E enjte, 06.11.2025, 11:52 PM (GMT)

Kulturë

Albert Vataj: Një tifozeri që meritonte më shumë se një humbje dinjitoze

Ne humbëm përballë Italisë 2-1, në sfidën e parë të Grubit B, në Euro 2024. Humbëm denjësisht!Kjo vlen për ata që luajtën dhe dhanë maksimumin e tyre në fushë, gjithashtu për stafin teknik dhe organizatorët e përfaqësimit të Shqipërisë në Euro 2024, dhe kurrsesi jo, për ata që u shkulën nga çdo skaj i botës për të shkuar ...

Brahim Avdyli: Vetëvrasja kolektive

Të jesh „shqiptar“ dhe të flasësh shqip, do të thotë për botën zyrtare të Europës të jesh fund i fundit të insekteve më të parëndësishme të këtij planeti, që quhet „tokë“. E këto insekte barkalece të ngjyrës kuq e zi, na bien në sy. Ti vëresh ata, janë të kthyer të gjithë me shpindë nga toka dhe sy të tretur kah qielli, duke fërkuar barkun...

Përparim Hysi: Lirika vere

Kur më puthe ti, thashë më shpoi një gjembHajde më puth prapë, që më pak t'më dhëmbë.Ti më thuaj:-Të dua, por të vjen si turpTë mbulon të kuqtë si vera në kupë Si vera në kupë, je si luleshqerrëUnë pa patur turp, puth buzën sheqerBuza nuk më del, sulem dhe nga gjiriShpirti im si s'del, nuk ngopem së piri...

Agim Xh. Dëshnica: Tregimi i gjyshit

Në kohë të lashta, një karvan i gjatë i nisur nga Teherani me deve e kuaj të ngarkuar me mallra e me njerëz të nxirë nga dielli, pas një shtegtimi të lodhshëm nëpër shkretëtirën e Kara-kumit, shpesh me tufane rëre, u ndal në Samarkand. Në qendër të qytetit zhurmonte pazari me dyqane e tenda...

Shefqet Dibrani: Art shpresues

Gazmend Freitag, piktor me origjinë nga Kosova, i lindur në vitin 1968 në Rahovec, kjo e bënë më të veçantë portretin e tij dhe përkushtimin që ka për artin shpresues. Dashuria për Kosovën është e shprehur kudo nëpër pikturat e realizuara me mjeshtri dhe në mënyrë artistike. Çdo pikturë shpreh emocione të veçanta...

Timo Mërkuri: Hamendësimet poetike të Fatmir Terziut

Poezia "Sikur" e Fatmir Terziut shfaq një densitet të fortë mendimi dhe vlerash artistike përmes hamendësimeve metaforike dhe simbolike të lidhura ngushtë me natyrën e jetës, dashurisë dhe përvojës njerëzore. Kjo poezi e shkurtër ngrihet mbi një shtresë të thellë kuptimore dhe emocionuese, duke...

Visar Zhiti: Mrekullia e romanit të parë shqiptar

Rivjen romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të harruar para dy shekujsh."Marcia" i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja me fantastiken, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, me ato hebraike...

Sulejman Dërmaku: Ngrohtësi vargjesh – Fjalës i përzgjedhur

Pas një vistër librash zhanresh të ndryshme, autorja, Sabile Keçmezi - Basha, vjen me librin më të ri poetik titulluar “Në fermë”, me kushtimin në fillim të tij, nipave të saj, Gertit, Darsit e Benit, me dashuri. Brenda kopertinave të librit janë përmbledhur poezi për fëmijë, të shkruara gjatë verës së...

Albert Zholi: Flet “Mjeshtri i Madh”, Dhimitër Gjoka

Me “Mjeshtrin e Madh” Dhimitër Gjoka kam zhvilluar shumë biseda për ekranin kryesisht për mënyrën e përcjelljes së lajmeve tek shikuesi. Ai ka realizuar dhe një libër interesant për jetën në ekran “Udhëtim mes yjesh”. Sa herë e lexoj librin mësoj diçka të re për gazetarinë televizive...

Albert Vataj: Agron Luka, fiket nji tjetër dritë dijeje e Shkodrës

Prej sod, 13 qershor 2024, nuk asht ma mes nesh, Agron Luka. Ai ka me mungu tash e mbas prej t’ditunve që na mëkuan me dritën e vet të mendjes dhe shpirtit. Shkodrës i ikën për me e lan nji herë e përgjithmonë. Shkon për mos me mujt me u kthy ma te çdoditshmënia, kah hapat e tij...

Edison Ypi: Mbretëresha e Tekstit Alice Taylor

Alice Taylor është Mbretëreshë e Tekstit falë disa cilësive themelore që e dallojnë prej të tjerëve që ushtrojnë zanatin e të shkruarit.Për reporterët e zakonshëm, një "shtëpi e braktisur" është një ngrehinë e zbrazur me dyer e dritare të shkulura, suva' të rënë, tjegulla të vjedhura, mure gati për tu rrëxuar, oborr...

Hasan Hasanramaj, Alma Sinani: Takimi tradicional letrar 'De Rada'

Në pranin e shtatëdhjetë e katër poeteve, referuesve dhe dashamire të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare në Takimin tradicional letrar De  Rada që u mbajte në sallën e Bibliotekës të  Kishës Shen Abrahami në fshatin Llapushnik të Drenicës  u bë vlerësimi, veprimtarive të  punimeve, poezive, veprave letrare nga juria...

Ndue Dedaj: Lumi i egër

Dibrri është një dhé që do të donte një roman për t’u kënduar për letër, çka nuk dihet se kur do të ndodhë, aq më tepër që nuk e pati bërë as Edith Durhami, kur kaloi këtyre anëve, njëqind vjet më parë. Por një vend jo pak e parathotë lumi i tij, e Dibrri ka pasur fatin të ketë një lumë të...

Timo Mërkuri: Kërkohet urgjentisht një univers

Qysh në leximin e titullit të poezisë "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" lexuesi mund të nisë  hamendësimet për problemin e ngrohjes globale, vrimat e ozonit dhe ndotjen e atmosferës, probleme që lindën idenë e kërkimit të një planeti tjetër për vazhdimësinë e jetës njerëzore, por me thellimin në  vargjet e para ndjen...

Shyqyri Fejzo: Gjysmat dhe gjysmakët e shkencës dhe njerëzimit

Ishin ulur të dy nën hijen e një are të madhe në  kopështin pranë shtëpisë së Xhevos. Serveti nga Postena, krushku i tij, nuk kishte më shumë se një orë që kishte ardhur.Një tavolinë e vogël përpara tyre,me shishen e gotat e rakisë, me filxhanët u bukur të kafesë dhe një shportë me fruta ishin dëshmitare të gostitjes të mikut...

Përparim Hysi: "Guralecët e Frojdit" në një libër me poezi

Titulli i kësaj eseje është metaforike dhe metafora është imja. Është një metaforë që i rri për shtat librit me poezi"Tpmori- Mali i shenjtë" nga Bashkim Saliasi. Anologjia sado që s'është kurrë e njëjtë, është e ngjashme. FROJDI i ka dashur poetët dhe nga ai ka mbetur ajo thënia...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx