Agron Tufa: Ajo bart një varr në kurmin e brishtë
Ajo bart një varr në kurmin e brishtë...një varr shurdhmemec të kallur në angra;kufoma përbrenda – pa farë ere t’prishtë,tharë e balsamosë si shtresat me kandrra.Kur ishte e vogël (e mbaj mend shumë mirë)e mbaja kaliqafë, e nxirrja shëtitje(sa ndejta te prindërit e saj mysafir) -me lojëra, përralla i fala zbavitje...


























