E diele, 15.02.2026, 09:10 PM (GMT)

Faleminderit

Mustafë Rugova: Harun Beka - Nga mërgimi drejt e në luftë

U bënë 11 vjet nga rënia heroike e Harun Bekës, mërgimtarit atdhetar që gjithë jetën u përpoq për Lirinë që e gëzojmë sot.Më kujtohet si tash, nata kur erdhi në Roterdam për të ngushëlluar familjen Morina, pas rënies në Gexhë të Rahavecit, të Dëshmorit të Kombit Muhedin Morina.Atë gjysmënate, deri në agim e kaluam bashkë me Harunin, mikun tim të shtrenjtë, që shkoi krenar në botën e përtejme.Ishte i prerë: “Do të shkoj në luftë. Për këtë ditë kam jetuar deri sot… E kam pritur që të vijë ky çast dhe jam i gatshëm të përleshem me pushtuesit ...

Fritz Radovani: Trimi i Maleve Martin Sheldija

Një ndër legjendat e Maleve tona të Veriut ishte edhe ishoficeri Martin Sheldija.Dij shumë pak për prejardhjen e Tij, familjen dhe jetën e Këtij Heroi të Shqipnisë. Koha po punon në drejtim të harresës së këtyne Figurave të lavdishme, për mos me thanë até që po ngjan në të vërtetë në Historinë e Popullit Shqiptar: “Shlymje e lavdisë së Tyne të perjetshme!”... Një ndihmesë të madhe në këte drejtim po jep pa u kursye përditë shteti “monodemokratik”, i cili nuk u përzihet në “shkarravinat”...

Është zbuluar pllaka përkujtimore e ish-ushtarit të UÇK-së Agron Sylejmani

Besianë, 24 shtator - Dje, në fshatin Kushevicë të rrethit të Galabit (ish-Orllan) u mbajt një tubim përkujtimor me ç’rast, në gjashtëmujorin e vrasjes, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agron Sylejmani.Tubimin e hapi, z.Avdi Gjata, kryetar i Këshillit të Rrethi të LPK-së për Besianë, i cili foli për veprimtarinë dhe jetën e Agronit, e cila ishte e lidhur...

Hilmi Saraçi: Namon Kunoviku - Misionin e mësuesit dhe të edukatorit e ëndrroi gjithmonë

Namon Kunoviku u lind në Vushtrri me 1940 në një familje të njohur atdhetare . Të parët e tij me 1878 ishin dëbuar me dhunë nga Toplica , nga fshati Vllahi. Gjatë dëbimit me dhunë 6 antarë kishin mbetur të vrarë , ndërsa nënave nga krahaoiri u kishin rrënbyer 2 fëmijë . Një kohë kjo familje vendoset në fshatin Breznicë , më vonë në fshatin Selac dhe në fund në Kunovik, deri më 1938 kur shpërngulet në Vushtrri. Në vitin...

Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë eprorin e Komandantin Agim Qelaj-Coli

Gazetarët, njerëzit që përcjellin politikanët e aktivistët këmba këmbës, shpeshherë ndajnë të mirën dhe të keqen bashkarisht, por krijojnë apo ndërmjetësojnë sundimin e të mirës. Komandanti i Brigadës 121. Agim QELAJ-COLI, kishte një kulturë të jashtëzakonshme komunikimi, unë me respekt e dashuri ruaj disa kujtime nga ai. Të gjithë ata që kanë pasur privilegjin ta takojnë eprorin ushtarak z. Agim Qelaj, atëherë kur Kosova po ...

Milazim Kadriu: Përkujtohet Dëshmori i Kombit Agron Rrahmani

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Agron Rrahmani i cili ra 14 vite më parë në Prishtinë u përkujtua nga familjarët, bashkëveprimtarët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë të tjerë nga Llapi dhe vise të tjera të Kosovës . Në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani, në këtë përvjetor janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora ...

Hilmi Saraçi: Haxhi Selim Drejta - fetar dhe atdhetar i shquar

Një figurë e shquar fetare , atdhetare dhe shkencore që dha kontribut të dalluar në shumë lëmenj, duke punuar me zell e dashuri deri në momentet e fundit të jetës është edhe Haxhi Efendi Selim Jashari, që më vonë mori mbiemrin Drejta .U lind në Vushtrri me 15.V. 1887. Babai i tij ishte Mulla Hasan Drejta i shkolluar në Stamboll. Ishte mësimdhënës i gjuhes turke , arabe dhe ...

Milazim Kadriu: Në përvjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët gjeneral Ilir Konushevci, dhe Fatmir Hyseni e Skënder Gashi

Ilir Konushevci-Mërgimi ishte njëri ndër luftëtarët e parë që u gjend pranë komandantit legjendar Zahir Pajaziti, Hakifit, Edmondit dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët kishin filluar fillet e para të UÇK-së në Llap, e Kosovë. Ai ishte ndër bartësit kryesor të luftës së UÇK-së, i cili ra në altarin e lirisë para 14 vitesh. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, dha një kontribut të çmuar edhe në sjelljen e eprorëve ...

Besar Shkëmbi: 20- vjetori i renjes heroike te heroit te kombit Tahir Lush Berisha

Kur me ndihmen e bashkefshatreve te tij, me theks te vecante te atyre ne diaspore, u organizua tete vjetori dhe iu ngrit nje lapidar para shtepise se tij, te tjeret pervjetore kaluan ashtu ne heshje pa u organizuar ndonje ceremoni rasti.Edhe kesaj radhe po ndodhe e poashtu.Bashkefshataret e Leshanit te Pejes, me 26 Maj, kujtoine njezete vjetorin e renjes heroike ne altarin e lirise, birin e tyre, TahirLush Berishen, altar ky ku bien te gjthe ata...

Meri Lalaj: Gjyslyme Dervishi (Leka)

Gjyslymja së pari ndoqi mësimet në Shkollën Amerikane të Vajzave në Kavajë, ndërsa me mbarimin e kësaj shkolle vijoi të studionte në institutin femnor “Nana Mbretneshë”. Ajo ishte një nxënëse shumë e mirë në mësime, gjithashtu merrte pjesë në të gjitha veprimtaritë artistike të Institutit. Gjyslymja i përfundoi mësimet e kësaj shkolle në verën e vitit 1936. Punoi për një vit mësuese në Shkollën Tregtare të Vlorës, pastaj shkoi për studime në Romë për të studiuar Gjuhë dhe Letërsi, por i la studimet përgjysmë pasi u njoh dhe u martua me Hilmi Lekën...

Meri Lalaj: Ganimet Gjilani (Fratari) - Historia e vajzës së Institutit “Nana Mbretneshë”

Ganimet Gjilani (Fratari): Ato qenë dy motra Ganimeti dhe Fazileti. Babai i tyre, Avni Gjilani, pat ardhur që fëmijë i vogël në Shqipëri nga Gjilani i Kosovës në kohën e përndjekjeve serbe. Të dyja motrat së pari ndoqën Institutin “Kyriaz” të motrave Qiriazi në Kamëz dhe pastaj Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” duke qenë nën kujdesin dhe dashurinë e të gjitha shoqeve të shkollës si vajza me prejardhje kosovare, por edhe ato nga ...

Ramiz Selimi: Lulzimi Fejzullahi një shembull i mirë integrimi

Nga një refugjat që kërkonte një punë të rëndomtë , shumë shpejt arrin të bëhet Mësues (Trajner) hotelerie për vendasit. Motoja e tij ishte: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtonte të ardhmen që ëndërronte Historia e Lulzim Fejzullahit me origjinë nga Fshati Shtupel i Komunës së Klinës është historia e një integrimi shumë të suksesshëm në Austri. Në qytetin turistik të Gmunden-it, në ketë vend piktoresk me liqenin e bukur...

Fatmire Duraku: Poezia e këputur

Yllka Domi qe një çupë plot jetë. Me buzëqeshje të ngrohtë, të ngjashme me çeljen e lules në pranverë. Një çupë e talentuar, plot ëndrra për jetën, për të ardhmen. Shkruante vargje, mbante ditar. Vonë-në vjeshtën e jetës së vet, t`i rilexonte, të kujtonte udhët nga eci, t`i kujtonte ngjarjet dramatike nëpër të cilat kalonte ajo dhe populli i vet – i gatshëm të vdiste për lirinë dhe tokën e vet të lashtë.Mbante ditar... shënonte aty data, ngjarje, që i përjetonte, copëza jete nga e përditshmja e ashpër, plot ndjekje dhe vrasje.Shkruante vargje... për yjet dhe fluturat, për ëndrrat, për lulet dhe ...

