E marte, 03.12.2024, 01:44 AM (GMT)

Kulturë

Mevlud Buci: Dodë Legisi - Mirditori

E diele, 27.10.2024, 05:23 PM


DODË LEGISI-MIRDITORI

Kushtuar inxhinierit të talentuar e të paharruar Dodë Legisi

NGA MEVLUD BUCI

Ku e kam djalin,pyet MIrdita,

Pyesin malet,toka,lisi,

Ndrit nëaltar me plot merita

Inxhinieri Dodë Legisi.

Kullë e madhe e fisnikërive

Sofërshtruar e plot mençuri,

Në ball të epokës e galerive

Dodë Legisi me shtat burrni.

Nanë e urtë, moj mirditore,

Ngjan me shqipet përmbi shkrep,

Moj Mirditë me dritë hyjnore,

Lum ç`përkundi nana n`djep.

Lum ç`përkundi nana n`djep

Lum bajn toka,brezat,fisi,

Nëpër kohna si bilbili n`shkrep

Rron or rron, Dodë Legisi.

Me bashkëshorten e tij Ruta,

Bijë e Dacit luras-bajrak,

Dy bashkëshortë prijës në luftëra,

Misionarë-maratronomakë.

Misionarë-dritë diturie

Flasin kullat,toka e fisi,

Lëshon në breza dritë fisnikërie

Kurrë s`harrohet Dodë Legisi.

Ku je motër-dritë arsimi

Ruta Doçi-nuse Legisi,

Me fëmijët të flet nderimi

Flakadan prin Dodë Legisi.

Flakadan –burrë me karare,

Intelektual me plot vlera,

Bijë e Doçit-Lurës krenare

Zë lirie-shpirt pranvera.

Moj Mirditë me ffllade mali,

Tek ti u lind shpirt hyjnori,

N`zemër e n`kangë rron sa Valmari,

Dodë Legisi-mirditori…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora