Kulturë
Kolec Traboini: Shoku ynë i klasës Paulin Selimi
E diele, 27.10.2024, 05:53 PM
SHOKU YNË I KLASËS PAULIN PALI (SELIMI)
Nga
Kolec P. Traboini
Kemi
qenë në një klasë në shkollë fillore në Shkodër me Paulinin (1947-2013). Në po
atë klasë ishte dhe Primo Shllaku. Pra tre shokë të një klase u morëm me
letërsi. Padyshim Paulini, shoku ynë i klasës, fitoi shumë shpejt emër në
publik në fushën e humorit skenik. Por jam çudit kur aty nga viti 1971 kur isha
student , ai doli në shkrime me emrin
Paulin Selimi, sepse në shkollë ai njihej si
Paulin Pali. Ndoshta ndonjë këshillë nga ata që e dinin se Paulin Pali
ishte një emër që i iritonte kuadrot e Partisë e pushtetit të asaj kohe, të
cilët, intelektualin e njohur Paulin Pali e kishin ekzekutuar pa mëshirë kur
kishin marrë pushtetin. Por mbiemri Pali tingllonte armiqësor për pushtetin
monist edhe për faktin se edhe mësuesin Pjetër Pali, nga Hoti, e kishin ekzekutuar në Shkodër, Terezina Palin,
e shoqja e poetit Zef Zorba, ishte
burgosur gjithashtu. Zef Pali,
gazetar e shkrimtar ishte një veprimtar antikomunist i njohur në Romë.. E kam provuar edhe vetë sa herë me
mbiemrin Traboini, sepse një Mark Traboini ishte dënuar me vdekje në mungesë e
plot peripeci të tjera me këtë mbiemer sa dhe mua më sugjeruan mbiemer tjeter,
ta zëmë në revistë Hosteni një satirë kritike ma botuan me emrin Kol Tini.
Ishte kohë apokaliptike. Të detyronte të tjetërsoheshe që të arrije të
mbijetoje.
Paulin
Pali (Selimi), me profesion mësues,
ishte i talentuar dhe falë talentit e këmbëngulljes fitoi një
popullaritet të meritueshëm. Edhe sot të sjellin humor e gaz skeçet dhe
shkrimet e tij botuar në shumë libra.
Po
e shoqëroj këtë shenim me një foto nga fëminia e shokut tonë të klasës Paulin
Pali (Selimi).
I
paharruar!