Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Lëreni bilbilin të këndojë

| E enjte, 22.08.2024, 07:22 PM |


Vladimir Shyti

Lereni bilbilin të këndojë

Përse u thartuan njerëzit?

Dashuri zhele, të tjetërsuar,

Braktisët lodrat, filozofit,

Mbi njeri-tjetrin të egërsuar.

Nuk i solli këto fati keq,

Por ju, që përqafuat Djallin,

Që çdo gjë e kthyet për dreq,

Harruat familje, kërcyet detin.

Pëse nuk këndon bilbili?

Majave pyllit mbi kurorë,

Ju njerëz me mllef e zili,

I kthyet me zjarr në pishtarë.

Kërkoni vendin t’a ndryshoni!

Po si, qysh, tek?

Kur jeni të gjithë në armiqësi,

Ah, o të mjerë, jeni bëre si kopetë.

U ka rënë damllaja mbi krye,

Prona, toka, gardhiqet e paraja,

Në shesh zbrazni armët,

Dhe, pastaj fajin e ka qeveria.

Zhdukët zakone, mirësinë, dashurinë,

Nuk shtrohen sofrat e miqësisë,

Të gjithë, o burra mbas pasurisë,

Veç urrejtje, shpirtëra të ligësisë.

Lereni, o të uruar të këndojë bilbili!

Mbase zëri tyre largon tërbimin tuaj,

Shtrojani mikut e vllaznisë qilimin!,

Le të buçasë hareja, jeni në vëndin tuaj.