Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Misioni i shkrimtarit

| E hene, 09.09.2024, 06:31 PM |


MISIONI I SHKRIMTARIT

Jam borxh me të kaluarën  dhe të sotmen

borxh për të palindurit  e  ardhshëm, jam

borxh për një libër  veprimi  për  Iliri, që

ecja jonë nëpër kohë  të ecë nga parimet.

Jam  borxh  ndaj  gjuhës  dhe  lashtësisë

për një poezi që s´desha kurrë ta shkruaj,

jam borxh ndaj Deas, Euridikës  e  Lirës

ndaj  jetës  së  përditshme  dhe  misionit

për  kthimin  Shqipërisë emrin e vet Iliri.

Lista e borxheve  për  atdheun  mund  të

jetë e gjatë dhe një borxh  i  kohës  sonë,

një borxh lirisë  dhe ndërtimit të atdheut.

Në Roganë, një  borxh  ia kam fluturimit

të zogut dhe, gurit  q ë kurrë  s´ ia  pashë

të qeshurën dhe  vajin. Një borxh ia kam

Roganës për lisat vëllezër  dhe  motra  të

pyllit, dhe  një  borxh vetes pse nuk bëra

më tepër, pse s´veprova më  me ngulmë!

Në këtë çast poetik me  ju, një  borxh  ia

kam prindërve  e  gruas! Por borxhin më

të rëndë unë e quaj, humbjen  e  emrit të

atdheut  dhe  të  territorit me emrin, Iliri!

Atdhe Geci - Dortmund, 2024