Faleminderit
Hysen Ibrahimi: Dhjetë vjet pa akademik Mark Krasniqin
E diele, 31.08.2025, 06:54 PM
DHJETË VJET PA AKADEMIK MARK KRASNIQIN
Dy
herë më shumë të punoni edhe për nderë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe
për nderë të Papa Klementit XI Albani, sepse që të dy këto figura ishin dhe
mbeten figura të ndritshme për popullin shqiptar
– tha Akademik Mark Krasniqi.
Nga
Hysen Ibrahimi
Tani
e dhjetë vjetë nuk e kemi në mesin tonë Prof. Dr. Mark Krasniqin,
personalitetin më të shquar dhe më të dashur të popullit shqiptar. Veprat e tij
akademike, studimore e shkencore kanë lënë gjurmë në historiografinë tonë
shqiptare dhe për këtë asnjëherë nuk është ndalur së punuar. Ai, u preokupua si
studiues i gjeografisë për shtrirjen e popujve dhe migrimi i tyre i dhunshëm
nga troijot e tyre etnike sidomos i popullit shqiptar, duke i dhënë vetes për
detyrë për të punuar në fushën e etnografisë për zbulimin rrënjësor të popujve
të cilët janë autokton të Gadishullit Ilirik. Dhe si shkrimtar, publicist,
përkthyes dhe mbi të gjitha ai ishte pajtimtar me ndikim të madh te populli
shqiptar, gjatë pajtimit të gjaçeve në vitet e 90-ta me në krye të madhin Prof.
Anton Çetta.
Unë
perosnalisht kam pasur nderin që të marrë këshilla nga Akademik Mark Krasniqi,
se si duhet mbështetur dhe afirmuar çështja kombëtare karrshi armiqve tanë që i
kemi rreth neshë në këto troje poer edhe mërgatë. Po e citoi një këshillë të tij:
“Hysen, vetëm shkrimet që janë mjaftueshëm të mbështetura në fakte, referenca
të besueshme dhe dëshmi faktike, kanë ndikim te bota e qytetëruar perendimore.
Ndaj, punoni në këtë drejtim dhe mund të them se jeni në rrugë të mbarë pasi
kam lexuar veprat tuaja”, fund citati.
Po
ashtu ai ishte kurreshtar ta din se si ka ardhur ideja për emërtimin e
Shoqatës, i cili më pyeti:
-Hysen,
nga erdhi ideja për emërtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve tuajën në Suedi me
emrin e Papa Klementit XI Albani?
-Prof.
Mark, ideja për emërtimin e kësaj shoqate me emrin e Papa Klementit XI Albani,
ishte ide e vet Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2000, kur e
kam promovuar librin tim të parë «Solidariteti i Mërgatës Shqiptare» – iu
përgjigja.
-Atëherë
ju, dy herë më shumë jeni të obliguar që të punoni edhe për nderë të
Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe për nderë të Papa Klementit XI Albani,
sepse që të dy këto figura ishin dhe mbeten figura të ndritshme për popullin
shqiptar – tha Akademik Mark Krasniqi me një buzëqshje të ngrohtë.
Kështu
Akademik Mark Krasniqi, ka ditur që të këshillon anët e duhura, anët e
realitetit të temave shkencore, për të qenë krijimtaria e jonë e bindshme dhe e
përparuar për të nxitur edhe studiues e albanolog tjerë të mirren me çështjen
shqiptare.
Niveli
i Akademik Krasniqit, ka ndikuar te të gjithë studiuesit, shkrimtarët dhe në
veçanti te etnografët ta përceptojnë argumentin për ti dhënë vlerë veprës.
Prof. Marku, iu desh të nisej prej hiçit në mungesë të literaturës për studime,
por me vendosmërinë e tij, ai u detyrua të punoi shumë që populli shqiptar të
ecë përpara për krahë botës së qytetëruar perëndimore duke dëshmuar bindshëm
për aftësitë e tij prej një studiuesi, gjeografi, etnografi e shkrimtari të
madh.
Ishte
pjesëmarrës në disa takime tona të përurmit të librit “Thesar Kombëtar...” i
cili punën tonë e ka ngritur shumë lartë dhe ne këtë e kmi vlerësuar
maksimalisht.
Prof.
Marku ka ndërruar jetë në moshën 105 vjeçare, më 28 gusht 2015. Ishte i lindur
më 1920 Gllaviçicë.
Mëshira
dhe bekimi i Zotit qofshin me shpirtin e Profesorit të dashur Mark Krasniqi, që
ishte dhe mbeti shëmbëlltyrë e popullit SHQIPTAR.
Hysen Ibrahimi
Suedi/Förslöv, 31.08.2025