
në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas
vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e
saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua
nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë
deri në rënien e tij në dhjetor,1990.”
Lexues, për ju autorja jonë në çdo botim, në palosje të
kopertinës vendos një poezi të përshtatshme me brendinë e librit.
Në këtë libër me tregime dhe novela ajo
përshëndet lexuesit me poezinë me titull, “E drejta s’është me ty.
E drejta s’është me ty
Ti,
që
lot dhembjeje nuk ke derdhur,
atë
si mund ta besosh?
Ti,
që
asnjëherë vuajtjen s’e pranove,
nuk
mund ta vlerësosh.
Ti,
që
ëndrrat realizove,
të
pafatët s’mund t’i imagjinosh.
Ti,
që
talent nuk kishe,
ndoshta
e mban mend:
idhull...gjeni
të bënë.
Ti,
nuk
di se ç’janë
shpresat
e vrara të moshatarit tënd,
se
nën stres nuk ke jetuar.
Ti,
pa
turp mund të mohosh,
vdekjen
makabër
të
një poeti të pagjykuar.
Jo,
kurrë
nuk
mund të kuptosh, të vlerësosh,
të
besosh,
se
e drejta ishte me ty.
Nëse...dhe
tani
vazhdon
në këtë mënyrë,
nënshkruaj
falimentin!
Do,
apo s’do ti,
e
drejta është me ne,
që
rrebeshit të kohës i rezistuan.
Për
ta vdekjen kishin nënshkruar.
Bëj
apel!
E
drejta s’është më me ty.
***
Për
ju, lexues, ShB.Europrint!