Kulturë
Ilir Muharremi: Më shkruaj
E diele, 18.08.2024, 07:54 PM
Më
shkruaj
Nga
Ilir Muharremi
Më
shkruaj e dashur, se e di që e ende më do. Më shkruaj këtë vjeshtë, këtë
vjeshtë me aromë gjethesh dhe më trego se kush të puth dhe të vjedh nga unë. Më
merr gjithçka që kam. Më shkruaj kur nuk ke kujt t’i shkruash e dashur. Më
prano si shok, më shkruaj si një shoku të ngushtë. Më trego ku je unë të gjej
dashuria ime. Më shkruaj e mos më le. Për gjithçka më shkruaj. Tregomë se kush
po të gënjen kaq shumë. Qëndro me mua.
Puthja
jonë e parë spontane me dallgët e detit dhe nxehtësisë atë natë. Gjuha
jote rrëshqiti dhe vëreja aromën e
alkoolit që kishe pirë. Nuk më bëhej vonë për pijen zemër. U puthem ngrohtë dhe
të shtrëngova sidomos krahët, të afrova shumë nga unë dhe hyre në zonën time.
Dytë i mbyllëm sytë. Deti vazhdonte me zhurmën valët poshtë këmbëve tona
përplaseshin dukej si simfoni, po ajri i nxehtë ngritë tensionin e gjakut. Unë përhumbesha në sytë e tu të
kaltër. Dytë kishim mirësjellje për
njëri tjetrin. A duheshim nuk e
di. I besoj energjisë tonë. Edhe nëse nuk duhemi ishte natë që nuk fshihet
lehtë. Nuk është borë që shkrihet brenda natës. Zemra duron akullin e dashur.
Ti u dorëzove pa kushte, njëjtë edhe unë. Deti vazhdonte ritmin e çmendur të
valëve që përplaseshin poshtë këmbëve dhe shkuma nxjerrtë atë jodin. Më dukej vetja që jemi në një anije poshtë
valëve të çmendura dhe po lundronim në një rrugë pa dalje. Ishte çast më i
vërtet se e vërteta. I besova buzëve tua dhe qetësisë dorëzuese, sinqeritet
shpirtëror.
Unë
isha në ethe sikur valët poshtë këmbëve. Atë çast thash në vete mëri ditët dhe netët e mija sepse je shpëtimtare e shpirtit tim. U
dorëzova. Je dëshira e jetës sime. Je vera dhe dimri im je gjithçka që shpirti
im njehë. Je dëshira e jetës sime dije. Edhe sot nëse do mundesh me ma zgjatë
dorën sikur atë natë poshtë valëve.
Pak
kilometra i bëmë të shtrënguar për dore. U eksitova pak ta them të drejtën. E di që e vërejte.
Kjo më pëlqeu. Dëshira e ëndrrave të mia sepse atë çast mendova se vetëm ty të
kam. Energji e jetës sime. Unë e ti një tok me dy shpirtra të etur për dashuri.
“Puthem prapë, aromë alkooli”, të thash. E ti më puthe. Unë fillova ta ledhatoja
trupin, dhe kjo zgjati disa sekonda. Dora jote ishte refuzuese, por insistimi
im i sinqertë shpallte luftën. Dytë e donim këtë luftë të ndodhte dhe ndodhi e
dashur...