Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paulin Z. Zefi: Më 11 shtator 1457, Papa Kaliksti III, i akordon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut titullin e lartë dhe të privilegjuar, Atleti ose Kampioni i Krishtit

| E merkure, 11.09.2024, 06:55 PM |


Paulin Z. Zefi:

Si sot dhe 567 vite më parë, më 11 shtator 1457, Papa Kaliksti III, i ekzaltuar, i akordon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut titullin e lartë dhe të privilegjuar, "ATHLETA CHRISTI (Atleti ose Kampioni i Krishtit)."

Në foto, imazhi më i vjetër i njohur deri më sot i portretit të Kryeheroit, i realizuar në skulpturë në kohën kur ai ishte 50 vjeç. Koka e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut gjendet në absidën (kurorën) jugore të “Katedrales së Shën Jakovit (Katedrala Sveti Jakova)", në qytetin Šibenik të Dalmacisë, në Kroaci??. Kjo kryevepër e artit mesjetar, që daton 13 vite para vdekjes së tij, është një kokë e gdhendur në gur, e cila është punuar nga arkitekti dhe skulptori nga Zara, Juraj Matejev Dalmatinac më 1455, me ndihmën e skulptorit arbër, Andrea Aleksi nga Durrësi. Fatmirësisht, kjo skulpturë me dimensione 29.7 x 18.9 cm, gjendet ende e ekspozuar deri në ditët e sotme pikërisht në vendin e saj origjinal.