Agron Tufa: 9 muajt e fundit
9 muajt e fundit që i kishin mbetur, ai u dha si i marrosur, deri në frymën e fundit pas mësimit të së parës gjuhë të huaj në jetën e tij. E bëri këtë me një këmbëngulje e përdëllim të pabesueshëm për moshën e tij të shtyrë, e sidomos për shëndetin tejet të brishtë që luhatej mes drejtpeshimit dhe rrokullimës së pandalshme...


























