Faleminderit
Kristinë Oroshi: Liza Llesh Moli – Heroina që mbrojti pragun e shtëpisë
E premte, 03.10.2025, 06:59 PM
Liza Llesh Moli – Heroina që mbrojti pragun e shtëpisë
Nga Ma.
sc. Kristinë Oroshi
Në luftën për mbrojtjen e nderit dhe
dinjitetit kombëtar shqiptar një rol të rëndësishëm krahas burrave e kanë luajtur edhe femrat
shqiptare. Ato jo vetëm që kanë qenë logjistikë e luftës duke iu ndihmuar
luftëtarve të lirisë në përgaditjen e ushqimeve, në rritjen e fëmijëve që në të
ardhmën do të bëheshin luftëtar të zot por shpeshherë edhe drejtpërdrejt janë kyçur
në luftë.
Njëra ndër ato heroinat që e mbrojti pragun e shtëpisë dhe vdiq si luaneshë ishte edhe mirditorja Liza Llesh Moli. Ajo jo vetëm që mbrojti pragun e shtëpisë por, gjithashtu i mbrojti edhe mysafirët që ishin luftëtarët e lirisë që ishin strehuar dhe kishin gjetur mbështetje në shtëpinë e atdhetarit Llesh Moli. Për kontributin kombëtar të Liza Molit është shkruar shumë pak. Edhe ajo çka është shkruar janë shkruar vetëm disa rreshta. Është interesant të theksohet fakti se edhe dokumente lidhur me vrasjen e kësaj heroine kemi shumë pak. Por e vërteta historike asnjëherë nuk ka humbur. Ajo është përcjellur nëper breza më rrëfimet e familjarve për dhimbjen e të afërmve të tyre.Një rrëfim eksluziv i dhënë me argumente dhe dëshmi të pakontestushme është rrëfimi i nipit te saj Gjovalin Moli i cili më rrëfeu:
"Shpija e Molit asht e njoftun në tanë rrethin e Mirditës si shpi bese e buke. Shpija e Molit ka qenë një shpi e sot jemi 30 e disa shpi. Prejardhejn e kemi nga Gjakova të ram në Has,prej Hasit jena zhdjerg në Kaçinar. Disa kusheri i kemi atje në Kosovë quhen Nikollaj dhe Gjinaj janë nga Klina e Kosovës. Llesh Kolë Moli gjyshi im i kishte gjashtë fëmijë: dy djem dhe katër vajza. Në vitin 1946 djalin e parë Gjokën e dërgojnë me dhunë partizan. Iku nga partizanllaku e doli në mal bashkë me forcat nacionaliste. Atëherë erdhën e dogjën shtëpinë në vitin 1946 duke e marrë krejt mallin , ata kanë marr komplet pasuninë por nuk kishte viktima.Mirpo shtëpinë e kanë djegë komplet. Pastaj doli ajo falja se kush nuk i ka la durt me gjak. Ne ishim duke reparuar shtëpinë për herën e dytë.
Ka shku baba ushtar në vend të atij(xhaxhait), baba ka qenë ma i ri. Ai
ka qenë në datlindjen 1920 kurse baba Nue Llesh Moli ka qenë i lindur në vitin
1926. Edhe ka shku ushtar në vend të atij. Po pavarësisht që xhaxhanë e vranë
por jo shteti por komplet hilja e shtetit.Ke parasysh agjenturat e shtetit.Por
njaji shoqi se ai ka qenë i thellë në sigurimin e shtetit.Pra, në vitin 1949
baba shkon ushtar në vend të vëllait. Në vitin 1949 është vra xhaxhai.E ka
mbetë shtëpia në gjyshin dhe në këtë Lizën.Liza ka qenë e pamartume dhe ka qenë
e lindur në vitin 1928. Liza
është vrarë në moshën 23 vjeç, më 25 prill 1951.
Pra ,atë natë
kemi pasur mysafirë dy miq shpije të cilët ishin në mal.ata ishin nga Mnela, Mesulak por të ram
në Mnelë njëri ka qenë kunati i hallës Gjergj Nikollë Suli dhe tjetri i
kushërinjëve të tij Gjin Suli nga Mnela. Mbrëmjen e 25 prill 1951 edhe
agjenturat e sigurimit të shtetit shkojnë
të shtëpia jonë edhe e
rrethojnë shtëpinë .Gjyshi ka qenë në moshë të thyme shtatëdhjetë e më shumë
vjet.
A janë filani dhe filani pyesin sigurimi? Po ju thotë Liza-halla këtu janë. Na i nxjerr
përjashta se jeni në shtetrrethim. Ajo ju tha se nuk e kemi zakon me i nxjerrë
miqtë jashtë. Nesër kur të del drita ata dalin vet e vijnë
dhe dorzohën. Jo thanë,ata të dy duhet të dalin urgjentisht.Por pastaj fillojnë
gjuajtjet e pushkëve. Ata dy miqtë nuk e kishin asnjë lloj arme vetëm Liza e kishte një
pistoletë.Vetëm kjo pistoletë ishte ngelë .Si filluan shkrepjet e pushkëve kjo
ka hap derën edhe e ka vrarë oficerin e sigurimit,të drejtimit Hajdar Nanën.
I kanë ra me dy pluma dhe nuk
është rrëzu në oborr, ka dal kunati i hallës në derë pa folë e kanë vra edhe ata por kah muri në oborr. Ka dal
gjyshi më vonë e kanë vra edhe gjyshin. Ky miku tjetër ka hy në mes te arkës
dhe murit dhe ishte i
gjallë. Nesër në mëngjes kanë hy me ba kontrollën edhe për ta me djegur shtëpinë.Ai iu del e ju
thotë në dorë të juj e të Zotit o burra,por sigurimi e vrasin pa folur fare.
Pra më , 25 prill të vitit 1951 vritën katër
veta në shtëpinë tonë në mesin e tyre edhe halla 23 vjeqe. Gjyshja në këtë kohë
ka qenë në një tjetër fshat në
Arrës e kur ka ardh ka pa vetëm shtëptë duke u djegur. Kanë marrë komplet
bagëtinë. Prej atëherë kanë mbetur murët dhe gërmadhat , atje nuk kemi ndërtuar
më shtëpi sepse aty është derdhë shumë gjak. I kanë marr ata dy mlenagjitë i
kanë varros në Smirë kurse hallen e kanë varrosur në një vend jo të varret e Kaçinarit
por në një vend tjetër shumë larg varreve. Ka
qenë deri vonë varri i asaj por nuk
na kanë lanë me e marrë kufomën edhe pse kishte tentuar
baba,me marr. I patën vnu këtij Hajdar Nanes lapidarin të shtëpia dhe në çdo
5 maj vishin dhe e përkujtojshin. Unë vet i dyti vëlla isha aty 10 vjeç dhe
vishin familja e Hajdar Nanës nga Skrapari dhe thojshin se qe ku është
krimineli i vogël. Edhe në këtë moment baba ka qenë ushtar tri vjet në
Gjirokastër nuk e ka pas kry ushtrinë dhe e
kanë kap sa ka ndodhë kjo ngjarje një muaj pa e përfundu ushtrinë e kanë kap në
Gjirokastër dhe e kanë dënuar me dhjetë vjet burgim. Pasi është liruar nga
burgu baba ka ardhë këtu dhe është martu . Nga ajo martesë kemi lindur pesë
fëmijë- dy vëllëzer dhe tri motra. Pastaj babai ka punuar në sharrat e Pukës .
Nuk na kanë dhanë të
drejtën e shkollës,kemi mësu krejt fëmijët. E kam pas mall me hangër një mort
apo një darsëm tek
njerëzit e mi deri kur ka ardhë demokracia. Kështu kur ka ardhë Demokracia jemi
të parët me Gjomarkun që ka ba burg, kemi marrë pjesë më shumë familje atdhetare në rrëzimin
e busteve të komunismit siç ishte ai i Bardhok Bibës dhe i
heroinave të rrejshme që
kanë qenë në Rrëshen.Nuk
kam pranu me hy me shtetin sepse babai gjatë burgut ka mësu e shkru edhe me
lexu sepse ka ndejt me
filozofët që kanë studiue jashtë shtetit dhe më ka thënë se mos u merr me asnjë
parti se kjo nuk është demokraci.Pse i thosha nuk është demokraci sepse
meqenëse banë shoqata e të përsektumve partinë por nuk e bani të tjerët janë
bijtë e komunisëtve ata që kanë ba parti.Për burgun e babës dhe dy vrasjet që
janë vra pa gjygj i kam fol Kurt Kolës që ishte kryetar i shoqatës në Tiranë. I
kanë nda në katër -pesë shoqata për të mos u ba parti. Në komunizem kemi qenë
dhe jemi edhe më në komunizëm sot. Do të thotë është fatkeqësi për këtë komb.
Mandej Liza u dekorua nga Sali Berisha si dëshmore e demokracisë kurse varrin
nuk ja kemi gjetë.E kanë ndreq fushën e futbollit.E kanë pas varros pas njaj
kodre. Jo të varret.Janë ba punime është ba fushë sporti.Prandaj vujtem tanë
jetën.Tash gjoja jemi të lirë në demokraci jam marr me punët e mia private.Nuk
dua me ndegju se janë gjallë. Tani jetojmë në Balldre afër Lezhës, në afërsi të
kishës se shën Prenës."
Ky pra , ishte rrëfimi rrënqethës i Gjovalin Nue Llesh Molit i nipit të Liza Llesh Molit , për hallën e ti. Ky rrëfim duhet të shërbej që kjo heroinë të vëndoset në vendin e merituar. Liza edhe me vendimin nr. 306, 30 prill 1993, Gjykata e Rrethit të Mirditës ja ka vendosur njohjen e faktit juridik të vrasjes së saj pa gjyq për motive politike, më 25 prill të vitit 1951.
Shkrimet e të tjerëve për Liza Molin
Përkundër
faktit që u munduan komunistët dhe neokomunsitët që këtë heroinë ta harrojnë
ajo nuk u harrua asnjëherë. Edhe pse shumë shkurt për këtë heroinë shkruan
studiuesja e dhembjeve shqiptare Fatbardha Mulleti Saraqi,publicisti dhe
historian Leon Molla dhe studiuesi Gjon Mark Ndoj. Ajo po ashtu u regjistrua
edhe në Fjalorin Enciklopedik te Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë:
ISKK, 2016), 371.
Studiuesja
Fatbardha Mulleti Saraqi në librin Dhimbje 2- Faqe 240 botuar në shtypshkronjën Ilar, jep disa shënime të
shkurta për Liza Molin ku shkruan: " Liza Moli lindi në vitin 1928 në Kaçinar
(Mirditë). Shtëpia e saj ishte një vatër mikpritëse e luftëtarëve te
rezistences, të cilët nuk pranonin sundimin ateisto-komunist. Për të mbrojtur
luftëtarët e strehuar, vajza
e re u vra bashkë me babain e saj - Llesh Molin, mikpritësin, bukëdhënësin,
zemërartin mirditor... Forcat e ndjekjes dogjën edhe shtëpinë e tyre, qe ishte
një vatër antikomuniste..., mbetën vetëm gurë, murë dhe hiri, ato ishin
deshmitare të kësaj tragjedie..., por nga hiri rilindi Feniksi dhe vajzë e
babë, mbetën në pavdeksine e përjetësisë"...
Kurse studiesi tjetër mirditor i cili shkroj shumë libra për rezistencën
dhe luftën kundër komunizmit Gjon Mark Ndoj në librin : " Luftëtar Mirditas të Lirisë" ,botues "Mirdita 2002 "në faqën
80, për Liza Molin shkruan: "Liza Moli- Leu në Kaçinar e aty mori mësimet
e para ( sa i lejoi koha). I rrethohet shpija prej forcave t? ndjekjes. Për të mos ju pre miqtë në moshën
mbi 20 vjeç vritet me
gjithe babë. Shpinë ja dogjën. "
Dëshmi po ashtu të perafërt e shkruan edhe publicisti dhe historiani
Leon Molla i cili në një shkrim ku bën fjalë për 6 heroina mirditore ai e
përmend edhe Liza Molin ku shkruan si vijon: "Liza Moli- Lindi në Kaçinar të Mirditës po aty mori
mësimet e para. Sigurimi i Shtetit i rrethuan shtëpinë. Për të shpëtuar miqtë
që kishte në banesë, dhe per te mbrojtur nderin e shtëpisë ajo u vra në moshën
23-vjeçare bashkë me babin e saj nga komunizmi. Më pas i dogjën edhe shtëpinë. "
Heroina Liza Moli përmendet po ashtu si përson i dëmtuar edhe në
Fjalorin Enciklopedik të viktimave. të terrorit komunist në Vellimin e V.- MOLI
Liza Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist) Lindi
në Kaçinar të Mirditës. Më vendim nr. 306, 30 prill 1993, Gjykata e Rrethit të
Mirditës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së saj pa gjyq për motive
politike, më 25 prill të vitit 1951. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 100-101.
Përfundim
Liza Llesh Moli është heroina e vërtetë shqiptare.Ajo në
moshën 23 vjeçare sakrifikoi jetën e saj të shtrenjtë për ta mbrojtur pragun e
shtëpisë.Edhe më e tmerrshme është se si komunistët pansllavistë jo vetëm që
masakruan 4 shqiptar më 25 prill 1951, pra babën me gjithë vajzë dhe dy
mysafirët Mnelas por ata nuk u ndalën me kaq. Ata në vendin e krimit në oborrin
e shtëpisë së atdhetarit Llesh Molit kishin ngritur edhe një lapidar që ta
përkujtonin kriminelin komunist Hajdar Nanën dhe për çdo pesë maj i vinin
familja nga Skrapari për ta përkujtuar këtë kriminel komunist.Për ta përkujtuar
personin i cili së bashku me kriminelët e tjerë komunistë kishte masakruar 4
atdhetarë shqiptarë dhe ishte vrarë në vetmbrojtje prej heroinës Liza Llesh
Moli. Qëndresa e Liza Molit është qëndresë e cila duhet kujtuar shekuj me
radhë.Ajo iu tregoj ideologjisë komuniste se shtëpia e shqiptarit nuk digjet
lehtë.Ajo mund të digjet vetëm ateher kur te vritën familjarët e saj.E nipi i
saj Gjovalin Moli thotë se nuk ndërtuam më asgjë në vendin e vrasjes sepse
është derdhur shumë gjak.E Liza Moli sot është pa varr.Liza Moli sot është pa
fotografi se komunistët pansllavist i dogjën dy herë shtëpinë.Por Liza Moli sot
mbetët në kujtesën historike si heroinë e cila mbrojti pragun e shtëpisë duke e
luftuar komunizmin.Me këtë rast poeti do të shkruante: "Liza Moli një vajzë e re-merr
rrevolën e po ban be-pasha gjakun e Katriotit-nuk lëshoj n´tok pikat e lotit.E
hap derën dhe e shkrep alltin.Nuk lejoj me me ma djegë shpinë.Jam Mirditore e
bijë fisnike,i përplasi në tokë tradhëtarët
e Shqipërisë Etnike. "