E enjte, 19.03.2026, 10:43 PM (GMT)

Faleminderit

Gjon Keka: Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

E enjte, 19.03.2026, 07:00 PM


Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

Nga Gjon Keka

"Gjëja e parë, dhe ajo që menjëherë e ngre një gjeneral mbi të zakonshmen, është ekuilibri midis intelektit dhe karakterit", thoshte oficeri dhe burrështeti francëz Emmanuel de Las Cases. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ndoqi rrugën patriotike, rrugën e paraardhësve të tij besnik iliro-arbëror, së pari si komandant i përgjithshëm në kuadër të Kuvendit të Lezhës, pastaj si burrështeti, respektivisht si udhëheqës i urtë e vizionar i shtetit arbëror pa u lëkundur kurrë në rrugën e detyrës. Ai nuk interesohej për popullaritetin, por ishte indiferent ndaj lavdërimeve apo kritikave, ndiqte gjykimin e tij, shpesh duke rrezikuar jetën, fronin dhe ndikimin apo autoritetin e tij.

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte i pajisur me dhurata të shkëlqyera intelektuale, në të vërtetë mund të thuhet se ai ishte një njeri tepër i shkëlqyer që kombit tonë i ra fati i tillë e bekimi i madh nga qielli që ta ketë të vetin përgjithmonë si një kryefigurë themeltare e identitetit, flamurit dhe fryëmzimit të përjetshëm të arbërorëve besnik të tij.

Ai zotëronte mprehtësi të madhe, një fuqi të thellë vëzhgimi dhe ishte vendimtar në veprimet e tij, i qetë dhe i vendosur në ekzekutimin e tij. Një njeri plot energji, plotë mend, strategji, taktik e aftësi ushtarake, në fakt ai ishte njëkohësisht komandant dhe ushtar, ai nuk bënte dallime për shkak të pozitës së tij udhëheqëse, por e konsideronte veten të barabartë me ushtarët dhe i donte fortë ata ,madje sikur mësojmë jo vetëm se i dinte emrat e të gjithë ushtrëve të tij, por edhe i ruante e kujdesej si sytë e ballit.

Ai ishte jashtëzakonisht i guximshëm, serioz në qëndrimin dhe sjelljen e tij, i pa kompromis në gjykimin e tij, i ndërgjegjshëm, i rreptë në disciplinën e tij, zemërmirë, modest, i pakorruptuar etj. Gjergj Kastrioti në mesin e tij kishte edhe miq apo më mirë të thuhet shoqërohej gjithashtu edhe me filozof dhe humanist të kohës së tij, prandaj në politikën e jashtme kishte edhe ambasador që ishin humanist dhe filozof, por edhe njohës të fushbetejës ushtarake, por jo në lartësin sikur ishte burrështeti, komandanti arbëror dhe udhëheqësi i shkëlqyer i shtetit të Arbërit. Sipas bashkëkohësve të tij ai lexonte dhe kishte interes të madhë për çdo gjë nga shkrimet e vjetra dhe ato të kohës së tij, për ndriçimin e mendjes njerëzore, por edhe për të marrë shembuj nga figurat e mëdha e mbikohore të antikitetit.

Nëse bazohemi nga veprat kushtuar kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti sidomos nga bashkëkohësit sikur është Marin Barleti, Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu etj, mund të vërjem tek ai sublimitetin, intelektin e mprehtë, rafinimin, bujarin apo mirësinë dhe qetësinë, këto dhe shumë të tjera ishin disa nga tiparet më të gjalla të tij. Pastaj ndjenjat heroike dhe mendimet sublime rridhnin nga buzët e tij aq lehtë dhe shpesh sa mund të kishin rrjedhur nga goja e Akilit, Aleksandrit të Madh ose personalitete e heronjë tjerë të mëdhenjë të antikitetit.

Nga ajo që mësojmë nga historia e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit ai e donte të vërtetën, e urrente gënjeshtrën dhe moralin e dyfisht apo hipokrizinë. Ai e dinte se e vërteta është pikërisht lidhja që e mban popullin e tij dhe shoqërinë njerëzore të bashkuar, pa këtë agjent lidhës, ajo mund t'i nënshtrohet anarkisë dhe konfuzionit kaotik. As një shtëpi nuk mund të qeveriset nga gënjeshtrat, e lëre më një komb apo shtet. Jo rastësisht ai e donte të vërtetën sepse asnjë arsye nuk mund të justifikojë mohimin e së vërtetës, e cila përkundrazi duhet të qeverisë të gjitha aspektet e jetës sonë. Nga të gjitha veset e zakonshme, gënjeshtra është ndoshta më e shëmtuara. Në disa raste ajo rrjedh nga shthurja dhe poshtërsia e karakterit, por në raste të tjera ajo rrjedh thjesht nga frikacakëria. Shumë njerëz e pushtetar janë aq të pakujdesshëm për këtë saqë i urdhërojnë ata që i shërbjen atyre qofshin ata ministra, deputet apo bashkëpartiak të gënjejnë për ta.

