Kulturë
Feti Tunuzliu: Qëndrestari i paepur
E merkure, 28.08.2024, 05:26 PM
Feti Tunuzliu
QËNDRESTARI
I PAEPUR
(Rexhep
Maqedoncit – i dënuar i ndërgjegjes)
Akrostik
1.
Retë
e zeza teksa kupën qiellore mbulonin
E
reflektonin jetën e nxirë të popullit tënd të përvuajtur
Xhelatët
derdhnin vrerin mbi celulat që i arrestonin
E
vazhdonin me valle të djallëzuara për të luajtur.
Plebejëve
tu me shpirt do iu bëhesh zëri i ndërgjegjes
Me
kushtrimin e mykur për liri, barazi e drejtësi
Andaj,
luftove robërinë e zemrave e vullneteve të skëterrës
Që
të çlirohen prore nga pushtuesi i tokës Dardani.
Edhepse
popullit tënd demonët ia kishin vu thikën n’asht
Demonstrimi
lajkatar i tyre prap s’kishte të ndalur
O,
nuk do shkojnë më këto tok – nxore ofshamën jashtë !
Ndjenjat
tua t’flakta, muzë atdhedashurie e
liridashje
Cytnin
që me betimin e ilegales ta lidhësh fatin me torturime
Izolime
dhe kështu kumti morri dhenë për ndëshkime, burgime,
...
2.
Prangat
e mbërthyera gjymtyrëve – as gjurmë nuk t’lanë
Kazamatet
me qeli t’ftohta e t’lagështa – nuk të gjunjëzuan
Muret
e lartë e të lashtë - diell e dritë t’i përçanë
Lëbyrë
t’kishin grilat e mallkuar e telat gjemborë që t’rrethuan.
Shpalose
lakuriq zemrën virgjërore ditëve tua n’valë të gjakut
Jetove
çaste t’trishta prej flamurtari … edhe me thes n’kokë
Kurdisje
intrigash e përçarjesh, … nuk lënin as gjë mangut
O
të gjitha vinin nga hijenat e tërbuara që
“bënin” epokë.
Ngadhnjeve
mbi dajakun, pagjumësinë, urinë, …
Durove
o vëlla, si shkëmb graniti vuajtje ferri,
…
Orekse
t’pangira për tortura ujqish me lëkurë qengji.
Regjur
edhe me vaj e uthull vetmive në
lëmashkun e viteve
Ishe
shtyllë e patundur - jo urë e vig, n’atë kështjellë sllave:
për
vetëvendosje deri n’shkëputje Kosova
Republikë Shqiptare !