E hene, 01.09.2025, 10:12 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Keka: Rrënjët e Skënderbeut nuk mund t'ia shkul asnjë fanatizëm i verbër fetar

E hene, 01.09.2025, 07:00 PM


Rrënjët e Skënderbeut nuk mund t'ia shkul asnjë fanatizëm i verbër fetar

Nga Gjon Keka

Kushdo në trojet tona dardano-arbëror dhe në diaspor e kudo që ushqen patriotizëm të vërtetë nuk duhet të lejojë që ai të ndotet nga burime të papastra. Kultivimi i urrejtjes kombëtare buron ose nga burime të papastërta demoniake ose nga fanatizmi i verbër fetar.

Detyra e patriotizmit të vërtetë është të promovojmë mirëkuptimin e ndërsjellë midis popujve, shteteve e kombeve, të nxisim dhe kultivojmë bashkëpunimin dhe konkurrencën në përparimin e gjithë njerëzimit drejt të mirës së përbashkët sepse parasëgjitha ekziston një shtëpi e përbashkët emkjo shtëpi quhet botë, quhet kontinent, quhet komb, shtet e popull.

Ne duhet ta duam atdheun tonë pa kushte dhe pa interes, sepse dëshirojmë ta shohim kombin tonë gjithmonë në ballë ashtu sikur ishte në kohën e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) në ballë të mbrojtjes dhe ruajtjes së civilizimit europian dhe lirisë e pavarësisë së Arbërisë.

Çdo gjë që njerëzit kanë krijuar më paarë dhe krijojnë edhe sot bëhet e vjetëruar, konsumohet dhe bëhet e papërdorshme nëse nuk ripërtërihet vazhdimisht nga fryma e kohës. Ashtu sikur fabula se si Feniksi ngrihet i ri nga hiri, ashtu edhe kombet, popujt e shtetet të frymëzuara nga idetë duhet të rishfaqen në skenën europiane dhe botërore me energji dhe guxim rinor, po kështu duhet edhe kombi ynë i cili i takon familjes europiane.

Është një fatkeqësi për shtetet që popujt dhe pushtetarët e tyre shumë shpesh e gjykojnë gabim vlerën e lartë dhe fuqinë e pafundme të ideve, sepse përmes një gjykimi të tillë të gabuar herët a vonë ato sjellin revolucione. Vetëm në ide shprehen e vërteta, drejtësia, liria dhe bukuria. Përmes tyre njeriu mëson pse jeton në këtë tokë dardane- arbëror apo ilire e europiane, pse nuk duhet të vegjetojë, por të veprojë në mënyrë të pavarur dhe me guxim. Përmes ideve, zbulohet vlera e lartë e shteteve, kombeve e popujve e mbi të gjitha e njerëzimit. Prej tyre buron respekti që e mbush zemrën e secilit që është njeri pa dallim me respekt për drejtësinë dhe lirinë dhe në to qëndron fuqia dhe forca që i mundëson atij të mos i përulet fatit që ai të mos ketë frikë nga asnjë rrezik dhe që ai ta përmbushë me guxim dhe pa interes e egoizëm e fanatizëm detyrën e tij si qenie njerëzore dhe si qytetar i mirë sëpari i vendit shtetit të tij dhe kudo që ai është dhe jeton e vepron.

Historia e kohëve të fundit është një paralajmërim i tmerrshëm se natyra dhe vlera e ideve të civilizuara që marrin fryma nga liria mushkritë e lirisë dhe qytetërimit, fuqia e mendimeve, fakteve historike janë keqkuptuar dhe po luftohen nga injoranca dhe fanatikët fetar në vendin tonë.

Ky lloj fanatizmi fetar që tenton të shkul nga atdheu ynë, kombi ynë figurat qendrore apo shtyllat vitale e themeltare pa të cilat nuk qëndron shtëpia jonë kombëtare e shtetërore duhet të ndalet sa më parë sepse pasojat më pas do të jetën të pariparueshme për shtetin dhe kombin tonë në përgjithësi.

Si mund ta shkulësh një figurë themeltare kryesore identifikues e kombëtarisht dhe europianisht të shenjtë kombëtare sikur është kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)?

Po të kishin fuqi dhe gjëra në dorë fanatikët e verbër fetar ne mesin tonë do t'i hiqnin të gjithë figurat që nuk i takojnë iluzioneve të ideologjisë së tyre fetare dhe kështu do ta shembnin shtëpinë e përbashkët kombëtare tona e cila është ndërtuar pa dallime fetare dhe partiake e krahinore,por të gjithë kanë patur në mendje e zemër kombin, lirinë dhe ruajtjen e identitetit dhe pavarësisë së tyre.

Një përpjekje e tillë demoniake e shkuljes së figurave shtyllmbajtëse të kombit tonë tregon se në mesin e shoqërisë, popullit dhe shtetit ka hyrë një helm dhe demonizëm i tillë që duke u thirrur në ideologjitë e huja fetare e antikombëtare duan t'i shkatërrojnë personalitetet mbikohore kombëtare e europiane të kombit tonë që rrënjët i kanë të shtrira në tërë trojet iliro-arbërore europiane pa të cilat ne nuk mund të jetojmë dhe njihemi si komb në botën e civilizuar dhe demokratike.

Është e qartë se figurat sikur është ajo e Gjergj Kastriotit janë të lidhur me zemrat e secilit arbëror dhe se rrënjët e tij janë të shtrira në gjithë trojet arbërore e dardane ngase ai ishte bekimi më i madh dhe themeli i identitetit dhe shtetit e kombit tonë si dhe flamurit që na identifikon me të dhe prezanzon si bijë e bija të tij në botën e civilizuar. Prandaj personalitete te tilla mbikohore nuk mund t'i shkulë askush sepse kanë rrënjë të thella e të shtrira kudo në trojet tona dhe në zemrat e tona, madje deri në Europën e Botën e civilizuara. Në të vërtetë kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është bamirësi më i madh i kombit arbëror europian.

Ai në atë kohë i solli bekimet e shpëtimit të popullit arbëror me koston e jetës së tij, pavarësisht shumë përpjekjeve dhe vuajtjeve. Ai bashkoi fiset arbëror, të cilat deri atëherë kishin qenë të ndara me njëra-tjetrën, nëpërmjet Beslidhjes së Kuvendit të Lezhës(2.Mars 1444), duke i bërë kështu ata mjaftueshëm të fortë dhe të fuqishëm për t'i bërë ballë të gjithë pushtuesve të kohës.

Pa ndikimin e bekuar të Gjergjit tonë të Madh të Kastriotëve fisnik, fiset arbërore me natyrën e tyre luftarake do të kishin luftuar dhe dobësuar veten përmes luftërave të vazhdueshme e të përgjakshme dhe do të ishin shkatërruar nga popuj të tjerë pushtues si shumë popuj tjerë që janë vetëshkatërruar nga gjakmarrja dhe hakmarrja.

Gjergj Kastrioti(Skënderbeu)hodhi themelet për madhështinë dhe unitetin e Arbëriisë. Nëse ai nuk do t'i kishte bashkuar fiset arbërore në gjirin e së njëjtës Nënë ilire (dardano--arbërore), do të kishte qenë e pamundur që t'i bashkonte nën një skeptër dhe t'i bënte ata bartës të historisë kombëtare arbërore dhe europiane.

Ndërkaq Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) nuk do të kishte qenë në gjendje ta kryente këtë vepër të madhe nëse nuk do të kishte pasur burra që ta mbështesnin dhe ta vazhdonin punën e tij besnike atdhedashëse. Një meritë tjetër e Gjergjit tonë të Madh të fisit të Kastriotëve është se ai vetë i stërviti arbërorët e tij në artin ushtark të kohës. Nëpërmjet cilësive të tij fisnike personale, ai ushtroi një tërheqje të madhe tek të rinjë e të vejtër arbëror të asaj kohe. Ai dinte si t'i magjepste ata, t'i fitonte ata për veprën e tij sublime dhe të ndante me ta entuziazmin, guximin dhe zellin e tij për shpirtrat patriotik të pastër arbëror.Gjatë pothuajse 25 viteve të udhëheqjes së tij, ai stërviti një grup të mjaftueshëm arbërorësh të denjë që ndoqën gjurmët e tij dhe punuan e vepruan disa në selinë e tij kryesore të Krujës sëbashku dhe disa në diplomaci e politikë të jashtme si sekretar i punëve të jashtëm, si ambsador dhe përfaqësues në vendet tjera europiane të asaj kohe.

Dhe krejt në fund duke ditur se kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti është rrënja jonë me shtrirje mbarëkombëtare e europiane dhe figura që na lidhë më familjen e përbashkët europiane dhe civilizimin e saj, atëherë askush nuk mund t'ia shkul rrënjët këtij lisi të lashtë të kombit tonë dhe mbrojtësit dhe përbashkuesit të popullit tonë dhe Europës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx