Kulturë
Vladimir Shyti: Lëreni bilbilin të këndojë
E enjte, 22.08.2024, 07:22 PM
Vladimir Shyti
Lereni
bilbilin të këndojë
Përse
u thartuan njerëzit?
Dashuri
zhele, të tjetërsuar,
Braktisët
lodrat, filozofit,
Mbi
njeri-tjetrin të egërsuar.
Nuk
i solli këto fati keq,
Por
ju, që përqafuat Djallin,
Që
çdo gjë e kthyet për dreq,
Harruat
familje, kërcyet detin.
Pëse
nuk këndon bilbili?
Majave
pyllit mbi kurorë,
Ju
njerëz me mllef e zili,
I
kthyet me zjarr në pishtarë.
Kërkoni
vendin t’a ndryshoni!
Po
si, qysh, tek?
Kur
jeni të gjithë në armiqësi,
Ah,
o të mjerë, jeni bëre si kopetë.
U
ka rënë damllaja mbi krye,
Prona,
toka, gardhiqet e paraja,
Në
shesh zbrazni armët,
Dhe,
pastaj fajin e ka qeveria.
Zhdukët
zakone, mirësinë, dashurinë,
Nuk
shtrohen sofrat e miqësisë,
Të
gjithë, o burra mbas pasurisë,
Veç
urrejtje, shpirtëra të ligësisë.
Lereni,
o të uruar të këndojë bilbili!
Mbase
zëri tyre largon tërbimin tuaj,
Shtrojani
mikut e vllaznisë qilimin!,
Le
të buçasë hareja, jeni në vëndin tuaj.