Faleminderit
Nue Oroshi: Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike
E shtune, 16.08.2025, 06:58 PM
Nue Oroshi dhe Emin
Fazlija
Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike
(Me rastin 53 vjetorit të themelimit të Beslidhjes
Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972 ne Vushtri)
Nga Nue Oroshi
Çdo organizim qoftë
organizatë ,shoqatë, forum, parti politike apo ndonjë organizim tjetër e ka
edhe zanafillën apo burimin e egzistencës se themelimit të saj. Një zanafillë
të tillë e ka edhe Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH të cilën e
udhëhoqi deri në vdekje atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Meqenëse
sot është 53-vjetori i kësaj Besëlidhje Shqiptare atëherë është e udhës që se
paku ti kujtojmë këta atdhetar shqiptar në bazë të shënimeve që më pat dërguar
më,13 shkurt 2008, sa ishte gjallë Kryetari i Besëlidhjes Kombtare Shqiptare
atdhetari Emin Fazliu. Me bacën Emin më ka ra fati që të punojmë bashkë mbi një
dekadë të terë. Ishte një atdhetar i mirfilltë i cili asnjëherë nuk u dorëzua
por punoj me një përkushtim të mirfilltë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Atij
ju përgaditën tri atentate por fatbardhësisht ju shpëtoj këtyre atentateve.
Bile në njërin atentat njëri nga atentatorët ishte gjetur i vdekur. Ende sot e
asaj dite nuk dihen për rrethanat si u vra ai atentator por sigurimi shtetëror
serb e la në heshtje këtë vrasje për të mos u hetuar veprimi që kryenin
puntorët e tyre në Gjermani,ku i vrisnin atdhetarët shqiptar. Baca Emin nuk e
kishte lehtë sepse ndiqej këmba - këmbës nga klyshtë e UDB-së por ishte në
shenjestër edhe të majtistëve të Enverit. Pra, dy?lloj kuqaloshash e luftonin atdhetarin Emin Fazlia. E luftonin për
faktin se Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare ishte njëra nder
organizatat e rralla shqiptare në
Evropë që Bashkimin Kombëtar e shikonte pa bashkëpunim me ideologjinë komuniste
ruso-serbe. Deri sa ai vepronte dhe luftonte ju plagos rënd me atentat
bashkëpuntori më i ngushtë Rasim Zenelaj, dhe ju vra në Bruksel nga një atentat
Vehbi Ibrahimi. Këto dy atentate Emin Fazliun e mërzitën shumë por nuk e
dorzuan. Nuk e dorzuan për faktin sepse si fëmijë baca Emin Fazlia e dëgjoj
bisedën e gjyshit të tij për vrasjen dhe masakrimin që i kishin bërë komunistat
babait të tij Hajredin Vidiqishit. Hajredini kishte qenë një luftëtar i fortë i
Shqipërisë Etnike. Meqenëse me Emin Fazliun na lidhte një miqësi e fortë e
bashkëpunimit kombëtar një ditë i thashë:´´ Baca Emin uroj që të na jetosh edhe
shumë vjet më shëndet të plotë. Por pasiqë i keni kaluar disa vite duhët që të
bësh deshifrimin e listës Emërore të pjesëmarrësve të BKDSH në Kuvendin
themelues që është mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtri pasiqë të gjithë
pjesëmarrësit ishin të shënuar me shifra dhe jo me emra dhe mbiemra të
vërtetë.Pas një hezitimi të vogël e pranoj kërkesën time dhe vendosi të bëj e
të gjithë emrave dhe mbiemrave të atdhetarëve shqiptar që morën pjesë në
Kuvendin themelues të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht
1972. ´´ Ata vendosën që jo vetëm që të marrin pjesë por edhe ti shkrin grupet
e tyre politike në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Duke poseduar
mijëra dokumente të kësaj Besëlidhje vërtetë shihet se atdhetarët shqiptar kanë
zhvilluar një aktivitet të madh kombëtar.
Por pasiqë të gjithë
këta atdhetar iu takonin lëvizjeve të djathta politike për ta është shkruar
shumë pak apo nuk është shkruar fare. E motoja e tyre ishte siç edhe e shkruan
në Ditarin e Burgut atdhetari Gjokë Spaqi pjesëmarrës në emër të GLP- Grupit të
Lidhjes se Prizrenit në këtë Besëlidhje Kombëtare Shqiptare: "Se npaqa
shtu ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!". Për këtë
Besëlidhje shkruhet pak se ata nuk përshendeteshin me grusht siç ishin disa
lëvizje të tjera që sot po na i ngrisin në piedestal a në fakt ishin shumë
pasive në krahasim me këta djem atdhetar që rridhnin shumica nga familjet që
kishin dhan gjak për Shqipërinë Etnike. Duke i qëndruar besnik idealit kombëtar
siç e cekë atdhetari Gjokë Spaqi në ditarin e tij të burgut ku e posedoj këtë
ditar origjinal të tij dhe duke i takuar një familje që çdo gjë shkriu për
Shqipërinë Etnike dhe luftën kundër komunizmit vendosa që këtë listë të
pjesëmarrësve ta botoj të plotë pa asnjë ndryshim ashtu siç kishte dërguar
Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare atdhetari Emin Fazlia.
