Kulturë
Hivzi Muharremi: Ngërthim i frymës moderne nga cikli i veprave Valët e Jetës
E shtune, 17.08.2024, 07:55 PM
EKSPOZITA
ARTET PAMORE
Me
rastin e ekspozitës vetjake të piktorës Feriha Rada e cila kohë më parë në
Galerinë e Artit ”Rada” në Prizren para dashamirëve të artit u prezantu me
punime nga cikli i fundit titulluar “Valet e Jetës”.
NGËRTHIM
I FRYMËS MODERNE NGA CIKLI I VEPRAVE VALËT E JETËS
Nga
Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Kjo
ekspozitë në Galerinë “Rada” e cila funksionimin e saj e ka filluar pas
mbylljës të të gjitha institucioneve artistike publike duke filluar nga Muzetë,
Galeritë, Shtepitë e kulturës në kuadrin e të cilëve funksiononin ambientet
ekspozuese të galerive shtetërore. Pra, në qytetin piktoresk, kulturor e
historik të Prizrenit pas mbylljës dhe regjimit totalitar, barbar ndaj
popullatës shqiptare kur jeta ishte e padurueshme nga terrori dhe gjenocidi
shtazarak i okupatorit serbosllav, ku në një atmosferë të tillë të linçimit të
popullatës dhe mbylljës së objekteve të të gjitha fushave jetësore, në Prizren,
me iniciativën e piktores Feriha Rada në vitin 1995 u hap Galeria e Arteve
“Rada” e cila deri në mbyllje nga barbarizmi serb arriti të bëjë hapjen e mbi
30 ekspozitave nga të gjitha qendrat e Kosovës, përkatësisht etnisë shqiptare
si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vende të tjera europiane.
Sikurse edhe në galeritë tjera private që u hapen në disa qëndra tjera të
qyteteve të Kosovës si: galeria e Hanit të dy Robertëve, Galeria “Europa” në
Pejë, Galeria “Koha 3”, Prishtinë, si dhe disa të tjerë në situata tejet të
vështira deri në një masë i plotësonin Institucionet e galerive të mbyllura
shtetërore. Tek galeria Rada si dhe në këto të lartëcekura bashkëpunimi im ka
qenë evidentë si kritik i arteve ku në shumë ekspozita kam pasur rolin e
kuratorit- për fjalën e hapjes të ekspozitave. Pra, roli dhe rëndësia e
funksionimit të galerisë Rada ka qenë evidente në mbajtjen e vijimësisë të
jetës kulturore përmes hapjes së ekspozitave si me ato përsonale, poashtu edhe
me ato kolektive. Në vigjilien e 25 vjetorit të mbylljës së Galerisë “Rada” në
kohën kur me 1999 forcat destruktive ushtarake e militante serbe depërtuan në
“Galerinë e Artit Rada” dhe aty kanë qëndruar deri në fund të luftës,
përkatësisht deri tek bombardimi i caqeve fashisoide dhe militante serbe. Gjatë
qëndrimit të tyre galeria dukshëm u dëmtu. I tërë koleksioni i pasur i “Fondit
të galerisë u plackitë, pra, u vodhën me qindra piktura, skulptura, grafika,
tapiceri, relieve, qeramika dhe shumë eksponate të tjera artistike. Kjo ishte
historiku i shkurtër i këtij institucioni galerik që pandërprer e kishte
vazhduar punën e saj gati pa ndërprerje në atë kohë pa kohë, kur jeta në tërë
Kosovën ishte paralizuar në të gjitha vokacionet e fushave të artit dhe të
lëmënjve tjera shtetërore. Për ate roli i galerisë është jazhtëzakonisht i madh
dhe i rëndësishëm për vazhdimin e jetës kulturore në qytetin e Prizrenit dhe
për artin e Kosovës në përgjithësi.
Pra,
data e 09.08.2024, shënon datën e rifillimit të funksionimit të galerisë “Rada”
me ekspozitën përsonale e autorës së Institucionit, piktores Feriha Rada e cila
me ciklin e punimeve pikturale të fazës së fundit “Valet e jetës” e bën
inaugurimin e nismës së funksionimit të kësaj galerie private e cila ndodhët mu
në qëndren funksionale të qytetit afër Shtëpisë së Kulturës të Prizrenit.
Punimet
e realizuara kryesisht janë në teknikën akrilik dhe kryesisht dominojnë peizazhet
sa imagjinative po aq edhe postimpresive dhe metafizike me primesa surreale,
gjithnjë në sfondin koloristik të gamës strukturale blu dhe në të kuqe. Në disa
tablo të këtyre kompozimeve kemi edhe imazhe nga nënqielli parisien të
inkorporuara gjithnjë në frymën e introduktit të artit modern, ku ngjyra blu
dhe e kuqe ishin elementet më parësore të veprave të Feriha Radës. Autorja,
gjithnjë i mbetet besnik imazheve dhe motiveve nga nënqielli i Prizrenit,
nënqiell i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë i është rrënjos në shpirtin e saj,
ajo ka qenë e inkarnuar me një kolorit të një ambienti, të një qendre e cila
posedonte një trashëgimi të një kulture shumë të lashtë me objekte dhe
monumente të trashëgimisë kulturore–historike të lashtësisë. Pra, i tërë ky
spektër i stileve dhe drejtimeve të ndryshme kulturore ndikojë edhe në botën
shpirtërore e krijuese të piktores Rada e cila me devotshmëri dhe me emocion iu
është qasur këtyre imazheve dhe të tjerave, jo vetëm nga natyra por edhe nga
jeta dramatike e popullatës e cila historikisht gjatë periudhave të ndryshme
kohore është ballafaquar me sfidat e ndryshme jetësore. Andaj autorja me
emërtim mjaftë sugjestiv i ka trajtuar skena të ndryshme jetësore ku figurat i
trajton si silueta dhe reflekse që shpërfaqen dhe duken mjaftë transparente, si
të veprat e postimpresionistëve, por në esencë strukturën koloristike autorja e
përfiton me shkallëzim të ngjyrave primare dhe sekondare në këtë dikitomi
figurale shpërfaq elementi i dritës që gjithnjë e më shumë e vë në spikamë
format e imazheve të fokusura në qendër të kompozimit.
Cikli
“Valet e jetës” e vë në spikam tërë jetën e artistës, është burim frymëzimi i
saj jetësor, përballje e sfidave jetsëore, jo vetëm përsonale por e
përgjithshme të historisë nga entiteti e deri me sot. Pra, autorja Feriha Rada
e shpërfaq tërë historikun e botës së saj emocionale përmes ngjyrave dhe
formave kompozicionale. Si lajmotiv i tërë kompozimeve është ngjyra blu, ngjyra
e vizioneve të saja, ngjyra qetësuese, ngjyra dominonte në tërë sfondin e
opusit të saj dy vjeçare gjatë realizimit të këtyre mbi 100 tablove
kompozicionale të realizuara. Për shkak të hapësirës së galerisë numri i
veprave ka qenë i reduktuar për ekspozim para artdashësve prizrenas e më gjerë.
Feriha
Rada lindi me 1955 në Prizren ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen në
vendlindje, ndërsa Akademinë e Arteve, Dega e pikturës e kreu në Prishtinë në
klasën e Profesorit Nusret Salihamixhiqi më 1979. Gjatë viteve 1981 dhe 1982,
ajo i përfundoj studimet specialistike në Paris në Universitetin e Sorbonës “L’
Ecole du Louvre”, për pikturë dhe Muzeologji, të profesori imirënjohur M.
Arnauld Brejon De Lavergnee. Piktorja Feriha Rada kryesisht i përkushtohet
këtyre fushave artistike: pikturës, vizatimit të lirë, grafikës, skulpturës,
tapicerisë, kostumografisë dhe vitrazhit. Ka qenë i punësuar si piktore,
mbikqyrëse, kuratore në Muzeun dhe Galerinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Gjithashtu Ferihaja ka punuar edhe në konservimin dhe restaurimin e afreskave
në kishën e “Shën Premtës”, si dhe në xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren.