Kulturë
Albert Habazaj: Me shumë dashuri si Shenjt Tereza
E shtune, 07.09.2024, 05:56 PM
ME SHUMË DASHURI SI SHENJT TEREZA
Nga
Albert HABAZAJ
5
Shtatori është një datë e shenjtëruar, sikurse për gjithë globin, veçmas për
kombin shqiptar, sepse është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Shenjtorja
shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës, si shembull i jashtëzakonshëm i misionit të
heshtur e të pareshtur të bamirësisë është dhe dëshmitare e paharrueshme e
dashurisë për njerëzit në nevojë. Shenjt Tereza, si Kryemisionare e Mirësisë,
është një burim i pashtershëm frymëzimi edhe për Universitetin "Ismail
Qemali" Vlorë, që, si pjesë e së tërës dritërore të Institucioneve të
Arsimit të Lartë Shqiptar, nga lartësia modeste e 30 vjetëve jetë, është
përkushtuar me ndershmëri profesionale dhe dashuri humane në shërbim arsimor
universitar cilësor e bashkëkohor.
"Jo
të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha - na kujton Nëna e Botës, Shenjt
Tereza - Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të
madhe". Mesazhi i saj me dritë: "Çfarë e bën llambën të ndriçojë?
Konsumimi i vazhdueshëm i pikave të vogla të vajit. Nëse këto pika do të vinë
duke munguar, nuk do të ketë më dritë" është testament shpirtëror edhe për
pedagogët, stafin dhe studiuesit e UNIVLORËS në funksion të edukimit
universitar dhe qytetar të studentëve tanë, dhe këtë e kemi treguar dhe përditë
e tregojmë pa u dukur edhe me faktin se diploma e Universitetit tonë ka vlerë
dhe njihet ndërkombëtarisht.
Nderim
Shenjtores sonë, që ndezi yjet e shpirtit, gjakut, mendimit dhe veprimit të Saj
për një botë më të mirë në paqe e harmoni!
Një
këngëz të vogël kam thurur për Shenjtoren, të cilën e këndojnë me zë kumbues,
hijshëm, me aq ëmbëlsi e dashuri Ansambli Folklorik “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Vlorë:
Për
Shenjtoren Nënë Tereza
Këngën
si zjarrin e ndeza.
Të
ngrohtë si shpirt i saj
Të
përhapet skaj më skaj.
Anjez'
Gonxhe Bojaxhiu
Shenjtore
me frymë njeriu.
Shën
Tereza, Nënë e Botës
Shqiponjë
mbi malet e borës.