Gjon Neçaj: Krijuesi që i dha jetë dhe liri vendit të vet
Para tre-katër vjetësh,kur miku dhe kolegu nga Gjakova, Tahir Bezhani na fliste për një krijues nga Peja të quajtur Sejdi Berisha, befas dikund në një kafene të hotel “Pashtrikut”,a thua si me porosi,u paraqit një burrë babaxhan,i bëshëm,i qeshur,veshur paksa sportiv ,por hijshëm dhe me çantën hedhur krahëve.E unë ndërkaq e njoha nga fotot:: ishte bash ai,Sejdi Berisha,poezitë e të cilit i kisha lexuar që herët,para viteve nëntëdhjetë në periodikët letrarë që botoheshin në atë kohë në Tiranë…

