Ndërsa populli shqiptar duhet të di se kush ishin këta atdhetar se ka mundësi
ndonjërin nga këta emra nuk e kanë ndëgjuar fare.Me rastin e 53 vjetorit te
themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare po e japim te plotë
listën e pjesëmarrësve të kuvendit te BKDSH që u mbajt më 16 gusht 1972.
Lista emërore e
pjesëmarrësve të kuvendit të BKDSH,më 16 gusht 1972
Organizata Nacional
Demokratike Shqiptare (ONDSH) 27.11.1943
Kryetari aktual -
Hamit Emini -"Xha Saniteti" alias Hamit Emini "DOKTORI", i
lindur më 19.09.1909,ka vdekë më 16.10.1986. Për shkak të gjëndjes së tij (të
atëhershme shendetësore,këtë e përfaqësoi ( me autorizim )
Jakup Ceraja alias
Cerovia, i lindur me 1933,vdekur në vitin 2001,
Bejtullah Sahiti,alias
Hajr Gushi, i lindur me 1917, ka vuajtur 8 vjet burg të rëndë në burgun famkeq
të Nishit 1950-1958 ,
Zenel Shabani-Saraqi,
alias"SARACENI",i lindur më 1920,ka vdekur më 1995 po në Mitrovicë ku
ka jetuar ;
Zenullah ( Halil)
Mehmeti, alias "LABORATORI",i lindur në fshatin LIPË më 1922, ka
vdekur me 1997 në Mitrovicë;
Organizata
"Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare –VKNDSH u themelua më 6 gusht 1952
Mehmet Rrahim
Trepça,alias "MET XEXELI",i lindur28.9.1939 në fshatinVidishiq,ka
vdekë më 8.9.1993 në Mitrovicë ;
Emin Haradin
Fazlija,alias "ZEKË KOSOVA",i lindur më 24 shtator 1937 në fshatin
Vidishiq;
Bislim Kahrmani,alias
"HAXHI PISHMANI",i lindur më 1911 në fshatin Vidishiq,ka vdekur në
Prishtinë më, 16.6.1994 ;
Grupi Demokratik
Shqiptar i Kosovës – GDSHK-1956
Tahir Bahtir
Jusufi,alias "IBAURURI",i lindur më 1924 në fshatinVidishiq,jeton në Mitrovicë.
Rizah Bunjaku, alias
"JATAKU",i lindur më 1910 në fshatin Novosella e Begut të Vushtrrisë
ku ka jetuar deri sa vdiq më 1983,
Muharrem Sadik
Hyseni, alias "Hamalli" alias "MUSA I ZI" ,i lindur më 1939
në fshatin Melenicë,ka vdekur më 2003 në Mitrovicë ;
Nimon Qerim Shala,
alias "MINATORI" alias "MURTOLLI",ka lindur më 2.3.1937 në
fshatinVidishiq ku edhe vdiq më 26.2.1998 ,
Grupi Demokrat
Shqiptar i Maqedonisë-G.D.SH.M.-1954
Nazmi Xhelili, alias
"REÇELI" i lindur më 1936 në fshatin Tearce,KK, Tetovë, ku edhe jeton
,gjegjësisht,nëse u kthye nga mërgimi prej vitit 1978.
Rushit Dalipi,alias
"BLEGTORI",lindur më 19.12.1951, ne Kërçovë *(Dosja nr.C-8-1831, )
jeton në vendlindje pasi u kthye nga mërgimi ;
Baki Dullovi, alias
"DAJA",lindur me 20.3.1938 ne fshatin Biçefc,KK Kaçanik ku edhe jeton
;
Grupi Demokrat
Indipedent Kosovar+Grupi Lidhja e PrizrenitIDHJA-GDIK+GLP- 1946-1963
Metush Krasniqi,
alias "VETERANI", i lindur më 19.8.1926 në fshatin Dajkofc, ka vdekur
më 15.10.1986 në Prishtinë, i persekutuar politikisht deri në vdekje ,pë
rfaqësontë GDIK ;
Gjokë Spaçi alias
"GJETO SPECI", i lindur në fshatin Velezhë të Prizrenit me 1914,ku
edhe ka vdekur më,31.10.1986.Ka përfaqësuar GLP i cili grup nderkohë iu kishte
bashkangjitur G.D.I.K.-ut ;
Grupi "Veteranët
e Luftës Shqiptare" dhe Rezistenca Malësore"V.L.SH +R.M. -1949
Ramadan Fazliu,alias
"RAMË BARELI" nga Vidishiqi,ka lindur më 25.2.1932,ndersa ka ndrruar
jetë në Prishtinë ku jetonte,më 20.04.2000 ;
Ragip Selman Sadiku,
alias "GJON MALETA",lindur me 1937 në fshatin Vidishiq,kurse ka
vdekur më 1984 në Mitrovicë ;
Shoqëria Demokratike
Shqiptare "Ismail Qemaili"= SH.D.SH. "I.Q." burimisht është
themeluar në vitin 1964 në Gjilan, në mënyrë ilegale,por veprimtarinë e madhe e
ka zhvilluar prej vitit 1970 e deri sa u shkri në BKDSH më 16.8.1972, edhe pse
në Belgjikë një Degë e saj ka vepruar pavarësisht nga Marrëveshja e 16 gushtit
1972 deri më 18 qershor 1977 kur definitivisht të gjitha Degët e kësaj
Organizate u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare;
Vehbi Rexhep
Ibrahimi,alias "BESIM GJILANI", i lindur më 23.5.1938 në fshatin
Uglar të komunës së Gjilanit,ndërsa u vra në një atentat kundër tij nga Udba
jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës.Ka qenë viktima e parë e
terrorit sllavokomunist ndaj mërgates politike shqiptare në Perëndim ;
Hasan Dalipi,alias
"GURI I ZI", i lindur më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan te Malësisë
së Karadakut,ka vdekur në Kumanovë më 2006 ; *Dosja e tij Nr. D-01-3280, ndërsa
Dosja e Vehbiut mban siglen D-01-3153.
Sqarime
ORGANIZATA NACIONAL
DEMOKRATIKE SHQIPTARE-ONDSH
Për
Organizatën,gjegjësisht LËVIZJEN NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE,respektivisht
KOMITETIN NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR,kohëve të fundit është folur dhe shkruar
shumë në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe janë botuar disa monografi mbi
protagonistët e kësaj Organizate,gjegjësisht LËVIZJE e cila u shua me gjak e me
dënime drakonike nga regjimi sllavokomunist i ish Jugosllavisë.Më tjera fjalë:
u shuan Çetat kryengritese të kësaj Lëvizje dhe e tërë udhëheqsia
ushtarako-politike u zhduk fizikisht duke i dënuar me vdekje. Edhe organët
politike si KOMITETI QENDROR i LNDSH në Prizren u shua me pushkatimin e
kryetarit të Saj Halim Spahiut dhe Hajdar Planejes.Edhe Komiteti Qendror i
O.N.D.SH. në Shkup u shua pas arrestimit të të gjithë anëtarve të këtij
Komiteti. I fundit u shua organizata Nr.2 e Ajet Gërgurit ( O.N.D.SH.) me
burgosjën e Ajet Gërgurit,Gjon Serreçit dhe tjerëve dhe pushkatimin e tyre më,
31.8.1947 në Prishtinë, por rrënjet e kësaj Organizate nuk u këputen ( nuk u
shuan ). Rrugën e ORGANIZATËS NACIONAL DEMOK
Kryesia e Besëlidhjës
Kombëtare Demokratike disponon Dosjen ,tani të ndjerit Hamit Sh.Emini e cila
mban siglën ( Numrin ) A-01-0024 si dhe tjera dosje të veprimtarëve të hershëm
dhe të tashem të B.K.D.SH.
Në Kuvendin historik
të Vushtrrisë të datës 16 gusht 1972, Hamit Emini u përfaqësua nga atdhetari:
Jakup Ceraja,alias
"CEROVIA" (Nr. i Dosjes: A-01-0123) ;
Ky ka lindur me 1933
në fshatin Cerajë të Mitrovicës.Ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, është
marrë me shkrime dhe ka botuar disa libra me tregime e poezi.Është kyqur në
rradhët e "VOTRËS KOSOVARE" qysh me 1955 e pastaj edhe në Organizatën
NDSH, të cilën e udhëhiqte Hamit Emini –"Doktori".Ka vdekur në Mitrovicë në vitin 2001 ;
Bejtullah Nazif
Sahiti, alias "HAJR GUSHI",lindur më 1917 në fshatin Gushafc të
Mitrovicës ( Dosja e tij Nr.:B-01-0523 ). Më 1950 ky e krijoi Degën e O.N.D.SH.
në Mitrovicë ku i angazhoi edhe 11 anëtarë të tjerë. Shërbimi i fshehtë
shtetëror jugosllav ( UDB-a ) i ranë në gjurmë dhe i arrestoi 11 prej tyre
ndërsa i 12-ti mbeti në liri ( dyshohet se ky i ka zbuluar...). Ky Grup u dënua
në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë,ku Bejtullahu, si udhëheqës i këtij Grupi ( apo
Dege ) u dënua me 8 vjet burg të rëndë,cilin dënim e mbajti deri ditën e fundit
në burgun famkeq të Nishit,ku gjatë vuajtjes së denimit, i kaloi 3 vjet në
izolim të plotë. Pas daljes nga burgu gjithmonë ka qenë i përcjellë nga Udba
dhe langojt e saj, mirëpo ky kurr nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar.Edhe
sot, në moshë të thyer 91 vjeçar nuk heziton të flasë fjalë të mençura për
brezin e ri duke i këshilluar që ti bashkangjiten BESËLIDHJES SHQIPTARE, sepse,
siç thotë Xha Bejta, është e VETMJA RRUGË QË ÇON DREJT RIBËRJES SË SHQIPËRISË
ETNIKE.
Zenel Shabani – Saraçi (Dosja Nr.:B-01-0530), u lind me 1920 në Mitrovicë. Ishte njëni nga
bashkëthemeluesit të Degës së O.N.D.SH në Mitrovicë më 1950 bashkë me Bejtullah
Sahitin dhe të tjerët. Edhe ky u arrestua nga Udba jugosllave dhe pas shumë
torturave u soll në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë ku u dënua me 7 vjet burg të
rëndë.Edhe ky e vuajti dënimin në burgun famkeq të Nishit. Pas daljes nga burgu
u muar me zejtarinë e saraçit ku e kishte një dyqan të vogël në Mitrovicë,të
cilin gjatë kohës se vuajtjes së denimit,dyqanin e mbanin djemtë e tij për të
fituar kafshatën e gojës. Edhe pas burgut,ky nuk hoqi dorë nga idealet e rinisë
së tij dhe bashkë me Bejtullahun dhe disa miq te vjetër e të rinj e vazhdoi
aktivitetin e
tij patriotik e
kombëtar në rradhët e Organizatës N.D.SH. dhe ishte pjesëmarrës i Kuvendit të
Vushtrrisë.Vdiq në vitin 1995 në Mitrovicë ku u varros me nderime të larta nga
bashkëvendas dhe bashkëidealist të tij ;Pseudonimi i tij :
"SARACENI".
Zenullah Halim
Mehmeti ,alias "LABORATORI" (*Dosja nr.: B-01-0529),u lind më 1922 në
fshatin Lipë të Mitrovicës ,por pas vuajtjes së dënimit me burg në Nish u
vendos në Mitrovicë dhe u punësuar si laborant në Xehëroren TREPÇA në Zveçan ku
punoj për disa vjet,por edhe ky ka qenë gjithmonë i gjurmuar nga agjentat
sllavokomunist,por ky,si dhe të tjerët, veproi me mençuri duke mos u dhënë kurr
shkas që të burgosët përseri, sepse jeta në hetuesi dhe në burg e kishin mësuar
se si duhet të ruhet nga okupatorët sllavokomunist dhe agjentat e tyre
shqipfolës.Edhe ky ishte inkuadruar në ONDSH pas daljes nga burgu bashkë me
shumë shokë e sidomos me Bejtullah Sahitin.
Organizata :" Votra
Kosovare Nacional Demoktatike Shqiptare"-V.K.N.D.SH.
Kjo organizatë u
themelua më 6 gusht 1952 nga disa të rinj të Shalës së Bajgorës.Organizatori
kryesor ishte "Zekë Kosova" i përkrahur nga atdhetari Shahin Voca dhe
disa të rinj të tjerë. Për veprimtarinë e kësaj organizate është shkruar një
Kumtëse për Sesionet shkencore " E Djathta Shqiptare Drejtë Shqipërisë
Etnike", por këtu do të flasim vetëm për 3 përfaqësuesit të saj që morën
pjesë në Kuvendin historik të Vushtrrisë më, 16 gusht 1972-ën.
Mehmet Rrahim
Trepça,alias "MET XEXELI" ( Dosja Nr.: A-01-0012 ) i lindur më
28.9.1939 në Vidishiq, me profesion Inxhinier i metalurgjisë në Kombinatin e
Trepçës. Si bashkëthemelues i VOTRËS KOSOVARE N.D.SH. u arrestua nga Shërbimi
Sekret Ushtarak në Zagreb më 27 gusht 1960,ku edhe u dënua bashkë me tre shokë
të tjerë të kësaj organizate. Denimin e ka vuajtur ( 2 vjet burg të rëndë ) në
Goli Otok te Kroacisë. Ky i mbet përgjithmon besnik idealit te rinisë
nacionaliste dhe BETIMIT të 6 gushtit 1952 të "Kisha e Murit" në
Shalën e Bajgorës. Ky ishte bashkëpërfaqësues i kësaj Organizate në Kuvendin e
lartëpërmendur të Vushtrrisë. Vdiq nga një sëmundje e trishtueshme dhe me mallë
me pa Kosovën e lirë e të bashkuar me Nënën Shqipëri. Sytë i mbylli më, 8.9. 1993
në Mitrovicë ku edhe u përcoll për fshatin e lindjes Vidishiq që të vorroset më
nderimet më të larta.
Emin Haradin Fazlija,
alias Zekë Kosova, alias Arben Kosova, alias Emil Kastrioti ( Dosja Nr.
A-01-0001 ) ka lindur më 1937 në fshatin Vidishiq ,rrethi i Mitrovicës. Pas
vuajtjes së denimit prej 8 vitesh ( i ka mbajtur 6 vjet=1960-1966 ) një kohë ka
jetuar në Kroaci,pasiqë në Kosovë nuk gjeti askund punë pasi ia kërkonin një
çertifikatë qe nuk ka qenë i dënuar apo që nuk është nën hetime...e ky këtë
dokument nuk kishte si ta merrte pasi e kishte një VËRTETIM që ishte liruar nga
burgu i Lepogllavës më 9 korrik 1966 pasi i kishte vuajtur 6 vjet në bazë të
Nenit 117,alineja 1 në lidhje me Nenin 100, alineja 1 dhe 101 alineja 1 e Kodit
Penal jugosllav ( KZ FNRJ ). Më 7 mars 1970 e lëshoi Kroacinë dhe shkoj në
Gjermani me një pasaportë të blerë ( falsifikuar ) ku pas 8 vitesh Udba
jugosllave e zbuloi identitetin e tij të vërtetë, meqenëse vepronte më
pseudonimin Emil Kastrioti.Dhe me 24 maj 1978 Ministria e Punëve të Jashtme (
atëherë quhej SEKRETARIATI SHTETËROR FEDERATIV PËR GJYQËSI JURIDIKE DHE
ADMINISTRATË )
Bislim Kahrimani,
alias "Haxhi Pishmani" ( Dosja nr.A-01-0027 ), i lindur me 1911 ne
Vidishiq, Ne Votren Kosovare N.D.SH. u kyq me 1955, për çka me 1960 ka qenë i
arrestuar dhe i denuar me 8 muaj burg per shkak "të moskallximit te vepres
penale ndaj nipit ( djalit te vëllaut ) te tij Emin Fazliut. Ky përveç se u kyq
ne Votren Kosovare ishte kyqur edhe ne Organizaten N.D.SH te Bejtullah
Sahitit,gjegjësisht Hamit Eminit. Vdiq me 16.6.1994 ne Prishtinë ku edhe u
varros me nderime te larta.
GRUPI DEMOKRATIK
SHQIPTAR I KOSOVËS -G.D.SH.K.
Kjo organizatë apo ky
grupim kishte një program thjeshtë kombëtar që përputhej me programet politike
të ONDSH-së,Votrës Kosovare etj., por qe për hir të sigurisë e kishin pagëzuar
si "GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS, i cili fillimisht përbehej nga
disa intelektual të Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit.
Zanafilla e tij rrjedh nga një Mbledhje e fshehtë në vitin 1956 në Vushtrri të
një patriot i mirënjohur që kishte vuajtur burgun prej 3 vitesh për strehimin e
Luftëtarit të Lirisë, Haradin Vidishiqit, të cilin e zbuloi OZN-a dhe e zuri në
tradhti me 1947. Jataku i tij u dënua me 3 vjet burg, të cilat i vuajti deri
ditën e fundit në kazamatin e Nishit. Nderkohë u kyqën edhe disa të rinj,
nxënës dhe studentë shqiptar,por që në realitet nuk patën mundësi të zhvillojnë
ndonjë aktivitet me rëndësi kombëtare. Këtë Grup e përfaqësuan në Kuvendin e
lartëpërmendur këta patriotë të devotshëm :
Tahir B. Jusufi,
alias "IBAURURI" ( Dosja Nr.: A-01-0033 ) i lindur me 1924 në fshatin
Vidishiq- Komuna e Mitrovicës, me profesion Teknik i pylltarisë .Jeton në
Mitrovicë dhe akoma i përkushtohet çështjes kombëtare edhe pse në moshë të
thyer dhe me shëndet jo të mirë.
Rizah Bunjaku, alias
"JATAKU", ( Dosja Nr.: A-01-0040 ) i lindur më 1910 në fshatin
Novosella e Begut në komunën e Vushtrrisë. Më 1947 u arrestua nga OZN-a
sllavokomuniste pasi agjentet shpirtshitur e kishin zbuluar se ky mbante të
fshehur kaçakun e mirënjohur Haradin Vidishiqi, bashkëpunëtor i ngushtë dhe
besnik i Prof. Ymër Berishës i cili,pasi ky u dorëzua për mos ta dëmtuar
familjen bujare të këtij jataku bujar, u pushkatua-masakrua nga bandat
komunisto-çetnike të gjeneral Milija Kovaçeviqit i quajtur "ÇIQA"
ndërsa Rizahu u dënua me 3 vjet burg të rëndë që e vuajti deri në fund në
burgun famkeq të Nishit.Vdiq me 1983 në fshatin e lindjes ku edhe u varros me
nderimet më të larta fetare dhe atdhetare.
Muharrem Sadik Hyseni,
alias "HAMALLI", alias "MUSA I ZI",( A-01-0008 ),i lindur
më 1939 në fshatin Melenicë në një familje të varfër xehtarësh. Ky i kishte dy
pseudonime: "Hamalli" si pjestar i VOTRËS KOSOVARE, ndërsa "MUSA
I ZI" si pjesmarrës i GDSHK-ës. Më 1960 u arrestua, bashkë me disa anëtar
të tjerë të VOTRËS KOSOVARE dhe Gjyqi i Qarkut të Prishtinës e dënoi me 1 vjet
burg për shkak te "moskallximit të veprës penale" që pergadisnin Emin
Fazlija me shokë të tjerë. Për shkaqe te liga ekonomike nuk pati mundësi të
shkollohët,ashtu qe mbet vetëm me shkollën tetëvjeçare deri sa u punësua në një
firmë shtetërore ku kreu kursin për Kualifikime të larta në Azotikun e
Mitrovicës ku punoi deri sa sllavokomunistët i perzunë gjithë shqiptarët. Ka
vuajtur nga sëmundje kronike dhe tri herë ka përjetuar sulm zemre (
infarktin),deri sa në prill të vitit 2003 ndrroi jetë në Mitrovicë ku edhe u
varros.
Nimon Qerim Shala,
alias "MINATORI" alias "MURTOLLI" ( A-01-0003 ) u lind
më,02.3.1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Pas shkollës tetëvjeçare
vazhdoj shkollën e mesme teknike të Xehtarisë në Stantërg në gjuhën serbe,ku u
diplomua si TEKNIK-MINATOR ( Xehëtar ). Ka qenë atdhetar i paepur dhe
besnik.Pas burgosjes së shumicës së antarëve të Organizates "VOTRA
KOSOVARE" ky nuk u zbulua nga shokët e tij, prandaj nderkohë u angazhua në
GDSHK duke bashkëpunuar njëkohësisht edhe me pjesën e pazbuluar të VOTRES
KOSOVARE. Ka qenë besnik dhe atdhetar i flaktë.Vdiq më 26.2.1998 pas një
sëmundje të gjatë si pasojë e një lëndimi tragjik në zgafellat e Xehërores së
Stantergut.
GRUPI DEMOKRAT
SHQIPTAR I MAQEDONISË-GDSH
Kjo organizatë u
krijua në vitin 1954 në teritorin e Tetovës nga disa ish-NDSH-ista,ku pas një
kohe u inkuadruan edhe disa shkollarë të Gjimnazit shqiptar dhe shkollave të
tjera jo vetëm në Tetovë e rrethinë por edhe në qytete të tjera si në
Kërçovë,Gostivar,Kumanovë e Shkup. Një nga më aktivët e kësaj Organizate ishte
:
Nazmi Xhelili, alias
"REÇELI" ( Dosja Nr. K-01-0826-XIX ) i lindur me 1936 në rrethin e
Tetovës. Ish student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit në
Kroaci. Më 1964 ka qenë i
jetonte e studionte
në Zagreb, Udba maqedonase iu drejtua kolegve te vet në Kroaci, ku këta te
fundit e arrestojnë dhe pas nji procedure te shkurtë e denojnë si armik i
"popujve dhe shtetit jugosllav" me 3 vjet burg të rendë. Burgun e
vuajti ne burgun famkeq të Lepogllavës në veri-perëndim të Kroacisë. Pas daljes
nga burgu, një kohë ka jetuar e punuar në Suedi,pastaj në Austri dhe Kroaci,
pas vitit 1973 u kthye në Maqedoni, ku duhet të jetë ( nese jeton akoma ) në
vendlindje ose në Tetovë ; Ka bashkëpunuar shumë edhe me "BLEGTORIN"
si dhe disa aktivistë te tjerë që akoma jetojnë ;
Rushit Dalipi, alias
"BLEGTORI", ( Dosja Nr. C – 08 – 1831 ),lindur më 19.12.1951 në Kërçovë,ku edhe banon pasiqë u kthye nga mërgimi disa
vjeçar në perëndim.Është një ithtar i denjë për RIBËRJEN e Shqipërisë Etnike
dhe ushtar besnik i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare
Baki Dullovi, alias
"DAJA" ( Dosja Nr. A-o1-0023 / C-1253/628 ),lindur më, 20.3.1938 në
fshatin Biçefc të komunës së Kaçanikut, ku edhe jeton momentalisht. Më, 29
gusht 1960 e arreston Shërbimi fshehtë Ushtarak në Zagreb si pjestar i
"VOTRËS KOSOVARE N.D.SH., për çka Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënoi me 2
vjet e 6 muaj. Dënimin e vuajti në burgun Stara Gradishka të Kroacisë. Pas
daljes nga burgu dhe shkuarjes në Gjermani si "punëtor i përkohshëm"
angazhohet edhe në GDSHM duke pas bindje se edhe kështu mund ti shërbej
çështjes kombëtare,por gjithmonë duke i ruajtur lidhjet miqësore me aktivistet
e Votrës Kosovare dhe ka qenë një ithtar i flaktë për bashkimin e këtyre
grupeve dhe unjizimin e tyre në BESËLIDHJEN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ku
për 3 legjislacione ka qenë nënkryetar i komitetit qëndror të B.K.D.SH. për
Kosovë, Maqedoni dhe Mërgim . Sot jeton në vendlindje si pensionist .
GRUPI DEMOKRAT
INDIPENDENT KOSOVAR + GRUPI LIDHJA E PRIZRENIT-LNDSH -GDIK+ GLP.
Grupi Demokrat
Indipendent Kosovar është themeluar me 1963 dhe brenda një periudhe,pasi u
bashkua me Grupin "Lidhja e Prizrenit" në kuadër të LNDSH-së që e
kishte themeluar ish-studenti i medicinës Shaban Dërguti me shokë tjerë, ndër
të cilët ka qenë edhe patrioti i devotshëm Gjokë Spaçi. Ky Grupi ( GLP-NDSH )
ishte themeluar burimisht me 1946, por hovin e zhvillimit e kishte marrë në
fillim të vitit 1950,kur edhe u zbulua ky Grup apo kjo Organizatë patriotike
nga Udba jugosllave dhe arrestohen mbi 20 anëtarë-aktivistë të dalluar, cilët
gjyqi sllavokomunist i dënoi me denime drakonike deri më 20 vjet burg të rëndë.
Përfaqesuesit e këtij formacioni që morën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më 16
gusht 1972 ishin :
Metush
Krasniqi,,alias "VETERANI" ( Dosja Nr.:B-01-0581 ) lindur më
19.8.1926 në fshatin Dajkovc të Kamenicës,me profesion mësues dhe jurist, ishte
bashkëthemelues i GDIK si dhe pastaj edhe i Organizatës Revolucionare për
Bashkimin e Trojeve Shqiptare me Shqipërinë si dhe më vonë edhe pse ishte
nënshkrues i Akt-themelimit të B.K.D.SH. ky mori pjesë edhe në krijimin e
LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI,
cilën "Lëvizje" disa ish-bashkëpunëtorë te Metushit e devijuan duke i
dhëne kahje marksiste-leniniste edhe pse dihej botërisht se Metush Krasniqi ka
qenë një Antikomunist i përbetuar,por pas vdekjës se tij disa kalemxhij të
grazhdit marksist dojnë me çoroditë të vërtetën duke ia mveshë nji epitet te
tillë nacionalistit të kulluar Metush Krasniqit. Ka qenë disa herë i dënuar dhe
ka vuajtur shumë vite nëpër burgjet më famëkqija të Jugosllavisë.Vdiq më
15.10.1986 ne Prishtinë. Ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë,tani më të
ndjerin Vehbi Ibrahimin. Pra nuk duhet keqkuptu
Gjokë Spaçi, alias
"GJETO SPECI" ( Dosja Nr. A + B 01=0028 ),lindur me 1914 në fshatin
Velezhë të Prizrenit,i martuar, i denuar politikisht ku edhe i vuajti 6 vjet
burg të rënd me Grupin e Shaban Dërgutit dhe të tjerëve. Më 1972-en, bashkë me
Metush Krasniqin këta dy përfaqësuan GDIK+GLP (LNDSH ) dhe ka kontribuar në
kuadrin e këtij riorganizimi nga u krijua BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE
SHQIPTARE-B.K.D.SH. ; Edhe pas daljes nga burgu gjithmonë ka qenë nën
survejimin e spiujve dhe çakajve të Udbës se sllavokomunist,mirëpo ky për asnjë
çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik e kombëtar,por përkundrazi
vepronte ma më shumë zell, por gjithmon i kujdesshëm qe mos tu jep shans
spiujve te fëlliqur që ta zbulojnë aktivitetin e tij fisnik dhe kombëtar. Pas
shumë vuajtjeve e krajatave te jetës, vdiq më,31.10.1986 në vendlindjen e tij
në Velezhë te Prizrenit ku edhe u varros me nderime të merituara të një
atdhetari dinjitoz.
Grupi "VETERANËT
E LUFTËS SHQIPTARE dhe REZISTENCA MALËSORE"=VLSHRM
Kjo organizatë
ilegale patriotike ishte krijuar në ilegalitet të thellë me 1949 nga
ish-luftëtaret e LNDSH,respektivisht të OP BESA KOMBËTARE por që ndërkohë ose
kanë vdekur ose janë tërhequr terësisht nga çdo aktivitet. Më 1972 ky formacion
kishte akoma një numër bukur të madh anëtarësh,ndërsa në Kuvendin e 16.8.1972 i
kishte dërguar dy përfaqësues. Këta ishin : Ramë Bareli i cili aderonte në këtë
formacion që nga viti 1955,kurse tjetri : Gjon Maleta i cili ishte inkuadruar
në ketë formacion me 1968 si intelektual dhe atdhetar. Po kush ishin këta dy
atdhetar ?
Ramadan FAZLIU,alias
"RAMË BARELI" ( Dosja Nr. A-01-0006 ),lindur më 25.2.1932 në fshatin
Vidishiq-Komuna e Mitrovicës, me profesion: Murator me kualifikime të larta, i
martuar, me gjendje ekonomike shumë te vështirë. Aktivist i dalluar jo vetëm në
këtë grup,por ka qenë edhe njëri prej bashkëthemeluesve të "VOTRËS
KOSOVARE,kurse pas unjizimit të
të gjitha këtyre
grupeve dhe organizatave, për 4 mandate ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të
Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Më rastin e vdekjes se tij më 20
prill 2000 në Prishtinë ka qenë anëtar i Komitetit Kombëtar të B.K.D.SH. –Pjesa e Mërgimit ;
Ragip Selman Sadiku,
alias "GJON MALETA", ( Dosja Nr. :A-01-0002 ) ka lindur me 1937 në
fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Me 1960, posa kishte mbaruar Shkollën Normale
në Prishtinë dhe ishte emëruar mësues në Shkollën fillore në fshatin Bare, më
18 shtator të atij viti fatkeq vjen Udba serbosllave dhe e prangos në klasë
para nxënësve duke ia hedhë në tokë ditarin dhe duke e rrahur e nxjerrin nga
ndërtesa e shkollës dhe me një xhip e dërgojnë në burgun famkeq të Mitrovicës
që njifej me emërin tmerrues "Kulla e Tupellës " ku i nënshtrohet
torturave më çnjerëzore nga udbashët serb dhe gjakatari Musa Batalli,gjakovar i
shitur te serbi këmbë e krye. Edhe pse gjitha akuzat ndaj tij u hodhën
poshtë,prap se prap gjyqtari sllavofil Tahir Ibrani e dënoj më 1 vit burg duke
ja humbur të drejtën që të punoj ndonjëherë në arsim si edukator për çka edhe
ishte shkolluar,por pas burgut u detyrua te punësohet ne nji ndermarrje
tregtare si nëpunës i thjeshtë. Nga ana tjeter, pas disa koheve lidhet me disa
aktiviste te Grupit "V.
SHOQËRIA DEMOKRAT
SHQIPTARE "ISMAIL QEMALI"- SH.D.SH. Ismail Qemaili"
Kjo organizatë
burimisht u themelua më 1964 në Gjilan nga patrioti Vehbi Ibrahimi me shokë, në
mënyrë ilegale, por veprimtarinë e saj të vrullshme e zhvilloj në Austri prej
vitit 1969 e deri më 1972 kur u shkri në rradhët e Besëlidhjes Kombëtare
Demokratike Shqiptare, me përjashtim të Degës saj në Belgjikë e cila veproi si
e pavarur e në bashkëpunim me grupin BESA DEMOKRAT SHQIPTARE "LIDHJA E
VARDARIT" deri sa edhe kjo u shkri në rradhët e BKDSH-së. Po kush ishin
përfaqësuesit e kësaj organizate që muarën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më
16.8.1972 ?
Vehbi Ibrahimi, alias
"BESIM GJILANI" ( Dosja Nr. D-01-3153 ),i lindur më 23.5.1938 në
fshatin Uglar të Gjilanit, i martuar, baba i 8 fëmijëve, vritet nga dora
gjakatare e Udbës jugosllave më 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës, por
atentatorët e tij nuk u zbuluan as pas 27 viteve ?!... Eshtrat e tij u sollen
në atdhe më 31 mars 2001 dhe u rivarrosën në varrezat e fshatit Uglar me
nderimet më të larta kombëtare dhe atdhetare.
Hasan Dalipi, alias
"GURI I ZI", ( Dosja Nr. D-01- 3280 ),i lindur më 16.6.1941 në
fshatin Zllakuqan të Malësisë së Karadakut, ndërsa familja u shpërngul në
Kumanovë, ku u kthye edhe Hasani pas shkatërrimit te Jugosllavisë komuniste. Si
aktivist ka qenë i mrekullueshëm, besnik dhe i palodhur. Vdiq pas një periudhe
të një sëmundje të gjatë e të pasherueshme në vitin 2006 dhe u varros në
varrezat e Kumanovës. Deri në vdekje i mbet besnik idealit të RIBËRJES SË
SHQIPËRISE ETNIKE. Ka qenë përkrahes i palodhur i shtypit BESA SHQIPTARE dhe i
çdo aktivitetit politik,kulturor e humanitar që ka zhvilluar BKDSH në mërgim
prej ristrukturimit të saj e deri më 2002 viti kur pushoi veprimtaria në mërgim
për tu transmetuar në Kosovë.
(Kjo listë e pjesëmarrësve iu dërgua autorit të këtij shkrimi nga
atdhetari Emin Fazlia më, 13 shkurt 2008)