Kulturë
Gani Pllana: Ike në përjetësi
E diele, 27.10.2024, 06:51 PM
Gani Pllana:
IKE
NË PËRJETËSI
(Sadetes
- bashkëshortes sime)
E
dashur imja Sadete
-
Engjëllushë e bekuar-
Lumturi
pa zë e teka
Pse
të donim të mori vdekja?!
Nënë
e bimëve të shpirtit tonë
Ike
si me shpejtësi drite
Kulmore
si majë qiparisi
Vajte
qetas në përjetësi
Dritën
– të vetmen porosi..
Të
kërkoj unë zoti shtëpisë
Ty
krahëlehtë zonjë shtëpie
Ngado
pa pra të kërkoj
Në
çdo hoje të shtëpisë
Por
të gjej veç në veprat
Të
arrirat e ç’patëm nis’...
Të
kërkojnë gocat jo vetëm...
Nipat
e mbesat të kërkojnë
Në
oborr e kulm e kryeshtyllë
Të
kërkon i gjeri farefisi
Ty
që re si degë e madhe lisi
Po
dhe plisi që jetën s’e mbyll...
Sa
pa pra të kërkojmë...
Aty
ku kaloje më shumë kohë
Më
parë në malin tonë të librave
Ku
“panta re” koha të shkonte
Ku
punoje deri në vetëmohim
Ku
shkenca natyrshëm të jehonte...
Si
edhe në ligjërimet e tua
Të
frytshme e plot dëlirësi
Ku
të kërkojnë dhe studentët
Që
i doje e të donin si n’gjini
Ku
dhe ata të kujtojnë me përgjërim
Me
dashuri e adhurim!
Me
motiv për Diell e Hënë
Të
kërkojmë të gjithë ne
Mësuese
- bashkëshorte e nënë...
Ty
që të kishim edhe aset për atdhe!