E enjte, 14.08.2025, 02:24 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bedri Tahiri: Xhevahir Cirongu – Krijues gjithëkombëtar

E merkure, 13.08.2025, 06:58 PM


XHEVAHIR CIRONGU-

KRIJUES GJITHËKOMBËTAR

(Me rastin e 65 vjetorit të lindjes)

Nga Bedri TAHIRI

Hyrje

Gjithmonë e jetës krijuesit e artit e të kulturës i kanë i kanë çarë kufijtë e ndarjes natyrale e artificiale. Kjo vlen më shumë se për të tjerët për ne shqiptarët që përdhunshëm na ka copëtuar padrejtësi botërore. Dhe, para politikës, shkrimtarët janë ata që do të bëjnë ribashkimin tonë shpirtëror kombëtar. Në këtë mes shquhet edhe poeti, gazetari e publicisti nga Leskova e Skraparit heroik, i palodhuri Xhevahir Cirongu.

Poeti e prozatori  i talentuar Xhevahir Cirongue ka filluar rrugën e vështirë të krijimit si një gazetar vullnetar për t’u ngritur në krijues të përmasave gjithëkombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë krijuese me aktivitete kulturore e artistike, pastaj si punonjës biblioteke në vendlindjen e tij. Dhe sot ka arritur të realizojë mbi dhjetëra vepra të zhanreve të ndryshme letrare, që nga poezitë e thjeshta e deri tek monografitë për burrat e mëdhenj të kombit. Emri i tij shkëlqen kudo në mediat elektronike e të shkruara. Për përkushtimin e tij në këto veprimtari krijuese është dekoruar me medaljen “NaimFrashëri”.

E veçanta e krijimtarisë së tij është pasioni, këmbëngulja e dashuria për letërsinë. Ky talent i ri është në shpërthim e sipër, duke u dhënë hov: epikës historike; lirizmit të gurrës popullore; dashurisë së çiltër njerëzore për vendlindjen e shpirtin e paepur dhe të asaj intime për ndjenjat më sublime të gjallimit të jetës.

Xhevahiri e koncepton lirinë si një përpjekje heroike kundër robërisë pushtuese e tradhtarëve të vendit të ngjizur me sakrificat e flijimit të lules së trimërisë për t’i vaditur rrënjët e saja me gjakun e tyre. Prandaj i drejtohet kujtesës së maleve t’i flasin për nëntorët e historisë, për të evokuar trimëritë e heronjve Bajram Curri, Shota Galica, Riza Cerova e të dëshmorëve të tjerë që me amanetin e vendlindjes sakrifikuan edhe jetën e tyre. Ai shkruan njësoj si për Drenicën si për Skraparin, si për Qyqavicën si për Tomorrin, si për Kavajën si për Mitrovicën.

Xhevahiri vërtet është një gur xhevahiri, i cili kudo e kurdo, me punën dhe shkrimet e veta reflekton atdhedashuri, sinqeritet, bamirësi e burrëri, trashëguar nga vendlindja e tij kreshnike. Ai është emër i njohur, i dashur dhe i respektuar edhe në Kosovë. Pena e tij ka skalitur shumë figura kombëtare e dëshmorësh të Kosovës. Për të Shqipëri është kudo që frymohet shqip. Kush nuk i di përmendsh poemat e tij të fundit kushtuar komandant Jashar Jasharit nga Strofci i Vushtrrisë e profesorit veprimtar Zenun Gjocajt nga Juniku. Ai shkruan që dyzet vjet dhe gjithmonë i thjeshtë, i kuptueshëm e popullor. Njerëzit e tillë janë krenaria jonë. Ata e madhërojnë dhe e nderojnë kombin.

Pak biografi...

Xhevahir Cirongu është i lindur në fshatin Leskovë, Tomorricë- Skrapar, në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e mbaroi në vendlindje (1981). Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, dhe mbaroi atë shkëlqyeshëm në vitin 1990. Pranë gazetës "Jehona e Skraparit", ka kryer kursin e gazetarisë. Nga viti 1978 deri më 1987, ai ka bashkëpunuar me kabinetin e gjuhësisë së rrethit Skrapar, (skektorin e leksikologjisë dhe leksikografisë).

Krijimtarinë letrare-publicistike e ka nisur herët, që kur ishte nxënës në bankat e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat "Fatosi" e "Pionieri". Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan e boton në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike. Në vitin 1984, merr çmim të parë në festivalin kombëtar të këngës për fëmijë që u organizua në qytetin e Shkodrës; me titullin e këngës "Ligjëron nëna për djalin" të kompozuar nga Hajri Xhamëni. Po kështu, ka shkruar tekste këngësh folklorike. Kënga me motive të dasmës së krahinës së Skraparit "Moj nuse, faqe simite" merr çmimin e dytë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Është autor i katër këngëve, që janë hedhur në disk të kënduara nga këngëtarët popullorë Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, në vitin 2009 dhe 2013–ën. Tekstet e këngëve iu kushtohen dëshmorëve të Vlushës (të vrarë në luftën e dytë botërore-1944) ; si dhe Astrit Suli, Dëshmor i Kombit, i cili dha jetën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Në vitin 2009 merr pjesë në konkursin letrar për tregimin më të mirë të organizuar nga shtëpia botuese "Ada" për revistën "Obelisk", ku tregimi me titull " Hijet e harresës" hyn në antologjinë "Tregimit e obeliskut". Me poezinë "Nëna" merr pjesë në antologjinë "Lotët e Virgjër" me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga "APCO" 8 mars 2012 në Londër. Ku midis 143 poetëve nga gjithë trojet shqiptare është edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu. Po kështu, autori Xhevahir Cirongu është edhe redaktor e korrektor i mbi 50 librave . Poezitë e Xh. Cirongut janë vlerësuar edhe nga kritikë e studiues të ndryshëm. Të tillë janë Faik Xhani – Tiranë e Pjetër Cara – Durrës, i cili vlerëson poezitë te libri me titullin "Bisedë me poezinë" midis autorëve të tjerë edhe krijuesin e trevës së Skraparit, poetin e ri nga Leskova e Tomorricës, Xhevahir Cirongu.

Ka punuar në Kulturë e telekom deri në vitin 1990. Edhe sot shkruan në mendjen e shkruar dhe atë elektronike në të gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri sot ka botuar 14 libra, në proces botimi 2 libra të tjerë. (publicistikë e poezi)

Publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu, në fushën e gazetarisë ka botuar rreth 3000 mijë artikuj të fushave të ndryshme.

Jo vetëm kaq, Xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar Janë me dhjeta kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre. Ai di të qëndisi bukur fjalën e shkruar dhe të bëjë vlerësim real që mirëpritet nga lexuesi i mirëfilltë letrar.

Pena e tij e artë ka skalitur lapidar përjetësie edhe për disa nga librat i mi, me prozë e me poezi. Paskëtaj, bashkë me studiuesin Xhemail Peci kanë botuar librin “Pena e Bedri Tahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare”.

Ka bashkëpunuar dhe është bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave brenda dhe jashtë vendit. Ai ka shkruar në revistën "Fatosi’, "Pionieri", "Shqiptarja e re", "Hosteni", "Obelisk", "Dituria", "Metafora", "Vegime letrar" etj. Por edhe në gazetat "Jehona e Skraparit", "Luftëtari", "Puna", Zëri i rinisë", "Bulevard", "E vërteta", "Ndryshe", "Zëri i popullit", "Republika", "Kushtrim brezash", "Telegraf", por edhe në "Drita", "Muzgu", "Dielli i Tomorrit", "Nacional", etj.

Profili krijues që shëmbëllen në breza
Poeti e prozatori i talentuar Xhevahir Cirongu e ka filluar rrugën e vështirë të krijimit si një gazetar vullnetar për t’u ngritur në krijues të përmasave gjithëkombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë krijuese me aktivitete kulturore e artistike, pastaj si punonjës biblioteke në vendlindjen e tij.

Dhe, sot ka arritur të realizojë mbi dhjetëra vepra të zhanreve të ndryshme letrare, që nga poezitë e thjeshta e deri tek monografitë për burrat e mëdhenj të kombit. Emri i tij shkëlqen kudo në mediat elektronike e të shkruara. Për përkushtimin e tij në këto veprimtari krijuese është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”.

E veçanta e krijimtarisë së tij është pasioni, këmbëngulja e dashuria për letërsinë. Ky talent i ri është në shpërthim e sipër, duke u dhënë hov: epikës historike; lirizmit të gurrës popullore; dashurisë së çiltër njerëzore për vendlindjen e shpirtin e paepur dhe të asaj intime për ndjenjat më sublime të gjallimit të jetës.

Xhevahiri e koncepton lirinë si një përpjekje heroike kundër robërisë pushtuese e tradhtarëve të vendit të ngjizur me sakrificat e flijimit të lules së trimërisë për t’i vaditur rrënjët e saja me gjakun e tyre. Prandaj i drejtohet kujtesës së maleve t’i flasin për nëntorët e historisë, për të evokuar trimëritë e heronjve Bajram Curri, Shota Galica, Riza Cerova e të dëshmorëve të UÇK-së, ku duhet veçuara heroinën Antigonë Fazliun, që me amanetin e vendlindjes sakrifikuan edhe jetën e tyre. Ai shkruan njësoj si për Drenicën si për Skraparin, si për Qyqavicën si për Tomorrin, si për Kavajën si për Mitrovicën.

Xhevahiri vërtet është një gur xhevahiri, i cili kudo e kurdo, me punën dhe shkrimet e veta reflekton atdhedashuri, sinqeritet, bamirësi e burrëri, trashëguar nga vendlindja e tij kreshnike. Ai është emër i njohur, i dashur dhe i respektuar edhe në Kosovë. Pena e tij ka skalitur shumë figura kombëtare e dëshmorësh të Kosovës. Për të Shqipëri është kudo që frymohet shqip. Kush nuk i di përmendsh poemat e tij të fundit kushtuar komandant Jashar Jasharit nga Strofci i Vushtrrisë e profesorit veprimtar Zenun Gjocajt nga Juniku. Ai shkruan që dyzet vjet dhe gjithmonë i thjeshtë, i kuptueshëm e popullor. Njerëzit e tillë janë krenaria jonë. Ata e madhërojnë dhe e nderojnë kombin.

Urime, suksese, shëndet, mbarësi dhe lumturi familjare, koleg Xhevahir Cirongu!

Galicë- Drenicë, më 12 gusht 2025



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx