E shtune, 26.07.2025, 01:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Padrejtësit duhet korrigju

E shtune, 07.09.2024, 03:27 PM


Milazim Zeqiraj

Padrejtësit duhet korrigju

Shqipëria e mvetësuar më 28.11.1912

Më 1913 burrat në Londër

Pavarësin e saj e pranuan te cunguar

pa Kosovën e Çamërin.

Vendosën kufi mbi trupin Shqipëri

duke kriju fatkeqësi

për asgje aresye

kinse Luftën Ballkanike më qetësu.

Ata patën mundësi

ta bëj këtë padrejtësi.

Ne besuam

se ata kanë besë e burreri,

por nuk kishin pasë

as besë e as burreri.

2.

Ata vepruan se munden,

Eduard Grey u korit

kur filloj me u arsytu

kinse për ta ndalu Luftën Ballkanike.

Ajo nuk ishte luftë Ballkanike

por luftë e Serbisë, Bullgarisë e Greqisë

në kurriz të Shqipërisë

tokat e veta më i zgjeru.

Ata u koritën kur thonin

se e ndalën luftën në Ballkan.

Por nuk kuptuan

Vetëm një vitë vit më vonë

nga nacionalizmi serb i trimëruar

plasi Lufta e parë Botërore.

Për gabime të tilla

Bota atëhere e sot po lengonë.

3.

Nga viti 1913 Shqipëria u mvetësu

pa Kosovë e Çameri.

Shqiptaret e Kosovës

atë kufi nuk e akceptuam,

u futën në istikam

dhunën e Serbisë më ndalu.

Rezistencë e luftë më decenje

kundër pushtuesit e pushtetit mizorë.

Rriteshim në terrin e kohës

Në kulla këndonim në heshtje

dëri kur na pelciti delli i ballit

dhe i ram balozit mu në zemër.

4.

Ne ishim në të drejtën tonë

në fund të viteve 1990

Kur pushtusi shkeli në sofër e qati

Durimit i erdhi fundi

Nga gjaku i popullit

lindi një ushtri

më emer UÇK.

5.

Ne nuk ishim vetëm

Më 24.3.1999

Bota filloj padrejtësin

nga viti 1913 më korigju.

Atëhere vendi filloj këngën

më tjetër melodi.

Më forcën e ashtit

më 9.4.1999 Katana e Veterani më shokë

në Koshare gurin e kufirit e shkulën e p.

e krijuma Shqipërin astu si duhet më qenë

si në kohën e Skënderbeut.

4.9.2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx