| E hene, 01.09.2025, 07:00 PM |
Rrënjët e Skënderbeut nuk mund t'ia shkul asnjë fanatizëm i verbër fetar
Nga
Gjon Keka
Kushdo
në trojet tona dardano-arbëror dhe në diaspor e kudo që ushqen patriotizëm të
vërtetë nuk duhet të lejojë që ai të ndotet nga burime të papastra. Kultivimi i
urrejtjes kombëtare buron ose nga burime të papastërta demoniake ose nga
fanatizmi i verbër fetar.
Detyra
e patriotizmit të vërtetë është të promovojmë mirëkuptimin e ndërsjellë midis
popujve, shteteve e kombeve, të nxisim dhe kultivojmë bashkëpunimin dhe
konkurrencën në përparimin e gjithë njerëzimit drejt të mirës së përbashkët
sepse parasëgjitha ekziston një shtëpi e përbashkët emkjo shtëpi quhet botë,
quhet kontinent, quhet komb, shtet e popull.
Ne
duhet ta duam atdheun tonë pa kushte dhe pa interes, sepse dëshirojmë ta shohim
kombin tonë gjithmonë në ballë ashtu sikur ishte në kohën e kryeheroit tonë
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) në ballë të mbrojtjes dhe ruajtjes së civilizimit
europian dhe lirisë e pavarësisë së Arbërisë.
Çdo
gjë që njerëzit kanë krijuar më paarë dhe krijojnë edhe sot bëhet e vjetëruar,
konsumohet dhe bëhet e papërdorshme nëse nuk ripërtërihet vazhdimisht nga fryma
e kohës. Ashtu sikur fabula se si Feniksi ngrihet i ri nga hiri, ashtu edhe kombet,
popujt e shtetet të frymëzuara nga idetë duhet të rishfaqen në skenën europiane
dhe botërore me energji dhe guxim rinor, po kështu duhet edhe kombi ynë i cili
i takon familjes europiane.
Është
një fatkeqësi për shtetet që popujt dhe pushtetarët e tyre shumë shpesh e
gjykojnë gabim vlerën e lartë dhe fuqinë e pafundme të ideve, sepse përmes një
gjykimi të tillë të gabuar herët a vonë ato sjellin revolucione. Vetëm në ide
shprehen e vërteta, drejtësia, liria dhe bukuria. Përmes tyre njeriu mëson pse
jeton në këtë tokë dardane- arbëror apo ilire e europiane, pse nuk duhet të
vegjetojë, por të veprojë në mënyrë të pavarur dhe me guxim. Përmes ideve, zbulohet
vlera e lartë e shteteve, kombeve e popujve e mbi të gjitha e njerëzimit. Prej
tyre buron respekti që e mbush zemrën e secilit që është njeri pa dallim me
respekt për drejtësinë dhe lirinë dhe në to qëndron fuqia dhe forca që i
mundëson atij të mos i përulet fatit që ai të mos ketë frikë nga asnjë rrezik
dhe që ai ta përmbushë me guxim dhe pa interes e egoizëm e fanatizëm detyrën e
tij si qenie njerëzore dhe si qytetar i mirë sëpari i vendit shtetit të tij dhe
kudo që ai është dhe jeton e vepron.
Historia
e kohëve të fundit është një paralajmërim i tmerrshëm se natyra dhe vlera e
ideve të civilizuara që marrin fryma nga liria mushkritë e lirisë dhe
qytetërimit, fuqia e mendimeve, fakteve historike janë keqkuptuar dhe po
luftohen nga injoranca dhe fanatikët fetar në vendin tonë.
Ky
lloj fanatizmi fetar që tenton të shkul nga atdheu ynë, kombi ynë figurat
qendrore apo shtyllat vitale e themeltare pa të cilat nuk qëndron shtëpia jonë
kombëtare e shtetërore duhet të ndalet sa më parë sepse pasojat më pas do të
jetën të pariparueshme për shtetin dhe kombin tonë në përgjithësi.
Si
mund ta shkulësh një figurë themeltare kryesore identifikues e kombëtarisht dhe
europianisht të shenjtë kombëtare sikur është kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)?
Po
të kishin fuqi dhe gjëra në dorë fanatikët e verbër fetar ne mesin tonë do t'i
hiqnin të gjithë figurat që nuk i takojnë iluzioneve të ideologjisë së tyre
fetare dhe kështu do ta shembnin shtëpinë e përbashkët kombëtare tona e cila
është ndërtuar pa dallime fetare dhe partiake e krahinore,por të gjithë kanë
patur në mendje e zemër kombin, lirinë dhe ruajtjen e identitetit dhe
pavarësisë së tyre.
Një
përpjekje e tillë demoniake e shkuljes së figurave shtyllmbajtëse të kombit
tonë tregon se në mesin e shoqërisë, popullit dhe shtetit ka hyrë një helm dhe
demonizëm i tillë që duke u thirrur në ideologjitë e huja fetare e
antikombëtare duan t'i shkatërrojnë personalitetet mbikohore kombëtare e
europiane të kombit tonë që rrënjët i kanë të shtrira në tërë trojet
iliro-arbërore europiane pa të cilat ne nuk mund të jetojmë dhe njihemi si komb
në botën e civilizuar dhe demokratike.
Është
e qartë se figurat sikur është ajo e Gjergj Kastriotit janë të lidhur me zemrat
e secilit arbëror dhe se rrënjët e tij janë të shtrira në gjithë trojet
arbërore e dardane ngase ai ishte bekimi më i madh dhe themeli i identitetit
dhe shtetit e kombit tonë si dhe flamurit që na identifikon me të dhe prezanzon
si bijë e bija të tij në botën e civilizuar. Prandaj personalitete te tilla mbikohore
nuk mund t'i shkulë askush sepse kanë rrënjë të thella e të shtrira kudo në
trojet tona dhe në zemrat e tona, madje deri në Europën e Botën e civilizuara.
Në të vërtetë kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është bamirësi më i
madh i kombit arbëror europian.
Ai
në atë kohë i solli bekimet e shpëtimit të popullit arbëror me koston e jetës
së tij, pavarësisht shumë përpjekjeve dhe vuajtjeve. Ai bashkoi fiset arbëror,
të cilat deri atëherë kishin qenë të ndara me njëra-tjetrën, nëpërmjet Beslidhjes
së Kuvendit të Lezhës(2.Mars 1444), duke i bërë kështu ata mjaftueshëm të fortë
dhe të fuqishëm për t'i bërë ballë të gjithë pushtuesve të kohës.
Pa
ndikimin e bekuar të Gjergjit tonë të Madh të Kastriotëve fisnik, fiset
arbërore me natyrën e tyre luftarake do të kishin luftuar dhe dobësuar veten
përmes luftërave të vazhdueshme e të përgjakshme dhe do të ishin shkatërruar
nga popuj të tjerë pushtues si shumë popuj tjerë që janë vetëshkatërruar nga
gjakmarrja dhe hakmarrja.
Gjergj
Kastrioti(Skënderbeu)hodhi themelet për madhështinë dhe unitetin e Arbëriisë.
Nëse ai nuk do t'i kishte bashkuar fiset arbërore në gjirin e së njëjtës Nënë
ilire (dardano--arbërore), do të kishte qenë e pamundur që t'i bashkonte nën
një skeptër dhe t'i bënte ata bartës të historisë kombëtare arbërore dhe
europiane.
Ndërkaq
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) nuk do të kishte qenë në gjendje ta kryente këtë
vepër të madhe nëse nuk do të kishte pasur burra që ta mbështesnin dhe ta
vazhdonin punën e tij besnike atdhedashëse. Një meritë tjetër e Gjergjit tonë
të Madh të fisit të Kastriotëve është se ai vetë i stërviti arbërorët e tij në
artin ushtark të kohës. Nëpërmjet cilësive të tij fisnike personale, ai ushtroi
një tërheqje të madhe tek të rinjë e të vejtër arbëror të asaj kohe. Ai dinte si
t'i magjepste ata, t'i fitonte ata për veprën e tij sublime dhe të ndante me ta
entuziazmin, guximin dhe zellin e tij për shpirtrat patriotik të pastër
arbëror.Gjatë pothuajse 25 viteve të udhëheqjes së tij, ai stërviti një grup të
mjaftueshëm arbërorësh të denjë që ndoqën gjurmët e tij dhe punuan e vepruan
disa në selinë e tij kryesore të Krujës sëbashku dhe disa në diplomaci e
politikë të jashtme si sekretar i punëve të jashtëm, si ambsador dhe
përfaqësues në vendet tjera europiane të asaj kohe.
Dhe
krejt në fund duke ditur se kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti është rrënja jonë me
shtrirje mbarëkombëtare e europiane dhe figura që na lidhë më familjen e
përbashkët europiane dhe civilizimin e saj, atëherë askush nuk mund t'ia shkul
rrënjët këtij lisi të lashtë të kombit tonë dhe mbrojtësit dhe përbashkuesit të
popullit tonë dhe Europës.