Faleminderit
Gani S. Pllana: Profesoresha Hëna Pasho – Terminologe dhe Leksikografe shqiptare
E marte, 25.11.2025, 06:56 PM

Profesore
Hëna Pasho (1941-2025)
PROFESORESHA HËNA PASHO
– TERMINOLOGE DHE LEKSIKOGRAFE SHQIPTARE
NGA
GANI S. PLLANA
Në
veprimtarinë e kryer në fushën e terminologjisë shkencore shqipe, një kontribut
shumë të veçantë është veprimtaria e zhvilluar, me dekada, nga terminologia dhe
leksikografia Hëna Pasho, e cila ka vënë bazat shkencore për shumë anë të
terminologjisë, sidomos për fusha të ndryshme të dijes, si: ekonomisë,
mjekësisë, bujqësisë, drejtësisë etj. Gjithashtu terminologia Pasho është marrë
me probleme gjuhësore të terminologjisë në gjuhën shqipe dhe për standardizimin
e terminologjisë tekniko-shkencore shqipe, duke ndihmuar në krijimin e një gjuhe teknike të përbashkët, të
kuptueshme për profesionistët dhe përdoruesit e gjuhës, kryesisht duke u bazuar në veprat e
terminologëve më të shquar vendor dhe botëror. Kontributi i saj, me vlera
shkencore, për marrëdhëniet e leksikut të përgjithshëm me leksikun
terminologjikë, për problemet gjuhësore të terminologjisë, për zhvillimet
kuptimore në terminologjinë e ekonpomisë në gjuhën shqipe, për fjalën shqipe në
terminologjinë e ekonomisë, për togfjalëshat e zgjeruar emërorë në
terminologjinë e ekonomisë, përdorimin etermave të ekonomisë, shfaqjet e
shumëkuptimësisë, të sinonimisë dhe të antonimisë në terminologjinë e
ekonomisë, përdorimin e termave të
ekonomisë, gjithashtu duke parashtruar detyra për studime më të gjëra në
praktikën terminologjike dhe hartimin e fjalorëve të fushave të ndryshme të
dijes me përqasje me gjuhët më të njohura botërore, si: anglishten,
frëngjishten, italishten dhe rusishten.
Hyrje
Profesorja
Hëna Pasho lindi në Përmet, ku kreu shkollën tetëvjeçare. Shkollën e mesme
pedagogjike “17 Nëntori” e kreu në Tiranë, dhe më pas studimet e larta në
Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë shqipe e Letërsi, të cilat i përfundoi në
vitin 1966. Për tri vjet punoi si mësuese dhe si drejtuese shkolle në
Përmet. Në vitin 1969 filloi punën në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë,
pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, kurse
në vitin 1972 filloi punën në Sektorin e terminologjisë pranë IGJL, ASHSH, deri
në vitin 2009, kur del në pension.
Prof. Pasho ishte e vetmja femër që mbante titullin
“Profesore” në Sektorin e terminologjisë. Ajo ka punuar bashkarisht me akad. Eqrem
Çabejn, me akad. Mahir Domin, me akad. Androkli Kostallarin, me akad. Jani
Thomain, dhe me shumë dijetarë të tjerë, si : prof. Lirak Dodbibën prof.
Ferdinand Lekën, prof. Jorgji Gjinarin, prof. Miço Samarë, prof. Agron Duron e
të tjerë, nga të cilët mësoi shumë. Ishte një studiuese dhe grua shumë fisnike.
Prof. Pasho ishte anëtare dhe sekretare shkencore e Këshillit
Shkencor të Institutit, anëtare e redaksisë së revistës “Studime filologjike”
dhe përgjegjëse e seksionit të terminologjisë.
Themelimi
i Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë si edhe i Sektorit të Terminologjisë
Pas
Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948 u themelua Instituti i Historisë dhe
Gjuhësisë në Tiranë, si pjesë e Institutit të Shkencave, që ishte institucioni
i parë shkencor në Shqipëri. Pranë këtij institucioni, në vitin 1955 u themelua
Sektori i Terminologjisë, i cili ndërmori dhe drejtoi hartimin e botimin e
shumë fjalorëve disa-gjuhësh në serinë “Fjalor i terminologjisë
tekniko-shkencore” duke filluar në vitin 1963. Në mesin e studiuesve në
IHGJ dhe në Sektorin e Terminologjisë u angazhuan: Gjuhëtarë/albanologë
Aleksandër Xhuvani, Androkli Kostallari, Eqrem Çabej, Lirak Dodbiba, Selman
Riza etj. Në sektorin e Terminologjisë punuan, përveç Lirak Dodbibës si
bashkautor e redaktor edhe gjuhëtarë/terminologë, si: Ferdinand Leka, Sofia
Morska, Hëna Pasho, Agron Duro, Vladimir Dervishi etj., si edhe studiues
nga fizika e matematika.