Xhevahir Cirongu: Biri i shqipes, dëshmor në Kosovë

Ishte vjeshtë e vitit 1998-të, kur nënë Qamilja përcolli djalin e saj, Astritin deri tek pragu i portës së shtëpisë. E puthi në ballë, pastaj mbi gjoks afroi trupin e tij dhe e shtërngoi fortë. Ajo diçka ndjehu në gjithë qënjen e saj, sa edhe vetë Astriti e puthi nënën e vet në faqe e gushë.Vështruanë për disa minuta njëri -tjetrin në sy, e prapë u përqafuan. Edhe me të atin, që qëndronte aty tek shtegu i shtëpisë; i jep dorën duke e shtërnguar fort. Përqafon vëllezërit dhe dy motrat;pastaj largohet pa

Gjon Neçaj: Beqir Ndou- biri i Nikaj Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare

Per te folur dhe shkruar per figuren dhe personalitetin e njeriut qe per nje gjysem shekulli ishte personi me i pushtetshem ne Tropoje, birit te shquar te Nikaj Merturit dhe mbare Malesise dhe Kosoves, Beqir Ndou, deomos duhet te studiojme prejardhjen e tij.E sic shkruan vete ai ne kujtimet e mbetura, ka lindur ne katundin Shengjergj te Merturit ne vitin 1919.Me vone, shkruan ai, kemi dale ne Bujan, Rosuje ne vendin e quajtur Bogishe.Pasi mbaroi shkollen fillore aty dhe te xhamia e Dojanit, ne vitin shkollor 1933-1934 vazhdoi shkollen me tej ne Krume, duke mbaruar 5...

Lavdrim Lita: Afrim Koçi, murgu laik i përkthimeve magjike

Të jesh përkthyes do të thotë të jesh peng i dy gjuhëve. Dita e përkthyesit nis herët, në agim, orën kur hesht trafiku dhe telefoni. Dita zgjatet sepse përkthimi është një punë e ngathët. Forca madhore që të pengon të ecësh shpejt është shkrimi. E fuqishme më shumë sesa urgjenca për ta dorëzuar, të skandencës së ditëve të kontratës, të numrin të faqeve “për t'u kthyer...

Bahri Myftari & Serxhio Mazreku: Aqif pashë Elbasani, figurë e shquar e historisë

Biçakçinjtë takohen për herë të parë në fillimet e shek.XV. Veprimtaria e kësaj familjeje të pasur dhe të madhe,është plot kontribut dhe vëmendje qysh në krye të herës. Ajo ka qenë e përfshirë në jetën politike,ekonomike dhe shoqërore prej lindjes së saj dhe deri në çerekun e parë të shekullit të shkuar.Biçakçinjtë,kjo familje fisnike shqiptare ,ka qenë shumë e dalluar dhe e spikatur për gjatë sundimit të tejzgjatur të perandorisë Osmane...

Myrvete Dreshaj & Begzad Baliu: Adem Demaçi dhe kulti i frymës së tij

Për veprimtarinë jetësore dhe krijuese të Adem Demaçit kanë shkruar edhe bashkëshortët, studiuesit dhe botuesit e shumë veprave shkencore në fushë të albanologjisë, profesorët universitarë Myrvete & Begzad Baliu. Myrvetja, gjithashtu, ishte edhe veprimtare e përkushtuar në Lëvizjes Ilegale për Çlirimin e Kosovës dhe gjatë viteve ’80 u dënua dy herë me disa vjet burg politik. Ajo, bashkë me Have Shalën dhe me shokë të tjerë, ish të burgosur...

Akil Koci: Bardi i muzikës, kompozitori Çesk Zadeja

Kompozitori dhe profesori Çesk Zadeja është krijues që ka përfaqësuar dhe përfaqson personalitetin më të shquar në universin tonë të gjithëmbarshëm muzikor kombëtar. Ai përfaqëson figurën krijuese të shndrruar në emblemë e në mit. Me potencialin e vet krijues, Çesk Zadeja na përshfaqet si një erudit i spikatur artistik, që me veprat e krijuara zë vend të konsiderueshëm e bindës në mbarë krijimtarinë bashkëkohore muzikore shqiptare, si dekan i saj...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx