Kulturë
Atdhe Geci: Misioni i shkrimtarit
E hene, 09.09.2024, 06:31 PM
MISIONI I SHKRIMTARIT
Jam borxh me të kaluarën dhe të sotmen
borxh për të palindurit e ardhshëm, jam
borxh për një libër veprimi për
Iliri, që
ecja jonë nëpër kohë të ecë nga parimet.
Jam borxh ndaj gjuhës
dhe lashtësisë
për një poezi që s´desha kurrë ta shkruaj,
jam borxh ndaj Deas, Euridikës e Lirës
ndaj jetës së përditshme
dhe misionit
për kthimin Shqipërisë emrin e vet
Iliri.
Lista e borxheve për atdheun
mund të
jetë e gjatë dhe një borxh i
kohës sonë,
një borxh lirisë dhe ndërtimit të atdheut.
Në Roganë, një borxh ia kam fluturimit
të zogut dhe, gurit q ë kurrë s´
ia pashë
të qeshurën dhe vajin. Një borxh ia kam
Roganës për lisat vëllezër dhe
motra të
pyllit, dhe një borxh vetes pse nuk
bëra
më tepër, pse s´veprova më me ngulmë!
Në këtë çast poetik me ju, një
borxh ia
kam prindërve e gruas! Por borxhin më
të rëndë unë e quaj, humbjen e emrit të
atdheut dhe të territorit me
emrin, Iliri!
Atdhe Geci - Dortmund, 2024