E marte, 02.12.2025, 09:12 PM (GMT)

Faleminderit

Gani S. Pllana: Akademik Minir Dushi – një korife me vlera universale shkencore europiane

E marte, 02.12.2025, 06:58 PM


AKADEMIK MINIR DUSHI - NJË KORIFE ME VLERA UNIVERSALE SHKENCORE EUROPIANE

Nga Gani S. Pllana

Akademik Minir Dushi u lind më 25 maj 1929, në Gjakovë.  Shkollën fillore pesë klasëshe e ka kryer në Gjakovë, në vitin 1941. Gjimnazin e ulët të semimaturës e ka përfunduar në vitin 1946 në Gjakovë. Shkollën e mesme teknike-dega e elektroteknikës e ka kryer në Nish (Naisus), në vitin 1950. Dy vite ka punuar arsimtar për lëndën elektroteknikë në Shkollën Industriale të Trepçës në Zveçan, 1951-1953.

Jeta studentore e Akademik Minir Dushit në Beograd (1953-1958)

Në Fakultetin e Xehetarisë të Universitetit të Beogradit, i riu Dushi ishte regjistruar në degën e xehetarisë, në vitin 1953.  Në mesin e 140 studentëve të seksionit të xehetarisë dhe të gjeologjisë ishte i vetmi student shqiptar, edhe pse kishte takuar edhe matematikanin e njohur vushtrrias Ymer Merovcin i cili nga seksioni i xehetarisë kishte kaluar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në seksionin e Matematikës. Andaj kishte mbetur i vetmi student shqiptarë në seksionin e xehetarisë. Studimet e rregullta pesë vjeçare i ka përfunduar me sukses shembullor, në vitin 1958, duke fituar titullin Inxhinier i Diplomuar i Xehetarisë.

Punësimi si inxhinier i diplomuar në ndërmarrjen “Minierat dhe Shkritorja Trepça” në Zveçan

Pas diplomimit është punësuar në ndërmarrjen “Minierat dhe Shkritorja Trepça” në Zveçan si inxhinier i diplomuar i xehetarisë, në repartet nëntokësore të minierës “Trepça” në Stantërg. Inxhinieri i parë shqiptari xehetarisë në “Trepçë”: “Gjithmonë i ka këshilluar të kultivojnë gjuhën shqipe e të mos e përziejnë me sllavishten” siç ishin mësuar punonjësit në atë kohë. Në një rast me minatorë, gjithashtu kishte deklaruar: ”Minatorët e “Trepçës” janë zemra e klasës punëtore të pajisur me traditë revolucionare. Si punëtorë më të përvuajtur, minatorët janë të dashur, të sinqertë dhe solidarë, gjithmonë të gatshëm të sakrifikohen për sakrifikohen për të mirën e përgjithshme”.

Kontributi i hershëm i Akademik Minir Dushit për arsim dhe institucione për veprimtari hulumtuese-shkencore në Kosovë

Me rastin e themelimit të Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë (1961), është emëruar drejtues i SHLT-së, gjatë viteve akademike 1961-1965. Në Shkollën e Lartë Teknike (SHLT) në Mitrovicë ishte drejtues prej viti 1961-1965. Pas katër viteve, me sukses të jashtëzakonshëm me studentët e SHLT-së është kthyer me punë në Kombinatin “Trepça”, në vitin 1965, për të themeluar dhe organizuar Institutin e Plumbit dhe të Zinkut (1966), si institucion për veprimtari hulumtuese-shkencore; Institutin Agrokosova (1967) dhe Institutin INKOS (1968).

Tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Fakultetin e Xehetarisë në Universiteti i Beogradit, në muajin prill 1965.

Akademik Dushi ishte themelues dhe udhëheqës i katër instituteve mësimore-shkencoe të Kosovës: Shkolla e Lartë Teknike (SHLT) në Mitrovicë (1961); Institutin shkencor të Kombinatit të “Trepçës” (1966); Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë (1970) dhe bashkëthemelues i Universitetit të Prishtinës (1970).

Në vitin 1965 ka themeluar dhe udhëhequr, për katër vite, Institutin e Plumbit dhe të Zinkut, si institucion për veprimtari shkencore në Kombinatin “Trepça”. Prej vitit 1972-1975 në Fakultetin Teknik-seksion i makinerisë, ka ligjëruar lëndën “Makinat minerare dhe të ndërtimtarisë”. Me rastin e themelimit të Fakultetit të Xehetarisë dhe të Metalurgjisë (FXM), katër seksione: xehetarisë, gjeologjisë, metalurgjisë dhe teknologjisë fillimisht në Prishtinë Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë fillimisht në Prishtinë (1970), e më vonë në Mitrovicë (1975) është zgjedhur dekan i parë i këtij fakulteti.

Me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës (UP), më 15 shkurt 1970, është zgjedhur prorektor i parë i këtij institucioni, duke qenë në të njëjtën kohë edhe drejtor i Institutit shkencor të Kombinatit të “Trepçës”, në mungesë të kuadrit të kualifikuar.  Në vitin 1969 u zgjodh profesor i inordinar (i asocuar) i Fakultetit Teknik të Prishtinës.

Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Pleqësia e Universitetit të Prishtinës e ka zgjedhur rektor të këtij institucioni (1981-1983), pas demonstratave të pranverës studentore (1981).

Pesë vite ishte në krye të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës, ku ka drejtuar edicionin e botimeve të më se pesëdhjetë veprave shkencore të punonjësve të këtyre institucioneve kosovare.  Ishte anëtar i Kryesisë së KSA të Kosovës. Ppërveç leksioneve që ka mbajtur në Fakultetin Teknike dhe në FXM të UP, cikël ligjëratash ka mbajtur edhe në Univrsitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Sofjes.

Në punime dhe vepra shkencore, Akademik Dushi shkruante: “Zhvillimi i vendit tonë bazohet në shfrytëzimin e lëndëve minerale që i fsheh nëntoka e Kosovës”.

Zgjedhja e profesor Minir Dushit anëtar i ASHAK

Kuvendi i Kosovës, ish-Jugosllavi, në vitin 1974 ngriti Komisionin Amë për themelimin e Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Brenda muajit tetor 1975 Komisioni zgjodhi 11 anëtarë të rregullt dhe 2 anëtarë korrespondentë të Sho­qatës. Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.

Profesr Dushi anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh që nga themelimi i institucionit në vitin 1975, kurse në vitin 1979 u zgjodh anëtar i rregullt.

Në ASHAK, akademik Dushi ishte zgjedhur disa herë sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, si dhe dy herë nënkryetar i ASHAK (1986 dhe 1992)

Ndërtesa e vjetër ASHAK            Ndërtesa e re ASHAK

Pjesëmarrja e akademik Minir Dushit në simpoziume e konferenca shkencore në vend dhe në botën e jashtme

Akademik Minir dushi ka publikuar punime të ndryshme, si: në Teknika, Plumb-Zinku, Kërkime (ASHAK) etj. Opusi shkencor dhe profesional i akademik Minir Dushit arrin mbi 120 njësi bibliografike. Nga fusha e xehetarisë ka botuar 8 vepra dhe 60 punime profesionale dhe shkencore. Ka botuar dymbëdhjetë libra shkencorë; katër libra janë tekste universitare, tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbokroate. Tetë vepra janë me vepra shkencore të nivelit europian, të botuara nga ASHAK, UP dhe Bashkësia e Institucioneve të Kosovës. Ka shkruar me dhjetëra recensione, diskutime dhe trajtesa shkencore në ish-Jugosllavi dhe ka marrë pjesë nëpër tubime shkencore, në simpoziume e kongrese shkencore ndërkombëtare; në Moskë (1963) dhe në Madrid (1968).

Veprat kryesore të akademik Minir Dushit

“Transporti në miniera” (dispensë për studentët e SHLT-së), Mitrovicë, 1965.

“Rudarske mašine”, botues Universiteti i Prishtinës, f. 325, Prishtinë, 1974.

“Makinat minerare”, botues Universiteti i Prishtinës, f. 375, Prishtinë, 1975.

“Pajisjet minerare ngritëse”, botues ETMK, f. 308, Prishtinë, 1988.

“Makinat minerare transportuese” botues Universiteti i Prishtinës, f. 278, Prishtinë, 1996.

“Sistemet ciklike të transportit”, botues ASHAK, f. 245, Prishtinë, 1999.

“Trepça : sistemi integral teknik – teknologjik”, botues ASHAK, f. 470, Prishtinë, 2002.

“Universiteti i Kosovës : 1981 – 1983”, botues UP, f. 373, Prishtinë, 2004.

“Pasuritë minerale të Kosovës”, botues ASHAK, Vol. 1, f. 462, Prishtinë, 2009.

“Pasuritë minerale të Kosovës”, botues ASHAK, Vol. 2, f. 272, Prishtinë, 2009.

“Zhvillimi i shkencave të xehetarisë dhe metalurgjisë në Kosovë (1970-2005)” , botues  ASHAK, f. 336, Prishtinë, 2005.

“Veprimtaria shkencore në ''Trepçë'' : (1950-1989)”, botues ASHAK, f. 306, Prishtinë, 2006.

“Qymyri i Republikës së Kosovës” , botues ASHAK,. F. 543, Prishtinë, 2012.

“Boksitet e Dukagjinit”, botues ASHAK, f. 323, Prishtinë, 2015.

“Xeheroret e nikel-kobaltit të vendit tonë”, botues ASHAK, f. 410, Prishtinë, 2017.

Akademik Minir Dushi anëtar i disa redaksive shkencore-profesionale

1. Anëtar i Revistës shkencore ndërkombëtare “Science of sintering".

2. Anëtar i Këshillit redaktues të revistës ”Rudarskiglasnik“ të Institutit të Xehetarisë në Beograd.

3. Anëtar i redaksisë së botimeve e shkencore të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës.

4. Anëtar i Këshillit organizativ të Konferencës ndërkombëtare"Nauka i društvo".

5. Anëtar i Këshillit redaktues të revistës"Sigurnost u rudnicima" të Institutit të Xehetarisë në Beograd.

6. Kryeredaktor i revistës "Olovo i cink– Plumbi dhe zinku",përkatësisht“Plumbzinku-olovozink"- Instituti Shkencor i "Trepçës'".

7. Anëtar i Komisionit për botime i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Teknikëve të Jugosllavis?.

8. Kryetar i Këshillit të organizimit të tubimit shkencor: "Istraživanjeolovo-cinkoviležišta Jugoslavije".

9. Kryetar i Këshillit organizativ të Simpoziumit IV Jugosllav mbi mekanikën e shkëmbinjve dhe punimeve nëntokësore.

10. Kryetar i Këshillit Shkencor të Kombinatit "Trepça".

11. Anëtar i Këshillit të Nderit të Festivalit VIII Ndërkombëtar të filmave tekniko-shkencorë,

organizuar nga Shoqata Jugosllave "NikollaTeslla" për përhapjen e të arriturave shkencore.

12. Redaktor përgjegjës, anëtar i Redaksisë së revistës së ASHAK-ut“Kërkime-Istraživanja", përkatësisht “Kërkime" në disa periudha kohore.

Vepra monografike “Trepça” (Trepça-Sistemi Integral Teknik-Teknologjik) e akademik Minir Dushit, ASHAK (f. 5-469), Prishtinë, 2002.

Akademik Minir Dushi monografinë ’Trepça’” tërësisht ia ka kushtuar veprimtarisë komplekse industriale të Kosovës mbi bazën e hulumtimeve, të shfrytëzimit e të përpunimit të xeherorëve të plumbit dhe zinkut dhe të shoqëruesve të tyre nga vendburimet e minierave në Kosovë. Monografia ka dalë si produkt i rrethanave fatlume për autorin, pasi që ishte përherë në vijën e parë e të dhënave informative dhe punës së palodhshme shumëvjeçare. Një publikim i tillë është një rrumbullakim i të dhënave dhe i disa punimeve të publikuara nga autori nëpër revistat shkencore të kohës, në ish trupin shkencor të ish-Jugosllavisë. Në monografi janë prezantuar gjërësisht problemet ndërdisiplinore nga fushat tekniko-teknologjike dhe ekonomiko-industriale të “Trepçës”. Autori për shkak të modestisë nuk ka pretenduar se është bërë një paraqitje shteruese në këtë monografi, por punimi pasqyron arritjet zhvillimore të prodhimit industrial në gjigantin industrial “Trepça”, sidomos në fushat gjeologji-miniera-metalurgji.

Monografia është e përbërë nga njëmbëdhjetë krerë, me një mori tabelash (sasia e prodhimtarisë) për prodhimin e xehes për periudhën 1981-1985, me rezyme në gjuhën shqipe dhe angleze si edhe me një bibliografi shumë të pasur që ka shfrytëzuar autori gjatë hartimit të monografisë.

Në kreun e parë është paraqitur historiku i minierave të plumb-zinkut të Kosovës. Aktivitetet e minierave ilire dhe romake. Punimet minerale në mesjetë. Trepça e shekullit XX-të si edhe Muzeu Teknik dhe i Kristaleve.

Në kreun e dytë janë dhënë shënime të bollshme për proceset integruese dhe organizimin e kombinatit “Trepça”, si: lëmenjtë e xehetarisë; miniera dhe flotacioni në Stantërg; miniera dhe flotacioni  “Kishnicë”-“Argjenda” Prishtinë; minierat dhe flotacioni "Kopaonik"; miniera dhe flotacioni "Rudnik" - Rudnik; miniera dhe flotacioni “Bobija-Tisovik" - Lubovia; metalurgjia dhe kimia; metalurgjia e plumbit-Zveçan; metalurgjia e zinkut ; industria kimike - Mitrovic?; industria e akumulatorëve - Mitrovicë; fabrika e akumulatorëve – Sombor; fabrika e baterive nikel – cadmium - Gjilan; miniera dhe flotacioni "Shuplja stena" – Gradac; Fabrika e akumulatorëve industrialë – Pejë;  Famipa – Prizren; Metaliku – Gjakovë; Fabrika e llamarinës se zinkuar-Vushtrri; Fabrika e municiont të gjuetisë – Skënderaj; Fabrika e pajisjeve të procesit-Mitrovicë; energjetika - Zveçan; laboratoriumi – Zveçan; “Trepça”- komerc-Mitrovicë; Instituti pë plumb dhe zink – Zveçan; “Trepça” – Banka – Zveçan.

Në kreun e tretë janë paraqitur baza e kuadrove në sistemin e “Trepçës“; shërbimi për kuadro në kombinatin ”Trepça"; problematika e kuadrove në xehetari, gjeologji dhe metalurgji etj.

Në kreun e katërt prezantohen bazat e lëndës minerale dhe prodhimi në grup-minierat e sistemit të integruar tekniko-teknologjik ”Trepça”; vendburimet e xeheve të plumb-zinkut; rezervat e lëndës minerale; problematika e hulumtimeve gjeologe-minerare në "Trepçë"; kapaciteti dhe prodhimi minerar në kombinatin ”Trepça”;  prodhimi i mineraleve; makinat për shpime; makinat për ngarkim dhe transport; vagonët; makinat ngritëse etj.

Në kreun e pestë prezantohet miniera “Trepça” – Stantërg; pasqyra gjeologjike e vendburimit “Trepça”-Stantërg; hulumtimet gjeologjike në fushën minerare të rrethinës së Stantërgut; rezultatte e hulumtimeve; largimi i ujërave nga miniera; hapja e horizonteve X dhe XI; ajrimi i minierës; sistemet e shfrytëzimit në minierën “Trepça” – Stantërg; materiali (shterp) për mbushjen e hapësiravetë minierës; transporti kryesor dhe ngritja ;puset e minierës;  normativat dhe rendimentet etj.

Në kreun e gjashtë janë dhënë të informacione të mjaftueshme (shteruese) për grup minierat “Kizhnicë-Argjenda”; për vendburimet Hajvali, Badoc dhe Kizhnicë; minierën e Hajvalisë; minierën e Badocit; minierën “Argjenda e Vjetër” ; minierën “Argjenda e Re” etj.

Në kreun e shtatë paraqitet një pasqyrë reale për minierat në pjesën veriore të Kosovës, si: grup-minierat e Kopaontkut; miniera e Bellobërdës; miniera "Koporiq"; miniera "Zhuta Prlina";  miniera “Jallakce"; miniera "Crnac" etj.

Në kreun e tetë paraqiten fabrikat e pasurimit (flotacionet) në sistemin e integruar tekniko-teknologjik “Trepça"; ish flotacioni i vjetër në Zveçan;  flotacioni i minierës "Trepça" në "Tunel"; minierat "Kizhnicë" dhe “Argjenda"; flotacioni në "Badoc" etj.

Në kreun e nëntë prezantohet metalurgjia dhe kimia në sistemin e integruar tekniko-teknologjik “Trepça”; metalurgjia e plumbit; fabrika e acidit sulfurik nga gazrat e procesit; kapacitetet e metalurgjisë së plumbit; metalurgjia e zinkut; industria kimike etj.

Në kreun e dhjetë paraqitet në mënyrë shumë profesionale dhe shkencore industria e përpunimit të metaleve; industria e akumulatorëve-fabrika e akumulatorëve në Mitrovicë; fabrika e baterive industriale në Pejë; fabrika e llamarinës së zinkuar në Vushtrri; fabrika “Metaliku" – Gjakovë; fabrika e baterive ni-cd dhe litiumit në Gjilan; fabrika e akumulatorëve në Sombor; fabrika e ngjyrave dhe e llaqeve "Ekstra" në Vushtrri; fabrika për përpunimin e metaleve “Famipa" në Prizren; industria e municionit dhe e përpunimit të plastikës në Skenderaj etj.

Në kreun e njëmbëdhjetë janë prezantuar planet afatmesme te sistemit te integruar tekniko-teknologjik “Trepça" (1965-1985); plani i investimeve të reja nga lëmi i metalurgjisë dhe kimisë; metalurgjia e plumbit (1981-1985); metalurgjia e zinkut (1981-1985) etj.

Në fund të monografisë janë dhënë tabela (shteruese) të prodhimeve nga të gjitha minierat dhe fabrikat e prezantuara në krerët (1-11).

Përmbledhjet në fund të monografisë, në gjuhën shqipe dhe angleze, krijojnë mundësi që lexuesit, studentët, studiuesit dhe profesionistët e minierave të informohen për këto pasuri të nëntokës së Kosovës, vendorët dhe të huajt.

Vepra monografike “Pasuritë minerale të Kosovës”,Vëllimi i parë, ASHAK (f. 5-461)”, Prishtinë, 2009, e akademik Minir Dushit

Monografia përfaqëson sintezën e njohurive të pasurive të mineraleve të dobishme, që përmban nëntoka e Kosovës, sidomos të gjysmës së dytë të shekullit XX-të dhe në dhjetëvjetëshin e shekullit XXI. Vepra është e ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga pesë krerë. Pjesa e dytë përbëhet nga katërmbëdhjetë krerë, kurse pjesa e tretë përbëhet nga dy krerë. Vepra, përveç dhjetëra hartave, skicave, fotografive e tabelave me të dhëna për pasuritë minerale, përmbyllet me rezyme në gjuhën shqipe dhe angleze për lexuesit e pasionuar të vendit dhe të huajt, për të njohur thesarin e nëntokës së Kosovës.

Në hyrje të monografisë, autori thekson: ”Përmes monografisë dua të bëj të njohura pasuritë minerale, që janë shfrytëzuar ose ato që do të mund të nxirren e të përpunohen në një të ardhme të afërt”. Kjo problematikë, si tërësi, trajtohet për herë të parë, duke përmbushë një boshllëk, që është ndier prej kohësh.

Kosova ka qenë e njohur për pasuritë e saja minerale, qysh në kohët më të vjetra, çfarë dëshmojnë mbetjet e artit të vjetër minerar, puset dhe galeritë, që hasen edhe sot në rrethionën e “Trepçës”, si: në Mazhiq, Artanë (Novobërdë), Kopaonik (Bellobërdë, Crnac e Kopariq), si dhe mbeturina nga përpunimi metalurgjik i xeherorëve-zgjyra (Binçë, Crnac dhe Drazhje).

Në pjesën e parë, kreun  e parë  dhe të dytë të monografisë, autori sjellë të dhëna të bollshme për pasuritë minerale qymyrore (linjitet) e Kosovës; historikun e basenit qymyror të Fushë Kosovës; basenet qymyret e Dukagjinit, të Drenicës, të Pejës, vendburimin e qymyrit Babushi i Muhaxherëve etj.

Në kreun e tretëe të katërt paraqitet programi gjeologjiko-gjeofizik për hulumtimin e naftës në Kosovë, për minierat nën qiell në Mirash e në Bardhë, periferi e Prishtinës.

Në kreun e pestëka të dhëna për problemet mjedisore nga shfrytëzimi i qymyrit;ndotja e ajrit dhe të ujërave; ndotja nga fenoli; ndotja e tokës; hiri dhe magazinimi i tij.

Në pjesë e dytë, kreun e parë të monografisë ka të dhëna për pasuritë xeherore të Kosovës (vendburimet e mineraleve metalore).  Vendburimet e xeherorëve të plumb-zinkut të Kosovës, si: “Trepça”, Hajvalia, Badoci, Kizhnica, Artana (Novobërda), Crnac-Pllaonice (Rogozna), Koporiq dhe Zhuta Plina.

Në kreun e dytëparaqitet ndërtimi gjeologjik i vendburimeve të Plumb-Zinkut; vendburimet e grup-minierave Kizhnicë-Artanë (Novobërdë); vendburimet e minierave të Kopaonikut; rezervat e xeherorëve; vendburimi Kopariq; vendburimi Zhuta-Plina dhe vendburimi Cernac.

Në kreun e tretë dhe të katërt paraqitet “Trepça” qendër e xeherorëve të Plumb-Zinkut në rajo; problematika e hulumtimeve  dhe rezultatet e hulumtimeve.

Në kreun e pestë dhe të gjashtë ka të dhëna për prodhimin e xeherorëve në miniera Plumb-Zink; sistemet përpunuese, fabrikat e pasurimit dhe metalurgjia dhe metalurgjia me ngjyra e “Trepçës”

Në krerët tetë, nëntë dhe të dhjetë ka njohuri për xeherorët e nikelit silikat të Kosovës; për ndërtimin gjeologjik të vendburimeve të xeherorëve të Ni-Co silikat dhe për metalurgjinë e hekur-nikelit.

Në krerët njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë jepen njohur të mjaftueshme për xeherorët e kromit, për cilësinë dhe përdorimin e kromit; masivi i kromit në Rahovec, masivi në rajonin e Brezovicës, masivin e Dritanit (ish Dobroshec) dhe problematika e hulumtimeve të xeherorëve të kromit.

Në pjesën e tretë të monografisë, në kreun e parë bëhet fjalë për vendburimet dhe shfrytëzimi i magnezitit të Kosovë Kosovës. Rezervat e xeherorëve të magnezitit në Kosovë: miniera e “Goleshit”, miniera e Strezofcit; vendburimet e magnezitit Leletiq;  magnezitet e Deçanit; zonat e magnezitit-gropa e Arushës dhe Medveci; shfaqja e magnezitit në Shterpc dh prodhimi i xeherorëve të magnezitit në Kosovë.

Në pjesën e tretë të monografisë, në kreun e dytë ka të dhëna të dokumentuara për granitet e kaolonizuara, mergelet çimentore dhe guroret; mergelet për çimento; vendburimi Hani i Elezit; formacionet gëlqerore; industria e çimentos dhe guroret.

Në këtë monografi jepen përmbledhjet në fund të monografisë, në gjuhën shqipe dhe angleze, një sihariq për profesionistët e minierave të informohen për këto pasuri të nëntokës shumë të pasur të Kosovës.

Vepra monografike “Pasuritë minerale të Kosovës”, Vëllimi i dytë, botues ASHAK (f. 5-271)”, Prishtinë, 2009, e akademik Minir Dushit

Monografia përfaqëson sintezën e njohurive për lëndët e dobishme minerale potenciale metalore.

Në pjesën e parë, kreu i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt jepen njohuri të përgjithshme për manganin si dhe pë për vendburimet e xeherorëve të manganit; xeherorët e manganit në minierën “Farbana”, 30 km larg Prishtinës. Xeherorët e manganit në minierën e Stantërgut, në Drazhnje, Bolevc dhe në masivin e Kobilicës; rezervat dhe cilësia e xeherorëve të manganit të Kosovës; hulumtimet për fitimin e koncentratit dhe të hekur-manganit.

Në pjesën e parë, kreu i pestë, i gjashtë dhe i shtatë paraqiten xeherorët e antimonit; shfaqjet e xeherorëve të bakrit, të fosforit dhe të zhivës; vendburimet dhe shfaqjet e xeherorëve të hekurit: vendburimi Suvo Rudishte, Çair-Sedllar, Tërstenik, Ivaja, Pogragjë-Llovci, Gllama dhe Drajçiqi.

Në pjesën e parë, kreu itetëdhe i nëntë prezantohen xeherorët e uraniumit; lëndët e para minerale nga hedhurinat e flotacioneve të “Trepçës”; zgjyra nga shkritorja e plumbit në Zveçan; lymi i elektrolizës së zinkut; metalet e rralla në xeherorin e plumb-zinkut të “Trepçës” dhe hiri i termocentraleve të Kosovës.

Në pjesën e dytë, kreu i parë jepen lëndët minerale të thjeshta, vendburimet e asbestit: vendburimi i Picelit, Ruishtës, Rudinës (Pustell), në Badoc dhe në Pustenik. Vendburimet e Bentoniteve: Karaçeva, Gushicë, Sadovina e Jerlive. Gurët dekorativë: Brekçia e Deçanit, Oniksi i Banjës së Pejës, Kuqlina (Crvenica), Lercolitet, Gryka e Rugovës. Shfaqjet tjera: Granatet, Bigori, Grafiti, Rreshpet Bitumen, Bariti, Grafiti, Rreshpet Bituminoz dhe Bariti.

Në pjesën e dytë, kreu i dytë, i tretë dhe i katërt të dhëna për lëndët shkëmbore; vendburimii duniteve; vendburimi i tufeve:Gorela-Gudelica, Toponicë, Tërpeza; mvendburimi i Talkut në Strellc; vendburimii pegmatiteve; vendburimi i kalciteve; shkëmbinjtë silicit-kuarcitet;  vendburimet e leuciteve; vendburimi i argjilave; vendburimi i argjilës në Kaçanik,Gjakovë, Kodra e Topanicës, Bernica e Poshtme, Landovicë, Malishevë, Jagodë, Sojevë dhe vendburime tjera të argjilave. Haloizitet, keramziti, rëra kuarcore, vendburimi i Milës, Mazrekut, Sllovijës; vendburimet e rërës kuarcore: Mirosalëa dhe Çubrel. Ujërat e zakonshëm dhe mineralet termike. Hulumtimet hidrogjeologjike, hulumtimet e ujërave vegjeotermale dhe termominerale në rajonin e Kllokotit. Pasqyra e mjeteve të nevojshme për hulumtimet gjeologjike në trevën e Kosovës për periudhën 1976-1980. Rezervat e xeherorëve dhe të lëndëve të para jo metalore sipas analizës së Entit Krahinor të planifikimit shoqëror 1984.

Në fund të monografisë jepen përmbledhjet në gjuhën shqipe dhe angleze, për lëndët e dobishme minerale potenciale metalore të Kosovës.

Shpërblime dhe mirënjohje të ndryshme

Akademik Minir Dushi është nderuar me 28 shpërblime të ndryshme, mirënjohje, pllaketa e dekorata.

Për akademik Minir Dushin ndër shumë shpërblime, zënë vend: Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit; Shpërblimi 7 korriku i RS të Serbisë dhe Pllaka e Argjendtë “Nikolla Teslla”.

Akademik Minir Dushi është shpallur qytetar nderi i dy qyteteve të Kosovës, Mitrovicës dhe i Gjakovës.

Akademik Minir Dushi me familje

Me rastin e 25-vjetorit të Universitetit të Prishtinës, Senati i këtij Universiteti ia dha titullin “Profesor Emeritus”, kurse Këshilli Shkencor-Mësimor i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 1996 e ka shpallur “Dekan Nderi”.

Përfundim

Xehetaria përfaqëson degën më të rëndësishme ekonomike të Kosovës dhe njërin nga faktorët e rëndësishëm të kulturës së njerëzimit.

Sipas akademik Minir Dushit, zhvillimi i artit minerar është i lidhur ngushtë me historinë e njerëzimit. Tradita në nxjerrjen e mineraleve në trevën e Kosovës fillon qysh në kohën e Dardanisë së lashtë, e ndoshta edhe më parë.

Për të prezantuar para lexuesve veprimtarinë profesionale, thesarin e veprave profesionale-shkencore të akademik Minir Dushit duhet një angazhim i akademive të vendit dhe europianë, për korifeun me vlera profesionale-shkencore përgjatë veprimtarisë shtatëdhjetë vjeçare nëpër minierat e Kosovës, në shumë miniera të ish-Jugosllavisë dhe nëpër institucionet universitare arsimore të Kosovës.

Akademik Minir Dushi ishte pionier i xehetarisë në Kosovë, si edhe ndër të rrallët që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin universitar, që nga themelimi i SHLT në Mitrovicë (1961), e sidomos pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, ku ishte prorektor i parë (1970).

Akademik Minir Dushi “Trepçën” e barti thellë brenda vetes brengën për zhvillimin e arsimit dhe të industrisë, me theks të veçantë për minierat e Kosovës “Trepça” ishte vendi ku është krijuar si kuadër, duke u marrë me veprimtari hulumtuese-shkencore, ku fitoi një përvojë të cilën e zbatoi në praktikë. “Trepça” ishte jo vetëm Kombinat me shumë vlera i Kosovës por edhe i ish-Jugosllavisë e tërë Europës Juglindore.

“Trepça” në vitin 1983 ishte në vendin e pestë të eksportuesve më të mëdhenj të ish-Federatës Jugosllave.

Sipas akademik Minir Dushit minierat e Trepçës ishin mbështetje e fortë për vendin, nga të cilat janë ngritur një tërësi ndërmarrjesh aktive, ndërmarrjet përpunuese të metaleve bazike, të përfshira në Sistemin Integrues Tekniko-Teknologjik.

Akademik Minir Dushi me njohuritë e tij profesionale-shkencore ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit. Ishte redaktor i dhjetëra revistave shkencore, përherë duke u prezantuar me punime shkencore.

Akademik Minir Dushi ishte angazhuar për të ligjëruar në ish SHLT në Mitrovicë, në vitin 1961. Ishte themelues dhe profesor i rregullt në FXM Mitrovicë.

Kontribut të çmuar akademik Minir Dushi ka dhënë në ngritjen e arsimit universitar në Kosovë, si themelues i institucioneve të larta arsimore; prorektor dhe rektor i Universitetit të Prishtinës, ligjërues në SHLT Mitrovicë, profesor në Fakultetin Teknik dhe në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Prishtinë e Mitrovicë.

Pasi u pranua anëtar i rregullt në ASHAK, filloi botimin e monografive kryesore për pasuritë minerale të nëntokës së Kosovës, posaçërisht për Kombinatin “Trepça” dhe për rrjetin e fabrikave prodhuese në Kosovë dhe në disa qytete të ish-Jugosllavisë, nga mineralet e Kosovës.

Akademik Minir Dushi përmes punimeve profesionale-shkencore dhe monografive  e prezantoi Kombinatin“Trepça” në mënyrë shteruese para opinionit vendor dhe të jashtëm, dhe e vuri në piedestal; gjigantin industrial me përmasa europiane.

Akademik Minir Dushi, ishte dhe mbeti një korife me vlera universale profesionale, shkencore nga fusha e gjeologjisë, minierave dhe të xehetarisë. Siç dihet, krijimtaria shkencore kërkon shumë punë, shumë angazhim e kohë, çfarë  akademik Minir Dushi, me zellin dhe punën e tij ka shkëlqyer përherë dhe ishte ndër profesionistë e parë në Kosovë nga fusha e gjeologjisë së minierave dhe të xehetarisë. Akademik Dushi ka dhënë kontribut shumë të çmuar për shkencën dhe kulturën shqiptare, në fushën e gjeologjisë, minierave dhe të xehetarisë.

Si autor, akademik Dushi kishte për qëllim pasqyrimin e përmasave, llojeve të vendburimeve minerare, të zbuluara gjatë punës së tij si inxhinier dhe ekspert i xehetarisë, përcaktimin e llojeve dhe karakteristikat e pasurive minerale të Kosovës. Rezultatet dhe të dhënat numerike të rezervave të vendburimeve minerale, të hulumtuara bashkë me ekipe profesionale të specializuara të kohës, tregojnë për mundësitë zhvillimore të Kosovës në të ardhmen dhe janë burime nga raportet, studimet dhe projektet e hartuara nga institutet shkencore, të aprovuara nga organet kompetente shtetërore të kohës, në Kosovës dhe ish Federatës jugosllave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx