E merkure, 07.05.2025, 06:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Fabula nga Mevlud Buci

E premte, 25.10.2024, 06:16 PM


MEVLUD BUCI

NË NJË PYLL ME LISA

U mblodhën kafshët në një pyll me lisa,

Mbetën të habitura ahe e pisha

,Filluan ato me fjalë të ndyra

Nënqeshi mali,pyjet ,natyra.

2.

Çdo kafshë kërkonte kryesinë

Për mburrje, dhe hajdutërinë,

Tha arusha nëpër shtigje:

Tani e tutje do ecim me ligje.

3.

Kur pa kafshët, qeshi luani

Dhe ujku tha:Jam unë babaxhani,

Pa ligje karare e drejtësi,

Kësaj i thonë çmenduri.

DYFYTYRESI

U ngjit ajo në ministri

Drejtorin fort e lavdëronte,

E lindur për lajka e dredhi

Burrin tradhtonte.

Hiqej e urtë tepër e zgjuar,

Nënqeshte,bënte hajgare,

Për postin ndjente etje të përvëluar

Mëkatarja tradhtare.

Me një vell të pakuptueshëm mashtrimi

Spërdredhur në stile hamshore,

Një ditë provoi zhgënjimin

E bindur se ishte provokatore…

LLOMOTITJE

Çdo mëngjes llomotit

Çdo mëngjes flet një i korit,

Nxin e nxin me të shara

Njeri që s`di ç`është e mbara.

Shenjestron e nxin,

Ky antinjeri,

Me  një hile prej zuzari,

I duket prilli si janari.

DRITA E FISHTËS

U grind qepa me prasin

Kush e njeh Baba Tasin,

Nënqeshi toka natyra

Fishta mjeshtër për satira.

Ç`ish ky debat i qepës me prasin,

E ja t`pyesim Baba Tasin,

Në çdo brez ndrit mirësia

rron besa dhe drejtësia.

I tha Korabi Selishtës

Në përjetësi rron drita e Fishtës.

NË DERË

Te një shoqe në pallat

Shkonte punonjësja e mjekësisë,

Si  dredharake punonte rehat

Damkosur prej dredhisë.

Burrit i hidhte hi syve

I vinte dhe kapistër,

I thoshte pa iu dridh qerpiku

Se i shërbente një nëne ministrje.

Babaxhan burri e mendjetrokë

Si një baba me vlerë

Nuk e shihte këtë gropë

Që i mbiu mu në derë…

FUNDI

Në pozitë një lanet

Na u bë deputet,

Detyra mori në qeveri

Si një vemje-neveri.

U çudit qytet e fshat

Si u shenjtërua në aparat

Po kur ai mori frenat

Filloi vjedhjet dhe rrenat.

Kur u forcua ligji i shtetit

Si peshku pa ujë mbeti gurmaz i lanetit…

UJKU

Ujku me egërsirëqante

kur vdiste ulkonja,

Me të vetët ish shpirtmirë

Agresiv e njeh koha.

Në histori kafshët harruan

Egërsinë e tij,

Por një gjë ata harruan

I mirë është veç në gjini…

DINJITET

Fliste luani me alegori

Zvarranikët ia quanin çmenduri,

Ai rrinte qëndrestar

Çuditej me kryeneçët trutharë,

Guxonte e guxonte luani

`Se provat i ndan mejdani,

Dhe e shihnin plot kasavet

Por luani mbetet luan,

plot dinjitet.

STILI I DHELPRËS

Një i urtë,shumë i vjetër,

Tha:O njerëz ruani nga stili i dhelprës,

Në jetë ,

Në punë

E në shtet

Dhelpra të mposht me lajkën e vet.

AJO…

Iu shfaq dikush,e parapaguar

Iu përbetua në dritë hyjnore,

Për ta përbaltur e marruar

Havaja iu shfaq provokatore.

Shërbente në Ciklin Fillor

Diplomuar për mësuesi,

Burrit i kishte vënë brirët- kurorë

Ajo e lindur për tradhti.

Privilegje kërkonte për meritë

Me epshin e saj në pritë

Që kapte të tjerët me dredhi

Ajo e lindur për tradhti…

ZAGARI

Në mëngjes një gjahtar

Seç lëshoi një zagar,

I thash kafshët papandehur

Mos u gëzo nga një e lehur,

Po nga gjahu që të bie

Me të lehur e largon shpenin arratie.

BUTAKU

Në korie afër një bataku

U mblodhën  kafshët në kuvend

Para tyre butaku

Nisi t`u shiste mend.

Ujku tha më përket parësia

Arusha jam zonjë kurore

Po fjalën seç e gjeti dhia:

Butak je pa shtyllë kurrizore…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx