Kulturë
Blerim Recaj: Dromca deti
E premte, 30.08.2024, 06:39 PM
Blerim Rrecaj:
DROMCA
DETI
Edhe një rresht
Një
i lindur në Drenicë, që banon në Fushë Kosovë, duke pushuar në Shëngjin, lexon
një libër për Gjirokastrën.
Edhe ca vargje
Në
kafenetë buzë detit
Ulemi
e pijmë kafe në mëngjes
E
ngremë dolli
Edhe
për detin e ëmbël të Shqipërisë
Që
na dhuron kaq përjetime të bukura
Edhe një lojë
Çadrat
e përmbledhura të plazhës
Në
pragmbrëmje bëhen
Maja
të thepisura vargmalesh
Mes
tyre lodron dielli
E
një fëmijë endet me një top të verdhë
Në
të ikona me lot duke qeshë
Edhe njëherë
Vijmë
si dallëndyshe
Në
detet tona
Marrim
e japim energji
E
kthehemi si dallëndyshe
Nga
atdheu në atdhe
Për
ta kaluar edhe një vjeshtë
Edhe
një dimër bashkë
Andej
e këndej e mëtej ku kultivojmë
Udhë
të përafrimit