Pas hartimit të një vargu
fjalorësh terminologjikë në sektorin e Terminologjisë të IGJL lindte nevoja
edhe për përgjithësimin teorik të asaj përvoje dhe kapërcimin e një farë empirizmi
të pashmangshëm në fazën fillestare të përpunimit sistematik të terminologjive,
ku shquhet gjithashtu edhe terminologia Hëna Pasho me punimet shkencore teorike
në fushën e terminologjive shqipe, për
zgjidhje të reja më sistematike edhe në aspektin e praktikës terminologjike.
Terminiologia Pasho, vend të veçantë u ka
kushtuar mundësive potenciale të shqipes, pasurimit të terminologjisë dhe
veçanërisht për pastrimin e saj nga termat e huazuar pa nevojë nga gjuhët e
huaja, duke u mbështetur në të gjithë faktorët kompleks që kushtëzojnë
mundësinë e heqjes apo të lënies së termit të huaj, si shkalla e motivimit, e
ngulitjes së termave në gjuhë, për lidhjet e termit në sistem etj.
Veprimtaria
shkencore e terminiologes dhe leksikografes Hëna Pasho
Profsoresha Hena Pasho, gjuhëtare
shqiptare e njohur për kontributin e saj në fushat e terminologjisë dhe leksikografisë,
dy disiplina shumë të rëndësishme të gjuhësisë së zbatuar, ka dhënë një
ndihmesë të madhe në zhvillimin e standardit të shqipes, sidomos në përpunimin
dhe sistemimin e fjalorit të gjuhës për qëllime shkencore, teknike dhe
profesionale.
Si terminologe: Terminologjia merret me përpunimin e termave (fjalëve
teknike ose shkencore) të përdorura në fusha të ndryshme të dijes. Në këtë
drejtim, Hena Pasho ka:
Përpiluar dhe sistemuar terma nga fusha të ndryshme të dijes, për mjekësi,
bujqësi, ekonomi, drejtësi etj.;
Punuar për standardizimin e
terminologjisë në gjuhën shqipe, duke
ndihmuar në krijimin e një gjuhe teknike të përbashkët, të kuptueshme për
profesionistët dhe përdoruesit e gjuhës;
Bashkëpunuar me institucione
kombëtare dhe ndërkombëtare, në kuadër të përkthimeve dhe përafrimeve terminologjike në
shqip, në përputhje me nevojat e integrimit europian.
Profesore Hëna Pasho-leksikografe:
Leksikografia është shkenca që
merret me përpilimin e fjalorëve. Kontributi i saj në këtë fushë përfshin:
Hartimin dhe redaktimin e
fjalorëve të specializuar, ku janë
përfshirë fjalë dhe shprehje nga fusha të veçanta, si:
Fjalorë të terminologjisë
ekonomike, juridike, teknike, mjekësore
etj.
Fjalorë dygjuhësh ose
shumëgjuhësh, për të ndihmuar përkthyesit,
studiuesit dhe profesionistët në komunikim ndërgjuhësor.
Përpunimin e fjalësit të shqipes në mënyrë sistematike dhe shkencore, duke i dhënë rëndësi
jo vetëm kuptimit të fjalëve, por edhe përdorimit të tyre në kontekste të
ndryshme.
Rëndësia e punës së saj: Kontributi i pofesores Hena Pashos është i
rëndësishëm për:
Zhvillimin e gjuhës së
standardizuar në kontekste shkencore dhe
teknike,
Formimin e një baze të
qëndrueshme terminologjike, e nevojshme
për arsimin, shkencën dhe administratën.
Lehtësimin e përkthimeve cilësore dhe të komunikimit ndërkombëtar të institucioneve
shqiptare.
Bashkautore,
kryeredaktore e redaktore e fjalorëve disa-gjuhësh, për shumë fusha të dijes
Fjalor i fermave të gjeografisë
(shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautore), Tiranë, 1975.
Fjalor i fermave të ekonomisë politike
(shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore), Tiranë, 1983.
Fjalor i termave të statistikës
(shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore), Tiranë, 1983.
Fjalor i termave të anatomisë
(shqip-latinisht-frëngjisht-rusisht) (bashkautore), Tiranë, 1984.
Fjalor i termave. të financës dhe të
kontabilitetit (shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore),
Tiranë, 1985.
Fjalor i termave të s? drejtës
(shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore), Tiranë, 1986.
Fjalor i termave të planifikimit
(shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore ), Tiranë,1988.
Fjalor i termave të tregtisë së jashtme
(shqip-anglisht-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore),
Tiranë, 1989.
Fjalor i termave të tregtisë së brendshme
(shqip-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore), Tiranë, 1999.
Fjalor i termave të ekonomisë së transportit
(shqip-anglisht-frëngjisht-rusisht) (bashkautore dhe redaktore kryesore),
Tiranë, 2002.
Fjalor i termave të bankës (shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht)
(bashkautore dhe redaktore kryesore), Tiranë, 2014.
Monografi: Terminologjia e ekonomisë në gjuhën
shqipe (nga Rilindja deri në vitet '80
të shek. XX), Tiranë, 2005.
Veprat
themelore teorike dhe praktike të profesores Hëna Pasho në terminologjinë e
ekonomisë dhe problemeve gjuhësore të terminologjisë:
a) Terminologjia
e ekonomisë në gjuhën shqipe (nga Rilindja deri në vitet ’80 të shek. XX), Tiranë, 2005 (Pasho, 1-178). Në këtë
vepër, studimi është bërë në rrafsh historik. Historia e zhvillimit të
ekonomisë gjatë kësaj periudhe është historia e formimit të sistemit
terminologjik, si pjesë e fundit të fjalorit të gjuhës. Studimi i autores është
përqëndruar në këto drejtime:
Ndryshimet leksikore në sitemin e terminologjisë së
ekonomisë në t% dy periudhat, para dhe pas vitit 1945;
Proceset kuptimore, marrëdhëniet ndërmjet leksikut
special të gjuhës së përgjithshme, procesi i terminologjizimit dhe
shterminologjizimit në këtë sistem terminologjik;
Ndryshimet dhe rindërtimet e lidhjeve togfjalëshore
lidhur me specializimin e tyre;
Rrugët e formimit të termave dhe
Huazimet në kët% terminologji.
Analiza e të gjitha këtyre apspekteve të këtij sistemi
terminologjik ka rëndësi teorike dhe praktike. Në rrafshin teorik ka rëndësi se
zbulon prirjet kryesore dhe ligjësitë e përgjithshme të zhvillimit,
karakteristikat për këtë sistem, si në rrafshin e shprehjes edhe në rrafshin e
përmbajtjes. Në rrafshin praktik ka rëndësi sepse këto përfundime plotësojnë
parimet e përgjithshme të cilat janë në bazë të udhëzimeve praktike në punën
për njësimin dhe bashkërendimin e kësaj terminologjia, si detyrë kryesore e
punës në fushën e terminologjisë.
b) “Probleme gjuhësore të terminologjisë në
gjuhën shqipe”, Botimet Albanologjike, ASA
IGJL, Tiranë,2017 (Pasho, 2017:7-271): Vepra përfshinë probleme
gjuhësore që lidhen me përpunimin edhe studimin e terminologjisë së fushave të
ndryhme të dijes. Autorja jep përgjigje shkencore për terminologjinë tekniko-shkencore
dhe vendin e saj në shqipen standarde, duke dëshmuar se terminologjia
funksionon si nënsistem brenda sistemit të gjuhës letrare. Burim kryesor i
formimit të termave është fondi i leksikut të përgjithshëm. Autorja thekson se termat
formohen sipas modeleve fjalëformuese që funksionojnë në gjuhë dhe u
nënshtrohen ligjeve e normave të gjuhës. Gjithashtu në monografi trajtohen
problemet e marrëdhënieve të leksikut të përgjithshëm me leksikun terminologjikë;
leksiku dialektor në terminologjinë tekniko-shkencore; fjalët terma të huaja në
gjuhën letrare shqipe; studimi gjuhësor i terminologjisë dhe kultura e gjuhës;
zhvillimi i terminologjisë së ekonomisë pas vitit 1945 dhe pasqyrimi i saj në
dy fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe; togfjalëshat e zgjeruar emërorë në
terminologjinë e ekonomisë; disa qasje të shumëkuptimësisë, të sinonimisë dhe
të antonimisë në terminologjinë e ekonomisë; fjala shqipe në terminologjinë e
ekonomisë; përdorimi i termave të ekonomisë; termat fetarë në sistemin e
termave të pasqyruar në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, ku autorja ndihmon
për përzgjedhjen e termit më të përshtatshëm në kufijtë e sistemit
terminologjik.
Vlerësime
të punës së profesores Hëna Pasho
Përgjegjëse
e sektorit të terminologjisë (IGJL),
Çmimi i
Republikës së Shqipërisë, klasi III,
Çmim i
Albanologjisë (Tiranë, 2022) (në ceremeninë “Ditët e Albanologjisë”).
Konsulente gjuhësore për termat
shqip në projektin ndërkombëtar për hartimin e një fjalori shumëgjuhësh me
terma të bibliotekës:Resarch Development Department National and University
Library, Ljubljana, Slovenia.
Prof. Hëna
Pasho është përfshirë në “International Who’s in Translation Terminology/
Traduction et Terminologie-Répertoire biographique internacional”, në vitin
1995.
Përfundim
Terminologia
dhe leksikografia profesorja Hëna Pasho kishte brengë ta madhe pastrimin e
gjuhës shqipe, me theks të veçantë terminologjitë e fushave të ndryshme të
dijes, nga fjalët e huaja, sidomos kur kemi barasvlerësit nga gjuha “Në
qoftë se vazhdojmë kështu, nuk do ta njohim më gjuhën tonë; një fond i gjerë fjalësh të huaja, e kanë
barazvlerësen shqip shumë më të bukur”.
Profesoresha Hëna
Psho është padyshim terminologe më me zë e
bashkëkohore shqiptare. Ajo ka kontribuar në mënyrë të veçantë në zhvillimin
teorik të terminologjisë shqipe, poashtu edhe në kuadër praktiko-terminografik
për termat shkencorë, në fushat e ekonomisë, mjekësisë, bujqësisë, drejtësisë etj.
Krahas të gjitha ideve të profesoreshës Hëna
Pasho, detyrat kryesore që shtrohen nga studiuesit shqiptarë, për
terminologjinë shkencore të shumë fushave të dijes, është bashkëpunimi i
qendrave kryesore: Tiranë, Prishtinë e Shkup, si edhe qendrave simotra
shqiptare që merren me terminologjinë, me ripunimin e plotësimin e fjalorëve të
botuar më parë, dy e shumë gjuhësh, si edhe pastrimin e fjalësit terminologjikë
nga termat e huaj të panevojshëm, në baza shkencore, duke u bazuar në
terminologjitë e standardizuara, si të anglishtes, frëngjishtes, italishtes e
rusishtes.
Sugjerim
real i prof. Pasho është përqasja e gjuhës shqipe me gjuhët ndërkombëtare të
standardizuara, për shumë fusha të dijes, si me anglishten, me frëngjishten, me
italishten dhe me rusishten, si zgjidhje praktike me bazë shkencore.
Bshkëpunimi
i gjuhëtarëve dhe specialistëve të fiushave të ndryshme të dijes rreth pastrimit
dhe pasurimt të thesarit terminologjik është mëse i nevojshëm në ditët e sotme.
Fusha
saj e ngushtë e studimeve ishte terminografia dhe terminologjia e shkencave
shoqërore. Ajo punoi në dhjetëra grupe pune me specialistë e gjuhëtarë për
hartimin e 12 fjalorëve terminologjikë normues (shqip-gjuhë të huaja) për
disiplinat e ekonomisë, të drejtësisë, të gjeografisë e të anatomisë, që janë
vepra kolektive dhe ku ndihmesa e saj si drejtuese dhe si hartuese janë të
vlerësuara shkencërisht.
Prof.
Hëna Pasho ka publikuar mjaft artikuj e studime në revista shkencore brenda e
jashtë vendit për probleme të terminologjisë, të lidhjeve të termit me gjuhën
letrare, si edhe për vepra të autorëve të ndryshëm.
Në vjetët e fundit të jetës së
saj dha ndihmesë të çmuar në pasurimin e veprës madhështore elektronike për
Fjalorin e Madh të Gjuhës shqipe, në Tiranë, që është pothuaj në përfundim
(rreth 120.000 fjalë).