Prandaj, një nga poetët dhe diplomatët anglez kishte një përkufizimi të saktë në lidhje me këtë sikur shkruante: "Lumturia zgjon guxim të lartë ndërsa e vërteta zgjon veprim të drejtë". Kjo tregon se gënjeshtrat shfaqen në shumë forma, si manovra diplomatike, si shmangie ose si rezerva morale dhe në një formë ose në një tjetër, ato përshkojnë të gjitha klasat e shoqërisë. Ndonjëherë ato shfaqen edhe si fjalim i paqartë ose mashtrim moral në të cilin faktet që duhen rrëfyer shtrembërohen dhe kthehen në një mënyrë të atillë që dëgjuesi fiton një përshtypje krejtësisht të gabuar, në një lloj gënjeshtre.

Sidoqoftë, Epikteti e bënë një përshkrim shumë interesant dhe me vlerë si për kohën e tij edhe për ne sot, ai shkruan kështu:"[...] Liria është më e larta nga të gjitha bekimet, përveç së cilës të gjitha të tjerat duken të vogla, të parëndësishme dhe të padobishme dhe pa të cilën të gjitha të tjerat janë të pamundura. Njerëzve duhet t'u mësohet se lumturia nuk qëndron aty ku e kërkojnë në verbërinë dhe mjerimin e tyre. Poashtu ajo nuk qëndron në forcë, as në pasuri, as në pushtet, sepse as ata nuk e gjetën lumturinë, as nuk qëndron në të gjitha këto gjëra të kombinuara, sepse edhe Neroni, Sardanapali dhe Agamemnoni psherëtinin, qanin dhe i rrëshqisnin flokët, edhe ata ishin skllevër të rrethanave dhe budallenj të iluzioneve të tyre. Kështuqë Lumturia qëndron brenda nesh në lirinë e vërtetë." Ndërkq Gjergj Kastrioti gjithmonë i jepte njohje të duhur meritave ushtarake dhe të tjera dhe dinte si t'i shpërblente ato me çmime dhe dhurata. Ushtria e tij arbërore dallohej për nga trimëria dhe qëndrueshmëria përballë një pushtuesi shumë herë më të madh nga shumë ushtri të tjera europiane të kohës së tij ,por edhe për sa i përket armatimit, pajisjeve, shpirtit dhe organizimit. Madje ushtria e Gjergj Kastriotit shërbeu si model për gjithë vendet europiane të asaj kohe.

Elementi dominues dhe komandues i karakterit të Gjergj Kastriotit ishte pikërisht kjo që u tha më lartë, që i jepte atij unitet, vendosmëri dhe forcë. Atje ku ai e njihte qartë detyrën e tij, ai e përmbushte atë me çdo kusht, me integritet të pakorruptueshëm, jo për t'u dukur, jo për të fituar famë, nder apo shpërblim, por vetëm në përpjekjen për të bërë atë që ishte e drejtë dhe për ta bërë atë në mënyrën më të mirë. Megjithatë, Gjergj Kastrioti ishte njeri modest dhe shembull për shumë udhëhqës të kohës së tij dhe ajo që është me rëndësi të thuhet ai është edhe sot një shembull mbikohor për ne dhe do të duhej të ishte edhe për pushtetarët e udhëhqësit.

Nga kjo mund të thuhet se jetët e njerëzve të mëdhenj na mësojnë se çfarë mund të arrijë një person me përpjekje të ndershme, dhe nga ky mësim të gjithë mund të nxjerrin forcë të re dhe vetëbesim të shtuar. Personi më i përulur mund të admirojë më të mëdhenjtë dhe të nxjerrë shpresë dhe guxim nga shembulli i tyre. Këta vëllezër të mëdhenj të gjakut dhe prejardhjes sonë, të cilët tani jetojnë një jetë universale, ende na flasin nga varret e tyre, duke na thirrur në shtigjet që dikur ecën. Shembulli i tyre ende qëndron pranë nesh për të na udhëhequr, ndikuar dhe frymëzuar. Sepse një karakter fisnik është një trashëgimi e përjetshme që jeton në të gjitha epokat dhe ka tendencën e vazhdueshme për të frymëzuar personazhe të ngjashëm. Kështu, jeta aktive e një udhëqësi të urtë, vizionar e fisnik, e një njeriu të mirë është një ungjill lirie dhe çlirim për të gjithë ata që e ndjekin atë. Prandaj ekziston një proverb që thotë:

"Të jetosh në zemrat e atyre që mbeten pas nuk do të thotë të vdesësh."

Shembulli i dhënë nga Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), fjalët e arta që ai ka thënë, ato kaluan në zemrat dhe mendjet e dishepujve të tij dhe sot janë për ne më të gjalla se atëherë, sepse kanë ndikim të madh dhe frymëzojnë , janë fjalë që kanë hyrë në venat tona, në gjakun tonë arbëror dhe aty qëndrojn si frymë dhe jetë për secilin arbëror të vërtetë që i takon rrënjëve të tij iliro-arbërore, rrënjëve të Gjergj Kastriotit të Madh.

Politika përveç se është art dhe teori „nuk është ndryshe as edhe nga biznesi. Edhe në atë sferë, suksesi arrihet më pak përmes talentit sesa përmes temperamentit, më pak përmes gjenialitetit sesa përmes karakterit. Nëse një person nuk ka vetëkontroll, atij do t'i mungojë edhe durimi dhe takti, dhe kështu aftësia për të qeverisur veten dhe të tjerët.

Por, megjithëse durimi zakonisht shihet si një virtyt pasiv,ai duhet të kombinohet me shkathtësi, forcë dhe energji të jashtëzakonshme, si në mendim ashtu edhe në veprim.Përmes durimit dhe vetëkontrollit, karakteri vërtet heroik sillet në përsosmëri." Këto ishin ndër tiparet më të shquara të karakterit të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) tonë të madh, virtytet fisnike të të cilit u pranuan me bujari jo vetëm nga miqtë e tij, por edhe nga armiqtë dhe të gjithë kundërshtarët e tij.

Një temperament i zjarrtë nuk është domosdoshmërisht një temperament i keq. Por sa më i ashpër të jetë temperamenti, aq më e madhe është nevoja për vetëdisiplinë dhe vetëkontroll. Kështu, disa nga figurat më të shquara historike ishin njerëz me temperament të zjarrtë, por edhe me vullnet të fortë, në sajë të të cilit ata i mbanin impulset e tyre të vrullshme fort nën kontroll dhe i kontrollonin ato.

Duhet nënvizuar këtë bazuar në fjalimet e tij Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ishte një orator i fuqishëm kur elokuenca ishte e nevojshme, ngase ai dinte të kontrollonte gjuhën e tij kur heshtja ishte gjëja më e mençur, ai i fshihte me kujdes planet e tij kur zbulimi i tyre do të kishte rrezikuar lirinë e vendit të tij. Ai ishte aq i butë dhe pajtues në sjelljen e tij, ai ishte një nga pajtimtarët e kohës së tij, sepse pajtojë disa nga princat arbëror. Por kur koha për veprim vinte, ai shfaqte guximin heroik dhe vendosmërinë e palëkundur. "Një shkëmb në oqean, që qëndronte i palëkundur mes valëve të valëzuara", ky në fakt ishte imazhi që bashkëkohësit dhe ata që e njihnin atë pëlqenin të përdornin për të përshkruar forcën e karakterit të Gjergj Kastriotit tonë të Madh.

Nga historia jonë mësojmë se të gjithë patriotët e vërtetë arbëror shfaqen në histori si mishërimi i dinjitetit, trimërisë dhe përsosmërisë personale.

„Të jetosh vërtet do të thotë të veprosh me energji. Jeta është një betejë që duhet luftuar me trimëri." I frymëzuar nga një vendosmëri e lartë dhe e ndershme, një burrë duhet të qëndrojë në pozicionin e tij dhe nëse është e nevojshme të vdesë atje.

„Madhështia e vërtetë e njerëzve", thoshte Frederick ë. Robertson „nuk qëndron në kërkimin e kënaqësisë, nderit dhe përparimit të secilit person, jo në shpëtimin e jetës së vet dhe përpjekjen për lavdinë e vet, por në përmbushjen e detyrës. Ndërsa ajo që pengon më shumë përmbushjen e detyrës është pavendosmëria, dobësia e vullnetit dhe droja. Nga njëra anë, ekziston ndërgjegjja dhe njohja e së mirës dhe e së keqes, nga ana tjetër, ekziston dashuria për veten, hedonizmi ose pasioni." Dhe krejtë në fund emri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) meriton të qëndrojë përjetësisht midis radhëve të para të emrave të mëdhenj iliro-arbëror dhe europian. Shembulli i dhënë nga njerëz të mëdhenj dhe të virtytshëm sikur është Gjergj Kastrioti i Madh nuk vdes, por jeton dhe u flet të gjitha brezave të ardhshëm. Nga gjithë paraardhësit e kombit tonë Gjergj Kastrioti është Kurora e Shqiponjës arbërore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx